Biseda fetare-73

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFkS4yNGNT0vMenU9KnmPBkwY75_+SiKMe9bf750EFibcg@mail.gmail.com>
Biseda fetare-73

Hamdi Nuhiju



144



“Varre të shembur të mbushur, shtëpitë s`u dallohen;

Të çlirët nga çdo frikë, të paëndërra i pashë.”-Junus Emre

Varret e shembura janë nga populli i shkujdesur. Agresori hyri ndër ne dhe
na bëri varre, ndërsa ne nuk u zgjuam nga varret, nuk patëm kujdes për to e
as që brengosemi për gjendjen e tyre. Tolerojmë botën dhe bota na toleron
neve, deri në momentin e bërjes varre. Zgjimi nga varret nuk d.m.th. vetëm
rizgjim në Ditën e Llogarisë dhe fillimi i hapjes së fletoreve tona. Ai
zgjim është më shumë hipotetik sesa real, është më shumë zgjim shpirtëror
sesa fizik. Egoja, shpirti, dhe fryma kërkojnë nga njeriu strehën e zemrës.
Po, njeriu zemrën nuk ia dha as egos, as shpirtit e as frymës. Zemra i
takon vetëm Allahut, Ai na tha se gjendet në zemrën e robit të sinqertë.

Frytet e jetës sonë në këtë botë nuk duhet shndërruar në varreza të
shembura që as historia nuk dëshmon mbi ne. Aq të pavlefshëm ishim në këtë
botë, saqë u shembëm, njëjtë si varreza. Menjëherë pas këtij mendimi, na
vjen në pah sistemi i jonë i drejtësisë të cilin e kemi mënjanuar
tërësisht. Ne nuk po punojmë me të drejtën, për tu vlerësuar nga e drejta.
Po bëhemi të shtrembër, duam të jetojmë me të drejtën, por dëshirat ngelin
të tilla, përderisa nuk jepet mund që ato të shndërrohen një ditë në
realitet. Mundimi jot në këtë botë shpërblehet një ditë nga Allahu në këtë
botë, po edhe në botën tjetër. Neglizhenca jote në këtë botë, neglizhon
varrin tënd prej shoqërisë në këtë botë, por edhe neglizhohesh nga sevapet
dhe shpërblimet e Zotit edhe në botën tjetër. Gjithçka ndër ne është
matematik. Ti thuash dikujt duaj, se nga dashuria do të rrojnë qiejt, toka,
kodrat, malet e fushat, do të kujtojë se po e porositë ta ushqeje egon dhe
nefsin e tij. Keqkuptimi asnjëherë nuk e orienton njeriun në dritën e
tunelit. Po e ngulfat në hekurudhën e jetës deri para daljes para trenit.
Në vend që treni me shpejtësinë e tij të pandalshme të sulmojë ty, ti
tenton ta ndalësh trenin me pa kuptimësinë tënde deri në vet shkatërrim.
Është e lehtë të shndërrohemi në varre, por e rëndë në lulishte. Bota njeh
shumë kopshte. Kopsht i thuan edhe vendeve ku janë të varrosur njerëzit,
madje atje qëndrojnë qytete e shtete të tëra. Nuk është i njëjtë një kopsht
me lule me një kopsht tjetër barishtor. Po mirë, lulet a nuk e kanë esencën
e njëjtë të barit?

Kësaj pyetje ti jepi përgjigje, jo unë, ti mendohu pak, e jo unë, ti më
kthjello pak, e jo unë ta kthjelloj vetveten. Nuk ekziston në këtë botë unë
dhe të tjerët, por ekzistojnë të tjerët dhe unë. Kështu janë të ndërtuara
interesat, kështu është i ndërtuar vizioni ynë për jetën. Ne nuk jetojmë që
të shihemi nga të tjerët, por nga puna jonë për të tjerët, të tjerët na
shohin neve. Nuk guxojmë që të ngrysemi e mbyllemi nëpër oazat e meditimit
duke harruar përgjegjësinë që kemi për tjetrin. Dikush me barkun e zbrazur,
ndërsa ti vjell ushqimet e panumërta e të tepërta që ke ngrënë. Dikujt i
mungojnë ca para për ta shkolluar djalin e tij, ndërsa dikush tjetër e
mbush deri në gji këngëtaren e caktuar për një natë për disa këngë të
dëgjuara dhe në fund arsyetohet se nuk ka për ti ndihmuar të tjerët. Bota
është shëmtuar, me të edhe vet ne. Varret e shembura, nuk janë të ruajtura,
nuk janë të ngritura, sepse ndriçimi, përparimi, civilizimi është larguar
moti kohë nga ne. Më dhunë askush nuk mundet të ta jap besimin në Allahun,
po me dhunë askush nuk mund të ta marr të njëjtin. Bota sillet në zemrat e
miliona njerëzve të papunë që presin para sportelit të jetës fatin. Ajo nuk
qëndron në vend për punëtorët, nuk punon pro të pa punëve dhe i shtrëngon
diktatorët.

“Këmbësorë që s`ecin, kështjella që s`mbrojnë;

Ndër gojë, gjuhë që kanë zënë bar, që s`flasin më, pashë...”-Junus Emre
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.