NJU JORK:Komuniteti Shqiptar festoi 28 Nendorin Diten e Pavaresise se Shqiperise

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
NJU  JORK : Komuniteti Shqiptar festoi 28 Nendorin Diten e Pavaresise se 
Shqiperise -  Diten e Flamurit 
BEQIR  SINA, New York


BRONX  NYC:  Federata Pan - Shqiptare e Amerikes VATRA, i cila, ka "lindur" 
ne nje vit me  pavaresine, shoqate, kjo, qe vitin e ardhshem(29 prill 
2012), po behet gati te  festoi 100 - vjetorin e themelimit te saj, mbreme, 
mblodhi rreth 500 shqiptare,  nga Shqiperia, Kosova, Çameria, Presheva, 
Bujanovci, Medvegja, Mali i Zi,  Maqedonia,dhe Diaspora, ne darken vjetore per te 
perkujtuar 99 vjetorin e  pavaresise se Shqiperise. 


Komuniteti shqiptar i tre shtetshit, edhe  njehere ne Diten e Flamurit, do 
te bashkohej ne darken madheshtore ne festimet e  99 vjetorit, kete vit ne 
New York. Kremtimin solemn te Dites se Flamurit, 99  vjetorit te Pavaresise 
se Shqiperise, ne lokalin e njohur Maestro’s, ne Bronx, e  organizuan 
Federata Panshqiptare e Amerikes “VATRA” me Komunitetin Shqiptar,  Qendren Islame 
ne New York e New Jersey, Kishen Katolike Shqiptare “Zoja e  Shkodres” 
Kishen Ortodokse “Shen Kolli” se bashku me Konsullaten e Pergjithshme  te 
Republikes se Shqiperise dhe Konsullaten e Republikes se  Kosoves. 
Ne  kete kremtim i cili padyshim eshte me i madhi dhe me i spikaturi, ne 
SHBA, u  bashkuan dhjetra shoqata dhe organizatat e tjera te komunitetit: 
Fondacioni  Shoqeria Shqiptaro Amerikane - AASF, Shoqata Komuniteti Shqiptaro 
Amerikan -  AACA, Organizata e Profesionisteve dhe Sipermarresve Shqiptare - 
APEN ne New  York, Fondi Humanitar Malesia, Keshilli Kombetar Shqiptaro 
Amerikan, Lidhja  Demokratike e Dardanise, Lidhja Demokratike e Kosoves, Liga 
Qytetare  Shqiptaro-Amerikane, Organizata e Grave “Motrat Qiriazi”, Partia 
Levizja e  Legalitetit, Shkolla Shqipe ne Bronx, Shoqata e Shkrimtareve  
Shqiptaro-Amerikane, Shoqata Dede Gjo Luli, Shoqata Drenica, Shoqata Kulturore  
Artistike Bashkimi Kombetar, Shoqata Shqipatro-Amerikane Çameria dhe Shoqata  “
Rugova”.



Kremtimi i Dites se Flamurit, me nje dekor kuq - e- zi-  zbukuruar me 
simbolet tona kombetare, flamurin shqiptar dhe ate amerikan, nisi  me nje nje 
urim - pershendetje, te shkurter dhene nga Kryetari i Federates  PanShqiptare 
te Amerikes VATRA, dr. Gjon Buçaj, i cili, ua uroje ngrotesisht  
mireseardhjen dhe festen te gjithe pjesmarresve

Me pase drejtuesja e  darkes festive zonja Ariana Elezaj, ftoi te 
pranishmit te ngrihen ne kembe per  te nderuar himnet kombetare te Amerikes dhe 
Shqiperise, kenduar nga kori i  femijeve te Shkolles Shqiqe, ne Bronx. Zonja 
Elezaj, ftoi qe me nje minute  heshtje te pranishmit te kujtojne te gjtihe ata 
qe rane per Shqiperi - te gjithe  deshmoret e kombit Shqiptar dhe Amerikan.


Kesaj rradhe lutja fetare,  u krye nga i Perndershmi Imam Rifat Halili, nga 
Qendra Islamike Shqiptaro  Amerikane per New York dhe New Jersey. I cili 
tha se i jemi fale Zotit, qe na  krijoje ne formen me te bukur, qe na ndriçoje 
me driten e besimit dhe qe na beri  shqiptar" O Zot Yne!, te falemderohemi, 
tha ne lutjen e tij fetare Imam Rifat  Halili, qe na dhe kete gjuhe te 
embel - Qe me te t'a kujtojme emrin tend dhe te  shqiposim shqip. 

