Ceshtja e Camerise:Perspektivat nderkombetare dhe Mundesite per nje zgjidhje

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Konferenca  e pare nderkombetare:"Çeshtja e Çamerise: Perspektivat 
nderkombetare dhe  Mundesite per nje zgjidhje paqesore" 

BEQIR  SINA, New Jersey   
Ne  hollin"Salla e Lirise - Liberty Hall" te Kean Universitetit, per 
studente e  Universitetit Kean u çele me kete rast nje Ekspozite me fotografi 
"Çameria gjate  shekujve", dhe u ekspozuan libra te autorve shqiptar e te huaj 
per  Çamerine



Union,  New Jersey:  Ne nje nder tre universitetet me te medha ne New 
Jersey, dhe nje nder 10  universitetet me te medha ne Shtetet e Bashkuara - Kean 
University, diten e  shtune ne mesdreke, u mbajt nje konference 
nderkombetare, per Çamerine,  organizuar nga Organizata Shqiptaro - Amerikane Çameria 
(AAOC) dhe Instituti i  te Drejtave te Njeriut,(HRIKU). Me kete rast u çele 
edhe nje ekspozite me  fotografi "Çameria gjate Shekujve".

Konferenca u mbajte ne Kean  University, i cili sherben studenteve te saj 
ne artet liberale, shkencat, dhe  profesioneve me nje perkushtim per rritjen 
intelektuale dhe kulturore dhe eshte  i njohur mire per programet e saj ne 
shkencat humane, njihet si me i madh ne  shtetin e Nju Jersey. 

Kean University, ka disa Qendra te shumta  kerkimore, per kete çeshtje, 
ndoshta me te dukshemet ne New Jersey, siç jane  Qendra per Shkence, Teknologji 
dhe dallohet per Institutin e te Drejtave te  Njeriut, dhe Qendra Burimet e 
Holokaustit, Qendra e Studimeve Etnike Lipman, dhe  Salla e Lirise - 
Liberty Hall, aty ku u mbajte dhe konferenca per çeshtjen e  Çamerise : 
"Konferenca e pare nderkombetare - Çeshtja e Çamerise: Perspektivat  nderkombetare dhe 
Mundesite per nje zgjidhje paqesore". 


Organizimi i  kesaj konference ishte nje arritje per çeshtjen e Çamerise, 
pasi pjesemarres  ishin drejtuesit e me te lart te çeshtjes çame, ne SHBA, 
kryetari i AAOC  inxhinier Sali Bollati, dhe Presidenti i saj Endri Merxhushi, 
Presidenti i  Nderit i Partise per Drejtesi Integrim dhe Unitet, zoti Tahir 
Muhedini,  Publicisti dhe analisti britanik, gazetari i njohur professor 
James Pettifer nga  Akademia e Mbrojtjes se Mbreterise se Bashkuar(CSRC) dhe 
lektori i disa  Akademive te Mbrojtjes ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, si 
dhe Dr. Dawood  Farahi Presidenti i Universitetit Kean ne New Jersey. 

Pjese  e kesaj konference, e para e ketij lloji ne SHBA per çeshtjen e 
Çamerise ishin  edhe personalitete te njohura nga vendlindja dhe diaspora si : 
Dr. Ibrahim Gashi  kryetar i Instituti i Integrimit te kultures shqiptare, 
publicisti dhe gazetari  Frank G. Shkreli, ish Drejtor i seksionit shqip ne 
Zerin e Amerikes, dhe Drejtor  programi per EuroAzine, Professor Agron Fico, 
shkrimtar e publicist, nen/kryetar  i Akademis se Shkencave 
Shqiptaro-Amerikane, me qender ne New-York, kryetari i  Federates PanShqiptare te Amerikes 
VATRA, Dr. Gjon Buçaj, shkrimtari i njohur  professor Nuam Prifti, dhe 
veterani patriot zoti Qemal Lepenica, kryetari i  Partise Levizja e Legalitetit ne 
SHBA, zoti Hakik Mena, Professor Sevdai  Kastrati, te cilet ose ishin te 
pranishem e mbajten kumtesa, nje fjalime, ose i  derguan kumtesat e tyre, ne 
lidhje me çeshtjen e Çamerise.


Ky  eveniment u shfrytezua per prezantimin e çeshtjes se Çamerise nder 
vite,  problematika e zgjidhejes se kesaj çeshtje, si dhe puna e bere deri tani 
ne kete  drejtim nga shqiptaret, sensabilizimi i çeshtjes çame ne SHBA, dhe 
rruga drejt  zgjidhjes se kesaj çeshtje, me veshtrim nga Uashingtoni. 

Konferenca  e pare nderkombetare Çeshtja e Çamerise: "Perspektivat 
nderkombetare dhe  Mundesite per nje zgjidhje paqesore", ishte hapi i pare, ne kete 
drejtim ne  SHBA, i hedhur nga Organizata Shqiptaro-Amerikane Çameria, e 
cila, eshte nje  organizate jofitimprurese e shqiptaro- amerikane . Ne gjirin e 
saj jane anetare  qe sot jane qytetare amerikane, te cilet kane lindur ne 
Çameri (pjesen  veriperendimore ne Greqi) dhe individe me prejardhje nga 
Çameria, qe kane si  mision kryesor zgjidhjen paqesore te çeshtjes se Çamerise. 


