_http://kohajone.com/koha_jone.pdf_ (http://kohajone.com/koha_jone.pdf)
_http://kohajone.com/koha_jone.pdf_ (http://kohajone.com/koha_jone.pdf)
_http://www.kohajone.com/_ (http://www.kohajone.com/)
Shpallet Indeksi: Shqipëria renditet e 52 nga 191 shtete, me 64 pikë
Beqir Sina
New York
diel, 5
13 NENTOR 2011 EKONOMI
RAPORTI
Mjedisi, shtetet që janë në krye Islanda, Zvicra dhe Kosta Rika në
kategorinë e Indexit Liv
ing Life 2011 për mjedisin janë shumë më lart se 10 vendet
e para. Këtë vit Living Life 2011 për të renditur vendet sipas
mjedisit, ka marrë studimin e Yale University e Performance
për vitin 2011, ka nxjerr 25 vendet më të mira në botë për
mjedisn përfshirë edhe Shqipërinë, e cila, ka shënuar për
Mjedisin 64 pikë. Duke u renditur me vendet me treguesit e
performancës; cilësisë së ujit, iniciativa politike, biodiversitetit,
ndotja e ajrit, efektin e faktorëve të mjedisit në shëndetin e
njeriut, dhe më shumë se kaq.
Shqipëria renditet e 52-ta,
ndër vendet ku preferohet
të jetohet më mirë në botë,
thuhet sipas Indeksit Living Life
2011. Krahasuar me dekadën e
fundit vendi ynë, ka ecur shumë
përpara me "Cliësinë e jetës". Nga
viti 2005 kur Shqipëria ishte e 100
- ta, në një grup me vende të tilla
Zimbabwe, Haiti, Central Afrikan
Republik, Afghanistan, Sierra Leone,
Equatorial Guinea, Guinea,
Angola, Sudani, Yemen, Chadi,
Somalia, vetëm me një vit më
parë, kur Shqipëria, pasi vjet renditej
e 66-ta në listë, tani është e
52-ta, tregon qartë se vendi ynë ka
bërë shumë përparime.
Ndërkohë, në krye të listës renditen
Shtetet e Bashkuara, me
këto rezultate: Kostoja e jetesës 76,
Kultura 87, Ekonomia 100, Mjedisin
51, Liria 100, Shëndeti 90, Infrastruktura
100, Rrezik dhe Siguria
100, Klima 85 Rezultati final
86 në Renditjen e Cilësisë së Jetës
mes 190 vendeve nga e gjithë bota,
Shqipëria ka shënuar këtë rezultat
: Kostoja e jetesës 75, Argëtimi
& Kultura 76, Ekonomia 57, Mjedisi
64, Liria 67, Shëndeti 68, Infrastruktura
36, Rrezik dhe Siguria
71, Klima 90, pikët përfundimtare
64.
NDËR 191 VENDE TË BOTËS
Indeksi, SHBA vendi më
i lirë në botë
SHBA, ka ekonominë më të madhe në botë dhe kur kraha
sohet me 191 vende të tjera në studimin tonë, fiton vlerësimet
më të larta për infrastrukturën. SHBA, në të shumtën e numrave
të tabelës Indeksi Living Life 2011, ka rezultatet e përmbushur
në të gjithë pjesët të nëntë kategorive, si kostos së
jetesës, kulturës, mjedisit, lirisë, shëndetit, infrastrukturës, klimës
dhe sigurisë. Dhe kështu, në baza statistikore, SHBA është e
vështirë të mundët nga ndonjë vend tjetër për vitin 2011. Pas
njëmbëdhjetë muajve të vitit, thekson Living Life 2011, ne e konsiderojmë
se Shtetet e Bashkuara janë vendi i parë për këtë vit,
ku ju mund të jetoni më mirë edhe më të lirë, të paguani më pak
taksa, të gëzoni shëndet të mirë, të keni motin të mirë dhe të
përfitoni nga tregjet në zhvillim. Në nivelin makro, numrat tregojnë
historinë e tyre. SHBA ka më shumë rrugë të asfaltuara
më shumë se kudo tjetër, aeroportet më shumë se kudo, dhe
një shumë të telefonave celularë më shumë se kudo, qasje e
mirë e internetit më e shpejt, dhe me një teknologji më të përparuar
në botë. SHBA, janë me një ekonomi të madhe, më të
mëdhatë në botë (edhe pse jo domosdoshmërisht më të mirë).
