Shoqata Ana e Malit festoi 28 Nentorin Diten e Pavaresise se Shqiperise
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Shoqata Ana e Malit festoi 28 Nentorin Diten e Pavaresise se Shqiperise, Diten e Flamurit Kombetare BEQIR SINA, Staten Island Edhe kete vit sikurse herave te tjara Shoqata Ana e Malit per ndere te festes se 28 Nentorit organizoi nje program te pasur artistik , me kenge , valle dhe poezi te ndryshme te pergaditura enkas per kete feste te rendesishme kombetare STATEN ISLAND NYC : Per nder te Dites se Flamurit tone kombetar ne ishullin e New Yorkut - Staten Island edhe sivjet ne menyre dinjitoze, Shoqata "Ana e Malit", e cila mban emrin e treves autoktone shqiptare ne mes Ulqinit dhe Shkodres dhe grumbullon rreth vehtes bashkatdhetare te merguar nga ajo treve ketu ne Shtetet e Bashkuara do te shenonte diten e djele (27 nentor 2011) : 28 Nentorin - Diten e Flamurit tone Kombetar dhe Diten e Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise. Manifestimi i kesaj shoqate u mbajte ne lokalin luksoz "Nicotra's Ballroom", ne ishullin e Staten Island- New York, ishull ky ku jeton dhe pjesa me e madhe e emigranteve te emigruar ne kohe e rrethana te ndryshme nga kjo treve. Ne kete manifestim moren pjese disa qindra vete - shumica familje nga Ana e Malit, qe kishin ardhur me gjithe femijet e tyre. Festa e pavaresise se Shqiperise filloje me pjesen akademike, ku oratoret mes te tjerave folen edhe per rendesine e 28 Nentorit Dites se Flamurit tone Kombetar, duke perkuar 28 Nentorin e vitit 1912, kur ne Vloren heroike, plaku i urte Ismail Qemali shpalli Pavaresine e Shqiperise. Me kete raste jane perkujtuar edhe heronjte dhe deshmoret e kombit qe me punen e tyre atdhetare bene qe shqiptaret te ndihen sot krenare edhe ne kete 99 vjetor te Dites se Pavaresise se Shqiperise. Çelja e programit te festes se shoqates Ana e Malit , u be nga studentija Iliriana Zeneli, e cila, u kerkoje te pranishemeve qe te nderojne Hymnin kombetar te Shqiperise dhe ate te Shteteve te Bashkuara. Mepastaj Shoqata Ana e Malit kishte rezervuar per pjesmarresit edhe nje program te shkurter kluturo-arstistik, ne te cilin ajo arriti te prezantoje, edhe disa nga vlerat kulturore qe kultivohen nga shoqata Ana e Malit - perkatesisht Grupi i kengeve e valleve. Programin festiv e hapi grupi valletareve, vajzave dhe djemeve te veshur me kostumet floklorike te kesaj ane (Leyza Golesh, Adisa Gjeka, Merlinda Mariseni, Aldiana Braca, Jasmina Musaj, Taulant Sallaj, Admond Demiri, Durmish Golesh, Genti Hollaj, Vebi Truma). Me pase Leyza Goleshi recitoi poezin nga Guri Sylaj "Jam edhe une bija jote", pastaj grupi i valletarve kerceu dhe kendoi vallen "Kam qendisur nje shami". Programin artistik e pasuroi dhe recitimi i nje kolazhi me poezi marre nga libri "Cafo Beg Ulqini", me recitues Valbona Shabani dhe Adis Gjeka, dhe u mbyll me vallen me pjesmarrjen e te gjithe grupit te valletareve te shoqates se Anes se Malit, vallja "Xhemilja e Anes se malit". Manifestimi perfundoje me mbremjen muzikore ku te pranishmit per ore te tera kenduan dhe vallezuan se bashku ne shoqerimin me muzike te gjalle-live. Per pjesmarresit kenaqesin e tyre, me disponimin e tyre profesional me nje varacion me muzike te zgjedhur popullore, kryesisht nga kjo treve, nga kengetaret Valdet Luka, Liza Nikprelaj, Hajro Ceka, dhe Orkestra Ceka, nen udheheqjen e Vehbi Spahiut. Me kete rast fjalimin e rastit e mbajti doktor Bahri Ceka, i cili theksin kryesor e ka pasur ne rendesine e angazhimit te komunitetit per ndertimin e Qendres se Komunitetit