Ne kete  konfrence, panelistet, thane se mbas-Luftes se Dyte Boterore dhe 
pas periudhes  se Luftes se Ftohte, ne Ballkan, ky gadishull i trazuar ka 
qene i perfshire ne  nje periudhe konfliktesh dhe luftera te pergjakshme 
etnike, te cilat, nga mos  zgjidha e çeshtjeve etnike, sollen disa luftra ku 
humben jeten mbi 300 mije  njerez, si ne Kroaci, Bosnje, Maqedoni dhe Kosove, te 
cilat sollen shperberjen e  te ashtuquajtures ish Jugosllavise. Nder te 
tjera popujt e Ballkanit , qe  luftuan per liri dhe qe kan manifestuar zgjidhjen 
e saj ne rruget e lufterave  dhe tensionet e vazhdueshme, ishin sidomos 
shqiptaret, te cilet e fituan lirine  e tyre vetem me gjakun e derdhur per liri 
e pavaresi . 

Shqiptaret pas  çlirimit, lirise dhe Pavaresise se Kosoves, iu afruan 
gjithnje e me shume  çeshtjes se Çamerise, duke e sjellur ate me rrruge paqesore 
ne pranin e  vazhdueshme, ne kancelarit e botes, qendrat akademike ne bote, 
institucionet e  larta nderkombetare, te cilat merren me keto çeshtje, New 
Yorku, Washingtoni dhe  Brukseli. Çeshtja e Çamerise tani mbas renjes se 
komunizmit ne Shqiperi, mbas  sundimit te eger komunist gjysme shekullor te 
diktatures se vendosur ne vend  prej Enver Hoxhes, eshte me e prekur, me e 
ndjeshme, ajo eshte kthyer si faktor  paqe rajonale ne rajon dhe me gjere, ne se 
zgjedhet. Per kete shqiptaret, si ne  Shqiptari, me partin PDIU parti e cila 
mbron dhe perfaqeson te drejtat e çameve,  shoqatat dhe organizatat, por 
edhe shqiptaret jashte saj - jane duke punuar  vazhdimisht pere kete çeshtje, 
per ate se çfare mund te behet per te arritur nje  zgjidhje paqesore per 
çeshtje etnike shqiptareve ne Ballkan, e pa zgjedhur per  shume dekada.

Fjala e hapjes, ne Konferencen e pare nderkombetare Çeshtja  e Çamerise: 
"Perspektivat nderkombetare dhe Mundesite per nje zgjidhje  paqesore", u mbajt 
nga zonjusha Janine Rivera, Asistente e diplomuar ne  Institutin e te 
Drejtave te Njeriut, e cila tha se foli ne nderim te Dr Henry -  Drejtor i 
Institutit te Drejtave te Njeriut - Kaplowitz. Nderkohe, qe Dr Dawoo  Farahi, 
Presidenti i Kean Universitetit, mbajti nje ligjerate te thukte, duke e  
paralelizuar disa here çeshtjen e Çamerise me ato ne vende te ndryshme te botes.  
Dr Dawoo Farahi, tha me sa ka studiuar, ai "Çeshtja e Çameris mund te 
zgjidhet  njesoje si jane zgjedhur neper bote, çeshtje me kulture dhe histori te 
njejte me  ate te Çamerise - duke thene se bota ka shembuj plote, qe mund t'a 
zgjedhe shume  lehte kete çeshtje bazuar ne kartat nderkombetare, pa e lene 
ate te "mavioset"  edhe me shume". 

Panelin  e pare e hapi Endri Merxhushi Presidenti i AAOC . Endri Merxhushi 
mbajti  kumtesen me titull : Interesat Kombetare te Greqise dhe zgjedhja e 
konfliketeve  greko-shqiptar - Çeshtje gjeopolitike dhe Ndikimi Nderkombetar 
i  Ballkanit. 

Mbas  tij referoi inxhinier Sali Bollati, (i cili mban nje BA dhe MS ne 
Inxhinieri  Kimike, te marre dekada me pare ne Universitetin Teknik 
Bratislave-se -Sllovaki.  Ai ka qene nje lektor e Kimise Analitike ne Universitetin e 
Tiranes per mbi 20  vjet ). Zoti Bollati u prezantua ne kete konference me 
temen mjaft te prekshme  :" Gjenocidi i Çamerise: Deshmia e nje deshmitar 
okular dhe nje te mbijetuari,  qe pa me syte tij masakren e grekerve te Zevros . 
Ne kumtesen e tij aktivisti i  palodhur i çeshtjes Çame ne Amerike, biri i 
Çamerise, ai qe si femije e pa me  syte e tij - masakren e gjenocidin ndaj 
popullsise çame, perkujtoje :  

