Bashkeatdhetaret tane ne Amerike masivisht festuan Kurban Bajramin
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Bashkeatdhetaret tane ne Amerike masivisht festuan Kurban Bajramin BEQIR SINA, New York, Nju Jork - me shume se 500 besimtare kane kryer lutjet e tyre, ne te gjitha mjediset e xhamise, ballkonin, orborrin dhe rrugen para xhamise, per te festuar keshtu festen e Kurban Bajramit Albermarle Rd - Brooklyn(NY) Besimtaret myslimane shqiptare ne Shtetet e Bashkuara, festuan sot kudo Kurban Bajramin. Ne kete dite te shenuar te kalendarit mysliman, liderit fetar gjate ligjerates dhe faljes se Kurban Bajramit bene thirrje ne çdo mesazh te tyre per devoteshmeri, paqe dhe harmoni, kudo ne mesin e besimtareve, si edhe per te ndihmuar njerezit ne nevoje, dashuri dhe respekt per njeri tjetrin. Manifestimi qendror u mbajte ne Xhamine e Bruklinit - Qendren Islame Shqiptare ne Nju Jork, ku Imam Osman Zaka, theksoi se kjo feste "duhet te nxjerre ne pah ndjenjen e humanitetit, solidaritetit, bamiresise dhe mbi te gjitha devoteshmerise - e cila eshte dhe simbolika e prerjes se kurbanit qe behet qellimi per te shenuar kete dite." tha ai gjate ligjerates. Nderkohe, qe "Te ardhurat e mbledhuar, tha arkatari i kesaj xhamie, zoti Hazis Cemenia, me kete rast, do t'ju dergohen familjeve me ne nevoje, si ne Shqiperi, Kosove, e viset shqiptare". Kjo feste u shenua me nje gezim te madh kudo ne xhamite shqiptare ketu ne SHBA, me dinjitet te madh ku mijera besimtare kryen nje obligim ndaj Zotit fuqiplote dhe te madherishem - duke bere me kete rast edhe transformimin shpirteror, demostrimin e solidaritetit ndermjet njerezve, ku siç thuhet paqeja dhe dashuria dhe respekti ndernjerezor jane nder postulatet kryesore te kesaj feste madheshtore, edhe per besimtaret shqiptare te besimit islam. Kurban Bajrami, i cili karaterizohet per Haxhin dhe per prerjen e kurbanit, ka perfshire edhe besimtaret musliman shqiptare ne Amerike, te mbledhur masivisht qysh ne oret para te mengjesit ne xhamite e qendrat islame. Haxhi eshte nje kongres vjetor i madh i besimit Islam, ku ne kryeqytetin e pare Medine, tubohen muslimanet, e gjithe botes mes tyre natyrishte dhe qindra besmitare shqiptare nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi, Çameria, Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe Diaspora, per te permbushur nje nga pese shtyllat e islamit. Nderkaq, si dihet prerja e Kurbanit, tek çdo besmitar simbolizon devoteshmerine, dhe permbush ligjin islam per te dhene diçka, pra per te ushqyer edhe ata qe nuk kan per te ngrene edhe ne kete dite madherisheme. Kurban Bajrami, thane kreret muslamin shquhet per adhurim , paqe, kultur dhe nje solidarizim te papare mes njerezve anemban botes. Kete e ka theksuar edhe Imama Osman Zaka gjate ligjerates duke ri-perseritur disa here karakteristikat e Kurban Bajramit, te cilat, sipas tij e bejne kete feste edhe me te dashur , dhe me te respektuar, sepse, tha Imam Zaka" ajo ngerthen nder vete te gjitha tiparet dhe virtytet te mira te gjithe njerezimit mbi toke." Porosia e Kurban Bajramit,tha me kete rast kryeimami i xhamise se Bruklinit ne Nju Jork, Imam Osman Zaka, qendron fuqishem mbi parimet e fisnikerise, bujarise, flijimit dhe sakrifices, pasi perveç tjerash eshte edhe kurorezim i Haxhit, kushtit te peste te Islamit, ne te cilin demonstrohet uniteti, barazia, solidariteti, devotshmeria," Sikurse, gjate kesaj feste duke folur ne emer te te gjithe besimtareve, imami tjeter i kesaj xhamie, Imam Roland Çinari, iu drejtua besmitareve duke iu thene atyre se se pari e faleminderojme edhe nje here nga zemra e çdo besimtari Allahun qe na dha mundesine ne dhe te gjithe ketyre njerezve, te bashkohemi ne kete dite te shenuar, te gezuar. "Faktikisht, theksoi Imam