Biseda fetare-75
Hamdi Nuhiju <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <CABPCUFkri792g=qqRJ3XzuLh_q=EAtar7s2S9g5i=QTZG_E=Tg@mail.gmail.com> |
Biseda fetare-75 Hamdi Nuhiju 146 “Dikush kish përkulur qafën, ia kish lëshuar trupin tokës, Zemëruar me nënën dhe ikur, qafëpërdredhur pashë..”-Junus Emre Qafën e përulë halli dhe i thotë njeriut sa hall të rëndë që kam. Si mund të jetë aq i dobët, kur nga dobësia ushqen të tjerët, dhe mban gjallë trupin e tij të njomë e hipotetik? Halli nuk është tek ahireti, por tek dynjaja, të gjithë vrapojnë pas saj. Por një ditë, edhe unë, edhe ti, do të shohim një fytyrë të vrenjtur e të zverdhur nga britmat në horizont. Horizonti në pamje të pasqyrës paraqet fytyrën tonë të vërtet. Ajo nuk reflekton diçka që nuk ekziston e as që mund të ekzistoj në diçka që reflekton. Dikujt i duket e pakuptimtë qasja, por çfarë kuptimi ka njeriu pa ekzistencën e pasqyrës ku do ta shoh veten dhe veprat e tij. Diku, dëgjova se ekzistojnë tre pasqyra. Njëra pasqyrë ta zmadhon fytyrën. Tjetra ta zvogëlon shumë, dhe e treta ta paraqet fytyrën reale. Mund t`ia shtojmë edhe një pasqyrë këtij koleksioni pasqyrash, ekziston edhe pasqyra e thyer. Tek e para, ekzistojnë dy interpretime. Dikush ti zmadhon mëkatet para njerëzve ma shumë sesa janë, dhe ti zvogëlon të mirat që i ke, dhe i ke bërë në shoqërinë njerëzore. Ato nuk duan që ta dinë vlerën e vërtet. Dhe interpretimi i dytë i qasjes së parë është se dikush i zmadhon mirësitë që i ka bërë. Ato i ulen para Allahut dhe nuk kanë asnjë vlerë as para njerëzve. Ti mund të krenohesh dhe ta zmadhosh një vepër tënden shumë të vogël, por ka njerëz të cilët kanë bërë vepra shumë të mëdha por as që guxojnë ta hapin gojën dhe të tregojnë një pjesë të vogël të tyre, e të mos flasin edhe ti zmadhojnë. Pasqyra e dytë, e cila ta nxjerr fytyrën më të vogël, sesa që e ke, është ajo gjendje, në të cilën të zvogëlohen mëkatet që ke bërë para njerëzve, ndërsa të zmadhohen të mirat e pakta që ke. Edhe kjo pasqyrë nuk është as funksionale e as reale. Edhe interpretimi i kundërt i kësaj ekziston shumë në mesin e shoqërisë sonë. Pasqyra e tretë është pasqyra reale e cila të paraqet në shoqëri ashtu si je. Me të mirat e të këqijat, me veset e me aftësitë, ashtu si je, dukesh para të gjithëve, por edhe para vetvetes. Pasqyra e katërt e thyer nga njerëzit tenton që ta paraqes vetveten me imponim si diçka që ekziston në skenën e veprave të mira, ose të liga, por kjo pasqyrë është e thyer dhe jo funksionale. Nuk mund të shohim asnjë lloj fytyre në të, as ti, as unë, as tjetri. “Dikë duke qarë, zebanitë që vulosnin me hekur të skuqur shpirtrat, Varre që kishin marrë zjarr,tymin që u dilte pashë...” Dënimi është i frikshëm. Njeriu nuk mund ta paramendojë atë e as të jetojë me shpresën se lehtë mund të kapërcejë në botën tjetër, po qe se nuk ka bërë asnjë vepër të mirë në këtë botë. Dënimet e kësaj bote nuk janë të njëjta me dënimet e botës tjetër. Zebanitë e kësaj bote nuk janë aq të frikshëm sa zebanitë e botës tjetër. Xhelatët e kësaj bote, nuk janë aq të tmerrshëm sa xhelatët e botës tjetër. Njëherë Shejh Abdulhamid Kishkin, Allahu e Mëshiroftë, e patën vendosur në një burg, në vendin e kryerjes së nevojës. Dhe disa e pyetën se në çfarë gjendje shpirtërore gjendet Shejhu? Ai iu përgjigj se unë gjendem në një kopsht të cilin ju nuk mund ta kuptoni. Po, jeta e tij ishte kopsht i mirësive, dhe vdekja e tij ishte shembull i mirësive për dijetarët e të Vërtetës. Ai vdiq në sexhde, dhe fjalët e tij ngelën inspirim për miliona hoxhallarë në komplet globin, por edhe thirrës të cilët jetojnë në frymën e veprimtarisë së Shejhut. Kopsht që nuk mund ta kuptoni, ndërsa ai gjendej në nevojtore. Po, si e mendojnë gjendjen ato njerëz që jetojnë rehat, nëpër pallate, me bollëk, dhe duke pasur frikë nga nxjerrja e fjalës së drejtë gjithmonë kur është nevoja? Si jetojnë ato mysliman të cilët shohin se sa padrejtësi bëhen në mesin e myslimanëve dhe nuk bëjnë asgjë për të ndryshuar këtë gjendje? Si jetojnë ato mysliman të cilët gjithçkaje të tyre i kanë venduar çmim dhe po qe se një veprimtari për hir të Zotit nuk paguhet, destinohet që të përqeshet, përbuzet dhe sulmohet nga vet ato mysliman? “Junusi i pa atje këto, erdhi e na lajmëroi ne; S`dita më ç`të them, mendja më iku-thashë...”-Junus Emre