Une isha vetem 7 vjec, kur u zgjuam ne mengjes nga krisma e armeve; nena  
na ngriti dhe mbasi mblodhi disa plaçka u nisem per ne shtepine e 
Daj-Muhametit  qe ishte ngjitur me sahatin, ne qender te qytetit. Shtepia e jone 
ngjitur me  kullen Mesjetare te Bollatateve ndodhet ne krye te Paramithise dhe sot 
eshte  transformuar ne Muze. Vellai I madh 13 vjecar, Ferhati u largua me 
vrap per ne  shtepine e Halla-Shazos per te qene si gjithemone me kushuririn 
dhe  bashkemoshatarin e tije, Avniun, por rruges e vrane te fshehur ne nje  
kaçube. 
Kur  mbritem ne shtepine e Dajes, djali I xhaxhait te nenes, Qazimi Bako,i 
thote  babait tim qe hajde te ikim se greket do na vrasin (ai ne fakt u 
largua dhe vdiq  ne Tirane me 1982); babai im I mjere e kundershtoi largimin, 
duke I thene se nuk  mund ti leje vetem femijte dhe gruan, nuk kam bere 
asnjehere ndonje veprim  kunder grekeve, perkundrazi I kam perkrahur e ndihmuar ne 
çdo rast nevoje;  keshtu qe nuk mund te largohem vetem. Por 
fatekeqesisht,mbas gjysem ore, hyne  zervistat ne dhome dhe e rrembyen me force babain e 
shkrete duke mos e lene as  kepucet ti mbathte. Fjalet e babait shume te 
dashur, qe na rriste dhe edukonte  dhe rrembimin e tije kur neve qanim e 
bertisnim nuk mund ti heq nga mendja as  edhe sot. Babain bashkê me dhjetra te tjere 
te pafajshem I masakruan dhe  pushkatuan ne oborrin e shkolles. 
Mbasi  rrembyen Babain, nena na ngriti dhe u nisem perseri per ne shtepi. 
Kur hyme ne  oborrin e madh te shtepise u tmeruam , aty gjetem kufomen e 
gjakosur te gjyshit  82 vjeçar, te cilin mbasi e kishin terhequr zvarre neper 
shkallet e gurta e  kishin pushkatuar. Mbas kesaj skene te tmerrshme, nena e 
dashur, na morri dhe na  çoi ne ish Ndertesen e Medreses. Aty gjetem te 
strehuar edhe shume familje te  tjera.Mbas pake kohe na nxorren perjashta ne 
oborr per te na pushaktuar. Tek  dera e madhe e oborrit prane mitrolozit te 
ngrehur, qendronte nje ushtar  zervist. Nena e shkrete na mblodhi rreth vehtes 
si pula zogjet e vete duke ju  falur Zotit per meshire. Faktikisht, mbas pake 
kohe arriti nje zervist tjeter  dhe e urdheroi ate qe ta ngrinte mitrolozin 
per ne nje vend  tjeter. 
Per  nje moment kujtuam se shpetuam. Por Jo. Nje oficer zervist erdhi dhe 
morri nenen  time shume te dashur; ajo nxorri nga gjoksi te vetmen fotografi 
te babait tashme  te pushkatuar dhe me porositi qe ta rruaj si gje te 
shenjte. Mbas pake morrem  lajmin e keq se edhe nenen 36 vjeçare, e kishin 
pushkatuan brenda ne xhamine e  Bollatateve.  
Kjo  eshte nje pjese jetuar me tmerr ne kalvarin e Paramithise ku masskruan 
ne  menyren gjakatare nje kushurire e imja Sanije Bollati te cilen e dogjen 
me  benzine, ndersa 56 vjeçarit Omer Muratit I rropen nje pjese te lekures 
dhe mbasi  ja lyen me kripe ja ngjiten perseri.  
Jani  Sharra, ne librin e tije "Istoria tis Periohis Igumenitsa", botuar ne 
Athine me  1985,shkruan: "...Familja e Muharem Bollatit qe u masakrua ne 
menyre shtazarake,  nuk ka pasur as fajin me te vogel.". Me tej Bollati ka 
theksuar se vetem brenda  dy ditesh mbi 600 shqiptare te pafajshem u torturuan 
dhe u vranê nga  monarkofashistat greke," theksoi, ne fund te kumtese se tij 
kryetari i AAOC  inxhinier Sali Bollati, 

James  Pettifer, mbajti kumtesen me titull: "Historia e Çamerise - Hapesira 
Gjeografike  dhe Koha Shqiptare" 


Ilir  Ademaj, mbajti kumtesen e tij Shqiptaret çam: Trashegimia kulturore 
dhe  gjuhesore e shqiptareve ne Çameri . Me kumtes te derguar u prezantua 
Sevdai  Kastrati. "Gjenocidi kulturor" ishte kumtesa e profesor Sevdai 
Kastrati, me  titull:" Faik Konica dhe Çeshtja Çamerine". Zoti Luan Isufi, nje 
veprimtari i  dalluar ne komunitet, mbajti kumtesen:" Ngjarjet historike dhe te 
jashtme me me  ndikimin ne Rajon per çeshtjen e Çamerise". Ndersa dergoi 
kumtesen e tij  publicisti Rasim Bebo me titull " Fakte te pabese - Gjenocidi i 
Çamerise -  Peshkopi Dorotheus ". Arben Llalla, publicist u prezantua nga te 
pranishimit me  referatin " Akuzat per Bashkepunimin me EDES - Bashkepunimi 
me nazistet  gjermane.".Dhe poetja nga Kosova Rita Saliu lexoi poezine 
"Vargje per Çamerine",  marre nga libri i saj. 

Prof.  Dr. Agron Fico, Nen/Kryetar i Akademise Shqiptaro-Amerikane te 
Shkencave dhe  Arteve, paraqiti per konferencen essen me titull :"Vlera 
Universale e Çeshtjes  Çame". Nderkohe qe zoti Hakik Mean mbajti kumtesen e tij me 
titull "Çeshtja çame  dhe Mbreti Zog ka qene e vetmeja zgjedhje per bashkimin 
e te gjitha trojeve  Shqiptare - Shqiperia Etnike". Kryetari i Vatres doktor 
Gjon Buçaj foli ne  menyre te detajuar per lidhjet e hershme te çeshtjes se 
Çamerise me federaten  Vatra, çameve qe ishin vatran te kulluar, ne 
diaspore, gjate regjimit  komuniste.




