Engel Kosova dhe Shqiperia, eshte per hapjen e kufijve te saj

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Manhattan  : Festimi i 28 Nentorit per te nderuar gjashte udheheqesit te 
shquar ne  komunitetin shqiptaro-amerikan 
BEQIR  SINA, New York 
Engel  : " Kosova dhe Shqiperia, eshte per hapjen e kufijve te saj me 
vendet e tjera -  Serbia eshte duke i mbyllur - duke bere bllokimin e rrugeve ne 
veri te  Mitrovices," 
MANHATTAN  - NYC : Manhattan Borough President Scott M. Stringer, dhe ish 
Assemblyman  Stephen Kaufman dhe Presidenti i Shoqerise Fondacioni Shqiptaro 
- Amerikan, zoti  Esad Rizai te henen ne 28 nentor, ne Zyren Presidentit te 
qytetit te Manhattanit  ne New York, kan festuar se bashku me komunitetin 
shqiptar pervjetorin e 99-te,  te Pavaresise se Shqiperise - Dita e Flamurit.

Ne kete eveniment u  bashkuan edhe diplomatet e Kosoves, New York, zyrtare 
te zgjedhur dhe drejtues  te tjere te komunitetit shqiptar, biznesmen, 
gazetar, avokat, artiste, studente  dhe te tjere. Ne perfundim te ceremonise e 
cila ishte e sponsorizuar nga  Presidenti Scott M. Stringer, Presidenti i 
Shoqerise Fondacioni Shqiptaro -  Amerikan, zoti Esad Rizai, dhe 
ish-Assemblymember Stephen B. Kaufman, u nderuan  me çertifikata mirenjohje gjashte 
personalitete te shquar ne komunitetin  shqiptaro-amerikan.  
Ne  kete ngjarje mori pjese edhe Ministri i diaspores te Republikes se 
Kosoves, z.  Ibrahim Sh. Makolli dhe anetari te stafit te tij si dhe z.  Naim 
Dedushaj Drejtor i Zyres per Çeshtje Jorezidente. . 
Presidenti  i te ashtuquajturit "qytet i vogel" Manhattanit, Scott M. 
Stringer (Manhattan  Borough President), duke folur ne ceremonine e ndarjes se 
mirenjohjeve per  personalitete te njohura amerikano- shqiptare, me rastin e 
28 Nentorit - Dites  se Pavaresise se Shqiperise, ne sallen e "qeverisjes" , 
teksa i dha çmimin  kongresmenit Engel, bashkekryesues i Komitetit Shqiptar 
ne Kongresin e SHBA,  mbeshtetes i deshmuar i çeshtjes shqiptare, tha se 
:"Puna e tij eshte e  mahnitshme, si ne Komitetin per Punet e Jashtme te 
Kongresit Amerikan, ku ai  dallohet duke luftuar per lirine demokracine, dhe te 
drejtat e njeriut ne bote,  dhe me e rendesishmja, eshte se ai esht nje 
kongresmen i rendesishem per qytetin  e New York". 


Scott M. Stringer gjithashtu tha se per kete une jam i  nderuar qe ai do te 
marre çimin e qytetit te Manhattanit duke vijuar se keshtu,  une do te doja 
ne emer te pranishemeve, ne emer te te gjithe ju qe jeni ketu  sot, t'i jap 
certifikaten e mirenjohjes me motivacionin "Per kontributin e  shquar ne 
punen e tij me komunitetin Shqiptaro Amerikan", qyteti i Manhattanit -  New 
York, eshte duke nderuar zotin Elliot Engel, perfaqesuesin e Kongresit  
Amerikan - nje kampion i çeshtjes shqiptare ne Ballkan dhe ne mbare boten  . 
Ne  mesin e personaliteteve qe u nderuan me kete mirenjohje me rastin e 28 
Nentorit  - Dites se Pavaresise se Shqiperise, nga Presidenti i qytetit te 
Manhattanit -  New York, Scott M. Stringer (Manhattan Borough President), 
ishin dhe regjisori i  njohur boteror me prejardhje shqiptare, Stan Dragoti, 
kercimtari i fameshem i  spektaklit "Dancing with the stars" Driton  "Tony" 
Dovolani dhe  personalitete te tjera te njohura, profesor Sami Repishti, 
aktivistija Shiqipe  Biba, veprimtari Tahir C. Kerrnaja( pas vdekjes) , ministrat 
e qeverise se  Kosoves Mimoza Kusari-Lila, dhe dr. Ibrahim Sh. Makolli, si 
dhe qytetin e  Prishtines.



