NJU XHERSI Konferenca e pare nderkombetare: "Çeshtja e Çamerise"

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 

 
NJU  XHERSI Konferenca e pare nderkombetare:"Çeshtja e Çameris: 
Perspektivat  nderkombetare dhe Mundesit per nji zgjidhje paqesore"





The Albanian American Organization Chameria (AAOC)  blog is operated by 
Cham activists that seek to foster communication and attain  a comprehensive 
and optimal solution to the Cham Albanian issue.





November 12,, 2011
 
 
 
AAOC 1st International Conference 
 


We have  the honor to inform you about the first international conference 
organized by  the Albanian American Organization Chameria and Kean University’
s Human Rights  Institute held in New Jersey, USA on November 12, 2011 at 
Kean University. The  theme of the conference is:

Chameria Issue: International Perspectives  and Insights for a Peaceful 
Resolution

AAOC's First International  Conference on Chameria
... Saturday, November 12, 2011

The post-WWII and  post-Cold War period have been a period of ethnic 
conflict, which, amongst other  things has manifested itself in the ways of wars 
and continuous tensions in  Southeastern Europe. After Kosovo's independence, 
how has the continuous  presence of Chameria issue affected the regional 
peace in the region, and what  can be done to achieve a peaceful solution to 
the ethnic Albanians issue in the  Balkans? Abstracts or paper drafts are 
welcomed on topics that are specific or  relevant to the Chameria issue or 
other ethnic minorities in Greece, and  Greek-Albanian relations in general. 
Detailed program information will be  published soon. 

All inquiries  regarding conference details should be sent to:  
[email protected].



Special guest panelists will  include Prof. James Pettifer from the UK, 
member of the Oxford University  History Faculty & St Cross College and Stanley 
J. Seeger Research Fellow at  Princeton University; Prof. Sali Bollati, and 
other international academics and  representatives. 

You are welcome to participate in this educational and  cultural event 
where topics of ethnic conflict and justice will bring awareness  to the 
American and Albanian people and the international arena 



 
 
Konferenca e parë ndërkombëtare:"Çështja e Çamërisë:  Perspektivat 
ndërkombëtare dhe Mundësitë për një zgjidhje  paqësore"




BEQIR SINA, New Jersey  





Në hollin"Salla e Lirisë - Liberty Hall" të Kean  Universitetit, për 
studentë e Universitetit Kean u çelë me këtë rast një  Ekspozitë me fotografi 
"Çamëria gjatë shekujve", dhe u ekspozuan libra të  autorve shqiptar e të huaj 
për Çamërinë



Union, New  Jersey: Në një ndër tre universitetet më të mëdha në New 
Jersey, dhe  një ndër 10 universitetet më të mëdha në Shtetet e Bashkuara - Kean 
University,  ditën e shtunë në mesdrekë, u mbajt një konferencë 
ndërkombëtare, për Çamërinë,  organizuar nga Organizata Shqiptaro - Amerikane Çamëria 
(AAOC) dhe Instituti i  të Drejtave të Njeriut,(HRIKU). Me këtë rast u çelë 
edhe një ekspozitë me  fotografi "Çamëria gjatë Shekujve"
 
 
 
Ne vijim do te ndiqni nje  permbledhje me te gjere te simposiumit 
Konferenca e parë  ndërkombëtare:"Çështja e Çamërisë: Perspektivat ndërkombëtare dhe 
Mundësitë për  një zgjidhje paqësore"
 
 
Ne fjalen e tij  inxhinier Sali Bollati aktivisti i palodhur i çeshtjes 
Çame ne Amerike, biri i  Çamerise, ai qe si femije e pa me syte e tij - 
masakren e gjenocidin ndaj  popullsise çame, me rastin e ketij pervjetori 
perkujtoje  :  