I ftuar ne kete Konference nga Shqiperia, ishte  Presidenti i Nderit i 
Partise per Drejtesi Integrim dhe Unitet, zoti Tahir  Muhedini, i cili 
pershendeti organizmin e nje aktiviteti kaq te rendesishem per  te gjithe shqiptaret 
dhe shprehu vleresimin per ate çfare eshte bere nga çamet  deri tani per 
kete çeshtje, dhe rolin e rendesishem qe luan ne kete çeshtje  Organizata 
Shqiptaro - Amerikane Çameria (AAOC), komuniteti çame ketu ne SHBA,  dhe i gjithe 
komuniteti shqiptare ne promovimin e sensabilizmin e vazhdueshme te  
nivelit te çeshtjes se Çamerise ne Shtetet e Bashkuara . Ai e quajti nje  
pervilegje qe shqiptaret jetojne ne kete vend te madh kampioni i lirise,  
demokracise dhe te te drejtave te njeriut anembane botes. 
“Ne,  shqiptaret, tha zoti Muhedini qe ishim dhe jemi ne zemer te Europes, 
por qe  ndame ne te shkuaren tone, nje nga historite me te hidhura, por 
gjithmone sot  mbas 20 vjetesh te demokracise, renjen e komunizmit, i them vetes 
qe jemi nje  komb i bekuar. Sepse ne jemi nje komb i bekuar, ngaqe ne çdo 
moment vendimtar te  ekzistences sone, te lirise sone, kemi pasur 
mbeshtetjen, ndihmen e ketij vendi  e kombi te madh dhe ia kemi dale mbane fale saj - 
ashtu si i a dolem me rrezimin  e komunizmit qe sundoi egersisht per 50 vjet 
shqiptaret, dhe solli demokratizmin  e Shqiperise, e cila sot ka bere shume 
perpara, por edhe per çlirmin, lirine dhe  pavarasine e Kosoves martire, dhe 
me shume te drejta te fituara per Shqiptaret  ne Mal te Zi, Maqedoni, 
Presheve, Bujanovc, e Medvegje." 

Ne  mbyllje Ilir Ademi moderatoi i kesaj konference - Konferences se pare  
nderkombetare "Çeshtja e Çamerise: Perspektivat nderkombetare dhe Mundesite 
per  nje zgjidhje paqesore", mbasi vleresoi maksimalisht nivelin e larte te  
organizimit te bere nga Organizata Shqiptaro - Amerikane Çameria (AAOC) dhe 
 Instituti i te Drejtave te Njeriut,(HRIKU), dhe falenderoi pjesmarresit,  
oratoret penaliste si dhe ata qe derguan, referate, kumtesa, esse, dhe 
studime,  stafin e Universitetit Kean per mikpritjen. Zoti Ademi prezantoi nje 
video  grafik te hartave historke te Çamerise ne shekuj vizatuar ose 
fotografuar nga  hartograf te njohur boteror, francez, britanik dhe amerikan me 
titull :  Trashegimia Kulturore e Çamerise dhe Hartografia e saj nga te  
Jashtmit". 

Konferenca per Çamerine: "Konferenca e pare nderkombetare  Çeshtja e 
Çamerise: Perspektivat nderkombetare dhe Mundesite per nje zgjidhje  paqesore", 
ishte eventi me i rendesishem i çeshtjes se Çamerise ne SHBA, si nje  tregues 
se nje te vertete historike mbi çeshtjen çame, gjenocidin ndaj kesaj  
popullsie shqiptare, e shperngulur me force nga shtepite dhe tokat e tyre ne  
Greqi. Mbi te gjitha ajo tregoi se i ka ardhur koha i zgjidhjes se kesaj çeshtje 
 ne menyre paqesore dhe sipas standarteve Europiane. Konferenca dallohej 
per  nivelin e larte te kumtesave, referatve, dhe studimeve, mbajtur ose 
derguar nga  penalistet dhe ekspozimit te kesaj çeshtje ne nivel nderkombetar ne 
mjediset e  ketij universiteti prestigjoz amerikan Universitetit Kean, me 
ane te nje  ekspozite fotografike dhe librave te autorve shqiptar dhe te huaj 
per  Çamerine. 
 
Ilir  Ademaj 
 
Endri  Merxhushi 
 


Sali  Bollati



Tahir  Muhedini 
 
L 
 
Luan  Isufi 
 
James  Pettiffer 
 
Dr. Gjon  Bucaj 
 
Hakik  Mena 
 
Dr.  Ibrahim Gashi  
 
Konferenca e parë ndërkombëtare:"Çështja e Çamërisë: Perspektivat  
ndërkombëtare dhe Mundësitë për një zgjidhje paqësore"



BEQIR SINA, New Jersey  





Në hollin"Salla e Lirisë - Liberty Hall" të Kean  Universitetit, për 
studentë e Universitetit Kean u çelë me këtë rast një  Ekspozitë me fotografi 
"Çamëria gjatë shekujve", dhe u ekspozuan libra të  autorve shqiptar e të huaj 
për Çamërinë



Union, New  Jersey: Në një ndër tre universitetet më të mëdha në New 
Jersey, dhe  një ndër 10 universitetet më të mëdha në Shtetet e Bashkuara - Kean 
University,  ditën e shtunë në mesdrekë, u mbajt një konferencë 
ndërkombëtare, për Çamërinë,  organizuar nga Organizata Shqiptaro - Amerikane Çamëria 
(AAOC) dhe Instituti i  të Drejtave të Njeriut,(HRIKU). Me këtë rast u çelë 
edhe një ekspozitë me  fotografi "Çamëria gjatë Shekujve".

