Për kujtesë !

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Për kujtesë !
 
 
Kjo faqe interneti drejtohet nga Malësia.org, e organizuar nën ligjet  
ndërkombëtare të internetit dhe,  gëzon të gjitha të drejtat mbi faqen e  
internetit, në veçanti për tekstet, fotografitë, grafikët si dhe shfaqjen e tyre  
në faqen e internetit.
 
 
      Simbas rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare  për internetin 
_www.malësia.org_ (http://www.malësia.org) , lejon  të shihet dhe shkarkohet e gjithë 
përmbajtja e faqes së internetit vetëm për  qëllime jo komerciale dhe vetëm 
për përdorim personal kur të merret leja e  përdorimit dhe publikimit të 
matrerialeve të saj nga autori dhe stafi drejtues i  saj. 
 
     E drejta e autorit ndalon që kësaj përmbajtje ti  shtohen materiale, 
të riprodhohet, përkthehet apo të ruhet në forma të tjera të  medias, as në 
formë elektronike. Stafi i Malësia.org dhe autori i këtij  materiali ka të 
drejtën që në çdo kohë të shohë që pa njoftuar, të denacojë  personin apo 
medien sipas rregullave dhe ligjeve të të drejtës së  autorit. 
 
 
   Për kujtesë! E njëjta gjë si në këtë rast të ndiqet për  çdo material të 
mijat, nëse u nevoitet për botim në medien tuaj, ose botimin  personal  të 
cilat mund t'i gjeni në internet dhe unë punojë për ato,  ose jam në 
bashkëpunim duke ua dërguar vetë edhe faqeve të tjera - të  cilat e kan të drejtën 
e botimit, të shënohet burimi nga e keni marrë.
 
 
 
 
_NJU JORK: U zhvillua Festivali i XXI-të i Këngës e Valles  Shqiptare në 
Amerikë( 133 Foto..slideshow)_ 
(http://www.albdreams.net/nju-jork-u-zhvillua-festivali-i-xxi-te-i-kenges-e-valles-shqiptare-ne-amerike-133-foto-slideshow/)
 
_http://www.albdreams.net/nju-jork-u-zhvillua-festivali-i-xxi-te-i-kenges-e-
valles-shqiptare-ne-amerike-133-foto-slideshow/_ 
(http://www.albdreams.net/nju-jork-u-zhvillua-festivali-i-xxi-te-i-kenges-e-valles-shqiptare-ne-amerike
-133-foto-slideshow/) 



 
 (http://www.albdreams.net/wp-content/uploads/2011/11/IMG_0227.jpg) 



_http://www.malesia.org/_ (http://www.malesia.org/) 
 
_http://www.malesia.org/index.php?news=4497_ 
(http://www.malesia.org/index.php?news=4497) 
 
 
 
   
Nju Jork: U zhvillua Festivali i XXI-të i Këngës e Valles  Shqiptare në 
Amerikë, organizuar nga Qendra "Nënë Tereza" e Kishës Katolike  "Zoja e 
Shkodrës" në Hartsdale
15/11/2011 14:24:00 
Madhesia e shkronjave:  (javascript:tsz('article_body','12px'))   
(javascript:tsz('article_body','16px'))  
 
 
BEQIR SINA, New York

"Festivali Shqiptar" : burim  i pashtershem i këngëve dhe valleve nga e 
gjithë Shqipëria, Kosova dhe trevat  shqiptare vendi ku kumbonë fuqishëm 
dashuria e malli për atdhe, lartësohen e  shkëlqenë krenaria kombëtare

Lehman College, Bronx, NY :  
Për herë të 21-të, në komunitetin më të vjetër  shqiptarë në Shtetet e 
Bashkuara, në New York, u zhvillua mbrëmë Fesitivali i  XXI-të Shqiptar. 
Festivali u zhvillua në kampusin e kolegjit Lehman College, në  Bronx,i organizuar 
nga Qendra Kluturore " "Nëna Tereza" e Kishës Katolike "Zoja  e Shkodrës". 
Festivali u ndoqë nga më shumë se 3500 shikues. Në festival morën  pjesë më 
shumë se 200 këngëtar, vallëtar dhe muzikanë.