Ty te perket mirenjohja jone e thelle qe ketij kombi  krenar ia dhurove 
emrin Shqiptar, qe me gjuhe te embel shqipe e zbukurove dhe  nje cope toke me 
ate natyre me te bukur amanet ia dorzove dhe qe me libra  qiellore e 
perkujtove - I dashur Perendi, edhe ne kete pervjetor te pavaresise  se 99-te, me 
radhe, ne jemi ketu per te falemnderuar qe na dhurove mundesine qe  edhe ne si 
gjithe kombet e botes, te gezojme nje shtete dhe nje  flamur".

Ne fund Imam Rifat Halili, nga Qendra Islamike Shqiptaro  Amerikane per New 
York dhe New Jersey u lut?7 duke thene : Shqiperise jepja te  mbaren dhe 
bere te mundur qe gjymtyret e saj te coptuara t'i bashkohen sa me  shpejt 
hartes se Shqiperise se vertete".




Si dhe u lexua nje  pershendetje e derguar posaqerisht me rastin e festes 
nga L.M.T. Princi Leka II,  lexuar nga kryetari i Vatres dr Gjon Buçaj, dhe 
nga Kryepeshkopata Orthodokse  Shqiptare ne Amerike, At Artur Liolin, 
Kancelari i Kryedioqezes Shqiptare ne  Boston lexuar nga nen kryetari i Vatres z 
Agim Rexhaj. 


At Artur  Liolin, Kancelari i Kryedioqezes Shqiptare ne Boston, thekson ne 
mesazhin e tij  ju lutemi pranoni urimet e mija me te prezemrta me rastin e 
perurimit te  pervjetorit te Dites se pavaresise se Shqiperise, nga ana e 
Vatres dhe  komunitetit shqiptar ne New York.

"Dita e flamurit thote At Artur  Liolini, do te mbetet per Shqiptaret e 
kudondodhur nje rikujtese konstante e  sakrificave te jashtezakoneshme te 
Rilindasve tane ne formimin e nje shtetit  shqiptar te perparuar dhe moderrn - 
Largepamesia dhe devoteshmeria e tyre e  pakrahasur kan qene e do te jene 
frymezim i perhereshem i brezave qe e ndoqen  dhe do te ndjekin me sukses 
udherrefimin e tyre."


Ne fund ne mesazhin  e At Artur Liolin, Kancelari i Kryedioqezes Shqiptare 
ne Boston, theksohet se :"  Duke qene vetem nje vit larg nga perfestimi i 
100 vjetorit te Dites se  pavaresise se Shqiperise dhe 100 vjetorit te Vatres, 
eshte e udhes te rikujtojme  dhe punen e Federates PanShquiptare te 
Amerikes VATRA ne arritjet e derisotme  dhe mbeshtetjen e Shqiperise ne dekada, nga 
ana e Shteteve te Bashkuara te  Amerikes dhe qytetarve te saj ne kete vend."