Konferenca u mbajtë në Kean  University, i cili shërben studentëve të saj 
në artet liberale, shkencat, dhe  profesioneve me një përkushtim për rritjen 
intelektuale dhe kulturore dhe është  i njohur mirë për programet e saj në 
shkencat humane, njihet si më i madh në  shtetin e Nju Jersey. 

Kean University, ka disa Qendra të shumta  kërkimore, për këtë çështje, 
ndoshta më të dukshëmet në New Jersey, siç janë  Qendra për Shkencë, Teknologji 
dhe dallohet për Institutin e të Drejtave të  Njeriut, dhe Qendra Burimet e 
Holokaustit, Qendra e Studimeve Etnike Lipman, dhe  Salla e Lirisë - 
Liberty Hall, aty ku u mbajtë dhe konferenca për çështjen e  Çamërisë : 
"Konferenca e parë ndërkombëtare - Çështja e Çamërisë: Perspektivat  ndërkombëtare dhe 
Mundësitë për një zgjidhje paqësore". 


Organizimi i  kësaj konference ishte një arritje per çështjen e Çamërisë, 
pasi pjesëmarres  ishin drejtuesit e më të lart të çështjes çame, në SHBA, 
kryetari i AAOC  inxhinier Sali Bollati, dhe Presidenti i saj Endri Merxhushi, 
Presidenti i  Nderit i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, zoti Tahir 
Muhedini,  Publicisti dhe analisti britanik, gazetari i njohur professor 
James Pettifer nga  Akademia e Mbrojtjes se Mbreterise se Bashkuar(CSRC) dhe 
lektori i disa  Akademive te Mbrojtjes ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, si 
dhe Dr. Dawood  Farahi Presidenti i Universitetit Kean në New Jersey.


Pjesë e kësaj konference, e para e këtij lloji në SHBA për çështjen e  
Çamërisë ishin edhe personalitete të njohura nga vendlindja dhe diaspora si :  
Dr. Ibrahim Gashi kryetar i Instituti i Integrimit të kulturës shqiptare,  
publicisti dhe gazetari Frank G. Shkreli, ish Drejtor i seksionit shqip në 
Zërin  e Amerikës, dhe Drejtor programi për EuroAzinë, Professor Agron Fico, 
shkrimtar  e publicist, nën/kryetar i Akademis së Shkencave 
Shqiptaro-Amerikane, me qendër  në New-York, kryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës 
VATRA, Dr. Gjon  Buçaj, shkrimtari i njohur professor Nuam Prifti, dhe veterani 
patriot zoti  Qemal Lepenica, kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit në 
SHBA, zoti Hakik  Mean, Professor Sevdai Kastrati, të cilët ose ishin të 
pranishëm e mbajtën  kumtesa, nje fjalimë, ose i dërguan kumtesat e tyre, në 
lidhje me çështjen e  Çamërisë.


Ky eveniment u shfrytëzua për prezantimin e çështjes së  Çamërisë ndër 
vite, problematika e zgjidhejes së kësaj çështje, si dhe puna e  bërë deri tani 
në këtë drejtim nga shqiptarët, sensabilizimi i çështjes çame në  SHBA, dhe 
rruga drejt zgjidhjes së kësaj çështje, me vështrim nga  Uashingtoni.


Konferenca e parë ndërkombëtare Çështja e Çamërisë: "Perspektivat  
ndërkombëtare dhe Mundësitë për një zgjidhje paqësore", ishte hapi i parë, në  këtë 
drejtim në SHBA, i hedhur nga Organizata Shqiptaro-Amerikane Çamëria, e  
cila, është një organizatë jofitimprurëse e shqiptaro- amerikane . Në gjirin e  
saj janë anëtarë që sot janë qytetarë amerikanë, të cilët kanë lindur në 
Çamëri  (pjesën veriperëndimore në Greqi) dhe individë me prejardhje nga 
Çamëria, që  kanë si mision kryesor zgjidhjen paqësore të çështjes së Çamërisë.  


Në këtë konfrencë, panelistët, thanë se mbas-Luftës së Dytë Botërore  dhe 
pas periudhës së Luftës së Ftohtë, në Ballkan, ky gadishull i trazuar ka  
qenë i përfshirë në një periudhë konfliktesh dhe luftëra të përgjakshme etnike, 
 të cilat, nga mos zgjidha e çështjeve etnike, sollën disa luftra ku humbën 
jetën  mbi 300 mijë njerëz, si në Kroaci, Bosnje, Maqedoni dhe Kosovë, të 
cilat sollën  shpërbërjen e të ashtuquajturës ish Jugosllavisë. Ndër të tjera 
popujt e  Ballkanit , që luftuan për liri dhe që kan manifestuar zgjidhjen 
e saj në rrugët  e luftërave dhe tensionet e vazhdueshme, ishin sidomos 
shqiptarët, të cilët e  fituan lirinë e tyre vetëm me gjakun e derdhur për liri 
e pavarësi .  