Festivali  Shqiptarë ndjek historinë e festivaleve të mëparëshme në New 
York, prej kur ato  kanë zanafillën e tyre, të organizuar nga kjo kishë 
katolike shqiptare.  Festivali Shqiptar do të paraqesë në të gjitha format e saj 
muzikën burimore  shqiptare nga të gjitha trevat, prej nga Shqipëria, Kosova, 
Mali i Zi,  Maqedonia, Çamëria, Presheva, Bujanovci, Medvegja, Arbëreshët e 
Italisë, dhe  grupet të ndryshme nga Shtetet e Bashkuara, të cilët luajnë 
muzikën tradicionale  popullore shqiptare dhe kërcejnë valle të gjithë 
krahinave të  Shqipërisë.

Shumica e pjesmarrësve janë të rinjë e të reja janë  këngëtarë, vallëtarë, 
instrumentistë e muzikanë që përfaqësojnë natyrën e pasur  dhe të larmishme 
e folklorit shqiptar, prej nga kan emigruar në Amerikë. Përveç  këtyre 
Festivali Shqiptar në New York, për çdo vjet paraqet kostume dhe këngë të  reja 
tradicionale të trevave të Shqipërisë dhe Kosovës dhe viseve shqiptare në  
Ballkan. Dhe mbledh së bashku grupe dhe ansamble si dhe klube, e shoqëri  
kulturore jo vetëm nga New Yorku, por edhe nga shtete të tjera ku jetojnë  
shqiptarët, Detroiti, Bostoni, Kenektiket, New Jersey, Florida, Pensillvenia,  
Teksasi, Arizona, Washingtoni, Karolina e Veriut, dhe shtete të tjera.

Në  këtë festival marrin pjesë për çdo vjet këngëtarë të njohur shqiptarë, 
muzikan  dhe instrumentistë, skenograf, koreograf, artistë. dhe 
personalitete të njohura  shqiptare të artit dhe kulturës sonë kombëtare, që kanë bërë 
emër në Shqipëri,  Kosovë dhe arenën ndërkombëtare.

Festivali zgjatë disa orë dhe sjellë të  gjallë një larmi ngjyrash të 
kostumeve folklorike, të cilat janë pasqyrë e  kulturës shqiptare në diasporë, 
për një audiencë prej mbi tre mijë njerëz.  Festivali shihet si "apelë" për të 
gjithë shqiptarët, pavarësisht të qytetit,  krahniës apo trevës ose të 
origjinës së tyre, të cilët janë krenarë për  trashëgiminë e tyre Shqiptare dhe 
zakonet, traditat dhe kulturën tonë . Qëllimi  i Festivalit Shqiptarë është 
që edhe në të ardhmen ky festival të ndihmojë  komunitetin tonë, për të 
ruajtur kulturën shqiptare në diasporë.


E  Shtunë, 12 nëntor, 2011 ora shtatë e mbrëmjes qëndra kulturore e 
kolegjit Lehman  College, në Bedford Park Boulevard, Bronx, New York.

Mbrëmë mbi 3.500  anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan u mblodhën për 
të parë Festivalin e  21-të Shqipëtar, një festë e të gjithë ngjyrave të 
muzikës, këngës e valles  shqiptare në diasporë. Kjo ka qënë ngjarja më e madhe 
kulturore artistike, e  komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e 
Bashkuara, dhe mbahet çdo vit, në  javën e dytë të muajit nëntorë

Festivali vjetor Shqiptar ishte edhe kësaj  nate një festë e kulturës 
shqiptare, e cila ka përfshirë edhe veshje  tradicionale shqiptare, si xhubleta 
dhe fustanella, instrumente muzikore unike  të tilla si Qifteli, Dajre, 
Daulle, dhe Lahutë. Ky festival edhe kësaj rradhe  kaë qënë një mundësi e rrallë 
për të dëgjuar dhe parë një shumëllojshmëri kaq të  madhe të kostumeve 
popullore të të gjithë krahinave muzikës shqiptare dhe valles  shqiptare.