Fjalimin  e rastit e mbajti Ambasadori i Republikes se Shqiperise, ne SHBA, 
z. Gilbert  Galanxhi. Me pas festen e organizuar nga Federata PanShqiptare 
te Amerikes  VATRA, e pershendeti edhe Ministri i Diaspores se Qeverise se 
Kosoves dr.  Ibrahim Makolli si dhe pershendeti Drejtori i Institutit te 
ish-te Perndjekurve  Politike, zoti Simon Mirakaj . Festes iu drejtua me nje 
urim edhe kandidati per  Senator, avokati shqiptar Pjerin Lumaj.  
Ndersa  personalitete te tjera dhe figura te komunitetit, moren pjese si te 
ftuar nderi  ne kete mbremje festive, perfaqesues te shtetit shqiptar dhe 
te Kosoves, Pastor  Fr. Nathan Preston i Kishes Ortodokse “Shen Kolli”, Dom 
Pjeter Popaj i Kishes  Katolike Shqiptare Zoja E Shkodres, Ambasadori i 
Republikes se Kosoves ne  Uashington z Avni Spahiu, Diplomatia e Shqiperise ne 
Nju Jork, Admira Jorgji dhe  zv.ambasadori i Misionit te Perhereshem te R.SH. 
ne OKB, diplomati Petrika  Jorgji, Konsullja e Pergjithshme e Republikes se 
Kosoves ne Nju Jork, Arta Rama,  Konsulli i Pergjitheshem i Shqiperise z 
Dritan Mishto, diplomati i Kosoves  Fatmir Zajmi,dhe zoti Naim Dedushaj, 
drejtor i Departamentit per Çeshtje  Jorezidente,. Ministria e Kultures e Sportve 
te Kosoves. Presidenti i Shoqates  se Shkrimtareve Shqiptaro-amerikane, 
poeti Adnan Mehmeti, Presidentja e  Organizates se Gruas Shqiptaro-Amerikane, 
Dr. Anna Kohen, shkrimtari z. Naum  Prifti, Perfaqesuesja e deges se Vatres 
ne Washington D.C. poetja Merita  McCormack, Kryetari i Organizates 
Shqiptaro-amerikane Çameria, Endri Mergjushi,  Presidenti i Organizates “Rrenjet 
Shqiptare” Marko Kepi,

Darken festive e  percollen me nje koncert te pasur me kenge e valle, 
melodi popullore nga te  gjitha viset, Grupi muzikor Alba i drejtuar nga muzakani 
i njohur Edi Xhani, dhe  instrumentistet e tij. Ndersa per disponimin e 
pjesmarresve duke sejll nje  atmosfer te bukur festive, kenduan kengetaret 
Morena Reka, Vasil Marku dhe Gezim  Nika. Femijet e grupit te Shkolles Shqipe ne 
Bronx, dhane nje shfaqje te  mrekullueshme, sidomos ata u duartrokiten 
gjate me kengen: Qendsija e flamurit  dhe vallja e Flamurit.



“Le te jete ky vit nje vit reflektimi,  bashkimi dhe bashkerendimi i 
forcave dhe potencialeve tona mendore e fizike, per  t’a pergatitur Kombin drejt 
nje shekulli te ri pavaresie”, shkruante ne mesazhin  e tij drejtuar shoqates 
“Vatra” ne Nju Jork, i biri i trashegimtarit te fronit  mbreteror 
shqiptar, dhe nipi i mbretit Ahmet Zogu, Princi Leka II.

Princi  Leka II, thuhej ne mesazhin qe lexoje kryetari i Vatres dr Buçaj, 
ishte i  pamundur per t’u bashkuar ne feste e flamurit ne Nju Jork, ku ai 
ishte i ftuari  i nderit nga shoqata “Vatra”, per shkak se i ati i tij, i ati 
i Tij, gjendet  prej disa ditesh i shtruar ne gjendje kritike per jeten ne 
Reanimacionin e  spitalit Neurokirurgjik ne Tirane.

“Kete 28 nentor, Kombi yne nis  festimin e 100 vjetorit te Pavaresise, 
ndonese te pjesshme”, shkruan i biri i  trashegimtarit te fronit mbreteror 
shqiptar, Leka II, ne mesazhin e urimit te  derguar per Diten e Pavaresise se 
Shqiperise, shoqates “Vatra” ne Nju  Jork.

Duke folur ne emer te Familjes Mbreterore Shqiptare, i biri i  
trashegimtarit te fronit mbreteror shqiptar uron me keto fjale pervjetorin e  99-te te 
Pavaresise:

“Me kete rast i bejme nje apel vellazeror te gjithe  shqiptareve kudo qe 
ndodhen, qe per hir te Atdheut dhe Kombit, te harrojne  gjerat qe i ndajne dhe 
te perqendrohemi me te gjitha forcat dhe energjite tona  ne gjerat qe na 
bashkojne. Te gjithe se bashku le te punojme per nje te ardhme  te ndritur per 
te gjithe shqiptaret, per popullin tone te shumevuajtur dhe per  Kombin 
tone te lavdishem”, shkruan Princi Leka II.