Kongresmeni demokrat i New Yorkut, Eliot Engel i  njohur tashme si miku i 
madh i shqiptareve, duke marre kete mirenjohje nga  Presidenti i Manhattanit, 
Scott M. Stringer, tha se "KFOR-i duhet te marre masa  per largimin sa me 
pare te barrikadave te krijuara nga grupet kriminale, duke  shtuar se, 
çeshtja shqiptare ne Ballkan nuk eshte zgjidhur perfundimisht, dhe  ketu permendi 
ngjarjet e fundit ne veri te Kosoves, sipas te cilit jane te  shkaktuara nga 
institucione e grupe ilegale." Ai theksoi se Kosova nuk mund te  jete 100 
perqind e plote pa pjesen veriore, nuk ka Kosove 90 perqind dhe Kosove  10 
perqind - Kosova eshte 100 perqind , deklaroi ai..

Me tej kongresisti  Engel u permendi atyre punen 23 vjeçare ne Kongresin 
Amerikan. "Une, tha ai  mendoj se ju te gjithe e dini se ne 23 vitet, e 
kongresit, kam qene gjithmon i  afert dhe i dashur me te gjithe ju qe keni punuar 
me mua se bashku. Ate qe une  kam bere se bashku me komunitetin 
Shqiptaro-Amerikane, ne te vertete, "eshte si  nje mirenjohje qe edhe sot une do te 
takohem me komunitetin shqiptare, ne  Chicago, ku miqte e mi shqiptare ne 
Çikago, jane duke bere, sonte nje darke per  te mbledhur fonde per mua". 

Me pas ai iu rikthye edhe nje here vizites  se tij ne Kosove, disa jave me 
pare. Sapo jam kthyer nga Kosova, tha zoti Engel,  dhe kam qene ne Kosove 
per nje vizite disa diteshe, per te marre pjese ne  prerjen e shiritit se 
bashku me Kryeminstrin Hashim Thaqi, ne segmentin 38  kilomtra te perfunduara ne 
autostraden e re, qe do te lidh Prishtinen me  Tiranen.  
"Kjo,  theksoi ai eshte vazhdim i Rruges se Kombit, pjese e asaj rruge qe 
"fotografin"  e saj e ka ne nisjen - ne anen e shqiptareve ne Shqiperi, kur 
rreth nje vit me  pare Kryeministri Berisha e inaguroi ate. Nderkohe, qe 
segmenti i inaguruar nje  muaj me pare, eshte rruga qe do te lidh tani Kosoven 
me Shqiperine, ku ju mund  te shkoni nga Prishtina ne Tirane, vetem per 3 
ore, nga 10 ore ose me shume, qe  u merrte ky udhetim me pare, per te shkuar 
nga Prishtina ne Tirane dhe  anasjelltas. Kjo rruge, e cila lidh dy vendet po 
ndertohet ne nje kohe kur  Kosova dhe Shqiperia, eshte per hapjen e kufijve 
te saj me vendet e tjera - kohe  kur ne Serbi jane duke i mbyllur kufijte e 
tyre siç jane duke bere bllokimin e  rrugeve ne veri te Mitrovices, e cila 
eshte nje problem per te siguruar se edhe  vendet e NATO-s , KFOR-i e tjer, 
nuk do te tolerojne paligjshmeri ne kufi , nuk  do te tolerojne institucionet 
paralele, nuk do te tolerojne shkelje te ligjit,  nga kushdo qofte ai".