Une isha vetem 7 vjec, kur u zgjuam ne mengjes nga krisma e  armeve; nena 
na ngriti dhe mbasi mblodhi disa plaçka u nisem per ne shtepine e  
Daj-Muhametit qe ishte ngjitur me sahatin, ne qender te qytetit. Shtepia e jone  
ngjitur me kullen Mesjetare te Bollatateve ndodhet ne krye te Paramithise dhe  
sot eshte transformuar ne Muze. Vellai I madh 13 vjecar, Ferhati u largua me  
vrap per ne shtepine e Halla-Shazos per te qene si gjithemone me kushuririn 
dhe  bashkemoshatarin e tije, Avniun, por rruges e vrane te fshehur ne nje 
kaçube.  
Kur mbritem ne  shtepine e Dajes, djali I xhaxhait te nenes, Qazimi Bako,i 
thote babait tim qe  hajde te ikim se greket do na vrasin (ai ne fakt u 
largua dhe vdiq ne Tirane me  1982); babai im I mjere e kundershtoi largimin, 
duke I thene se nuk mund ti leje  vetem femijte dhe gruan, nuk kam bere 
asnjehere ndonje veprim kunder grekeve,  perkundrazi I kam perkrahur e ndihmuar ne 
çdo rast nevoje; keshtu qe nuk mund te  largohem vetem. Por 
fatekeqesisht,mbas gjysem ore, hyne zervistat ne dhome dhe e  rrembyen me force babain e 
shkrete duke mos e lene as kepucet ti mbathte. Fjalet  e babait shume te 
dashur, qe na rriste dhe edukonte dhe rrembimin e tije kur  neve qanim e 
bertisnim nuk mund ti heq nga mendja as edhe sot. Babain bashkê me  dhjetra te tjere 
te pafajshem I masakruan dhe pushkatuan ne oborrin e shkolles.  
Mbasi rrembyen  Babain, nena na ngriti dhe u nisem perseri per ne shtepi. 
Kur hyme ne oborrin e  madh te shtepise u tmeruam , aty gjetem kufomen e 
gjakosur te gjyshit 82 vjeçar,  te cilin mbasi e kishin terhequr zvarre neper 
shkallet e gurta e kishin  pushkatuar. Mbas kesaj skene te tmerrshme, nena e 
dashur, na morri dhe na çoi ne  ish Ndertesen e Medreses. Aty gjetem te 
strehuar edhe shume familje te  tjera.Mbas pake kohe na nxorren perjashta ne 
oborr per te na pushaktuar. Tek  dera e madhe e oborrit prane mitrolozit te 
ngrehur, qendronte nje ushtar  zervist. Nena e shkrete na mblodhi rreth vehtes 
si pula zogjet e vete duke ju  falur Zotit per meshire. Faktikisht, mbas pake 
kohe arriti nje zervist tjeter  dhe e urdheroi ate qe ta ngrinte mitrolozin 
per ne nje vend tjeter.  
Per nje moment  kujtuam se shpetuam. Por Jo. Nje oficer zervist erdhi dhe 
morri nenen time shume  te dashur; ajo nxorri nga gjoksi te vetmen fotografi 
te babait tashme te  pushkatuar dhe me porositi qe ta rruaj si gje te 
shenjte. Mbas pake morrem  lajmin e keq se edhe nenen 36 vjeçare, e kishin 
pushkatuan brenda ne xhamine e  Bollatateve.  
Kjo eshte nje pjese  jetuar me tmerr ne kalvarin e Paramithise ku masskruan 
ne menyren gjakatare nje  kushurire e imja Sanije Bollati te cilen e dogjen 
me benzine, ndersa 56 vjeçarit  Omer Muratit I rropen nje pjese te lekures 
dhe mbasi ja lyen me kripe ja ngjiten  perseri.  
Jani Sharra, ne  librin e tije “Istoria tis Periohis Igumenitsa”, botuar 
ne Athine me  1985,shkruan: “...Familja e Muharem Bollatit qe u masakrua ne 
menyre shtazarake,  nuk ka pasur as fajin me te vogel.”  

Brenda dy ditesh mbi 600 shqiptare te pafajshem u torturuan dhe u  vranê 
nga monarkofashistat greke  