Festival është i sponsorizuar nga Qëndra Kulturore Nëna Tereze  pranë 
Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës.

Organizatori Dom Pjetër  Popaj, Drejtor i Qendrës Nëna Terese, Mark K. 
Shkreli, Drejtor i Festivalit,  Ismer Mjeku, Drejtor Organizativ Fran Çotaj, 
Drejtor Artisitk, Agim Kola,  Drejtor i Skenës, Ludvig Çotaj, Skenografia, FRan 
Shala, Nik Gjokaj, Fran  Pllumaj, Gjeka Shala dhe Lisa Junçaj, Korrdinator 
i Mediave Simon Vukel,  Regjizor i filmit Astrit Tota, Koordinatore të 
reklamave Lule Gjokaj, Age  Ivezaj, dhe Margarita Kocovic.

Këshilli Drejtues i  Festivalit:

Ismer Mjeku (Drejtor), Fran Çotaj, Ludvig Çotaj, Mark Shkreli  dhe Simon 
Vukel. Anëtarë të Komisionit të Festivalit, Angelina Nika, Anton  Dedvukaj, 
Elsa Lulaj, Gjon Çota, Lekë Lulaj, Lekë Përlleshi, Leonard Berishaj,  Mark 
Berishaj, Nick Shkreli, Palok Rudaj, Prena Berisha, Sokol Smalaj dhe Vasel  
Smalaj.

Shumica e pjesmarrësve shqiptaro-amerikanë të pranishëm janë  emigrantë në 
Shtetet e Bashkuara , emigruar dekadat e fundit, dhe fëmijë që kan  lindur 
këtu, por, që flasin mirë dhe bukur shqip, këndojnë shqip dhe vallëzojnë  si 
shqiptarë, duke përcjell homazhe për vendilindjen e tyre .

Në festival  morën pjesë të ftuar nderi, i përndershëmi Dom Pjetër Popaj, 
me të përnderëshmin  Dom Viktor Dedaj, Imam Edin Gjoni nga Qendra Islame 
Shqiptaro-Amerikane ne  Queens, si dhe ardhur enkas nga Detroiti Dom Fran Kolaj 
famullitari i ri, në  Kishën e Shën Palit në Rochester të Miçiganit, 
Kryetari i Vatrës dr Gjon Buçaj,  presidentia e shoqatës së gruas "Motrat Qiriazi" 
dr Ana Kohen

Të  pranishëm në Festivalin e 21-të Shqiptarë kanë qenë edhe përfaqësues të 
shtetit  shqiptar, zv. Ambasadori i Republikës së Kosovës në Washington 
diplomati Jetish  Jashari, konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Nju Jork, 
diplomati Dritan  Mishto, konsullja e Përgjithëshme e Kosovës në Nju Jork, 
diplomatia Arta Rama,  personalitete publike të jetës amerikane dhe shqiptare 
në Nju Jork, biznesmen,  afaristë, studentë si dhe prindër e fëmijë të 
komunitetit.

-Përshëndetja  e festivalit nga Famullitari Dom Pjetër Popaj

Festivalin e drejtuan  konferencieret Lidja Ukaj dhe Sokol Smalaj . Bekimi 
i festivalit dhe fjala  hyrëse, u mbajtë nga famullitari i Kishës Katolike 
Shqiptare ' Zoja e Shkodrës"  Dom Pjetër Popaj.

I cili - qysh në fillim të fjalës së tij meqense ky  festival i kushtohej 
Kryengritjes së Malëcisë së Madhe tha se "pesë njëqind vjet  të okupimit dhe 
luftës më 6 prill 1911 këta njerëz të udhëhequr nga trima  luftëtar të atyre 
maleve kreshnike, kan ngritur flamurin e Kastriotit, për herë  të parë në 
Deçiq. Fitorja e kësaj beteje ka në atë kohë pati rritur besimin e  
shqiptareve, që çuan deri në pavarësinë e Shqipërisë, në 28 nëntor 1912, për  këtë ne 
i falënderojmë sot heronjtë tanë, dhe Zotin,për lirinë tonë" tha  ai

Sonte në nder të tyre, vijojë Dom Pjetër Popaj ne festojmë së bashku,  
historinë tonë, trimërinë dhe traditën e bukur që mbahet e paprekur gjatë  
shekujve nga njerëzit tanë të guximshëm që dhan aq shumë në shekuj për të  
ruajtur identitetin tonë. Frymëzuar prej historisë tonë janë brezi e ri që  
megjithse janë të lindur këtu në SHBA, ata thonë se jemi krenar që jemi  
shqiptarë. Dhe sonte duke vallëzuar dhe kënduar ata do të tregojnë se sa ata e  duan 
kulturën tonë kombëtare.