Kongresmeni demokrat i New Yorkut,  Eliot Engel - anetare i Komitetit pe 
Pune te Jashtme ne Kongresin Amerikan, u  shpreh se Kosova eshte Kosova e te 
gjithe qytetarve te saj, nuk ka Kosove 90 per  qind dhe Kosove 10 perqind - 
qe do te thote ndarje de facto. 100 per qind e  Kosoves duhet te qeveriset 
nga qeveria ne Prishtine, thote Engel, duke permendur  edhe faktin se keshtu 
eshte punuar se bashku, edhe me komunitetin nderkombetar,  me shtetin e 
Kosoves, dhe popullin e saj. 

Zoti  Engel kujtoje edhe nje here punen e madhe qe ka bere ai me gjithe 
bashkesine  shqiptare ne SHBA, duke veçuar me kete rast edhe zotin Harry 
Bajaraktari, qe siç  tha ai eshte nje nga miqt e tij personale.


Ne  fund te fjales se tij Kongresmeni demokrat i New Yorkut, Eliot Engel i 
njohur  tashme si miku i madh i shqiptareve, tha se jam i kenaqur dhe i 
nderuar per te  marre kete mirenjohje nga qyteti i Manhattanit. Engel mbylli 
fjalen e tij duke  siguruar qe i gjithe kombi shqiptar, kudo qofte ai te jete i 
lire, pavaresishte,  se nese ata jetojne ne Maqedoni, Mal te Zi, e tjere, 
sigurisht qe edhe ne  Shqiperi dhe Kosove, por edhe ketu ne Shtetet e 
Bashkuara, ai eshte, i mbrojtur  dhe i sigurt."  
 
Manhattan : Festimi i 28 Nëntorit për të nderuar gjashtë  udhëheqësit të 
shquar në komunitetin shqiptaro-amerikan




 
 
 
 
 
BEQIR SINA, New York
 
 
 
 



Engel : " Kosova dhe Shqipëria, është për hapjen e kufijve të saj  me 
vendet e tjera - Serbia është duke i mbyllur - duke bërë bllokimin e rrugëve  në 
veri të Mitrovicës,"


 
 
 
 
 
 
MANHATTAN - NYC : Manhattan Borough President Scott M. Stringer, dhe ish  
Assemblyman Stephen Kaufman dhe Presidenti i Shoqërisë Fondacioni Shqiptaro - 
 Amerikan, zoti Esad Rizai të hënën në 28 nëntor, në Zyrën Presidentit të 
qytetit  të Manhattanit në New York, kan festuar së bashku me komunitetin 
shqiptar  përvjetorin e 99-të, të Pavarësisë së Shqipërisë - Dita e Flamurit.

Në  këtë eveniment u bashkuan edhe diplomatët e Kosovës, New York, zyrtarë 
të  zgjedhur dhe drejtues të tjerë të komunitetit shqiptar, biznesmen, 
gazetar,  avokat, artistë, studentë dhe të tjerë. Në përfundim të ceremonisë e 
cila ishte  e sponsorizuar nga Presidenti Scott M. Stringer, Presidenti i 
Shoqërisë  Fondacioni Shqiptaro - Amerikan, zoti Esad Rizai, dhe 
ish-Assemblymember Stephen  B. Kaufman, u nderuan me çërtifikata mirënjohje gjashtë 
personalitete të shquar  në komunitetin shqiptaro-amerikan. 

 
 
 
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Ministri i diasporës të Republikës së  
Kosovës, z. Ibrahim Sh. Makolli dhe anëtari të stafit të tij si dhe  z. Naim 
Dedushaj Drejtor i Zyrës për Çështje Jorezidente.  .