Mbetem neve te  kater, Qerimeja 10 vjeçare, une, Faruku 5 vjeç dhe Makbulja 
2 vjeçare. Keshtu ne  bashke me afro 200 te tjere te mbetur, na grumbulluan 
ne shtepine e madhe te  Muhedineve qe e transformuan ne burg. Aty vuajtem 
deri ne nendor se bashku me  Teto Zybiden te ciles i kishin pushkatuar te 
shoqin, kishte mbetur me  djalin,Tasinin 3 muajsh  
Po aty ne burg nga  uria, papastertia dhe semundjet vdes motra e vogel 
Makbulja dhe gjyshja 72  vjeçe. Faktikisht ne ato 6 muaj,vdiqen aty mbi 100 
njerez, kryesisht femije e  plaka.  
Nga fundi I nendorit  1944, ushtaret angleze (ketu vlen per tu theksuar se 
interesat strategjike te  tyre kunder synimeve komuniste ishin shkak edhe 
per heshtjen e tyre ndaj  masakrave te popullesise shqiptare te Çamerise ne 
ate kohe); ne qe mbetem me  shume te semure se gjalle, na pyeten se ku te na 
transferonin ne Turqi, Egjypt,  Angli ose gjetke. por ato pake gra qe kishin 
mbetur gjalle, insistuan qe neve  duam te na shpini vetem ne Shqiperi, se 
Shqiperia eshte nena e jone!!  
Dhe ata na çuan nje  nate ne Gumenice dhe te nesermen na hypen ne 4 
motovedeta dhe na nxorren ne  Sarande e Himare.  
Nga Himara, ne mes  te dimrit te ashper kam hecur ne kembe. Nata na zuri te 
vendosur ne kembet e nje  ure. Aty ne te ftohte, Faruku duke qare I 
kerkonte Tetos. Nuk me ndahen nga  kujtesa fjalet dhe te qaret e tije dhe tonat 
bashke qe nuk kishim as edhe nje  cope buke per ti shuar urine . Nga te ftohtit 
I hypen ethe dhe dridhje te forta  dhe te nesermen kur mbritem ne Dukat 
ishte krejtesisht I keputur e mezi  qendronte ne kembe. Per fat te mire 
partizanet na hypen ne nje makine.Mbasi  mberitem ne Vlore , Tetoja e shpuri drejte 
e ne spital, por fatekeqesisht te  nesermen vdiq.  
Keshtu nga nente  veta , mbeta une me Qerimene 10 vjeçare.  

Poeti atdhetar  Gjergj Komnino , ja si pershkruan me 1945, Genocidin ose me 
mire Holokaustin qe  kryen shovinistat greke ndaj shqiptareve ne Paramithi 
e ne gjithe Çamerine  
Keto objektiva si  dhe misioni Organizates Shqiptaro-Amerikane Çameria jane 
krijuar per te  promovuar dhe ruajtur vlerat e kultures, historise, dhe 
trashegimise etnike te  Shqiptaro-Amerikaneve nga rajoni i Çamerise te cilet 
kerkojne drejtesi nepermjet  standarteve demokratike dhe te shtetesise 
Amerikane per te denuar aktet e  Genocidit grek te ushtruar ndaj popullit çam dhe 
te lejoje kthimin e tyre ne  trojet amtare ne Çameri. Pozicioni kryesor i 
Organizates eshte qe me punen qe do  te bejne veprimtaret e saj, do te merret 
nje hap me i madh per zgjidhjen  dinjitoze te ceshtjes çame.  
Kjo organizate  zhvilloi edhe tubime te tjera ne deget perfaqesuese ne 
shtetet Illinois,  Michigan, New Jersey dhe Philadelphia, ku banojne mijera 
pjestare te ketij  komuniteti. Pas 100 vjete dhune, trysnie, vuajtesh dhe 
persekutimesh nga qeveria  Greke, komuniteti çam mori vete persiper fatin dhe 
çeshtjen e tij duke krijuar  Shoqaten Atdhetare Çameria, me pas Partine per 
Drejtesi Integrim the Unitet qe  tashme ka dy perfaqesues ne parlamentin 
shqiptar, dhe organizata te tjera ne  diaspore. Vlen te theksohet se qeverite 
shqiptare paskomuniste e kane injoruar  dhe deri me sot ende nuk kane ngritur 
asnje rezolute per kete problem ne  Parlament
 
 
 
 



Kjo eshte nje esse e  derguar per kete konference  
Nju Jork, 12 nëntor 2011

Prof. Dr. Agron Fico 
Kryetar i Akademisë  Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve 


VLERA UNIVERSALE E KULTURËS  ÇAME 

Kultura është pasaportë  e identitetit kombëtar dhe njëherazi dhe ADN-ja e 
tij. Në gjirin e kulturës së  kombit shqiptar, kultura çame shquhet për 
origjinalitet dhe lashtësi e duke  parafrazuar Ernest Koliqin kjo do të thotë se 
është edhe e  pasur. 
Kultura çame para shumë  dhjetëvjeçarëve ka tërhequr vëmendjen e dijetarëve 
të huaj për vlerat e saj  universale. Kështu, më 1895 gjuhëtari i njohur 
Holger Pedersen botoi në vëllimin  “Albanische Texte mit Glossar” edhe 12 
përralla çame, të cilat tërhoqën  vëmendjen e studiuesve skrupulozë jo vetëm 
për subjektet e veçanta, por mbi të  gjitha për gjuhën, të quajtur “e folmja 
çame”, plot origjinalitet, njomështi,  muzikalitet, me karakteristikat e 
grupit bashkëtingëllor “kl”, “gl”,  etj. 
Danezi Holger Pedersen ecte  në gjurmët e pionierit të albanologjisë, 
Johann Georg von Hahn, që në veprën  “Studime shqiptare” (1854) botoi edhe mjaft 
margaritarë nga folklori çam,  sidomos këngë lirike. 

