Familja Mbretërore falenderon Kryeministrin e Shqipërisë, Sh.T. Prof. Dr. Sali B
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
OBORRI MBRETËROR SHQIPTAR ROYAL COURT OF
THE ALBANIANS
Pallati i Vjetër Mbretëror
P.Box. Nr.8170
Rr. “Murat Toptani”, Tel. ++355 42
261281 Tirana, Albania
Tiranë, Shqipëri
Tiranë, më 17 nëntor 2011
DEKLARATË PËR MEDIA
Familja Mbretërore falenderon Kryeministrin e Shqipërisë, Sh.T. Prof. Dr.
Sali Berisha, për vizitën që bëri sot te N.M.T. Mbreti Leka I në QSUT Nënë
Tereza.
Prezenca, fjalët e ngrohta dhe dashamirëse të Kryeministrit e gëzuan
N.M.T. Mbretin Leka I dhe i dhanë vullnet për kapërcimin e kësaj situate dhe
daljen sa më të shpejtë nga spitali.
N.M.T. Mbreti Leka I shprehu mirënjohjen e Tij dhe e falenderoi
përzemërsisht Kryeministrin e vendit për kohën dhe miqësinë e sinqertë që ka treguar
dhe vazhdon të tregojë për Familjen Mbretërore
Kryeministri Berisha shprehu optimizmin e tij, si dhe tregoi gatishmërinë
e qeverisë dhe personal të tij në dispozicion të N.M.T. Mbretit Leka I.
Zyra e shtypit
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 1.6 KB) - not displayed