Shqiptarët pas çlirimit, lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, iu afruan  
gjithnjë e më shumë çështjes së Çamërisë, duke e sjellur atë me rrrugë paqësore  
në pranin e vazhdueshme, në kancelarit e botës, qendrat akademike në botë,  
institucionet e larta ndërkombëtare, të cilat merren me këto çështje, New 
Yorku,  Washingtoni dhe Brukseli. Çështja e Çamërisë tani mbas rënjes së 
komunizmit në  Shqipëri, mbas sundimit të egër komunist gjysmë shekullor të 
diktaturës së  vendosur në vend prej Enver Hoxhës, është më e prekur, më e 
ndjeshme, ajo është  kthyer si faktor paqe rajonale në rajon dhe më gjerë, në se 
zgjedhet. Për këtë  shqiptarët, si në Shqiptari, me partin PDIU parti e cila 
mbron dhe përfaqëson të  drejtat e çamëve, shoqatat dhe organizatat, por 
edhe shqiptarët jashtë saj -  janë duke punuar vazhdimisht përë këtë çështje, 
për atë se çfarë mund të bëhet  për të arritur një zgjidhje paqësore për 
çështje etnike shqiptarëve në Ballkan,  e pa zgjedhur për shumë dekada.

Fjala e hapjes, në Konferencën e parë  ndërkombëtare Çështja e Çamërisë: 
"Perspektivat ndërkombëtare dhe Mundësitë për  një zgjidhje paqësore", u mbajt 
nga zonjusha Janine Rivera, Asistente e  diplomuar në Institutin e të 
Drejtave të Njeriut, e cila tha se foli në nderim  të Dr Henry - Drejtor i 
Institutit të Drejtave të Njeriut - Kaplowitz. Ndërkohë,  që Dr Dawoo Farahi, 
Presidenti i Kean Universitetit, mbajti një ligjeratë të  thuktë, duke e 
paralelizuar disa herë çështjen e Çamërisë me ato në vende të  ndryshme të botës. 
Dr Dawoo Farahi, tha me sa ka studiuar, ai "Çështja e Çamëris  mund të 
zgjidhet njësojë si janë zgjedhur nëpër botë, çështje me kulturë dhe  histori të 
njëjtë me atë të Çamërisë - duke thënë se bota ka shembuj plotë, që  mund t'a 
zgjedhë shumë lehtë këtë çështje bazuar në kartat ndërkombëtare, pa e  lënë 
atë të "mavioset" edhe më shumë".


Panelin e parë e hapi Endri Merxhushi Presidenti i AAOC . Endri  Merxhushi 
mbajti kumtesën me titull : Interesat Kombëtare të Greqisë dhe  zgjedhja e 
konfliketeve greko-shqiptar - Çështje gjeopolitike dhe Ndikimi  Ndërkombëtar 
i Ballkanit.


Mbas tij referoi inxhinier Sali Bollati, (i cili mban një BA dhe MS në  
Inxhinieri Kimike, të marrë dekada më parë në Universitetin Teknik 
Bratislavë-së  -Sllovaki. Ai ka qenë një lektor e Kimisë Analitike në Universitetin e 
Tiranës  për mbi 20 vjet ). Zoti Bollati u prezantua në këtë konferencë me 
temën mjaft të  prekshme :" Gjenocidi i Çamërisë: Dëshmia e një dëshmitar 
okular dhe një të  mbijetuari, që pa me sytë tij masakrën e grekërve të Zevros . 
Në kumtesën e tij  aktivisti i palodhur i çështjes Çame në Amerikë, biri i 
Çamërisë, ai që si  fëmijë e pa me sytë e tij - masakrën e gjenocidin ndaj 
popullsisë çame,  përkujtojë : 

Unë isha vetëm 7 vjec, kur u zgjuam në mëngjes nga krisma e  armëve; nëna 
na ngriti dhe mbasi mblodhi disa plaçka u nisëm për në shtëpinë e  
Daj-Muhametit që ishte ngjitur me sahatin, në qendër të qytetit. Shtëpia e jonë  
ngjitur me kullën Mesjetare të Bollatatëve ndodhet në krye të Paramithisë dhe  
sot është transformuar në Muze. Vëllai I madh 13 vjecar, Ferhati u largua me  
vrap për në shtëpine e Halla-Shazos për të qenë si gjithëmonë me kushuririn 
dhe  bashkëmoshatarin e tijë, Avniun, por rrugës e vranë të fshehur në një  
kaçube.

 
Kur mbritëm në shtëpinë e Dajës, djali I xhaxhait të nënës, Qazimi Bako,i  
thotë babait tim që hajde te ikim se greket do na vrasin (ai ne fakt u 
largua  dhe vdiq në Tiranë më 1982); babai im I mjerë e kundërshtoi largimin, 
duke I  thënë se nuk mund ti lejë vetëm fëmijtë dhe gruan, nuk kam bërë 
asnjëherë ndonjë  veprim kundër grekëve, përkundrazi I kam përkrahur e ndihmuar në 
çdo rast  nevoje; kështu që nuk mund të largohem vetëm. Por 
fatëkeqësisht,mbas gjysëm ore,  hynë zervistat në dhomë dhe e rrëmbyen me forcë babain e 
shkretë duke mos e lenë  as këpucët ti mbathte. Fjalët e babait shumë të 
dashur, që na rriste dhe  edukonte dhe rrëmbimin e tijë kur neve qanim e bërtisnim 
nuk mund ti heq nga  mendja as edhe sot. Babain bashkê me dhjetra të tjerë 
të pafajshëm I masakruan  dhe pushkatuan në oborrin e shkollës.

