SHBA: U arrestua ne Pennsylvania Oscar Ortega-Hernandez,
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
SHBA: U arrestua ne Pennsylvania Oscar Ortega-Hernandez, - njeriu i dyshuar per te shtena me arme ne afersi te Shtepise se Bardhe BEQIR SINA, New York I arrestuari eshte 21-vjeçari Oscar Ortega-Hernandez ose siç thirrej ai Oskar Ortega Ramiro, ka nje rekord te gjate penale ne disa shtete te SHBA Oscar Ramiro Ortega WASHINGTON D.C: (Bota Sot) Autoritetet amerikane te drejtesise thane se kane arritur sot te vene ne pranga njeriun qe qelloi me arme zjarri ne drejtim te Shtepise se Bardhe, Keshtu njoftoi nje buletin i radios se Uashingtonit WTOP. Oscar Ortega-Hernandez, i cili eshte i njohur edhe si Oskar Ramiro Ortega, eshte marre ne paraburgim nga Policia e Shtetit te Pensilvanise. Ai u arrestua ne nje hotel Indiana, ne Pennsylvania rreth 12:35 te dites se sotme. Arrestimi tij u be sipas nje urdher arresti te leshuar nga pese axhensi te zbatimit te ligjit federal si Task Force - qe perfshin perfaqesues nga FBI, Byroja e luftes kundra Alkoolit, Duhanit, Armeve te Zjarrit dhe Eksploziveve, DC Washington Metropolitan Police Department, Policia e Parqeve Shtetrore dhe Sherbimi Sekret Amerikan - Ne zbulimin dhe arrestimin e tij kete mengjes tha radio WTOP , per te kerkuar per Ortega -Hernandez, pasi u gjeten plumbat me te cilat u godit nje dritare e Shtepise se Bardhe, qe besohet te kete qene te qelluar nga arma e tij - qe u gjet ne nje park afer Shtepise se Bardhe, u ngazhuan axhentet me profesional . Ortega tha radio WTOP besohet te kete gjuajtur me nje pushke kineze AK-47 dhe e ka bere sulmin nga brenda nje automjeti ne kryqezimin e rruges 16 NW dhe Constructional Avenue. Ortega do te perballet me disa shkalle akuzash si krimin, te armembajtjes palje, mbante nje arme te rrezikshme, edhe akuza me teper qe mund te rendoje ate duke patur parasysh roli i tij si i arratisur. Ngjarja : Sherbimi sekret amerikan tha se nje plumb ka goditur nje dritare te brendshme te Shtepise se Bardhe por eshte ndalur nga xhami i blinduar.Sherbimi Sekret qe ka per detyre te mbroje presidentin amerikan dhe zyrtare te tjere te larte, filloi hetimet pas njoftimeve per shtenie me arme prane Shtepise se Bardhe te premten. Nje plumb i dyte u gjet gjithashtu i ngulitur ne ndertese. Policia pate leshuar urdher arresti per nje 21 vjeçar qe besohet te kete lidhje me incidentin e se premtes, por Sherbimi Sekret nuk ka bere nje lidhje te qarte mes ketij incidenti dhe plumbave te gjetur ne Shtepine e Bardhe. Pese axhensi zbulimi ne ndjekje te personit qe shtiu me arme zjarri ndaj Shtepise se Bardhe Policia amerikane ka shperndar, sot gjate dites per median foton e Oskar Ortega Ramiro - njeriun e dyshuar per te shtena me arme ne afersi te Shtepise se Bardhe, naten e premtete te javes se kaluar. Dy plumba kan goditur xhamat e dritares ndersa nje plumb thuhet te kete mbetur ne dritare mbi dhomen e cila konsiderohet si shtepia e presidentit te SHBA - Nje numer i papercaktuar axhentesh, ekespertesh te policise sekrete, zyrtaret federale, u tha se ishin ne gjurmimin e autorit. Shtepia e Bardhe zyra e sigurise se Presidentit, tha se kane ngritur nje