Me këtë rastë tha famullitari i kishës  katolike shqiptare Zoja e Shkodrës 
Dom Pjetër Popaj, "Falënderojmë Komitetin  Organizativ të këtij festivali, i 
cili, ka punuar aq shumë për të bërë këtë  mbrëmje të veçantë për të gjithë 
ne. 

Konferencierët Lidja Ukaj dhe Sokol  Smalaj ftuan në skenën e madhe të 
festivalit grupet dhe këngëtarët, që do të  "ndezën" sallën nga duartroktijet e 
pa fundëme..... Përshëndeti festivalin edhe  Gjovalin Luma drejtues i 
Sh.K.A."Kelemedi" poet e rapsod nga Malësia e  Madhe.

Festivali i 21 të Shqiptarë u hap me film të realizuar nga  skenografi i 
njohur Astrit Tota, dhe më pasë me këngën dhe vallen Lulet e  Festivalit, dhe 
Vallja e Shotës, me koreografin e Angjelina Nikës

Më tej  festivali u ndoq nga një program i pasur :

SHOQËRIA KULTURORE  KELMENDI:

-Lavdi të kjoftë Malësia e madhe,
montazh nga Toni Aliaj e  Tina Veneski, këndon Luigj Tinaj e grupi i burrave
-Për herë të parë këndoj  në festival, këndon Klaudia Hysaj
-Melodi me instrumenta të traditës, në  çifteli Ejll Rexhaj, vëllezërit 
Rukaj
shoqërojnë instrumentistët e grupit nën  drejtimin e instrumentistit
Kreshnik Smajlaj në bilbil
-Nuk po din me dalë  pranvera, këndon Pëllumb Naçaj
-Valle me motive gjakovare, interpretojnë  grupi i vajzave të Rozafatit,
koreografia Angjelina Nika


GRUPI I  SHKOLLËS SHQIPE


-A vritet Pafajësia, muzika Edmond Zhulali, teksti  Agim Doçi, këndojnë
Odeta Kurti, Silvana Martinaj, Eva Junçaj, shoqëron  kompleksi i shkollës
-Moj e bukura More, këngë arbëreshe, këndojnë; Rina  Mjeku,Teddy Çobo,
Silvana Martinaj, Erza Krasniqi shoqëruar nga kori i  shkollës
-Xhamadani vija-vija, këndojnë; Djellza Qosaj, Dia  Cavdarbasha,
Erza Krasniqi, Lorivert Çobo, Andon Lulaj, shoqëruar nga kori i  shkollës
-Valle e Tiranës, koreografia nga Jurgen Gjoka, interpretojnë grupi  i 
valleve
të shkollës


GRUPI BASHKIMI KOMBËTAR


-Një  komb, një gjuhë, një flamur (montazh muziko-letrar). Shkruar e 
përgatitur nga  Tom Gjergji. Në lahutë-Rustem Ulaj, në fyell-Sadik Gjokaj, 
interpretojnë Nik  Çarku, Blerina Gjergji, Eduard Nurka, Agim Rugova, Gjergj 
Dedvukaj dhe  grupi
-Moj komshia e lagjes vjetër, këngë humoristike, interpretojnë Liza  
Nikprelajdhe Tom Gjergji
-Vallja e tre brezave, koregrafia Fatmir Filaj, në  daulle Haki Krasniqi


GRUPI I KOMUNITETIT HASAN  PRISHTINA-WATERBURY

-Rreth Flamurit të Skënderbeut për Bashkim Kombëtar,  interpretojnë grupi i 
valleve të, koregrafia Fatmir Filaj
The 21 th Albanian  Festival