 
Mbasi rrëmbyen Babain, nëna na ngriti dhe u nisëm përsëri për në shtëpi.  
Kur hymë në oborrin e madh të shtëpisë u tmeruam , aty gjetëm kufomën e 
gjakosur  të gjyshit 82 vjeçar, të cilin mbasi e kishin tërhequr zvarrë nëpër 
shkallët e  gurta e kishin pushkatuar. Mbas kësaj skene të tmerrshme, nëna e 
dashur, na  morri dhe na çoi në ish Ndërtesën e Medresës. Aty gjetëm të 
strehuar edhe shumë  familje të tjera.Mbas pakë kohe na nxorrën përjashta në oborr 
për të na  pushaktuar. Tek dera e madhe e oborrit pranë mitrolozit të 
ngrehur, qëndronte  një ushtar zervist. Nëna e shkretë na mblodhi rreth vehtes si 
pula zogjet e vetë  duke ju falur Zotit për mëshirë. Faktikisht, mbas pakë 
kohe arriti nje zervist  tjeter dhe e urdhëroi atë që ta ngrinte mitrolozin 
për në një vënd tjetër.

 
Për një moment kujtuam se shpëtuam. Por Jo. Një oficer zervist erdhi dhe  
morri nënën time shumë të dashur; ajo nxorri nga gjoksi të vetmen fotografi 
të  babait tashmë të pushkatuar dhe më porositi që ta rruaj si gjë të 
shenjtë. Mbas  pakë morrëm lajmin e keq se edhe nënën 36 vjeçare, e kishin 
pushkatuan brenda në  xhaminë e Bollatatëve. 

 
Kjo është një pjesë jetuar me tmerr në kalvarin e Paramithisë ku masskruan  
në mënyrën gjakatare nje kushurire e imja Sanije Bollati te cilën e dogjën 
me  benzinë, ndërsa 56 vjeçarit Omer Muratit I rropën një pjesë të lëkurës 
dhe mbasi  ja lyen me kripë ja ngjitën përsëri. 

 
Jani Sharra, në librin e tije "Istoria tis Periohis Igumenitsa", botuar në  
Athinë më 1985,shkruan: "...Familja e Muharem Bollatit që u masakrua në 
mënyrë  shtazarake, nuk ka pasur as fajin më të vogël.". Më tej Bollati ka 
theksuar se  vetëm brenda dy ditësh mbi 600 shqiptarë të pafajshëm u torturuan 
dhe u vranê  nga monarkofashistat grekë," theksoi, në fund të kumtesë së tij 
kryetari i AAOC  inxhinier Sali Bollati,


James Pettifer, mbajti kumtesën me titull: "Historia e Çamërisë -  Hapësira 
Gjeografike dhe Koha Shqiptare"



Ilir Ademaj, mbajti kumtesën e tij Shqiptarët çam: Trashëgimia  kulturore 
dhe gjuhësore e shqiptarëve në Çamëri . Me kumtes të dërguar u  prezantua 
Sevdai Kastrati. "Gjenocidi kulturor" ishte kumtesa e professor Sevdai  
Kastrati, me titull:" Faik Konica dhe Çështja Çamërinë". Zoti Luan Isufi, një  
veprimtari i dalluar në komunitet, mbajti kumtesën:" Ngjarjet historike dhe të  
jashtme më me ndikimin në Rajon për çështjen e Çamërisë". Ndërsa dërgoi 
kumtesën  e tij publicisti Rasim Bebo me titull " Fakte të pabesë - Gjenocidi i 
Çamërisë -  Peshkopi Dorotheus ". Arben Llalla, publicist u prezantua nga të 
pranishimit me  referatin " Akuzat për Bashkëpunimin me EDES - Bashkëpunimi 
me nazistët  gjermanë.".Dhe poetja nga Kosova Rita Saliu lexoi poezinë 
"Vargje për Çamërinë",  marrë nga libri i saj.


Prof. Dr. Agron Fico, Nën/Kryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të  
Shkencave dhe Arteve, paraqiti për konferencën essen me titull :"Vlera  
Universale e Çështjes Çame". Ndërkohë që zoti Hakik Mean mbajti kumtesën e tij  me 
titull "Çështja çame dhe Mbreti Zog ka qënë e vetmeja zgjedhje për bashkimin  
e të gjitha trojeve Shqiptare - Shqipëria Etnike". Kryetari i Vatrës doktor 
Gjon  Buçaj foli në mënyrë të detajuar për lidhjet e hershme të çështjes së 
Çamërisë  me federatën Vatra, çamëve që ishin vatran të kulluar, në 
diasporë, gjatë  regjimit komunistë.




I ftuar në këtë Konferencë nga Shqipëria,  ishte Presidenti i Nderit i 
Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, zoti Tahir  Muhedini, i cili 
përshëndeti organizmin e një aktiviteti kaq të rëndësishëm për  të gjithë shqiptarët 
dhe shprehu vleresimin për atë çfarë është bërë nga çamët  deri tani për 
këtë çështje, dhe rolin e rëndësishëm që luan në këtë çështje  Organizata 
Shqiptaro - Amerikane Çamëria (AAOC), komuniteti çamë këtu në SHBA,  dhe i gjithë 
komuniteti shqiptarë në promovimin e sensabilizmin e vazhdueshme të  
nivelit të çështjes së Çamërisë në Shtetet e Bashkuara . Ai e quajti një  
pervilegje që shqiptarët jetojnë në këtë vend të madh kampioni i lirisë,  
demokracisë dhe të të drejtave të njeriut anembanë botës.
 