Ai shpreh keqardhjen  per mospranine e tij ne festimet ne Nju Jork, duke 
nenvizuar se “Me keqardhje,  meqenese gjendja shendetesore e N.M.T. Mbretit 
Leka I u perkeqesua ditet e  fundit, na u desh qe t'a shtyjme viziten tone ne 
SHBA. Perndryshe, sot do te  ishim ne mesin tuaj. Deshira jone mbetet e 
madhe dhe e pandryshuar, qe ne nje te  ardhme te afert te jemi prane jush”, 
nenvizon i biri i trashegimtarit te fronit  mbreteror shqiptar, Princi Leka II, 
duke theksuar se te gjithe duhet te punojne  vetem ne interes te popullit 
dhe kombit shqiptar.

Mesazhi i tij mbyllet  me fjalet Rrofte Kombi Shqiptar! Rrofte Bashkimi 
Kombetar!”, nje ideal i  palekundur per Familjen Mbreterore Shqiptare dhe 
pasardhesit e Nalte Madherise  se Tij Mbretit Ahmet Zogu i Pare. 



Veteranët legalistë

Grupi i vallëtarve të Shkollës Shqipe në Bronx


Drejtuesja e darkës festive zonja Ariana Elezaj,



Simon Mirakaj 

Pjesmarrësit duke nderuar hyment kombëtare


Anëtarë të familjes Ndreu


Familje patriotësh

Anëtarët e kryesisë së Vatrës


Imam Rifat Halili


Pamje nga salla


Veprimtari i dalluar i komunitetit z Musli Mulosmani dhe Harry  Bajraktari


Nën Kryetari i Vatrës z Agim Rexhaj

Kryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, dr. Gjon Buçaj,

Kryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, dr. Gjon Buçaj,


 

Ambasadori Gilbert Galanxhi





Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikan



Kryetari i Organizatës Shqiptaro-amerikane Çamëria, Endri Mergjushi,  
Presidenti i Organizatës “Rrënjët Shqiptare” Marko Kepi,





Grupi muzikor“ALBA” me drejtues muzikanin e njohur Edi Xhani, kitarë,  
Maksim Vathi, saks, klarinetë, Ilir Dangëllia, organo, Edi Kushi, bateri, dhe  
këngëtaria Morena Reka.







Grupi i Vallëtarve të Shkollës Shqipe Bronx





Këngëtari Vasil Marku




Dom Pjetër Popaj me një ngrup pjesmarrësish







NJU JORK : Komuniteti Shqiptar festoi 28 Nëndorin Ditën e  Pavarësisë së 
Shqipërisë - Ditën e Flamurit




BEQIR SINA, New  York


BRONX NYC: Federata  Pan - Shqiptare e Amerikës VATRA, i cila, ka "lindur" 
në një vit me pavarësinë,  shoqatë, kjo, që vitin e ardhshëm(29 prill 2012), 
po bëhet gati të festoi 100 -  vjetorin e themelimit të saj, mbrëmë, 
mblodhi rreth 500 shqiptarë, nga  Shqipëria, Kosova, Çamëria, Presheva, Bujanovci, 
Medvegja, Mali i Zi,  Maqedonia,dhe Diaspora, në darkën vjetore për të 
përkujtuar 99 vjetorin e  pavarësisë së Shqipërisë. 


Komuniteti shqiptar i tre shtetshit, edhe  njëherë në Ditën e Flamurit, do 
të bashkohej në darkën madhështore në festimet e  99 vjetorit, këtë vit në 
New York. Kremtimin solemn të Ditës së Flamurit, 99  vjetorit të Pavarësisë 
së Shqipërisë, në lokalin e njohur Maestro’s, në Bronx, e  organizuan 
Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” me Komunitetin Shqiptar,  Qendrën Islame 
në New York e New Jersey, Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e  Shkodrës” 
Kishën Ortodokse “Shën Kolli” së bashku me Konsullatën e Përgjithshme  të 
Republikës së Shqipërisë dhe Konsullatën e Republikës së Kosovës.