Më pasë presantuesit e festivalit Lidja Ukaj dhe Sokol Smalaj  ftuan në 
skenë:

-Këngë për Mitrovicën, këndon Sebahete Berlajolli
-O  bylbyl me pika-pika, këndon Ylli Sufaj
-Valle me motive të Tiranës,  interpreton grupi i Rozafatit, koreografia 
Angjelina Nika
-Labëri moj Labëri,  këndon Luljeta Pëllumbi
-Bukuria shqiptare, këndon Xhelal  Gjurkaj
-Liridona, këndon Dea Elezaj
-Valle për piano e orkestër, në piano  Nikollë Tinaj
-Valle me motive te Librazhdit interpreton Grupi Bashkimi Dance  i 
Bostonit, koreografia Bashkim Braho
-Valle e vajzave të Tropojës,  interpreton grupi i vajzave të Rozafatit, 
koreografia Angjelina Nika
-Si lule  zambaku, këndon Dedë Logu
-Lule të buk’ra ka Tirana këndon Morena  Reka
-Këngë për Dedë Gjo Lulin, këndon John Krasniqi
-Sa krenarë që jemi  Shqiptarë, Valle me motive të Malësisë së Madhe, 
interpreton grupi Gjergj  Kastrioti-Detroit, koreografia Joli Paparisto, teksti 
Gjovalin  Lumaj


-SHKA MËRGIMI FONDI I PËRBASHKËT SHQIPTAR  PATERSON


-Vallja e Rugovës, interpretojnë nxënësit e Fondit të  Përbashkët Shqiptar, 
koreografia Filloreta Hoxha
-Këngë për Adem Jasharin,  këndon Adem Kaliqi
-Shqiperi, o nëna ime", interpretojnë Grupi Mërgimi,  koreografia Atmi 
Shazimani
-Valle me motive Malesie, grupi i valleve të  Rozafatit, koreografia 
Angjelina Nika
-Bishtalecat / Si t’kam dasht unë ty,  këndon Vasil Marku
-A kanë ujë ato burime, këndon Arben Krasniqi
-Baladë  për Çamëri, inskenim koreografik nga Donald Braho interpreton 
Grupi Bashkimi  Dance i Bostonit


Në fund Juria e këtij festivali Kristofor Xhokaxhi,  dirigjent, Nermin 
Daja-Zhabjaku, pianiste, Sulejman Borova, këngëtar, Shpresa  Uli, koreografe, 
Diana Cena, aktore, Elmira Muja, gazetare, Lisa Junçaj,  dizenjatore u mblodh 
për të ndarë çmimet e Festivalit Shqiptarë, duke thënë se e  kan pasur shumë 
të vështirë për të përcaktuar fituesit. Kryetaria e jurisë  Shpresa Uli, 
tha se ata e kan pasur shumë të vështrirë sepse " të gjithë grupet,  solistët 
dhe instrumentistë kanë qënë të mrekullueshem" tha ajo, dhe në  pamundësi 
për të nderuar të gjithë :

Kështu që : me Çmimin kryesor të  Festivalit - kupën e festivalit: u nderua 
Grupi/Ansambli më i mirë i Festivalit  21-të, Grupi "Bashkimi" nga Bostoni 
me drejtues koreografin e njohur Bashkim  Braho, dhe me çmimin e dytë grupin 
e vallëtarve Rozafati të drejtuar nga  koreografia Angelina Nika, ndërsa 
çmimi i tretë për Grupin e ri të vallëtarëve  të Shkollës Shqipe - Bronks, 
Solisti më i mirë i Festivalit 21 këngëtaria  Luljeta Pëllumbi. Çmimi solisti i 
ri dhe më i mirë Adem Kaliqi dhe vallëtari më  i mirë Mark Camaj.