“Ne, shqiptarët, tha zoti Muhedini që ishim dhe jemi në zemër të Europës,  
por që ndamë në të shkuarën tonë, një nga historitë më të hidhura, por 
gjithmonë  sot mbas 20 vjetësh të demokracisë, renjen e komunizmit, i them vetes 
që jemi  një komb i bekuar. Sepse ne jemi një komb i bekuar, ngaqë në çdo 
moment  vendimtar të ekzistencës sonë, të lirisë sonë, kemi pasur mbështetjen, 
ndihmën e  këtij vendi e kombi të madh dhe ia kemi dalë mbanë falë saj - 
ashtu si i a dolëm  me rrëzimin e komunizmit që sundoi egërsisht për 50 vjet 
shqiptarët, dhe solli  demokratizmin e Shqipërisë, e cila sot ka bërë shumë 
përpara, por edhe për  çlirmin, lirinë dhe pavarasinë e Kosovës martire, dhe 
më shumë të drejta të  fituara për Shqiptarët në Mal të Zi, Maqedoni, 
Preshevë, Bujanovc, e  Medvegje."


Në mbyllje Ilir Ademi moderatoi i kësaj konference - Konferencës së  parë 
ndërkombëtare "Çështja e Çamërisë: Perspektivat ndërkombëtare dhe Mundësitë  
për një zgjidhje paqësore", mbasi vleresoi maksimalisht nivelin e lartë të  
organizimit të bërë nga Organizata Shqiptaro - Amerikane Çamëria (AAOC) dhe  
Instituti i të Drejtave të Njeriut,(HRIKU), dhe falenderoi pjesmarrësit,  
oratorët penalistë si dhe ata që dërguan, referate, kumtesa, esse, dhe 
studime,  stafin e Universitetit Kean për mikpritjen. Zoti Ademi prezantoi një 
video  grafik të hartave historke të Çamërisë në shekuj vizatuar ose 
fotografuar nga  hartograf të njohur botëror, francez, britanik dhe amerikan me titull 
:  Trashëgimia Kulturore e Çamërisë dhe Hartografia e saj nga të Jashtmit".


Konferenca për Çamërinë: "Konferenca e parë ndërkombëtare Çështja e  
Çamërisë: Perspektivat ndërkombëtare dhe Mundësitë për një zgjidhje paqësore",  
ishte eventi më i rëndësishëm i çështjes së Çamërisë në SHBA, si një tregues 
së  një të vërtete historike mbi çështjen çame, gjenocidin ndaj kësaj 
popullsie  shqiptare, e shpërngulur me forcë nga shtëpitë dhe tokat e tyre në 
Greqi. Mbi të  gjitha ajo tregoi se i ka ardhur koha i zgjidhjes së kësaj çështje 
në mënyrë  paqësore dhe sipas standarteve Europiane. Konferenca dallohej 
për nivelin e  lartë të kumtesave, referatve, dhe studimeve, mbajtur ose 
dërguar nga penalistët  dhe ekspozimit të kësaj çështje në nivel ndërkombëtar në 
mjediset e këtij  universiteti prestigjoz amerikan Universitetit Kean, me 
anë të një ekspozite  fotografike dhe librave të autorve shqiptar dhe të huaj 
për  Çamërinë.
IMG_0113.JPG (image/jpeg, 22.8 KB) - not displayed
IMG_0159.JPG (image/jpeg, 20.8 KB) - not displayed
IMG_0078.JPG (image/jpeg, 22.8 KB) - not displayed
IMG_0104.JPG (image/jpeg, 26.7 KB) - not displayed
IMG_0164.JPG (image/jpeg, 26.3 KB) - not displayed
IMG_0157.JPG (image/jpeg, 23.6 KB) - not displayed
IMG_0099.JPG (image/jpeg, 21.7 KB) - not displayed
IMG_0174.JPG (image/jpeg, 23.6 KB) - not displayed
IMG_0180.JPG (image/jpeg, 25.6 KB) - not displayed
IMG_0162.JPG (image/jpeg, 21.7 KB) - not displayed
IMG_0183.JPG (image/jpeg, 28.4 KB) - not displayed
IMG_0185.JPG (image/jpeg, 30 KB) - not displayed
IMG_0197.JPG (image/jpeg, 28.6 KB) - not displayed
IMG_0200.JPG (image/jpeg, 28.6 KB) - not displayed
IMG_0201.JPG (image/jpeg, 30 KB) - not displayed
IMG_0107.JPG (image/jpeg, 31.8 KB) - not displayed
IMG_0113.JPG (image/jpeg, 22.8 KB) - not displayed
IMG_0117.JPG (image/jpeg, 33.9 KB) - not displayed
IMG_0121.JPG (image/jpeg, 29.9 KB) - not displayed
IMG_0123.JPG (image/jpeg, 34.8 KB) - not displayed
IMG_0124.JPG (image/jpeg, 34.5 KB) - not displayed
IMG_0125.JPG (image/jpeg, 39.1 KB) - not displayed
IMG_0127.JPG (image/jpeg, 30.8 KB) - not displayed
IMG_0128.JPG (image/jpeg, 22.1 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.