Në këtë kremtim i cili padyshim është më i madhi dhe më i spikaturi, në  
SHBA, u bashkuan dhjetra shoqata dhe organizatat e tjera të komunitetit:  
Fondacioni Shoqëria Shqiptaro Amerikane - AASF, Shoqata Komuniteti Shqiptaro  
Amerikan - AACA, Organizata e Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptarë - 
APEN  në New York, Fondi Humanitar Malësia, Këshilli Kombëtar Shqiptaro 
Amerikan,  Lidhja Demokratike e Dardanisë, Lidhja Demokratike e Kosovës, Liga 
Qytetare  Shqiptaro-Amerikane, Organizata e Grave “Motrat Qiriazi”, Partia 
Lëvizja e  Legalitetit, Shkolla Shqipe në Bronx, Shoqata e Shkrimtarëve  
Shqiptaro-Amerikanë, Shoqata Dedë Gjo Luli, Shoqata Drenica, Shoqata Kulturore  
Artistike Bashkimi Kombëtar, Shoqata Shqipatro-Amerikane Çamëria dhe Shoqata  “
Rugova”.



Kremtimi i Ditës së Flamurit, me një dekor kuq - e- zi-  zbukuruar me 
simbolet tona kombëtare, flamurin shqiptar dhe atë amerikan, nisi  me një një 
urim - përshëndetje, të shkurtër dhënë nga Kryetari i Federatës  PanShqiptare 
të Amerikës VATRA, dr. Gjon Buçaj, i cili, ua urojë ngrotësisht  
mirëseardhjen dhe festën të gjithë pjesmarrësve

Më pasë drejtuesja e  darkës festive zonja Ariana Elezaj, ftoi të 
pranishmit të ngrihen në këmbë për  të nderuar himnet kombëtare të Amerikës dhe 
Shqipërisë, kënduar nga kori i  fëmijëve të Shkollës Shqiqë, në Bronx. Zonja 
Elezaj, ftoi që me një minutë  heshtje të pranishmit të kujtojnë të gjtihë ata 
që ranë për Shqipëri - të gjithë  dëshmorët e kombit Shqiptar dhe Amerikan.


Kësaj rradhe lutja fetare,  u krye nga i Perndershmi Imam Rifat Halili, nga 
Qendra Islamike Shqiptaro  Amerikane për New York dhe New Jersey. I cili 
tha se i jemi falë Zotit, që na  krijojë në formën më të bukur, që na ndriçojë 
me dritën e besimit dhe që na bëri  shqiptar" O Zot Ynë!, të falemderohemi, 
tha në lutjen e tij fetare Imam Rifat  Halili, që na dhe këtë gjuhë të 
ëmbël - Që me të t'a kujtojmë emrin tënd dhe të  shqiposim shqip. 

Ty të përket mirënjohja jonë e thellë që këtij kombi  krenar ia dhurove 
emrin Shqiptar, që me gjuhë të ëmbël shqipe e zbukurove dhe  një copë toke me 
atë natyrë me të bukur amanet ia dorzove dhe që me libra  qiellore e 
përkujtove - I dashur Perendi, edhe në këtë përvjetor të pavarësisë  së 99-të, me 
radhë, ne jemi këtu për të falemnderuar që na dhurove mundësinë që  edhe ne si 
gjithë kombet e botës, të gëzojmë një shtete dhe një  flamur".

Në fund Imam Rifat Halili, nga Qendra Islamike Shqiptaro  Amerikane për New 
York dhe New Jersey u lut?7 duke thënë : Shqipërisë jepja të  mbarën dhe 
bëre të mundur që gjymtyrët e saj të coptuara t'i bashkohen sa më  shpejt 
hartës së Shqipërisë së vërtetë".




Si dhe u lexua një  përshëndetje e dërguar posaqërisht me rastin e festës 
nga L.M.T. Princi Leka II,  lexuar nga kryetari i Vatrës dr Gjon Buçaj, dhe 
nga Kryepeshkopata Orthodokse  Shqiptare në Amerikë, At Artur Liolin, 
Kancelari i Kryedioqezës Shqiptare në  Boston lexuar nga nën kryetari i Vatrës z 
Agim Rexhaj. 


At Artur  Liolin, Kancelari i Kryedioqezës Shqiptare në Boston, thekson në 
mesazhin e tij  ju lutemi pranoni urimet e mija më të prezemrta me rastin e 
përurimit të  përvjetorit të Ditës së pavarësisë së Shqipërisë, nga ana e 
Vatrës dhe  komunitetit shqiptar në New York.