Festivalin e 21-të Shqiptarë e shoqëroi orkestra  profesjoniste " ALBA" me 
drejtues artistik Edmond Xhani dhe anëtarët e grupit të  tij

Muzikani i njohur Edmond Xhani , i tha gazetës tonë se do të veçonte  nga 
kjo natë festive e muzikës shqiptare në New York, Dea Elezaj (kenga  
"Liridona") një këngëtare, sipas tij e vogël por që premton shumë për të  ardhmen. 
Interpretimi i saj ishte i saktë ku binte në sy sidomos vokali i ëmbël  i saj 
si dhe shqiptimi mjaft i mirë i fjalëve të këngës.

Xhani më tej  përmendi edhe Nikollë Tinaj ("Valle për Piano e Orkestër") 
përpunuar nga vetë  ai. Tinaj tha muzikani i njohur Ed Xhani, interpretoi 
mjaft bukur në piano. Duke  patur parasysh se ku djalë i vogël ka vetëm 4-5 muaj 
që studion në piano nën  kujdesin tim personal, ai vlen për tu përmendur 
talenti i tij si dhe dalja ne  skenën e madhe të festivalit me dinjitet dhe me 
kulturë skenike të  admirueshme.

Ndërsa për t'u veçuar tha ai është edhe e riu Adem Kaliqi, i  cili fitoi 
edhe çmim si interpretuesi më i ri mbasi shquhej për zërin e tij  kumbues dhe 
me dritë duke sjellë në skenë një këngë trimërie kushtuar heroit  Adem 
Jashari.

Në pyetjen tonë se "Nga te rriturit kë do të veçonte  muzikani i njohur 
shqiptar Edmond Xhani ? ai tha se do te veçoja:

Luljeta  Pëllumbi, tashmë një emër i njohur e i respektuar në komunitetin 
tonë për  interpertime të trevave të ndryshme shqiptare, ku shquhet sidomos 
për krahinën e  jugut. Jo me kot juria e vlerësoi me çmim këtë këngëtare.

Edhe John  Krasniqi. në interpretimin e tij, edhe një herë ra në sy vokali 
i fuqishëm dhe i  pastër i tij.
Kënga për Ded Gjo' Lulin u këndua mjaft mirë dhe në mënyrë  melodioze duke 
ruajtur të pastër kakakterin popullor të kësaj këngë të  njohur. 

Vasil Marku tregoi seriozitetin dhe përkushtimin e  tij profesional në 
interpretimin e bukur të dy këngëve popullore shkodrane.  Vokal i pastër e i 
ngrohtë.

Këngëtarja e njohur nga Kosova Sebahate  Berlajolli - Sebi, solli me 
dinjitet një këngë të re të kompozuar nga unë me  titull" Mitrovica". Kjo këngë i 
kushtohet këtij qyteti kur dihet tashmë se ky  qytet po kalon disa momente 
të vështira. Me zërin e saj, ajo tregoi se mbetet  një këngëtare e respektuar 
nga publiku ynë.

Gjithashtu shumë mirë kënduan  edhe Morena Reka, Lap Logu, Xhelal Gjurkaj, 
të cilët u pritën mjaft mirë nga  publiku i zjarrtë shqiptarë. Vlen për t'u 
përmendur dalja në skenë e këngëtarit  Fran Vulaj i cili në bashkëpunim të 
plotë me orkestrën "Alba" solli në skenë  freski me këngën e tij më të re 
"Dasma e madhe".

Me dalejn në skenë të  gjitha grupeve, këngëtarve dhe instrumentistëve u 
shënua mbyllja e Festivalit  21, e cili ja lë rradhën një festavali tjetër 
madhështor i cili do t'i kushtohet  aktiviteteve të shumta në komunitet me 
rastin e 100 Vjetorit të Shpalljes së  Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së 
Flamurit. 
_FOTOGRAFITË_ 
(http://www.malesia.org/ngjarjet/2011/nentor/fest_shqip_amerik/index.html)  - _KOMENTOJE_ 
(http://www.malesiaforum.com/showthread.php?p=126916#post126916) 
Festivali i XXI-të i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë, organizuar nga  
Qendra "Nënë Tereza" e      
_Next_ 
(http://www.malesia.org/ngjarjet/2011/nentor/fest_shqip_amerik/index2.html) 
1 _2_ 
(http://www.malesia.org/ngjarjet/2011/nentor/fest_shqip_amerik/index2.html)   _3_ 
(http://www.malesia.org/ngjarjet/2011/nentor/fest_shqip_amerik/index3.html)   _4_ 
(http://www.malesia.org/ngjarjet/2011/nentor/fest_shqip_amerik/index4.html)   
 
