Bota Sot - Prill 2000 interviste me N.M.T. Leka Zogu I nga Johanesburgu

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Bota  Sot Prill 2000 - Me telefon nga New Yorku gazetari yne Beqir SINA, me 
rastin e  diteve te prillit, eskluzivisht per gazeten kombetare Bota Sot, e 
realizoi kete  interviste ne  rezidencen e  tij ne Afriken e  Jugut nga 
Johanesburgu ku qendronte ne egzil familja mbreterore  shqiptare  ,  
 
Pretendenti  per fronin Mbreteror,Naltemadhenia e Tij Leka Zogu I, flet 
rreth zhvillimeve me  te fundit ne Shqiperi e rajon 

"Edhe  ne Shqiperi do te fitoje "E Djathta" 

Ç'do  te thote per NMT Leka I nje fitore e koalicionit te ri opozitar 
"Bashkimi per  Fitore" ne zgjedhjet parlamentare te 24 qershorit ne Shqiperi dhe 
cili eshte  mesazhi juaj per shqiptaret? 

E  Djathta po rikthehet ne pushtet kudo ne Europe dhe Shqiperia si pjese e  
Perendimit nuk mund te beje perjashtim qe te mbetet peng i 
socialkomunisteve, qe  e kane çuar ate ne buze te humneres. Jam i bindur qe edhe ne Shqiperi 
do te  fitoje koalicioni i djathte "Bashkimi per Fitore". Afrimi i ketyre 
zgjedhjeve me  jep rastin t'iu bej thirrje te gjithe shqiptareve, qe me paqe, 
bashkim kombetar  e vellazerim, te votojne per me te 
mirin, per deputetin qe duan, qe punon  per ata, qe te japin voten dhe per 
kombin. Per ate deputet qe e di se nuk i  genjen dhe nuk largohet nga zona 
qe e ka zgjedhur, por jeton e rri me ta duke  zgjidhur problemet e tyre. 
Mesazhi im per popullin eshte qe te kemi shprese dhe  te jemi bashke per ta 
shpetuar Shqiperine tone te bukur, qe e meriton te kete  nje jete te begate, te 
lumtur dhe te siguruar per te gjithe shqiptaret e trojeve  tona, qe na i 
kane lene baballaret tane, te paret tane me nje Gjuhe dhe me nje  Flamur, me 
Shqiperine 
tone krenare. 

Cili  eshte vleresimi juaj per lidershipin aktual opozitar ne Shqiperi? 

U  be shume mire qe e djathta eshte bashkuar dhe po shkon ne koalicion ne 
zgjedhje.  Jo se une kam ndonje gje per socialistet e thjeshte, sepse edhe 
ata kane votuar  per Monarkine me 29 qershor te 1997-es, dhe une e respektoj 
voten e tyre, dhe  une pata premtuar se mund te qeverisja edhe ne ato kushte. 
Por 
gjerat kane  ndryshuar: Qeveria socialiste me politikanet e saj e kane çuar 
shume prapa  Shqiperine dhe i kane sjelle shume dem Çeshtjes shqiptare, 
qysh se e moren ata  pushtetin. Ka ardhur koha qe te behen ndryshime. Ky eshte 
rregulli i demokracise  qe duhet ta pranojme te gjithe, iken pozita dhe vjen 
opozita e anasjelltas me  vone. Prandaj eshte dhe parlamenti me shume 
parti. Por kjo kerkon qe te jepen  alternativa per popullin dhe jo premtime boshe 
per te ardhur ne pushtet. Une  besoj se opozita, me zotin Berisha dhe 
lideret e rinj qe po aktivizohen, di t'i  japi keto alternativa qe kerkohen dhe 
di t'i zbatoje premtimet.  

Sa  i mundshem eshte rikthimi juaj ne Shqiperi? 

Rikthimi  im ne Shqiperi do te jete i shpejte. Ndersa per nje referendum 
tjeter per  Monarkine, siç ju thashe dhe me pare, kjo i takon popullit 
shqiptar ta vendose  ne se do nje referendum tjeter per Monarkine apo jo. Une jam 
nje ushtar i  popullit shqiptar, i kombit shqiptar. 

A  nuk i trembeni procesit gjyqesor qe ka ngritur organi i akuzes ne 
adresen  
tuaj? 

Historine  e 3 Korrikut 1997 e dine te gjithe. Qeverise aktuale i leverdis 
ta mbaje te  hapur nje proces te tille. Kjo eshte puna e tyre. Me kohen qe 
ka kaluar, me te  vertetat qe kane dale edhe ne ate proces, ajo dite eshte 
vetem nje proteste e  popullit kunder vjedhjes se votes, mllefi popullor per 
te kerkuar voten e tyre,  dhe ku ne u ftuam te marrim pjese. Dhe ashtu siç 
kane deshtuar gjyqe te tjera  dhe ky gjyq eshte i deshtuar. Duke treguar se 
gjithmone Mbreti eshte me  popullin, ky proces eshte i kapercyer. Nuk mundet 
te me ndaloje mua asgje edhe  nga ana juridike te me ktheje ne atdheun tim. 