Shqiptare ne Staten Island, ku jetojne rreth 23 mij shqiptar, nderkohe manifestimin e Shoqates Ana e Malit e pershendeten edhe mysafiret e nderit ish-deputeti ne parlamentn e Malit teZi dhe keshilltar ne kuvendin e Ulqinit z. Amir Hollaj, publicisti nga Malesia Fran Camaj, Imami i Xhamise ne Queens z. Edin Gjoni, Dr. Paloke Camaj, si dhe perfaqesuesit e shtetit te Kosoves, konsullja Valeza Oruçi dhe Konsulli i Pergjitheshem i Shqiperise z. Dritan Mishto. Zoti Naser Çobaj Kryetar i Shoqates Ana e Malit, pos urimit per kete dite shenuar per kombin shqiptar, beri edhe nje ekspoze te aktivitetit dhe veprimtarise se Shoqates Ana e Malit me qender ne Staten Island - New York, duke nenvizuar se Shoqata Ana e Malit, edhe sivjet po vazhdon traditen e vete ne organizimin e mbremjes me rastin e Festes se Flamurit tone Kombetar, e cila njekohesisht eshte edhe Darka Vjetore e Shoqates. Duke e mbyllur kete vit te aktivitetit te saj, me kenaqesi, tha ai do te them se shoqata Ana e Malit, ka qene aktive dhe ka bere nje pune te mire .Ne pjese e tij te fjalimit kreu i shoqates ka numruar disa nga aktivitetet vjetore, Per kete zoti Çobaj duke i falenderuar antaret e Bordit te Shoqates per kontributin vullnetar qe te realizohen keto projekte, ka falenderuar me kete rast edhe komunitetin i cili, si tha ai permes shoqates apo edhe ne forma individuale ka ndihmu vendlindjen, apo komunitetin ketu ne SHBA me qellim te ruajtjes se identitetit tone kombetar. "Pasi qe viti 2012 po afrohet, theksoi zoti Çobaj synimi i shoqates eshte drejtuar drejt ketij Viti Jubilar i 100 Vjetorit te ngritjes se Flamurit ne Vlore, e cila shenon edhe fillimin e organizimit shteteror te Shqiptareve. Kete vit shoqata do te bej perpjekje maksimale qe te vehen konturat e shendoshta te organizimit per ndertimin e qendres se komunitetit. Ketu kerkojme ndihmen dhe angazhimin e te gjitheve duke u nisur nga komunitetit, institucionet fetare, si edhe Institucioneve te Shqiperise dhe Kosoves, te cilat shtete duhet te jene NJE ne organizimin e Komunitetit ne Diaspore." Me tej ai u shpreh se Shoqata Ana e Malit, poashtu apelon edhe te shteti i Malit te Zi, se politika te cilen eshte duke e udhehequr per diasporen Shqiptare nga Mali i Zi eshte diskriminuese. Mali i Zi para se te kerkoj ndihma nga diaspora per ndertimin e "Shtepise Malazeze", duhet t'ju plotesoj te gjitha kerkesat shqiptareve ne Mal te Zi, dhe te tregoj vullnet te sinqert per ruajtjen e popullit shqiptare ne numer dhe perqindje ne trojet e veta etnike, se shqiptaret jane te vetedijshem per "lojen malazeze", por edhe te durueshem deri ne nje rast te caktuar. Duke perfunduar fjalen e tij zoti Naser Çobaj Kryetar i Shoqates Ana e Malit me baze ne New York, tha se " duhet ti kthehemi vetevehtes dhe aktorve politik shqiptare ne Mal te Zi. Me levizjet e fundit ne skenen politike ne Ulqin, na shtohet shpresa qe ka filluar nje faze e ndergjegjesimit te elites politike, por keto raste jane me delikatet ne rrjedhat politike, dhe per hir te kesaj delikatesie apelojme qe te mos shpejtoni me vendime per krijimin e partive politike, por te punoni ne kosolidimin e spektrit politik te shqiptareve ne Mal te Zi." Konusllia e Republikes se Kosoes ne Nee York, Valeza Oruçi ne emer te Konsullates se Pergjithshme te Republikes se Kosoves, falenderoj Shoqaten Ana e Malit per ftesen e bere per te qene pjese e ketij manifestimi. Me tej ajo ka thene se "Jam e nderuar qe sot gjendem ne mesin e juaj, ne mesin e shume shqiptareve, pavaresisht se nga cilat troje vijme, qe jemi mbledhur per te