Prish e ndreq
Hamdi Nuhiju <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <CABPCUFks5VohTSz8fhyYcDV=EhOJW+f3A8-KzVy=TNo6TMJ2XA@mail.gmail.com> |
*Prish e ndreq* *Hamdi Nuhiju* Logjika ballkanase më shumë duket logjikë e prishjes sesa e ndreqjes. Paramendo sikur të mos ekzistonin paragjykimet, konfuzionet, problemet e brendshme të cilat reflektohen edhe jashtë, pozita jonë në krahasim me vendet tjera do të ishte shumë më e favorshme. Franca, Anglia dhe Gjermania, dikur ishin armiq të përbetuar midis veti. Por, u bashkuan duke i kapërcyer armiqësitë dhe krijuan një Union i cili i mundësoi zhvillim ekonomik, politik e social, të gjitha këtyre vendeve, por edhe vendeve tjera të Evropës. Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, janë të ndërtuara si shtete në atë mënyrë që të mos shohin dritën me sy. Po u kthyem në të kaluarën e vendeve të zhvilluara si Gjermania, Anglia, e Franca, do të shohim se gati të njëjtat probleme i kanë pasur edhe ato shtete, por nuk d.m.th. se edhe sot nuk ekzistojnë probleme tek to. Gjithçka është kapërcyer dhe mënjanuar në suaza të bashkimit dhe bashkëpunimit të tyre në një Union. Diçka të ngjashëm për Ballkanin, kërkon edhe ministri i punëve të jashtme të Turqisë, z.Ahmet Davotoglu në vizionin e tij për Ballkanin. Ai në vizionin e tij për Ballkanin, parasheh që Forumi për Bashkëpunim i Evropës Juglindore (SEECP), të shndërrohet në një Union pak a shumë i ngjashëm me atë të Bashkimit Evropian. Nuk mund të ketë dritë, dhe zhvillim ekonomik për Ballkanin, po qe se nuk kapërcehen paragjykimet dhe po qe se nuk dilet nga shekulli XX në shekullin XXI. Fuqitë e Mëdha e dinë me mirë se të gjithë se si mund të funksionojnë ndërmjet vete këto shtete të vogla, por nuk i konvenon që të funksionojnë në atë mënyrë, prandaj edhe i kanë krijuar në këtë mënyrë. Ata, po e nxisin Serbinë që të ketë probleme me Kosovën, me Bosnjën, me Maqedoninë, e me gjithë secilin. Arsyeja dihet, të mos e lënë Serbinë rehat të zhvillohet dhe të krijohet një stabilitet politik në të. Njashtu Kosovës po i shtojnë probleme me Serbinë, tashmë së fundi me veriun e Kosovës, pastaj për të, e kanë zgjedhur sistemin francez të rregullimit shtetëror, i cili sistem është më i ashpri dhe më i rrepti nëpër shumë sfera të shoqërisë. E çuan Kosovën që të deklarohet kundër shtetësisë së Palestinës, d.m.th. kundër vullnetit të vet popullit të Kosovës, me të vetmin qëllim, që Kosova, të mos zhvillohet ekonomikisht shpejtë dhe të jetë gjithmonë e varur prej të huajve. Bosnjën dhe Hercegovinën përveçse e sakatuan në sistemin e vet rregullues, vazhdimisht i nxjerrin probleme me Serbinë, deri në atë shkallë sa, Bosnja dhe Hercegovina nuk duhet në një shtet funksional pasi që nuk mund të arrihet asnjëherë konsensus midis boshnjakëve, serbëve e kroatëve rreth vendimeve politike. Ky konsensus shpesh herë nuk mund të arrihet midis politikanëve të një populli, e të mos flasim për popujt që deri dje, kanë qenë armike të njëra-tjetrës. Perëndimi nuk do që ta zgjidh problemin e Bosnjës dhe Hercegovinës, pasi që dëshiron ta kontrollojë më lehtë dhe të përfitojë ekonomikisht prej kësaj gjendjeje të kaosit që po mbretëron në të. Pasi që nuk patë ku të kapet për Kroacinë, atë e afroi afër vetes, në Bashkimin Evropian, por e dobësoi politikisht duke vendosur në krye të vendit një grua, e cila lehtë mund të manipulohet dhe kontrollohet. Të gjitha shtetet e Ballkanit, në mënyrë detajizuese kanë probleme të brendshme që mund të tejkalohen po qe se ndiqet vizioni i ministrit Davotoglu për Ballkanin. As Maqedonia nuk është pa probleme. Ajo shpesh herë paraqitet edhe si mollë sherri me etnitetet tjera në Ballkan. Maqedonia ka katër pika të problemeve që mund ti zgjidh shumë lehtë po qe se dëshiron: Pika e parë, është problemi me Serbinë rreth mosnjohjes së pavarësisë së Kishës Ortodokse Maqedonase nga ana e Kishës Ortodokse Serbe, dhe në këtë mënyrë sistematikisht vazhdon kontrolli i Serbisë në truallin e Maqedonisë. Pika e dytë, është problemi me Bullgarinë rreth identitetit maqedonas. Bullgarët, maqedonasit nuk i njohin si popull maqedonas, por si bullgarë. Kanë ose nuk kanë të drejta në këtë pikë, kjo gjë është problem për Maqedoninë, pasi që për shkak të krizës financiare shumë maqedonas kanë marr pasaporta bullgare duke u deklaruar si bullgar. Pika e tretë, është problemi i vazhdueshëm me shqiptarët e Ballkanit. Maqedonia gjithmonë nxitet prej Perëndimit që të tensionojë situatën me shqiptarët e Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, etj. Pika e katërt, është problemi me Greqinë. Greqia nuk e njeh territorin e Maqedonisë si të pavarur dhe si Maqedoni. Por, ajo e quan si provincë, e ndarë, e cila ekziston në suaza të garancionit ndërkombëtar. Dhe mbi të gjitha këto ndasi, e probleme, pa dyshim, qëndron Bashkimi Evropian, SHBA-të e Rusia. Ndërsa rroli i Turqisë në këtë sferë është këto ndasi, këto prishje, që ti rregullojë sistematikisht. Se si bëhet kjo gjë në praktikë, mund ta marrim si shembull shtetin e Turqisë. Ajo, ka probleme të vazhdueshme me Izraelin, por tregtinë dhe ekonominë nuk e ka ndal asnjëherë me këtë shtet, ka probleme të vazhdueshme me Greqinë, por tregtinë e ekonominë asnjëherë nuk e ka ndërprerë me këtë shtet. Turqia tentoi që ti rregullojë raportet me të gjitha shtetet përreth saj, duke u bazuar në diplomacinë ‘zero probleme’ me fqinjët. Evropa tenton që të prish raportet midis shteteve të Ballkanit që të mbijetojë ajo politikisht dhe ekonomikisht, Turqia tenton që ti ndreq raportet midis shteteve të Ballkanit me qëllim që të mbijetojë ajo politikisht dhe ekonomikisht. Këto dy gjëra shihen nga gjithsecili që ka sy për të shikuar. Xhelal Zenelit shkruesit të një shkrimi kundër përmirësimit të elementeve fyese në historinë tonë, ndaj Perandorisë Osmane, i sugjeroj që ta lexoj vizionin e Ahmet Davotoglut për Ballkanin. ( atë shkrim mund ta gjeje ne: http://www.indeksonline.net/?page=1,8,7199) Është koha e fundit, që të bëjmë dallimin midis atyre që na duan të mirën, prej atyre që na duan të keqen.