Çinari, kjo dite e festes se Kurban Bajramit, ne na jep te kuptojme historine e Profetit Ibrahim qe donte te bente sakrifice te birin e vetem, prej devoteshmerise per Zotin e madheruar, dhe ne kuptojme me kete feste Bajrami duke bere ate devoteshmerine tone, duke festuar festen e sakrifices dhe nenkuptuar solidaritetin, bashkimin dhe ndejnjen e atij qe ka, per ate qe nuk ka, ne ate menyre qe ne e dime shume mire, duke e ndare kurbanin ne tre pjese" tha ai. Imam Roland Çinari, permendi edhe mesazhin qe sipas tij percjell ky Bajram tek te gjithe besimtaret anemban botes, duke shtuar edhe ai se ky eshte solidariteti, dhe devoteshmeria qe duhet te kene njerezit ndaj atij qe i ka krijuar Zotit! qe na ka dhene gjithe keto te mira qe ne i gezojme. "Njerezit, tha Imam Roland Çinari, kur shikojne kete solidaritet, paqe, dashuri dhe respekt me njeri tjetrin ata kan si mendim te mire bashkimin tone , vellazerimin tone, dhe ka per te na e rritur dhe kultivuar edhe me shume ne shoqerine tone, keto virtyte te dalluara te shqitareve". Me rastin e festes se Kurban Bajramit, besimtaret shqiptare islame, i kane uruar ne mesazhet e tyre edhe Presidenti i SHBA, Barak Obama, Sekretiaria e Shtetiti Hillary Rodham Clinton, si udheheqesit shpirteror te institucioneve me te larta fetare shqiptare, te besimeve fetare te tjera shqiptare dhe ata te shoqatatve dhe organizatave te komunitetit. Festa e Kurban Bajramit, sot kudo ne Shtetet e Bashkuara nga besmitaret musliman shqiptare, u percoll me mesazhe per paqe, solidaritet dhe bashkejetes fetare. Bashkëatdhetarët tanë në Amerikë masivisht festuan Kurban Bajramin BEQIR SINA, New York, Nju Jork - më shumë se 500 besimtarë kanë kryer lutjet e tyre, në të gjitha mjediset e xhamisë, ballkonin, orborrin dhe rrugën para xhamisë, për të festuar kështu festën e Kurban Bajramit Albermarle Rd - Brooklyn(NY) Besimtarët myslimanë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, festuan sot kudo Kurban Bajramin. Në këtë ditë të shënuar të kalendarit mysliman, liderit fetar gjatë ligjeratës dhe faljes së Kurban Bajramit bënë thirrje në çdo mesazh të tyre për devotëshmëri, paqe dhe harmoni, kudo në mesin e besimtarëve, si edhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë, dashuri dhe respekt për njeri tjetrin. Manifestimi qëndror u mbajtë në Xhaminë e Bruklinit - Qëndrën Islame Shqiptare në Nju Jork, ku Imam Osman Zaka, theksoi se kjo festë "duhet të nxjerrë në pah ndjenjën e humanitetit, solidaritetit, bamirësisë dhe mbi të gjitha devotëshmërisë - e cila është dhe simbolika e prerjes së kurbanit që bëhet qëllimi për të shënuar këtë ditë." tha ai gjatë ligjeratës. Ndërkohë, që "Të ardhurat e mbledhuar, tha arkatari i kësaj xhamie, zoti Hazis Cemenia, me këtë rast, do t'ju dërgohen familjeve më në nevojë, si në Shqipëri, Kosovë, e viset shqiptare". Kjo festë u shënua me një gëzim të madh kudo në xhamitë shqiptare këtu në SHBA, me dinjitet të madh ku mijëra besimtarë kryen një obligim ndaj Zotit fuqiplotë dhe të madhërishëm - duke bërë me këtë rast edhe transformimin shpirtëror, demostrimin e solidaritetit ndërmjet njerëzve, ku siç thuhet paqëja dhe dashuria dhe respekti ndërnjerëzor janë ndër postulatet kryesore të kësaj feste madhështore, edhe për besimtarët shqiptarë të besimit islam. Kurban Bajrami, i cili karaterizohet për Haxhin dhe për prerjen e kurbanit, ka përfshirë edhe besimtarët musliman shqiptarë në Amerikë, të mbledhur masivisht qysh në orët para të mëngjesit në xhamitë e qëndrat islame. Haxhi është një kongres vjetor i madh i besimit Islam, ku në kryeqytetin e parë Medine, tubohen muslimanët, e gjithë botës mes tyre natyrishtë dhe qindra besmitarë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Çamëria, Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe Diaspora, për të përmbushur një nga pesë shtyllat e islamit. Ndërkaq, si dihet prerja e Kurbanit, tek çdo besmitar simbolizon devotëshmërinë, dhe përmbush ligjin islam për të dhënë diçka, pra për të ushqyer edhe ata që nuk kan për të ngrënë edhe në këtë ditë madhërishëme. Kurban Bajrami, thanë krerët muslamin shquhet për adhurim , paqe, kultur dhe një solidarizim të paparë mes njërëzve anemban botës. Këtë e ka theksuar edhe Imama Osman Zaka gjatë ligjëratës duke ri-përsëritur disa herë karakteristikat e Kurban Bajramit, të cilat, sipas tij e bëjnë këtë festë edhe më të dashur , dhe më të respektuar, sepse, tha Imam Zaka" ajo ngërthen ndër vete të gjitha tiparet dhe virtytet të mira të gjithë njerëzimit mbi tokë." Porosia e Kurban Bajramit,tha me këtë rast kryeimami i xhamisë së Bruklinit në Nju Jork, Imam Osman Zaka, qëndron fuqishëm mbi parimet e fisnikërisë, bujarisë, flijimit dhe sakrificës, pasi përveç tjerash është edhe kurorëzim i Haxhit, kushtit të pestë të Islamit, në të cilin demonstrohet uniteti, barazia, solidariteti, devotshmëria," Sikurse, gjatë kësaj feste duke folur në emër të të gjithë besimtarëve, imami tjetër i kësaj xhamie, Imam Roland Çinari, iu drejtua besmitarëve duke iu thënë atyre se së pari e faleminderojmë edhe një herë nga zemra e çdo besimtari Allahun që na dha mundësinë ne dhe të gjithë këtyre njerëzve, të bashkohemi në këtë ditë të shënuar, të gëzuar. "Faktikisht, theksoi Imam Çinari, kjo ditë e festës së Kurban Bajramit, ne na jep të kuptojmë historinë e Profetit Ibrahim që donte të bënte sakrificë të birin e vetëm, prej devotëshmërisë për Zotin e madhëruar, dhe ne kuptojmë me këtë festë Bajrami duke bërë atë devotëshmërinë tonë, duke festuar festën e sakrificës dhë nënkuptuar solidaritetin, bashkimin dhe ndejnjën e atij që ka, për atë që nuk ka, në atë mënyrë që ne e dimë shumë mirë, duke e ndarë kurbanin në tre pjesë" tha ai. Imam Roland Çinari, përmendi edhe mesazhin që sipas tij përcjell ky Bajram tek të gjithë besimtarët anemban botës, duke shtuar edhe ai se ky është solidariteti, dhe devotëshmëria që duhet të kenë njërëzit ndaj atij që i ka krijuar Zotit! që na ka dhënë gjithë këto të mira që ne i gëzojmë. "Njërëzit, tha Imam Roland Çinari, kur shikojnë këtë solidaritet, paqe, dashuri dhe respekt me njëri tjetrin ata kan si mendim të mirë bashkimin tonë , vëllazërimin tonë, dhe ka për të na e rritur dhe kultivuar edhe më shumë në shoqërinë tonë, këto virtyte të dalluara të shqitarëve". Me rastin e festës së Kurban Bajramit, besimtarët shqiptarë islamë, i kanë uruar në mesazhet e tyre edhe Presidenti i SHBA, Barak Obama, Sekretiaria e Shtetiti Hillary Rodham Clinton, si udhëheqësit shpirtëror të institucioneve më të larta fetare shqiptare, të besimeve fetare të tjera shqiptare dhe ata të shoqatatve dhe organizatave të komunitetit. Festa e Kurban Bajramit, sot kudo në Shtetet e Bashkuara nga besmitarët musliman shqiptarë, u përcoll me mesazhe për paqe, solidaritet dhe bashkëjetes fetare.
IMG_0046.JPG
(image/jpeg, 57.8 KB) - not displayed
IMG_0049.JPG
(image/jpeg, 64.3 KB) - not displayed
IMG_0052.JPG
(image/jpeg, 49.5 KB) - not displayed
IMG_0055.JPG
(image/jpeg, 53 KB) - not displayed
IMG_0057.JPG
(image/jpeg, 62.7 KB) - not displayed
IMG_0059.JPG
(image/jpeg, 57.3 KB) - not displayed
IMG_0061.JPG
(image/jpeg, 45.9 KB) - not displayed
IMG_0064.JPG
(image/jpeg, 53.3 KB) - not displayed
IMG_0068.JPG
(image/jpeg, 35.3 KB) - not displayed
IMG_0069.JPG
(image/jpeg, 57.9 KB) - not displayed
Bajram028.JPG
(image/jpeg, 30.1 KB) - not displayed
Bajram043.JPG
(image/jpeg, 52.5 KB) - not displayed
Bajram060.JPG
(image/jpeg, 32.7 KB) - not displayed
IMG_0015.JPG
(image/jpeg, 36.1 KB) - not displayed
IMG_0018.JPG
(image/jpeg, 31.6 KB) - not displayed