festuar nje nga datat me te rendesishme te historise sone, diten e pavaresise se Shqiperise, diten e Flamurit Kombetare" Nder te tjera diplomatja nga Kosova, kujtoj ne fjalen e saj kohen kur festonim festen e 28 nentorit vetem permes shkrimeve te eseve dhe vizatimeve te cilat, nuk ishte gjithhere e lehte te paraqitej festa e 28 Nentorit ne menyre figurative pasi qe, nuk lejoheshim qe te festonim ashtu siç po festojme ne sot. "Mirepo, u shpreh ajo fal punes se palodhshme te popullit tone dhe duke mos harruar asnjehere kontributin e diaspores sone, e ne veçanti, diaspores ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne sot festojme diten e flamurit dhe te arriturat e kombit tone." Ne fjalen e saj teksa u ka uruar pjesmarreseve Gezuar festa e 28 Nentorit! nuk la pa percjellur edhe nje falemnderim per SHBA. "Ne, gjithashtu jemi falenderues ndaj shteteve mike per kontributin e tyre te vazhdueshem siç jane, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, tha Konusllia e Republikes se Kosoes ne Nee York, Valeza Oruçi ne emer te Konsullates se Pergjithshme te Republikes se Kosoves, ku qe nga Presidenti Woodroe Wilson, i cili, e ndaloi marreveshjen e Parisit, qe kishte per qellim ndarjen e Shqiperise, e deri me sot ku gjithmone i qendruan prane dhe perkrahen vullnetin e popullit shqiptare." Shoqata Ana e Malit festoi 28 Nëntorin Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, Ditën e Flamurit Kombëtarë BEQIR SINA, Staten Island Edhe këtë vit sikurse herave të tjara Shoqata Ana e Malit për nderë të festës së 28 Nëntorit organizoi një program të pasur artistik , me këngë , valle dhe poezi të ndryshme të përgaditura enkas për këtë festë të rëndësishme kombëtare STATEN ISLAND NYC : Për nder të Ditës së Flamurit tonë kombëtar në ishullin e New Yorkut - Staten Island edhe sivjet në mënyrë dinjitoze, Shoqata "Ana e Malit", e cila mban emrin e trevës autoktone shqiptare në mes Ulqinit dhe Shkodrës dhe grumbullon rreth vehtës bashkatdhetarë të mërguar nga ajo trevë këtu në Shtetet e Bashkuara do të shënonte ditën e djelë (27 nëntor 2011) : 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit tonë Kombëtar dhe Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Manifestimi i kësaj shoqate u mbajtë në lokalin luksoz "Nicotra's Ballroom", në ishullin e Staten Island- New York, ishull ky ku jeton dhe pjesa më e madhe e emigrantëve të emigruar në kohë e rrethana të ndryshme nga kjo trevë. Në këtë manifestim morën pjesë disa qindra vetë - shumica familje nga Ana e Malit, që kishin ardhur me gjithë fëmijët e tyre. Festa e pavarësisë së Shqipërisë fillojë me pjesën akademike, ku oratorët mes të tjerave folën edhe për rëndësinë e 28 Nëntorit Ditës së Flamurit tonë Kombëtar, duke përkuar 28 Nëntorin e vitit 1912, kur në Vlorën heroike, plaku i urtë Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Me këtë rastë janë përkujtuar edhe heronjtë dhe dëshmorët e kombit që me punën e tyre atdhetare bënë që shqiptarët të ndihen sot krenarë edhe në këtë 99 vjetor të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Çelja e programit të festës së shoqatës Ana e Malit , u bë nga studentija Iliriana Zeneli, e cila, u kërkojë të pranishëmeve që të nderojnë Hymnin kombëtar të Shqipërisë dhe atë të Shteteve të Bashkuara. Mëpastaj Shoqata Ana e Malit kishte rezervuar për pjesmarrësit edhe një program të shkurtër kluturo-arstistik, në të cilin ajo arriti të prezantojë, edhe disa nga vlerat kulturore që kultivohen nga shoqata Ana e Malit - përkatësisht Grupi i këngëve e valleve. Programin festiv