task force posaqerisht per rastin dhe per te sjelle ate ne paraburgim autorin. Me themelimin e Task Force, per te kerkuar Oskar Ortega Ramiro numri i agjencive te zbatimit te ligjit, per ruajtjen e Presidentit te SHBA, per here te pare ne historine e Shtepise se Bardhe, ka shkuar ne pese, duke perfshire keto axhensi zbulimi : FBI, Byroja Federale e Luftes kundra Droges, Alkoolit, Duhanit, Armeve te Zjarrit dhe Eksploziveve, DC Washington Metropolitan Police Department, Policia e Parqeve te SHBA dhe Sherbimit Sekret te SHBA. Arma e gjetur ne vend ngjarje Sipas nje raporti te perbashket te ketyre axhensive Oskar Ortega Ramiro besohet te kete shtene me nje pushke gjysme automatike AK-47 (nje pushke e prodhimit kinez). Goditja eshte bere sipas raportit nga brenda nje automjeti ne kryqezimin e rruges dhe 16 Avenue NW dhe Constitution Avenue, naten mes te enjtes dhe te premtes te dates 11 nentore. Arma u gjet e hedhur ne parkun qe ndodhet ne bllokun e rruges Constitution - Kushtetuta Avenue. Plumbat u gjeten me pas ne trotuarin dhe barin e Shtepise se Bardhe te marten, dhe ishin te njejte me tre plumbat qe u gjeten ne dritaren e Shtepise se Bardhe Me kete rast vetem ishte demtimuar nje xham prej qelqi balistike ne anen e jashtme te rezidences presidenciale. Grupi hetimor kane akuzuar Oskar Ortega Ramiro - me nje akuze per krim, armembajtje pa lje mbante nje arme te rrezikshme. Zyrtaret e Shtepise se Bardhe deklaruan sot se "nuk jane ende te sigurt se a ishte me te vertete dhe se kishte per qellim per te shenuar Presidentin ne Shtepine e Bardhe apo jo !?, edhe pse ata kane leshuar paralajmerimet se ai eshte potencialisht nje person i rrezikshm. Shtepia e Bardhe, tha se ne kohen e shenjestres , pra te incidentit, Presidenti Barak Obama nuk ishte ne banesen presideniciale. Grupi hetimor menjeher pas ngjarjes ka shperndar foton e Oskar Ortega Ramiro - duke shenuar dhe disa te dhena figurative, ku thote se Ortega ka disa tatuazhe te veçante, duke perfshire nje shkrim me germa te medha "Izraeli" ne anen e majte te qafes se tij. Oskar Ortega Ramiro eshte njeri me probleme me policine, mbasi ai eshte arrestuar ne te kaluaren per perdorim dhe shitje te droges dhe eshte akuzuar per sulme me arme ne Idaho, Utah dhe Texas. Grupi hetimor ka raportuar se Ortega eshte marre ne pyetje nga policia ne Arlington pak para se te shtenat ne Shtepine e Bardhe ndodhen, por ai u lirua se nuk kisha asnje dyshim deri ne ate moment. Policia arrestoi 21-vjeçarin Oskar Ortega Ramiro, i cili ka nje rekord te gjate penale ne Idaho Shots fired: At least two bullets made their way onto White House grounds. One was found lodged in a window Shots fired: At least two bullets made their way onto White House grounds. One was found lodged in a window Hampton Inn Indiana, Exterior
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 13.8 KB) - not displayed
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 22.6 KB) - not displayed
clip_image003.jpg
(image/jpeg, 60.7 KB) - not displayed
clip_image004.jpg
(image/jpeg, 62.7 KB) - not displayed
clip_image005.jpg
(image/jpeg, 49.4 KB) - not displayed
clip_image006.jpg
(image/jpeg, 30.9 KB) - not displayed