Familja Mbretërore lajmëron
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
OBORRI MBRETËROR SHQIPTAR ROYAL COURT OF
THE ALBANIANS
Pallati i Vjetër Mbretëror
P.Box. Nr.8170
Rr. “Murat Toptani”, Tel. ++355 42
261281 Tirana, Albania
Tiranë, Shqipëri
Tiranë, më 26 nëntor 2011
DEKLARATË PËR MEDIA
Familja Mbretërore lajmëron se, pas një periudhe të një qëndrueshmërie
relative, gjendja shëndetësore e N.M.T. Mbretit Leka I është përkeqësuar këto
12 orët e fundit.
Në orën 23e30 të ditës së premte më 25 nëntor, Mbreti Leka I pësoi një
arrest kardiak dhe për pasojë u intubua deri në rikthimin e punës së zemres.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve dhe trajtimit përkatës, u arrit një
stabilizim i gjendjes së Mbretit. Sot Mbreti Leka është vigjil dhe ka
dhënë shenja të komunikimit me L.T. Princin Leka por mbetet me frymëmarrje të
asistuar dhe vazhdon ndjekjen nën kujdesin dhe mbikqyrjen e pandërprerë të
mjekëve ndërsa gjendja e tij ngelet kritike.
Familja Mbretërore falenderon gjithë ekipin mjekësor nën drejtimin e Prof.
Mentor Petrela dhe Dr. Kliti Pilika të cilët po bëjnë një punë shembullore
për kapërcimin e kësaj situate të vështirë.
Zyra e shtypit
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 1.6 KB) - not displayed