Në qershor të viti 1960  në një ekspeditë folklori që bëra në fshatrat 
Kondispol, Vërvë, Xarë, etj, në  kërkimin të varianteve të mbledhura dhe botuara 
nga Pederseni shekuj më parë,  doli se ende ruheshin variante të atyre 
tregimeve  popullore. 

Një ndihmesë të pamasë  për kulturën folklorike çame pati puna kërkimore e 
përbashkët shqiptaro-gjermane  e vitit 1958 në zonat e populluara me banorë 
çamë në Shqipëri. Me metoda  kërkimore shkencore u gjurmuan dhe u 
regjistruan me teknikën moderne dhjetëra e  dhjetëra variante të këngëve dhe tregimeve 
popullore çame në një shtrirje kohore  prej disa muajsh. Grumbullimi i një 
thesari folklorik kaq të madh dhe me  regjistrime teknike bashkëkohore ishte 
i pari në historinë e traditave  folklorike shqiptare. Botimi i kësaj “
enciklopedie të letërsisë gojore çame” në  dy vëllime, shoqëruar edhe me 
transkriptimin muzikor nga Akademia Gjermane e  Shkencave e lartësoi dhe e bëri të 
njohur botërisht pasurinë, origjinalitetin e  artit poetik krijuar brez pas 
brezi në Thesprotinë antike, Çamërinë e  sotme. 

Kultura folklorike çame  me lashtësisë, origjinalitetin e veçantë jep dorë, 
sipas studiuesit Vasil Tole,  për të trajtuar edhe enigmën e vështirë të 
prejardhjes së iso-polifonisë  shqiptare, e cila më 2005 u pranua si “
Trashëgimi gojore botërore e njerëzimit”.  Etnomuzikologu Vasil Tole shkruan: “
Shihet se Hadi, ky territor i nëntokës ku,  sipas Homerit, kori i Sirenave 
vajtore dhe të gjitha shpirtrat e luftëtarëve të  mëdhenj të antikitetit... 
tërheq vëmendjen me faktin se mbitoka e tij ruan, ende sot, një ndër të  vetmet 
tradita shumëzërëshe më origjinale të trashëgimisë shpirtërore botërore:  
vajtimin iso-polifonik dhe iso-polifoninë në tërësi…” (Vasil S. Tole: “Pse  
qanë kuajt e Akilit”, 2011, f.53). Më tej autori sqaron: “...Hadesi... 
lokalizohen si të tilla në  rajonin e maleve të Sulit, Thesprotia e dikurshme: 
Çamëria e sotme...” (Po  aty, f.53). 

Po kështu edhe mjaft  njësi koreografike, masa muzikore dhe poetike si “
vallja pirrike” me një figurë muzikore  dy-pjesëshe dhe përbërë nga dy rrokje 
të patheksuara, e quajtura “këmbëza  pirrike” si dhe “këmbëzën mollose”  me 
tre elemente të gjatë që lidhet gjithashtu me fisin epirotas të mollosëve, “
këmbëzën peone” me origjinë po ashtu  nga një fis ilir, peonët. 

Universi i folklorit  çam është edhe tepër i gjerë, që përfshin vallet 
magjike si, vallja e Osman  Takës; meloditë e ëmbëla, si tek “Kënga e Çelo 
Mezanit”, etj., kostumet me  ngjyrën e kaltër të detit Jon dhe të verdhën e 
kopshteve me limona e  portokalle. 

Çamët janë autoktonë  dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të fiseve ilire. “
Kaonët dhe thesprotët e pas  tyre edhe kasopët, të gjithë bashkë janë 
thesprotë, - shkruan Straboni, - dhe  banojnë në bregdetin që fillon nga malet 
Keraune gjer në gjirin e Ambrakisë”.  (Selman Sheme: “Çamëria”, 2005, f.27). 