e hapi grupi vallëtarëve, vajzave dhe djemëve të veshur me kostumet floklorike të kësaj ane (Leyza Golesh, Adisa Gjeka, Merlinda Mariseni, Aldiana Braca, Jasmina Musaj, Taulant Sallaj, Admond Demiri, Durmish Golesh, Genti Hollaj, Vebi Truma). Më pasë Leyza Goleshi recitoi poezin nga Guri Sylaj "Jam edhe unë bija jote", pastaj grupi i vallëtarve kërceu dhe këndoi vallen "Kam qëndisur një shami". Programin artistik e pasuroi dhe recitimi i një kolazhi me poezi marrë nga libri "Cafo Beg Ulqini", me recitues Valbona Shabani dhe Adis Gjeka, dhe u mbyll me vallën me pjesmarrjen e të gjithë grupit të vallëtarëve të shoqatës së Anës së Malit, vallja "Xhemilja e Anës së malit". Manifestimi përfundojë me mbrëmjen muzikore ku të pranishmit për orë të tëra kënduan dhe vallëzuan së bashku në shoqërimin me muzikë të gjallë-live. Për pjesmarrësit kënaqësin e tyre, me disponimin e tyre profesional me një varacion me muzikë të zgjedhur popullore, kryesisht nga kjo trevë, nga këngëtarët Valdet Luka, Liza Nikprelaj, Hajro Ceka, dhe Orkestra Ceka, nën udhëheqjen e Vehbi Spahiut. Me këtë rast fjalimin e rastit e mbajti doktor Bahri Ceka, i cili theksin kryesor e ka pasur në rëndësinë e angazhimit të komunitetit për ndërtimin e Qendrës së Komunitetit Shqiptarë në Staten Island, ku jetojnë rreth 23 mij shqiptar, ndërkohë manifestimin e Shoqatës Ana e Malit e përshëndeten edhe mysafirët e nderit ish-deputeti në parlamentn e Malit tëZi dhe këshilltar në kuvendin e Ulqinit z. Amir Hollaj, publicisti nga Malësia Fran Camaj, Imami i Xhamisë në Queens z. Edin Gjoni, Dr. Palokë Camaj, si dhe përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, konsullja Valeza Oruçi dhe Konsulli i Përgjithëshëm i Shqipërisë z. Dritan Mishto. Zoti Naser Çobaj Kryetar i Shoqatës Ana e Malit, pos urimit për këtë ditë shënuar për kombin shqiptar, bëri edhe një ekspoze të aktivitetit dhe veprimtarisë së Shoqatës Ana e Malit me qëndër në Staten Island - New York, duke nënvizuar se Shoqata Ana e Malit, edhe sivjet po vazhdon traditën e vetë në organizimin e mbrëmjes me rastin e Festës së Flamurit tonë Kombëtar, e cila njëkohësisht është edhe Darka Vjetore e Shoqatës. Duke e mbyllur këtë vit të aktivitetit të saj, me kënaqësi, tha ai do të them se shoqata Ana e Malit, ka qenë aktive dhe ka bërë një punë të mirë .Në pjesë e tij të fjalimit kreu i shoqatës ka numruar disa nga aktivitetet vjetore, Për këtë zoti Çobaj duke i falenderuar antarët e Bordit të Shoqatës për kontributin vullnetar që të realizohen këto projekte, ka falenderuar me këtë rast edhe komunitetin i cili, si tha ai përmes shoqatës apo edhe në forma individuale ka ndihmu vendlindjen, apo komunitetin këtu në SHBA me qëllim të ruajtjes së identitetit tonë kombëtar. "Pasi që viti 2012 po afrohet, theksoi zoti Çobaj synimi i shoqatës është drejtuar drejt këtij Viti Jubilar i 100 Vjetorit të ngritjes së Flamurit në Vlorë, e cila shënon edhe fillimin e organizimit shtetëror të Shqiptarëve. Këtë vit shoqata do të bëj përpjekje maksimale që të vehen konturat e shëndoshta të organizimit për ndërtimin e qendrës së komunitetit. Këtu kërkojmë ndihmën dhe angazhimin e të gjithëve duke u nisur nga komunitetit, institucionet fetare, si edhe Institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat shtete duhet të jenë NJË në organizimin e Komunitetit në Diasporë." Më tej ai u shpreh se Shoqata Ana e Malit, poashtu apelon edhe te shteti i Malit të Zi, se politika të cilën është duke e udhëhequr për diasporën Shqiptare nga Mali i Zi është diskriminuese. Mali i Zi para se të