Biseda fetare-74

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFnD8VSL=X64o288ya7pkuL1RFrb=j9bHnk5_JkhCzvUNg@mail.gmail.com>
Biseda fetare-74

Hamdi Nuhiju



145



“Akëcilin në dëfrim e pije, akëcilin në fuqi dhe lumturi,

Akëcilin në bela e mundime, ditë të djeshme pashë…”-Junus Emre

Njeriu e kalon pjesën e kohës në dëfrim dhe pije. Ai nuk dëshiron që të
largohet nga dëfrimet, jo pse është i krijuar për to, po nga që egoja,
nefsi i tij nuk do në esencë seriozitetin. Në dëfrim e pije me secilin je
mirë. Edhe për shoqërinë islame je njeriu më i mirë. Bëhen plane, analiza,
komente se do të pushtohet e tërë botë. Po në dëfrim e pije, njerëzit
bashkohen dhe janë në gjendje të harxhojnë para marramendëse. Dikush jep
para një këngëtareje për këngën e saj, dikush paguan pijet, e gjithë puna
është në rregull. Duket sikur këto njerëz shumë mirë kuptohen dhe në esencë
nuk kanë asnjë problem. Po, vet, dëfrimi dhe pija që bëjnë bashkë është
problem.

Fuqia dhe lumturia shpesh herë nuk shkojnë bashkë. Por, Pejgamberi s.a.v.s.
na porositë që të mos jemi të dobët, por të fuqishëm. Të fuqishëm në të
gjitha aspektet e fuqisë, por jo edhe të padrejtësisë.  Për ummetin më mirë
është që ti të jesh i fuqishëm sesa i dobët. Paramendo shumë individ të
fuqishëm në shoqërinë islame, dhe pak individ të dobët. Raporti do të ishte
i drejtë, në rregull, dhe bollëku, lumturia dhe mbështetja e njerëzve në
Allahun do të ishte pak më ndryshe. Askush askujt të mos ia teprojë, pasi
që forcat janë të baraspeshuara.

Lumturia sheshazi ndahet prej fuqisë. Dikush mund ta keqkuptojë
interpretimin dhe të interpretoj dogmatizmin nga skizma e vetëdijes së tij.

Njeriu ndjehet i lumtur edhe me aq sa ka. Ndoshta është i pafuqishëm për të
arritur një mirësi të madhe për shoqërinë islame, por është i lumtur nga
gjendja e tij shpirtërore, fizike dhe materiale. Me atë pak që Allahu ia ka
dhënë ai jeton i qetë dhe në heshtje. Heshtja nuk duket nga bota, por bota
fshihet në zgjimin e heshtjes. Ritmika e Junus Emres është e qartë. Nga
dëfrimi e pija, nga fuqia e lumturia, në bela e mundime. Rruga, shkallët
janë të thjeshta. Ditë të djeshme. Kaluan. Sot, me pasojat e të djeshmes,
të vetëdijshëm për të ardhmen, vazhdojmë udhëtimin tonë. Nuk guxojmë që të
shikojmë prapa, e as të dashurohemi pas të tashmes dhe me ëndje ta presim
të ardhmen. Duhet që të jetojmë nën vullnetin e Allahut, nën dëshirën e
Tij, nën kënaqësinë e Tij. Nuk guxojmë që të lindim dhe të zgjohemi mbi
kryelartësinë tonë, dhe të mos njohim vetveten, shoqërinë dhe Allahun.

Duke mos njohur Allahun ne nuk njohim as të tjerët. Duke mos njohur të
tjerët ne nuk bëjmë dallimin midis mirësisë dhe fatkeqësisë. Sepse,
gjithherë e kundërta e mirësisë nuk është ligësia në kuptimin e thjeshtë të
fjalës, por fatkeqësia në kuptimin e fatit të njeriut.

Rruga në pije e dëfrime të dërgon në bela e mundime. Belatë vijnë njëra pas
tjetrës dhe ti nuk ke mundësi që ti dalësh me krye. Në momentet më të
vështira kur të turbullohet mendja, ti që nuk e njihje Zotin tënd, i kthen
duart lart kah Ai, me lot në sy dhe kërkon zgjidhje për hallet tua.
Zgjidhje efektive, pa dhimbje dhe me dozë kënaqësie...!!! Bëhesh njëjtë
sikur popujt e Pejgamberëve të kaluar të cilët nga fatkeqësitë dilnin duke
kërkuar ndërmjetësim tek Pejgamberët e tyre dhe duke e gënjyer se do të
bëhen besimtar të mirë, e pak pasi të ndryshonte gjendja e tyre materiale,
e harronin fjalën e dhënë, dhe i kthenin shpinën thirrjes.

Pierre Vogël thotë: “Nëse do t’i dhuroja unë ty 24 Euro dhe do të kërkoja
nga ti të ma ktheje vetëm një, do ta bëje këtë? – Allahu i Madhërishëm na i
dhuron neve çdo ditë nga 24 orë jetë ! Pse pra të mos ia japim Atij vetëm
një?”

“Sy të zinj të zbehur, fytyrë-hëna të shformuara,

Nën tokën e zezë, duar që kanë mbledhur trëndafila pashë...”-Junus Emre

Të sheh e të shoh, në tokën e zezë, edhe pse ecë mbi tokë. Ai ti dha njëzet
e katër orë, po ti çka i dhe?
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.