"Dita e flamurit thotë At Artur  Liolini, do të mbetet për Shqiptarët e 
kudondodhur një rikujtesë konstante e  sakrificave të jashtëzakonëshme të 
Rilindasve tanë në formimin e një shtetit  shqiptar të përparuar dhe moderrn - 
Largëpamësia dhe devotëshmëria e tyre e  pakrahasur kan qenë e do të jenë 
frymëzim i përherëshëm i brezave që e ndoqën  dhe do të ndjekin me sukses 
udhërrëfimin e tyre."


Në fund në mesazhin  e At Artur Liolin, Kancelari i Kryedioqezës Shqiptare 
në Boston, theksohet se :"  Duke qenë vetëm një vit larg nga përfestimi i 
100 vjetorit të Ditës së  pavarësisë së Shqipërisë dhe 100 vjetorit të Vatrës, 
është e udhës të rikujtojmë  dhe punën e Federatës PanShquiptare të 
Amerikës VATRA në arritjet e derisotme  dhe mbështetjen e Shqipërisë në dekada, nga 
ana e Shteteve të Bashkuara të  Amerikës dhe qytetarve të saj në këtë vend."





Fjalimin e rastit e mbajti Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, në SHBA,  
z. Gilbert Galanxhi. Më pas festën e organizuar nga Federata PanShqiptare 
të  Amerikës VATRA, e përshëndeti edhe Ministri i Diasporës së Qeverisë së 
Kosovës  dr. Ibrahim Makolli si dhe përshëndeti Drejtori i Institutit të 
ish-të  Përndjekurve Politikë, zoti Simon Mirakaj . Festës iu drejtua me një urim 
edhe  kandidati për Senator, avokati shqiptar Pjerin Lumaj. 


Ndërsa personalitete të tjera dhe figura të komunitetit, morën pjesë si të  
ftuar nderi ne kete mbremje festive, perfaqesues te shtetit shqiptar dhe te 
 Kosoves, Pastor Fr. Nathan Preston i Kishës Ortodokse “Shën Kolli”, Dom 
Pjetër  Popaj i Kishës Katolike Shqiptare Zoja E Shkodrës, Ambasadori i 
Republikes se  Kosoves ne Uashington z Avni Spahiu, Diplomatia e Shqiperise ne 
Nju Jork, Admira  Jorgji dhe zv.ambasadori i Misionit te Perhereshem te R.SH. 
ne OKB, diplomati  Petrika Jorgji, Konsullja e Pergjithshme e Republikes se 
Kosoves ne Nju Jork,  Arta Rama, Konsulli i Përgjithëshëm i Shqipërisë z 
Dritan Mishto, diplomati i  Kosovës Fatmir Zajmi,dhe zoti Naim Dedushaj, 
drejtor i Departamentit për Çështje  Jorezidente,. Ministria e Kulturës e Sportve 
të Kosovës. Presidenti i Shoqatës  së Shkrimtarëve Shqiptaro-amerikanë, 
poeti Adnan Mehmeti, Presidentja e  Organizatës së Gruas Shqiptaro-Amerikane, 
Dr. Anna Kohen, shkrimtari z. Naum  Prifti, Përfaqësuesja e degës së Vatrës në 
Washington D.C. poetja Merita  McCormack, Kryetari i Organizatës 
Shqiptaro-amerikane Çamëria, Endri Mergjushi,  Presidenti i Organizatës “Rrënjët 
Shqiptare” Marko Kepi,

Darkën festive e  përcollën me një koncert të pasur me këngë e valle, 
melodi popullore nga të  gjitha viset, Grupi muzikor Alba i drejtuar nga muzakani 
i njohur Edi Xhani, dhe  instrumentistët e tij. Ndërsa për disponimin e 
pjesmarrësve duke sejll një  atmosfer të bukur festive, kënduan këngëtarët 
Morena Reka, Vasil Marku dhe Gëzim  Nika. Fëmijët e grupit të Shkollës Shqipe në 
Bronx, dhanë një shfaqje te  mrekullueshme, sidomos ata u duartrokitën 
gjatë me këngën: Qendsija e flamurit  dhe vallja e Flamurit.



