Jehona e Konferences Nderkombetare per Ça merine ne SHBA, irritone shtypin greke
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Jehona e Konferences Nderkombetare per Çamerine ne SHBA, irritone shtypin greke BEQIR SINA, New York Çeshtja e Çamerise, ka hyre ne rrugen e zgjidhjes se saj BENSONHURST - BROOKLYN NY : Konferenca e pare nderkombetare:"Çeshtja e Çamerise: Perspektivat nderkombetare dhe Mundesite per nje zgjidhje paqesore" dhe hapja e nje Ekspozite me fotografi "Çameria gjate shekujve", ku u ekspozuan nje duzine me libra te autorve shqiptar e te huaj per Çamerine ne hollin"Salla e Lirise - Liberty Hall" te Kean Universitetit, per studente e Universitetit Kean ne New Jersey si dhe pjesmarrja e shqiptareve ne daten 10 Tetor 2011-te, ne qender te metropolit te botes New Yorkut, kur u mbajt Parada Dita e Kolombit, nga organizata Rrenjet Shqiptare, nuk ka lene shije te mire tek grekerit, sidomos tek komuniteti grek, shtypi i tyre ne SHBA. Shqetesimi i tyre eshte shfaqur prape keto dite ne shtypin grek: Ashtu si ne vitin 1960, shtator 20, dhe me pas , çdo manifestim apo protestat e shqiptareve ne Amerike, sado paqesore qe te jete ajo, do te notoje ne nje det te turbullt kercenimesh, presionesh, e tensioni te forte, qe u vjen nga grekerit, sidomos nepermjet shtypit te saj - i cili nxite Athinen qe t'ju kundervihet me çfardo lloj menyre shqiptareve, te Amerikes. Serish perplasja do te mbetet ne dy fronte, ate te shqiptareve ne mbrojtje te te drejtave te tyre - sidomos per Çamerine e martirizuar vene balle per balle me ate te nendhesheme dhe te mbidheshme te ekspasionit, shovinizmit, dhe pretendimeve territoriale ndaj vendit tone te grekerve, qe ende e mbajne gjalle "Ligjin e Luftes". Grekerit, shovinist ne Greqi - por, edhe qarqe te caktuara vazhdojn ketu ne Amerike, te provokojne e te ndezin "huret" e anti shqiptarizmit, me silogjet e te ashtuquajturit Vorio Epir, e nga krahu tjeter, edhe te ushtroin presion - kercenoin dhe sulmoin shqiptaret e Amerikes. Sipas shtypi shqiptar online, thuhet se mediat elektronike greke i jane referuar konferences shkencore te mbajtur ne universitetin amerikan “Kean”, ne New Yersey, rreth çeshtjes Çame, nje nder tre universitetet me te medha ne New Jersey, dhe nje nder 10 universitetet me te medha ne Shtetet e Bashkuara - Gazeta kombetare Bota Sot, e pasqyrore me nje reportazh te zgjeruar kete konference, e drejteuar nga Kryetari i i Shoqates Amerikane Çameria, ne SHBA, zoti Endri Merxhushi, sekretari i pergjithshem i AAOC, zoti Sali Bollati, dhe Ilir Ademi moderatoi i kesaj konference . Duke iu referuar shtypit shqiptar online, behet e ditur se " Mediat elektronike greke nuk fshehin befasine e tyre, ndaj reagimeve te fundit nga ana e shqiptareve per ta kthyer kete çeshtje ne epiqender te vemendjes boterore. Mediat greke, shkruhet ne artikull akuzojne qeverine e tyre dhe e fajesojne ate, persa i perket “gjumit” te rende qe ajo fle lidhur me kete çeshtje. Sipas tyre: “Nuk eshte e mundur qe pala shqiptare ta ndjeke deri matane atlantikut çeshtjen Çame, si dhe te organizoje deri dhe konferenca ‘shkencore’ per kete çeshtje delikate dhe historine e saj ne Universitetin “Kean” te Amerikes. Pasi per ne, ajo eshte inekzistente, nuk ekziston si problem. Po qeveria greke çfare ka bere dhe çfare masash duhet te marre lidhur me kete çeshtje?”. Gjithashtu, ato analizojne teper te shqetesuara deklaraten dhe kerkesat e parashtruara nga ana e shqiptareve si dhe deklarimeve te kryetarit te partise se PDIU-s, Tahir Muhedini, ku ky i fundit ka deklaruar: “Ne presim qe Greqia te kerkoje njelloj ndjese per ate qe ka bere. Ne presim qe te kete nje zgjidhje graduale pajtuese per çeshtjen çame. Pra nje ligj qe te parashikoje afate per kompensime, riatdhesime te atyre qe deshirojne, etj, madje dhe ne perputhje me ligjet greke te riatdhesimit te emigranteve politike qe u miratuan ne vitet 70-80. Per gazetaret grek, mbajtja e kesaj konference ne nivel shkencor dhe akademik ne universitetin Amerikan, perben nje problem madhor dhe ndoshta kombetar per Greqine, pasi ne te moren pjese shume figura te shquara, ku dalloi ajo e gazetarit te famshem Anglez, njekohesisht dhe lektor ne Akademine Mbreterore te Mbrojtjes, James Pettifer. Gjithashtu ne kete konference moren pjese dhe antare te