Për më tepër flasin vetë statistikat dhe numrat që thonë: ShteCilësia
e Jetës, tet e Bashkuara kanë shkuar shumë përpara.
Shqipëria e 52-ta në
191 vende të botës
Shpallet Indeksi: Shqipëria renditet e 52 nga 191 shtete, me 64 pikë
Beqir Sina
New York
Në renditje merren parasysh vendet
rreth botës, ku mund të jetohet
më mirë, jeta më e lirë, të paguhen
më pak taksa, të ketë mot më
të mirë, të merren avantazhe nga
mundësitë në tregjet e reja, vende
ku mund të fillohet një jetë e re,
një biznes apo të kalohet pensioni,
ku ambienti është i ruajtur nga
ndotja, klima është e mirë, infrastruktura
është e mirë, argëtohesh
dhe ka kulture e art. Për të arritur
në vlerësimet për secilin vend
merren parasysh nëntë kategoritë
e sipërpërmendura: kostoja e
jetesës, kultura dhe koha e lirë,
ekonomia, ambienti, liria, shëndeti,
infrastruktura, siguria e rreziku,
dhe klima, ku secila ka maksimumin
e pikëve 100.
Të dhënat, që të nxirret klasifikimi,
sipas revistës International
Living me bazë në Chicago - Illinois,
merren nga shumë faqe të
zyrtarizuara të internetit, si
adresat qeveritare, të dhënat e
Organizatës Botërore të Shëndetit,
Ekonmoisë, Bankës
Botërore, Fondit Monetar
Ndërkombëtar, Bashkimit Europian,
OKB-ës, e shumë institucioneve
Amerikane, dhe të tjerë
ane mbanë botës. Ky është si një
studim vjetor në të cilin sapo merren
të dhënat analizohen në terren
nga korrespondentët e agjencisë
Amerikane International Living
me bazë në Chicago - Illinois,
për çdo vend, në mënyrë që të
kuptohet se sa reale janë ato, dhe
nga ku bazohen rezultatet e tyre.
Shqipëria, ka më shumë se pesë
vjet, që nuk shikohet më në hartë
si një 'njollë e zezë' për të jetuar.
Shqipëria, vitet e fundit ka krijuar
një imazh të shkëlqyer, në botë.
Çka shihet qartë sipas të dhënave
më të fundit, krahasuar jo më larg
se me një vit më parë, ku vendi
ynë ka bërë përpara për sa i përket
cilësisë së jetës duke zbritur
në 14 vende më poshtë. Kosto e
jetës ka fituar 75 pikë, ndërkohë
që një vit më parë ishte 64 pikë.
Në të njëjtin nivel ka qenë edhe
treguesi i lirisë me 67 pikë. Të
ardhurat dhe kultura për këtë vit
janë vlerësuar me 59 pikë, ndërsa
një vit më parë me 65 pikë. Ndërsa
numri total i pikëve për këtë
vit është 64, duke pësuar një rritje
të mirë krahasuar me një vit më
parë, duke lënë pas vetes gjithë
vendet e Ballkanit, Serbinë, Malin
e Zi dhe Maqedoninë.
Gjithsesi, është shumë e rëndësishme,
të thuhet se Shqipëria, ka
shënuar në ekonomi 57 pikë, çka
shikohet si një rezultat më i lakmueshëm
për të jetuar. Kur po të
vëresh se 15 vendet më të mira për
të jetuar në botë SHBA, Zealand e
Re, Malta, Franca, Monaco, Belgjika,
Germania, Austria, Anglia,
Japoina, Italia, Zvicera, Suedia,
Hollanda, Luksemburgu nuk kanë
më shumë se 65 pikë për Ekonominë.
Në renditje Shqipëria me 57
pikë ka lënë vende pas në
ekonomi, çka do të thotë se në Shqipëri
nuk është më e vështirë për
të nisur një jetë të re, dhe për të
investuar. Cilësia Ndërkombëtare
vjetore e Jetës sipas Indeksit Living
Life 2011, bazohet në pyetjen
"Ku do të gjeni cilësi më të mirë
në botë e jetës? Duke shikuar nga
numrat, në tabelën e rezultateve
të Indeksit Living Life 2011 fitues
është i qartë janë Shtetet e Bashkuara
të Amerikës.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.