Me interes është edhe  emri i krahinës dhe popullit të saj. Në ditët tona 
përdoren paralelisht dy emra  si dublim të njëri-tjetrit: në të folmen e 
popullit përdoret emri “Çamëri” për  vendin dhe ‘çam’ për banorët e tij; 
ndërsa në literaturë përdoret emri ‘Epir’  dhe përkatësisht ‘epirot’. Emrat 
Epir dhe epirot ndeshen veçanërisht në  literaturën greke. 

Edhe emri Çamëri ka  gjithashtu një prejardhje të lashtë historike. Të 
parët që kanë trajtuar  origjinën e fjalës Çamëri kanë qenë M. Leak dhe F. 
Pouqueville në shekullin e  XIX. Argumenti kryesor është vetë toponimia, që ka 
një natyrë konservative.  Është vërejtur një lidhje e ngushtë e emrit Çamëri 
me emrin e lumit që përshkon  krahinën, Thjamisin antik. Thjamisi është 
identifikuar me lumin Kalamas, që  derdhet në detin Jon. 

Dijetari i njohur  Uiliam Lik pa te fjala “çam” një reflektim të emrit të 
vjetër Thjamis, duke  paraqitur si një vazhdimësi jogreke. Madje etimologu i 
madh shqiptar Prof. Eqrem  Çabej shpjegoi me rregullat e fonetikës 
historike shqipe evolucionin e ‘Thjamis  -çam’. 

Emrat “Çamëri”  (“Thesproti”) dhe “Epir” kanë bashkëjetuar për një kohë 
të gjatë, por ndërsa  emri Çamëri ka mbetur në shtrirjen historike nga gjiri 
i Artës në jug gjer në  gjirin e Sarandës në veri, shtrirja e emrit Epir ka 
 ndryshuar. 

Kjo bashkësi e  talentuar në gjirin e kombit iliro-arbëresh-shqiptar, 
bashkësia çame, ka krijuar  jo vetëm një kulturë të njohur edhe jashtë Ilirisë, 
por me shpirtin demokratik,  miqësor dhe punëdashës, meriton të ketë të 
drejtat e veta njerëzore dhe të kthehet në viset e të parëve të vet, që egërsisht 
ia  kanë mohuar. 
I gjithë ky genocit barbar është plasmuar artistikisht në  penën e poetit 
Xhaferri: 

Ulërin era e Mesdheut mbi trojet e lashta  thesprote
Mbi të shtrenjtat trojet tona stërgjyshore,
Mbi kullotat e  braktisura kullotnin rrufetë.
Ullishtat e pavjelura gjëmojnë si dallgë nëpër  bregore
Dhe kudo toka çame nën savanin e reve,
Me thikë në ije, në gjak e  mbytur dergjet.
IMG_0099.JPG (image/jpeg, 21.7 KB) - not displayed
IMG_0104.JPG (image/jpeg, 26.8 KB) - not displayed
IMG_0107.JPG (image/jpeg, 31.8 KB) - not displayed
IMG_0113.JPG (image/jpeg, 22.8 KB) - not displayed
IMG_0117.JPG (image/jpeg, 33.9 KB) - not displayed
IMG_0121.JPG (image/jpeg, 29.9 KB) - not displayed
IMG_0123.JPG (image/jpeg, 34.8 KB) - not displayed
IMG_0124.JPG (image/jpeg, 34.5 KB) - not displayed
IMG_0125.JPG (image/jpeg, 39.2 KB) - not displayed
IMG_0127.JPG (image/jpeg, 30.8 KB) - not displayed
IMG_0128.JPG (image/jpeg, 39.1 KB) - not displayed
IMG_0131.JPG (image/jpeg, 31.2 KB) - not displayed
IMG_0132.JPG (image/jpeg, 45.7 KB) - not displayed
IMG_0137.JPG (image/jpeg, 31.3 KB) - not displayed
IMG_0138.JPG (image/jpeg, 28.4 KB) - not displayed
IMG_0142.JPG (image/jpeg, 20.6 KB) - not displayed
IMG_0144.JPG (image/jpeg, 38.3 KB) - not displayed
IMG_0146.JPG (image/jpeg, 28.9 KB) - not displayed
IMG_0147.JPG (image/jpeg, 32 KB) - not displayed
IMG_0149.JPG (image/jpeg, 21.9 KB) - not displayed
IMG_0150.JPG (image/jpeg, 28.9 KB) - not displayed
IMG_0157.JPG (image/jpeg, 23.7 KB) - not displayed
IMG_0098.JPG (image/jpeg, 16.3 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.