Edi Rama behet “kurban” ne Muzeu n Historik te Prishtines

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 
_www.botasot.org_ (http://www.botasot.org)  
Edi  Rama behet “kurban” ne Muzeun Historik te Prishtines 
Shkruan Bajrush Morina 
Debate   
 
Lideri I Partise Socialiste Edi Rama ka zgjedhur Prishtinen per te kaluar  
tri ditet e tij te ketij fundnentori. Ai nuk ka ardhur ne Kosove per te 
festuar  Festen e 28 Nentorit por per te promovuar librin e tij me kujtime te 
titulluar  “Kurban”. Megjithese eshte kjo nje vizite krejtesisht private, per 
liderin  socialist eshte rezervuar edhe nje pritje zyrtare ne 
kryeministrine e Kosoves.  Sipas nje njoftimi te bere nga “agjentet” e Rames ne 
Prishtine te cilet jane  marre me organizimin vizites se tij ne Kosove dhe me 
promovimin e librit te tij  ne Prishtine, fillimisht eshte parapare te realizohet 
nje takim me kryeministrin  Hashim Thaçi e pastaj ne oret e pasdites te 
behet edhe promovimi i librit te tij  ne Prishtine.
“Afgjenduesit” e Edi Rames nuk kane paralajmeruar edhe ndonje  takim me 
ndonje zyrtar te larte te shtetit, perfshire presidenten apo  
kryeparlamentarin por mbase nuk perjashtohet kjo mundesi ne dite ne vijim. Rama  do te 
qendroje 3 dite ne Prishtine ndersa takimet e tija private apo  gjysmezyrtare do 
te dihen ne ditet ne vijim. Sigurisht se do te behen te ditura  edhe darkat 
e tij me miqte e tij ne Prishtine.  
Muzeu  Historik i Kosoves “hap dyer’ per Kurbanin e Rames 
Por ne qoftese ne takimin e Rames me kryeministrin Hashim Thaçi mund te  
jete zyrtare apo private, ne promovimin e librit te Edi Rames me titull “Kurban
”  ka diçka te veçante qe nuk ka ndodhur me pare ne Kosove.
E para, pothuaj te  gjitha librat e deritashme te autoreve nga Kosova, nga 
Shqiperia apo nga vendet  e huaja jane promovuar ne Biblioteken Kombetare te 
Kosoves apo ne ambiente te  tjera kulturore perfshire ketu edhe ndonje 
lokal ku frekuentojne kryesisht  artiste te fushave te ndryshme.
Por per te promovuar librin e Edi Rames eshte  zgjedhur Muzeu Historik i 
Kosoves, nje institucion ky i larte shteteror kur nuk  mbahet mend te jete 
promovuar ndonje liber a botim shkencor e historik e lere me  ndonje liber me 
permbajtje politike.
E dyta promovimi i librit te Edi Rames  me titull “Kurban” ne Muzeun 
Historik te Kosoves ka nje prapavije te qellimte qe  duket se eshte bere nga 
organizatoret e kesaj ceremonie promovuese. Ata ose kane  per qellim qe ta 
tretin ne “histori” “Kurbanin” e Edi Rames, ose duan ta  “mbyllin’ ne muze 
liderin socialist. Merre kah ta marresh keto dyja “qellime” te  organizatoreve 
mbase nuk jane te qellimshme por prapavija e tyre eshte  krejtesisht 
politike dhe e demshme per Kosoven.
E para, Muzeu nuk ka qene dhe  nuk eshte institucion i promovimit te 
librave.
E dyta, permbajtja politike e  librit te liderit socialist mbase nuk do te 
duhej te behej as edhe ne  Biblioteken kombetare te Kosoves e lere me ne 
Muzeun Historik te Kosoves.
Ky  promovim i ketij libri politik shton dyshimet e autorit te ketij 
shkrimi per  qellimet e mbrapshta politike te organizatoreve por edhe oportunizmin 
e  drejtuesit te Muzeut Historik te Kosoves. Autori i ketyre rreshtave 
eshte  deshmitare i nje ‘takimi te rastesishem” te drejtorit te Muzeut Historik 
te  Kosoves me disa prej ithtareve te Rames ne Prishtine. Ata mbase mund te 
jene  takuar “rastesisht” per te pire kafe ne Prishtine, por promovimi i 
librit te  Rames ne Muzeun Historik te Kosoves me jep mundesine e prapavijes 
se dyshimte te  ketij takimi mes ithtareve te Rames ne Prishtine dhe 
drejtuesit te Muzeut  Historik te Kosoves.
Pra Edi Rama do te promovohet ne Prishtine. Kesaj radhe  si publicist. Ne 
qoftese karriera e tij politike si kryebashkiak eshte bere  “kurban” ne 
Tirane, besojme se edhe libri i tij do te behet “kurban” ne Kosove.  E 
perfundimi i çdo kurbani sipas shpjegimit fetar eshte kur dikush flijojet, pra  kur 
shkon nga kjo bote, njehere e  pergjithmone!
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.