“Le të jetë ky vit një vit reflektimi,  bashkimi dhe bashkërendimi i 
forcave dhe potencialeve tona mendore e fizike, për  t’a përgatitur Kombin drejt 
një shekulli të ri pavarësie”, shkruante në mesazhin  e tij drejtuar shoqatës 
“Vatra” në Nju Jork, i biri i trashëgimtarit të fronit  mbretëror 
shqiptar, dhe nipi i mbretit Ahmet Zogu, Princi Leka II.

Princi  Leka II, thuhej në mesazhin që lexojë kryetari i Vatrës dr Buçaj, 
ishte i  pamundur për t’u bashkuar në festë e flamurit në Nju Jork, ku ai 
ishte i ftuari  i nderit nga shoqata “Vatra”, për shkak se i ati i tij, i ati 
i Tij, gjendet  prej disa ditësh i shtruar në gjendje kritike për jetën në 
Reanimacionin e  spitalit Neurokirurgjik në Tiranë.

“Këtë 28 nëntor, Kombi ynë nis  festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë, 
ndonëse të pjesshme”, shkruan i biri i  trashëgimtarit të fronit mbretëror 
shqiptar, Leka II, në mesazhin e urimit të  dërguar për Ditën e Pavarësisë së 
Shqipërisë, shoqatës “Vatra” në Nju  Jork.

Duke folur në emër të Familjes Mbretërore Shqiptare, i biri i  
trashëgimtarit të fronit mbretëror shqiptar uron me këto fjalë përvjetorin e  99-të të 
Pavarësisë:

“Me ketë rast i bëjmë një apel vëllazëror të gjithë  shqiptarëve kudo që 
ndodhen, që për hir të Atdheut dhe Kombit, të harrojnë  gjërat që i ndajnë dhe 
të përqendrohemi me të gjitha forcat dhe energjitë tona  në gjërat që na 
bashkojnë. Të gjithë së bashku le të punojmë për një të ardhme  të ndritur për 
të gjithë shqiptarët, për popullin tonë të shumëvuajtur dhe për  Kombin 
tonë të lavdishëm”, shkruan Princi Leka II.

Ai shpreh keqardhjen  për mospraninë e tij në festimet në Nju Jork, duke 
nënvizuar se “Me keqardhje,  meqenëse gjendja shëndetësore e N.M.T. Mbretit 
Leka I u përkeqësua ditët e  fundit, na u desh që t'a shtyjmë vizitën tonë në 
SHBA. Përndryshe, sot do të  ishim në mesin tuaj. Dëshira jonë mbetet e 
madhe dhe e pandryshuar, që në një të  ardhme të afërt të jemi pranë jush”, 
nënvizon i biri i trashëgimtarit të fronit  mbretëror shqiptar, Princi Leka II, 
duke theksuar se të gjithë duhet të punojnë  vetëm në interes të popullit 
dhe kombit shqiptar.

Mesazhi i tij mbyllet  me fjalët Rroftë Kombi Shqiptar! Rroftë Bashkimi 
Kombëtar!”, një ideal i  palëkundur për Familjen Mbretërore Shqiptare dhe 
pasardhësit e Naltë Madhërisë  së Tij Mbretit Ahmet Zogu i  Parë.
hawaiipart1584.jpg (image/jpeg, 39.9 KB) - not displayed
hawaiipart1587.jpg (image/jpeg, 45.7 KB) - not displayed
hawaiipart1589.jpg (image/jpeg, 40.7 KB) - not displayed
hawaiipart1590.jpg (image/jpeg, 43 KB) - not displayed
hawaiipart1593.jpg (image/jpeg, 36.2 KB) - not displayed
hawaiipart1603.jpg (image/jpeg, 38.3 KB) - not displayed
hawaiipart1606.jpg (image/jpeg, 37.6 KB) - not displayed
hawaiipart1610.jpg (image/jpeg, 35.4 KB) - not displayed
hawaiipart1613.jpg (image/jpeg, 34.2 KB) - not displayed
hawaiipart1623.jpg (image/jpeg, 59.2 KB) - not displayed
hawaiipart1626.jpg (image/jpeg, 56.2 KB) - not displayed
hawaiipart1628.jpg (image/jpeg, 34.4 KB) - not displayed
hawaiipart1636.jpg (image/jpeg, 28.8 KB) - not displayed
hawaiipart1640.jpg (image/jpeg, 31.4 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.