Biseda fetare-72

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUF=6pHD=0QbsfnN9u88TcW=+FuSZmW+X4aCT8h1c8m=e8A@mail.gmail.com>
*Biseda fetare-72*

*Hamdi Nuhiju*



143



“Duke shëtitur shkova, varret në mëngjes i pashë;

Të përzjerë në tokën e zezë, ata trupa të brishtë i pashë...”-Junus Emre

Duke shpjerë mendjen në botën e përtejme, të padukshme, të tejskajshme,
fizike ose metafizike, njeriu kujton se mund të pëshpërit secilën fjalë.
Fjalët nuk pëshpëriten pa ndjenjat në to, dhe ndjenjat nuk ekzistojnë, pa
trumbetimin e zemrave. Zemra, mendja, dhe vetëdija, gjenden të fshehura në
kraharorin e udhëtarit.

Mund ta kuptosh shumë lehtë porosinë të cilën e jep një varrëhimës, po qe
se ndalesh dhe analizon pozitën e tij. Si nuk ka frikë nga varret? Po nga
toka e zezë e cila reflekton në njeriun si një hije e rëndë? Po nga
pelerinat të cilat fluturojnë pa krah dhe në heshtje në rrafshnaltën e
meditimit? Shpesh herë zhytem në fjalë të cilat sot nuk kanë kuptim, por
pas një kohe merret vesh puna e tyre. Si ka mundësi që njeriu të jetë më i
fortë se dheu? A nuk e përpinë dheu njeriun, trupin e tij, eshtrat, mishin,
gjakun?

Varrezat e myslimanëve janë bahçe prej bahçeve të Xhennetit, ndërsa
varrezat e të tjerëve nuk janë të tilla.

Ti kalon pranë tyre, dhe nuk je i vetëdijshëm për mësimin që ta japin. Ato
të tregojnë, të afrojnë dhe të nxisin të mendosh, se nuk je përgjithmonë në
këtë botë.

Mund ta paramendojmë gjendjen e një diktatori të kësaj bote i cili ka pasur
gjithçka nga kjo botë, dhe nuk ka mundur askush ti bëjë asgjë. Ai shpesh
herë ka kaluar nëpër varre, po vetëdija, ku gjendet ajo?

Sejid Kutubin, të dashurin e Allahut, e burgosën, e maltretuan, e varrën, e
vranë, e sakatuan. Ai duke qëndruar i palëkundur në bindjet e tij, pak para
varjes, e përzuri tallkënin e hoxhës së shtetit, për t`ia bërë me dije se
jeton për tallkënin e melaikeve. Ato e thërrasin në Xhennetet e Adnit dhe
Firdeus. Ti je edhe një yll që ke jetuar në këtë botë, por pa frikë nga
vdekja.

Kur forcat e Vëllezërve Mysliman u futën në frontin e Palestinës për ta
çliruar atë, gjeneralët, kronikanët dhe ideologët çifut e amerikan u
mahnitën nga trimëria e tyre. Prej nga rrjedh gjithë ajo trimëri? Pse ato
nuk frikësohen nga vdekja? Ku gjendet vetëdija e tyre në krahasim me
vetëdijen e të tjerëve? Përgjigja ishte e thjeshtë:” Ne erdhëm në Kuds për
të jetuar, ndërsa ata erdhën në Kuds për të vdekur...” O Kuds i lyer me
gjakun e mijëra dëshmorëve, si nuk zbukurohesh njëherë në kraharorin e
secilit besimtar në botë? Deri kur ne, do të ngelemi të pandërgjegjshëm për
gjendjen tënde? Ti je barrë. Nuk je fëmijë i llastuar, nuk je çështje
arabe, nuk je çështje palestineze, nuk je çështje e Gazës, por BARRË.

Sot njeriu brengoset pse kaq shpesh vjen në xhami, dhe nuk brengoset pse ti
nuk vjen në xhami. Bota është sakatosur dhe alivanosur nga qëndrimet dhe
mendimet perverse. Brengë e besimtarëve mysliman është se si ta bind njërin
ta lëshoje mjekrën, ndërsa nuk ka brengë se si ta binde që në namazin e
sabahut të vij në xhami. Brengë e imja dhe e jotja është se si të pengojmë
njëri-tjetrin nga veprimet e mira që po bëjmë në dobi të shoqërisë dhe
vetvetes, madje në rrolin e këshillëdhënësit shpesh herë paraqitemi, duke
këshilluar për mos veprimtari. Ne jemi të vdekur edhe pse ekzistojmë dhe
jetojmë mbi tokë. Ne jemi të vdekur edhe pse japim selam në të djathtë dhe
në të majtë me të përfunduar namazin. Si është e mundur të jemi të gjallë,
dhe zemrat tona të janë të helmuara aq rëndë dhe aq thellë?

Diku lexova, se dikur bëheshin plane për rikthimin e hilafetit, ndërsa
Rexhep Tajip Erdoan bënte plane se si ta pastrojë Stambollin nga
mbeturinat. Po, ky ishte hilafeti i tij. Po hilafeti jot sot është se si ti
përmirësosh të gjitha notat në shkollë të mesme, si ti marrësh provimet në
kohë në fakultet, si të bëhesh i suksesshëm në punë.

Varrezat të përkujtojnë edhe në hilafetin. Sa shkollë e mirë që janë.
”Trup i kalbur i bërë dhe, shtrihet fshehur brenga në varr;

Damarë të zbrazur, gjak të derdhur, qefinë të ndotur pashë...”-Junus Emre
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.