Sa  ndikon vendimi i Mbretit te Bullgarise per te kandiduar edhe per 
president,  nese fiton zgjedhjet, tek NMT Leka I, mbret i shqiptareve? 

Situata  ne vendet e Ballkanit eshte e ndryshme. Ne Bullgari ashtu ka 
qelluar qe Mbreti  Simeon ka marre ate vendim. Por kjo nuk do te thote qe te 
veprohet keshtu, fjala  vjen edhe ne vendet e tjera ku jane kthyer familjet 
mbreterore.  

Ne  Shqiperi, perveÇ PLL-se qe mbron parimet mbreterore, kohet e fundit 
eshte  
krijuar edhe Partia Monarkike. Komenti juaj? 

Per  Mbretin te gjitha partite jane njesoj, sepse ai eshte mbipartiak. Por, 
 vetekuptohet se Partia Levizja e Legalitetit, e kryesuar nga zoti Ekrem 
Spahia,  eshte e vetmja vazhduese e Legalitetit legjitim, dhe ka programin e 
saj ne  rikthimin e monarkise. Por kete mund ta kene edhe parti te tjera ne 
programet e  tyre. Nje gje duhet te kuptohet mire. Sipas Statutit Themelor te 
1928-tes,  Mbreti eshte i te gjithe shqiptareve dhe jo i nje apo disa 
partive. Prandaj,  edhe fjala ime vazhdon te jete per te siguruar Paqe- 
Bashkim-Vellazerim. Kjo  eshte rruga per te shpetuar Shqiperine dhe popullin 
shqiptar, qe ka shume  probleme dhe rreziqe te medha ne te gjitha trojet shqiptare.  

Cili  eshte vleresimi i NMT Leka I per Kornizen Kushtetuese te Kosoves?  

Ne  Kosove vazhdojne shume probleme, por me kryesori eshte ai i Pavaresise, 
si rruga  e vetme drejtrealizimit te aspiratave kombetare. Administrata 
Nderkombetare dhe  KFOR-i kane arritur te realizojne disa gjera, por ata nuk 
mund te qeverisin  Kosoven per nje kohe te gjate. Kete mund ta bejne vetem 
shqiptaret e Kosoves,  sepse dihet qe vetevendosja eshte e lidhur me 
veteqeverisjen. Mund te permendim  per shembull vetem Çeshtjen e Mitrovices, qe 
vazhdon te jete me shume probleme  dhe e ndare padrejtesisht. Nje qeveri e 
Kosoves do ta zgjidhte shume mire  kete problem po ashtu dhe shume probleme 
te tjera, sepse do te ishte ne veprim e  gjithe administrata e Kosoves, 
policia, drejtesia, ushtria dhe te gjitha  strukturat shteterore. Keto do te 
ishin te deshirueshme per te vendosur rregull  dhe drejtesi, sepse eshte 
keshtu deshira e gjithe popullit te Kosoves.   
Pra,  zgjedhjet e reja, qe do te nxjerrin nje administrate te re qe nga 
Parlamenti dhe  qeveria e Kosoves, do te jene si nisje per te realizuar 
aspiraten shekullore per  pavaresine e Kosoves dhe te Shqiperise etnike. Une i kam 
mbeshtetur dhe i  mbeshtes te gjitha kerkesat e popullit shqiptar te 
Kosoves, per nje Kosove te  lire e te pavarur.  
Me  kete sy e shikoj une Kushtetuten e Kosoves apo "kornizen ligjore", siÇ 
po e  quajne nderkombetaret. Politikanet e Kosoves duhet te shikojne ate qe 
kerkojne  shqiptaret e Kosoves, te realizojne ate per te cilen jane 
perpjekur dhe kane  luftuar per dhjetra vjet. Per kete duhet te perfitojne Çdo gje, 
edhe nga korniza  ligjore, edhe nga Rezoluta e Keshillit te Sigurimit 1244, 
sepse asgje nuk mundet  ta mohoje e ndaloje referendumin gjithepopullor, te 
drejten themelore te te  Drejtave te Njeriut sipas aktit final te kartes per 
vetevendosje, referendumin,  ne te ardhmen. VeÇse gjithmone duhet te ruhemi 
nga kurthet qe po vazhdojne te  ngreje Beogradi me aleatet e tij. Une jam i 
bindur se mbas zgjedhjeve te 17  nentorit, Kosova ka per te shkuar drejt 
Shqiperise se enderruar me shume se 80  vjet. 

Lidershipi  politik i Kosoves ne kendveshtrimin e Mbretit te shqiptareve, 
Leka Zogu Pare? 