kryesise se Institutit Nderkombetar te Drejtave te Njeriut. I tille si nje sulm i paskrupullt ndaj shqiptareve te Amerikes, presion dhe kercenim flagrant, duket se ishte disa jave me pare edhe artikulli i gazetes greke Protothema, e cila shkruante se: "Me nje mase te pabesueshme propaganda, shqiptaret dhe kosovaret te Amerikes, kan "demostruar ne menyre provokuese ne zemer te Nju Jorkut, planet ekspansioniste," ka deklaruar agjencia greke e lajmeve online, greke Greek American News Agency. Me tej ne artikullin e tyre thuhet se "Ne menyre te veçante, nje dite-me popullore per amerikanet, e cila eshte feste federale ne Shtetet e Bashkuara, e cila i dedikohet Christopher Columbus dhe quhet Dita e Kolombit, me 10 tetor, shqiptaret dhe kosovaret te Amerikes, qe i perkasin diaspores shqiptare ne Amerike, kan mbeshtetur forte dhe perkrahur idene e "Shqiperise se madhe", duke mbajtur banderola te medha me nje flamur gjigand qe perfshinte "Shqiperine e Madhe", shkruante gazeta greke Protothema online. Sipas saj "Parullat kunder Greqise, dominuan ne parade nga shqiptaret duke mbajtur edhe flamurin shqiptar me harten e Shqiperise se Madhe" Flamuri i madh ne qender te parades u shoqerua gjate gjithe parakalimit ne Avenyn e Peste nga nje poster i madh ku shkruhej "Çameria eshte shqiptare", shkruan kjo gazete dhe shton se flamurin e madh e mbante nje grup te rinj e te reja shqiptare dhe kosovare, pas tyre qendronin qindra shqiptare te tjere veshur kuq e zi dhe me kostume popullore shqiptare mes tyre dhe kostumi i Çamerise, perfshire dhe vallezime me parulla per Shqiperine e Madhe dhe çlirimin, dhe pavaresine e Kosoves! Sipas gazetes greke Protothema, e cila i referohet agjensise se lajmeve Greek American News Agency, thuhet se " Te gjitha keto imazhe jane bere me qellim provokim kunder Greqise. Imazhet e kesaj parade te shqiptareve te Amerikes ne mes te Nju Jorkut, i pa nje pjese e konsiderueshme e opinionit publik amerikan dhe u transmetua nga nje rrjete televizive Amerikan nga me te medhat amerikane. Nderkohe kujtojme nje ish Diplomat ne Drejtorine e Ballkanit ne MJ dhe referent i marredhenieve shqiptaro-greke ne vitet 1992-1996, ka thene se : "Ne historikun kohor te Çeshtjes Çame, periudha 1991-1996 perben nje nga periudhat me shume rendesi per kete çeshtje, sa tragjike por edhe te sakrifikuar deri me kete çast, po te kemi parasysh se jemi ne nje moment te nje kthese te madhe te historise boterore e diktuar nga shembja e perandorise komuniste. Koha dhe ngjarjet mbas Luftes se Dyte Boterore kishin rrjedhur ne dem te shqiptareve te Çamerise ne te dyja anet e kufirit." Komuniteti nderkombetar kishte heshtur Me tej ai thote se :"Ne menyre te paperfillshme fuqite vendimmarrese evropiane heshtin gjate e mbas debimit te dhunshem te shqiptareve mysliman te Çamerise duke mbajtur pozicionin e veshit te shurdher ndaj zerit te dhimbjes dhe kerkesave te artikuluara te kesaj popullate nga me te vjetrit te Evropes. Ketij qendrimi i kishte ardhur ne ndihme gjithashtu edhe politika izoluese e regjimit komunist shqiptare, nje regjim qe mbyste çdo perpjekje dhe nuk lejonte artikulimin e vazhdueshem te zerit te çameve qe lengonin si te gjithe shqiptaret nen kete izolim. Shteti grek deri ne ate kohe po perjetonte dhe shijonte “qetesine” dhe te “mirat”qe i afronin keto qendrime duke bere llogarite e saj dhe duke formuluar e arshivuar çeshtjen si nje çeshtje inekzistente. Por ja qe ngjarjet rrodhen ndryshe nga llogarite e bera dhe tashem koha filloite punonte per Çamerine, ka thene nder te tjera ne nje referat te gjate nje ish Diplomat ne Drejtorine e Ballkanit ne MJ dhe referent i marredhenieve shqiptaro-greke ne vitet 1992-1996. Pra, si konkuluzion çeshtja e Çamerise, tani "vlone" dhe nuk eshte me ajo e 20 vjeteve me pare e lene ne harrese dhe mbulur me pluhurin qe i hodhi asaj regjimi komunist i Enver Hoxhes, ku per shkak te konjukturave te kohes, e ktheu ne "tabu", çeshtjen e Çamerise. Çeshtja e Çamerise, tashme ka hyre ne binaret e zgjidhjes se kesaj çeshtje dhe per kete duhen faleminderuar i gjithe komuniteti çam ne Shqiperi, liderit e saj - gazetar, analist, dhe historian shqiptar, shoqatat dhe partia e çameve PDIU, gjithe komuniteti çame ne SHBA.
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 12.3 KB) - not displayed