Biseda fetare-71( e shkruar me 11.11.2011)
Hamdi Nuhiju <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <CABPCUFkjW6RNBR5WMc79fRPW5D+RJnoD41_4HdEYty=jwdLmDw@mail.gmail.com> |
Biseda fetare-71 Hamdi Nuhiju * * *142* * * *Bota ideologjike karshi botës fetare gjithmonë gjendet e zbehur dhe e pa vlerë. Edhe pse burimin e frymëzimit e kërkojmë nëpër shumë vende jashtë burimit kryesor, edhe pse harrojmë se jemi krijuar për të adhuruar Allahun dhe jo të tjerët, edhe pse harrojmë se jemi shpirt, trup dhe mendje, ne prapë vazhdojmë në rrugën e kotjes dhe neglizhencës.* *Paramendo ndjesinë shpirtërore të njeriut i cili përballet me problemet e kësaj bote, ndërsa pas tensionimit të situatës me ato probleme, strehohet në vetvete dhe kërkon zgjidhje në mimika, meditim, adhurim në heshtje!* *Heshtja nuk është e preferuar nga njeriu besimtar, ideator i rrugës së komunikimit edhe pse zhurma e botës së globalizuar shpesh herë na imponon heshtjen.* *Në një leksion jete mbi vetëdijen, të gjithë u vetëdijesuam se sa të pavetëdijshëm jemi për kushtet e Islamit, adhurimet ndaj Allahut xh.sh. Të gjithë iu kthyem vetvetes dhe na u zbeh fytyra njëjtë sikur para vdekjes. Ne nuk jemi të gjallë, edhe pse shumica na shohin se flasim, ecim, e bëjmë gjëra njerëzore. Njeriu asnjëherë nuk guxon të humbet nga shansi i ndryshimit të gjendjes. Edhe pse kundërshtohemi nga vetvetja, edhe pse na ka ënda gjërat e lehta dhe të dynjasë, ne nuk duhet që të dorëzohemi në përballje me djallin.* *Vështirësitë vijnë një ndër një, ndërsa ne, ende të papërgatitur presim ditën e fitores. Shpresojmë se do të ndryshoj gjendja jonë për të mirë, fillimisht pa e ndryshuar ne vetveten. Njëjtë sikur në udhëtimin drejtë lumturisë me kryen cullak e mendjen e demonizuar.* *Ndalu pak dhe dëgjo trokitjet e zemrës. Ato rrahin, dhe shpejtojnë rrahjen kur ti je i kotur, neglizhentë dhe e kalon kohën në gjëra perverse. Dëgjon shumë versete kur`anore, por nuk mund të ikësh nga shikimi në gjëra të ndaluara. Të është bërë gjellë kryesore prishja e kodeksit etik në mendjen dhe shpirtin tënd. Mëson për Islamin dhe rreth Islamit vetëm për të qarë, por jo edhe për të ndryshuar gjendjen tënde për të mirë.* *Unë e di se kjo gjë nuk bën, po nuk mundem pa të. Kështu tha protagonisti kryesor i rrëfimit meskin. Sikur e tërë bota të ishte e mbështjell tek rrëfimet e individëve të cilët nxjerrin në pah, feminitetin e tyre. Rizgjimit, ose reformimit të shoqërisë ata i referohen me nxjerrjen në shesh të stolive të gruas. Gruaja sa më shumë që del në shesh me stolitë e saj, sa më shumë e dashuruar pas tradhtive të njëpasnjëshme, aq më e moderuar, më e civiluar, më e lartë është. Stolia e saj nuk është seksi e as që shkaku i ekzistencës së saj nuk fshihet në atë gjë. Njeriu është i krijuar për ta adhuruar Allahun, të Vetëm pa Fillim dhe Pa Mbarim.* *Njeriu, si pjesëtar i ummetit të Muhammedit alejhi selam, Pejgamberit të Fundit, të Dashurit të Allahut, Besnikut, ka qëllime fisnike në këtë botë. Ai nuk guxon që të jetoj kot e as të mendoj kot.* *Nëse Nuhu a.s. në gjithë atë periudhë të thirrjes së tij në të vërtetën, ka pasur për dëshmitar Ummetin e Muhammed Mustafasë alejhi selam, për mesazhin, misionin, besnikërinë e tij, ti si mendon të jetosh kot, pa qëllim, dhe pa aktivitet konkret?* *Nëse Allahu xh.sh. e ka bërë barrë të Ummetit të Muhammed Besnikut alejhi selam, ruajtjen e popullit dhe territorit të Palestinës, ti si mendon ta kalosh natën, në hulumtim, në gjumë, apo në shikimin e filmave të prishur?* *Amër Halid thotë:” Lumturia është risk prej Zotit, prandaj le ta lusim Atë të na bëjë të lumtur. Vetëm Zoti e ka në dorë lumturinë tonë. Allahu i Madhërishëm thotë në Kur`anin Famëlartë:’...se Ai jep gazin dhe vajin.’( en-Nexhm:43)* * *