Une  nuk kam preferenca per politikanet. Preferenca ime e vetme eshte 
populli i  Kosoves, sepse vete ideali im eshte per Shqiperine Etnike dhe jo per 
persona te  caktuar e per parti politike, qofshin keta politikane te Kosoves 
per te cilet  kam nje respekt te veÇante, per ate Çka kane bere e po bejne 
ne te mire te  Kosoves. Ka disa rregulla qe i vendos vete populli dhe jane 
kriteret baze per te  vleresuar te gjithe politikanet. Keto jane te lidhura me 
çeshtjen Kombetare, pra  me politikat per te realizuar idealin kombetare 
te  
Pavaresise  se Kosoves dhe te Shqiperise Etnike, qe kurre nuk eshte termi 
sllavo-komunist  "Shqiperia e Madhe", siç po thone lart e poshte Beogradi, 
miqte e tij e  rrogetaret e Beogradit, dhe armiqte e Shqiperise. Ata qe kane 
punuar dhe punojne  per keto ideale, kane jo vetem respektin tim, por te 
gjithe popullit shqiptar,  kudoqofte ai. Per te gjithe ne vazhdon te kete 
rendesi te madhe motoja jone  "Atdheu mbi te gjitha". 

Cili  eshte vleresimi juaj per zhvillimet e fundit ne Kosoven Lindore dhe 
ne Maqedoni? 

Shqiptaret  ne Kosoven Lindore dhe ne trojet e tjera shqiptare si ne Tetove 
e Kumanove, nuk  kane nevoje per ndihma individuale, sepse ata po kerkojne 
te drejtat e tyre te  shkelura e te mohuara, te drejta keto te miratuara e 
te njohura sipas Kartes se  Helsinkit apo edhe te dokumenteve te tjera te 
OKB-se dhe te OSBE-se. Te drejtat  e tyre jane te drejta legjitime dhe duhet te 
merren parasysh, dhe jo te  anashkalohen apo neglizhohen, se ndryshe mund 
te vazhdoje gjate lufta e tyre e  drejte, duke kerkuar per t'u vene drejtesia 
ne 
vend. Une jam duke i kryer  detyrat e mia si Mbret i shqiptareve dhe 
vellazerimit. Ne te gjitha trojet  shqiptare e dine boll mire se Mbreti i tyre 
eshte gjithmone perkrah shqiptareve.  


Aktualisht  ne hapesiren mbareshqiptare zoteron nje situate mjaft 
komplekse. Cilat jane  rruge zgjidhjet sipas NMT Leka I ? 

Ashtu  siç e dine te gjithe, jo vetem ne Shqiperi, por edhe jashte saj, 
populli  shqiptar ia dha voten e tij Monarkise me 29 Qershor 1997. Mirepo kjo 
vote u vodh  dhe nuk u zbatua verdikti i popullit. Une ia kam borxh kete 
popullit tim.  Natyrisht, i kam borxh edhe premtimet per te vendosur rregull dhe 
drejtesi, per  te siguruar pune per te gjithe shqiptaret dhe se bashku do 
te shihnim nje  ndryshim te madh per çdo vit. Une keto premtime do t'i vija 
ne zbatim. Tani, i  takon popullit shqiptar te vendose vete. Ai e ka pare 
edhe po 
e sheh çdo  dite se ku kane shkuar rendi dhe drejtesia, çfare bejne ata per 
korrupsionin, ku  te gjithe qeveritaret e sotem nuk po i sherbejne 
popullit, por po mbushin xhepat  e tyre. Pra, jane ata qe i paten premtuar popullit 
deri ne nje kthimin e parave  te piramidave ose ata qe premtuan hapjen e 
vendeve te 
punes per gjithe  shqiptaret. Por, jane ata qe vetem kane hapur kalimet 
ilegale te kufijve te  trafiqeve te paligjshme, qe te ikin te gjithe 
shqiptaret, duke iu hapur edhe  varrin ne fund te detit vetem qe shqiptaret te 
ikin ne toka te huaja dhe te  fusin çdo lloj te huaji ne Shqiperi. Kjo 
eshte "politika" qe zbatojne keta  "zoterinj", qe po i thone vetes se jane duke 
bere "me te miren" per shqiptaret.  Per shqiptaret do te thosha une jo se 
jo, veçse per veten e tyre, si edhe atyre  qe iu sherbejne. 

Prill  2000 - Me telefon nga New Yorku gazetari yne Beqir SINA, me rastin e 
diteve te  prillit, eskluzivisht per gazeten kombetare Bota Sot, e realizoi 
kete interviste  ne  rezidencen e  tij ne Afriken e  Jugut nga Johanesburgu 
ku qendronte ne egzil familja mbreterore  shqiptare  ,
clip_image001.jpg (image/jpeg, 25.3 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.