NJU JORK : Aksidenti i merr jeten nje kengetare te fameshme italiane te muzikes

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
NJU  JORK : Aksidenti i merr jeten nje kengetare te fameshme italiane te 
muzikes  Jazz 
Ne  Broadway Daniela D'Ercole, 32 vjeçe, ishte goditur nga nje  autovetur  
 
MANHATTAN  NYC:  Nje kengetare mjaft e njohur Italiane e muzikes Jazz, u 
godit dhe u vra nga nje  makine, ndersa po kalonte pas mesnates nje kryqezim 
te rruges ne Manhattan.   
Sipas  shtypit lokal thuhet se naten vone Daniela D'Ercole, 32 vjeçe, ishte 
goditur nga  nje autovetur SUV Mercury Alpin i vitit 2002, pak para  
mesnates. 
Policia  dhe ekipet e ndihmes se shpejte ne me pak se 10 minuta u gjenden 
ne  vend-ngjarje, sapo moren nje telefonate anonime.  
Ata  thane se viktima vdiq teksa po dergohej ne spitalin ne St Luke pak 
para  mberritjes. 
Sipas  ekspertizes , kengetaria Italiane, D'Ercole po ecte e vetme ne nje 
segment rruge  , pothuajse te boshatisur ne ate ore. 
Behet  fjale per rrugen e fameshme Broadway dhe kryqezimin e rruges 106 
Str., kur ajo u  godit, me shpejtesi nga autovetura. 
Aoturitete  njojorkeze thane se deri tani nuk ka te ngritur asnje padi 
kunder shoferit,  theksoi televizioni i qytetit NY1.  
Ne  nje kronologji te shkurter i njejti televizion tha se D'Ercole, eshte e 
lindur  dhe rritur ne Itali, dhe ushtron aktivitetin e saj po ne Itali.   
Ajo  kishte kishte ardhur ne Amerike, muajin e kaluar per te punuar si 
kengetare e  muzikes jazz ne disa lokale, ku preferohet me se shumti ajo muzike, 
si ne  Queens, restorantin Papazzio, dhe ne Montclair, New Jersey, ne 
Restorantin -  Klubi Jazz. 
Nderkohe  sipas faqes se saj,(_http://www.danieladercole.com/_ (htt
p://www.danieladercole.com/) )  Daniela D'Ercole filloi karrieren e saj kur ajo 
kendoi ne nje program televiziv  italian ne moshen shtate vjeçare. 
Ne  faqen e saj te internetit ajo thote se si ajo u zhvillua, dhe u ndikua 
shume nga  stili amerikan muzikes, Jazz, duke perfshire, muziken e Kishes 
gospel, dhe  kenget e kohes Big Band- . 
Ne  nje interviste te vitit 2006, artisti italian i muzikes Pop - Mario 
Rosini e  quajti ate "nje perkthyese te shkelqyer, nje nga deshmite me te mire 
te ketij  zhaneri qe ka bota e muzikes Jazz." Nje nga albumet e saj me te 
sukseshme te  muzikes Jazz eshte ai i titulluar "The Peacocks"./BEQIR  SINA/
clip_image001.jpg (image/jpeg, 101.3 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.