(http://www.malesia.org/ngjarjet/2011/nentor/fest_shqip_amerik/IMG_0113.html) 
IMG_0113.JPG
11/15/2011 1:54:30  PM
 
(http://www.malesia.org/ngjarjet/2011/nentor/fest_shqip_amerik/IMG_0205.html) 
IMG_0205.JPG
11/15/2011 1:54:30       PM
 
(http://www.malesia.org/ngjarjet/2011/nentor/fest_shqip_amerik/IMG_0209.html) 
IMG_0209.JPG
11/15/2011 1:54:30  PM
 
(http://www.malesia.org/ngjarjet/2011/nentor/fest_shqip_amerik/IMG_0212.html) 
IMG_0212.JPG
11/15/2011 1:54:30  PM
 
(http://www.malesia.org/ngjarjet/2011/nentor/fest_shqip_amerik/IMG_0214.html) 
IMG_0214.JPG
11/15/2011 1:54:30  PM
 
(http://www.malesia.org/ngjarjet/2011/nentor/fest_shqip_amerik/IMG_0216.html) 
IMG_0216.JPG
11/15/2011 1:54:30  PM
 
(http://www.malesia.org/ngjarjet/2011/nentor/fest_shqip_amerik/IMG_0224.html) 
IMG_0224.JPG
11/15/2011 1:54:30  PM
 
(http://www.malesia.org/ngjarjet/2011/nentor/fest_shqip_amerik/IMG_0227.html) 
IMG_0227.JPG
11/15/2011 1:54:30  PM
 
(http://www.malesia.org/ngjarjet/2011/nentor/fest_shqip_amerik/IMG_0230.html) 
IMG_0230.JPG
11/15/2011 1:54:30  PM
 
(http://www.malesia.org/ngjarjet/2011/nentor/fest_shqip_amerik/IMG_0241.html) 
IMG_0241.JPG
11/15/2011 1:54:30  PM
 
(http://www.malesia.org/ngjarjet/2011/nentor/fest_shqip_amerik/IMG_0242.html) 
IMG_0242.JPG
11/15/2011 1:54:32  PM
 
(http://www.malesia.org/ngjarjet/2011/nentor/fest_shqip_amerik/IMG_0249.html) 
IMG_0249.JPG
11/15/2011 1:54:32  PM
 
(http://www.malesia.org/ngjarjet/2011/nentor/fest_shqip_amerik/IMG_0254.html) 
IMG_0254.JPG
11/15/2011 1:54:32  PM
 
(http://www.malesia.org/ngjarjet/2011/nentor/fest_shqip_amerik/IMG_0257.html) 
IMG_0257.JPG
11/15/2011 1:54:32  PM
 
(http://www.malesia.org/ngjarjet/2011/nentor/fest_shqip_amerik/IMG_0262.html) 
IMG_0262.JPG
11/15/2011 1:54:32  PM
 
(http://www.malesia.org/ngjarjet/2011/nentor/fest_shqip_amerik/IMG_0271.html) 
IMG_0271.JPG
11/15/2011 1:54:32  PM
 
(http://www.malesia.org/ngjarjet/2011/nentor/fest_shqip_amerik/IMG_0284.html) 
IMG_0284.JPG
11/15/2011 1:54:32  PM
 
(http://www.malesia.org/ngjarjet/2011/nentor/fest_shqip_amerik/IMG_0287.html) 
IMG_0287.JPG
11/15/2011 1:54:32  PM
 
(http://www.malesia.org/ngjarjet/2011/nentor/fest_shqip_amerik/IMG_0302.html) 
IMG_0302.JPG
11/15/2011 1:54:34  PM
 
(http://www.malesia.org/ngjarjet/2011/nentor/fest_shqip_amerik/IMG_0325.html) 
IMG_0325.JPG
11/15/2011 1:54:34  PM
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.