kërkoj ndihma nga diaspora për ndërtimin e "Shtëpisë Malazeze", duhet t'ju plotësoj të gjitha kërkesat shqiptarëve në Mal të Zi, dhe të tregoj vullnet të sinqert për ruajtjen e popullit shqiptarë në numër dhe përqindje në trojet e veta etnike, se shqiptarët janë të vetëdijshëm për "lojën malazeze", por edhe të durueshëm deri në një rast të caktuar. Duke përfunduar fjalën e tij zoti Naser Çobaj Kryetar i Shoqatës Ana e Malit me bazë në New York, tha se " duhet ti kthehemi vetëvehtes dhe aktorve politik shqiptarë në Mal të Zi. Me lëvizjet e fundit në skenën politike në Ulqin, na shtohet shpresa që ka filluar një fazë e ndërgjegjësimit të elitës politike, por këto raste janë më delikatet në rrjedhat politike, dhe për hir të kësaj delikatësie apelojmë që të mos shpejtoni me vendime për krijimin e partive politike, por të punoni në kosolidimin e spektrit politik të shqiptarëve në Mal të Zi." Konusllia e Republikës së Kosoës në Neë York, Valeza Oruçi në emër të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, falënderoj Shoqatën Ana e Malit për ftesën e bërë për të qenë pjesë e këtij manifestimi. Më tej ajo ka thënë se "Jam e nderuar që sot gjendem në mesin e juaj, në mesin e shumë shqiptarëve, pavarësisht se nga cilat troje vijmë, që jemi mbledhur për të festuar një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë, ditën e pavarësisë së Shqipërisë, ditën e Flamurit Kombëtarë" Ndër të tjera diplomatja nga Kosova, kujtoj në fjalën e saj kohën kur festonim festën e 28 nëntorit vetëm përmes shkrimeve të eseve dhe vizatimeve të cilat, nuk ishte gjithherë e lehtë të paraqitej festa e 28 Nëntorit në mënyrë figurative pasi që, nuk lejoheshim që të festonim ashtu siç po festojmë ne sot. "Mirëpo, u shpreh ajo fal punës së palodhshme të popullit tonë dhe duke mos harruar asnjëherë kontributin e diasporës sonë, e në veçanti, diasporës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne sot festojmë ditën e flamurit dhe të arriturat e kombit tonë." Në fjalën e saj teksa u ka uruar pjesmarrëseve Gëzuar festa e 28 Nëntorit! nuk la pa përcjellur edhe një falemnderim për SHBA. "Ne, gjithashtu jemi falënderues ndaj shteteve mike për kontributin e tyre të vazhdueshëm siç janë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha Konusllia e Republikës së Kosoës në Neë York, Valeza Oruçi në emër të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, ku që nga Presidenti Woodroë Wilson, i cili, e ndaloi marrëveshjen e Parisit, që kishte për qëllim ndarjen e Shqipërisë, e deri më sot ku gjithmonë i qëndruan pranë dhe përkrahën vullnetin e popullit shqiptarë."
hawaiipart1650.jpg
(image/jpeg, 42 KB) - not displayed
IMG_2948.JPG
(image/jpeg, 44.9 KB) - not displayed
IMG_2989.JPG
(image/jpeg, 29.7 KB) - not displayed
IMG_2926.JPG
(image/jpeg, 48.4 KB) - not displayed
hawaiipart1663.jpg
(image/jpeg, 32.2 KB) - not displayed
hawaiipart1664.jpg
(image/jpeg, 35.9 KB) - not displayed
hawaiipart1667.jpg
(image/jpeg, 49.4 KB) - not displayed
hawaiipart1671.jpg
(image/jpeg, 31.2 KB) - not displayed
hawaiipart1675.jpg
(image/jpeg, 38.8 KB) - not displayed
hawaiipart1676.jpg
(image/jpeg, 57.3 KB) - not displayed
hawaiipart1679.jpg
(image/jpeg, 27.8 KB) - not displayed
hawaiipart1684.jpg
(image/jpeg, 45 KB) - not displayed
hawaiipart1685.jpg
(image/jpeg, 42 KB) - not displayed
hawaiipart1694.jpg
(image/jpeg, 45.5 KB) - not displayed
hawaiipart1710.jpg
(image/jpeg, 47.5 KB) - not displayed
hawaiipart1727.jpg
(image/jpeg, 46.1 KB) - not displayed
hawaiipart1734.jpg
(image/jpeg, 30.1 KB) - not displayed