 
 
 
Presidenti i të ashtuquajturit "qytet i vogël" Manhattanit, Scott M.  
Stringer (Manhattan Borough President), duke folur në ceremoninë e ndarjes së  
mirënjohjeve për personalitete të njohura amerikano- shqiptarë, me rastin e 28 
 Nëntorit - Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, në sallën e "qeverisjes" , 
teksa i  dha çmimin kongresmenit Engel, bashkëkryesues i Komitetit Shqiptar 
në Kongresin  e SHBA, mbështetës i dëshmuar i çështjes shqiptare, tha se 
:"Puna e tij është e  mahnitshme, si në Komitetin për Punët e Jashtme të 
Kongresit Amerikan, ku ai  dallohet duke luftuar për lirinë demokracinë, dhe të 
drejtat e njeriut në botë,  dhe më e rëndësishmja, është se ai ësht një 
kongresmen i rëndësishëm për qytetin  e New York". 


Scott M. Stringer gjithashtu tha se për këtë unë jam i  nderuar që ai do të 
marrë çimin e qytetit të Manhattanit duke vijuar se kështu,  unë do të doja 
në emër të pranishëmëve, në emër të të gjithë ju që jeni këtu  sot, t'i jap 
certifikatën e mirënjohjes me motivacionin "Për kontributin e  shquar në 
punën e tij me komunitetin Shqiptaro Amerikan", qyteti i Manhattanit -  New 
York, është duke nderuar zotin Elliot Engel, përfaqësuesin e Kongresit  
Amerikan - një kampion i çështjes shqiptare në Ballkan dhe në mbarë botën  .


Në mesin e personaliteteve që u nderuan me këtë mirënjohje me rastin e 28  
Nëntorit - Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, nga Presidenti i qytetit të  
Manhattanit - New York, Scott M. Stringer (Manhattan Borough President), 
ishin  dhe regjisori i njohur botëror me prejardhje shqiptare, Stan Dragoti, 
kërcimtari  i famëshëm i spektaklit "Dancing with the stars" Driton "Tony"  
Dovolani dhe personalitete të tjera të njohura, professor Sami Repishti,  
aktivistija Shiqipe Biba, veprimtari Tahir C. Kerrnaja( pas vdekjes) , ministrat  
e qeverisë së Kosovës Mimoza Kusari-Lila, dhe dr. Ibrahim Sh. Makolli, si 
dhe  qytetin e Prishtinës.



Kongresmeni demokrat i New Yorkut, Eliot  Engel i njohur tashmë si miku i 
madh i shqiptarëve, duke marrë këtë mirënjohje  nga Presidenti i Manhattanit, 
Scott M. Stringer, tha se "KFOR-i duhet të marrë  masa për largimin sa më 
parë të barrikadave të krijuara nga grupet kriminale,  duke shtuar se, 
çështja shqiptare në Ballkan nuk është zgjidhur përfundimisht,  dhe këtu përmendi 
ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, sipas të cilit janë të  shkaktuara nga 
institucione e grupe ilegale." Ai theksoi se Kosova nuk mund të  jetë 100 
përqind e plotë pa pjesën veriore, nuk ka Kosovë 90 përqind dhe Kosovë  10 
përqind - Kosova është 100 përqind , deklaroi ai..

Më tej kongresisti  Engel u përmendi atyre punën 23 vjeçare në Kongresin 
Amerikan. "Unë, tha ai  mendoj se ju të gjithë e dini se në 23 vitet, e 
kongresit, kam qenë gjithmon i  afërt dhe i dashur me të gjithë ju që keni punuar 
me mua së bashku. Atë që unë  kam bërë së bashku me komunitetin 
Shqiptaro-Amerikanë, në të vërtetë, "është si  një mirënjohje që edhe sot unë do të 
takohem me komunitetin shqiptarë, në  Chicago, ku miqtë e mi shqiptarë në 
Çikago, janë duke bërë, sonte një darkë për  të mbledhur fonde për mua". 

Më pas ai iu rikthye edhe një herë vizitës  së tij në Kosovë, disa javë më 
parë. Sapo jam kthyer nga Kosova, tha zoti Engel,  dhe kam qenë në Kosovë 
për një vizitë disa ditëshe, për të marrë pjesë në  prerjen e shiritit së 
bashku me Kryeminstrin Hashim Thaqi, në segmentin 38  kilomtra të përfunduara në 
autostradën e re, që do të lidh Prishtinën me  Tiranën. 


 
 
 
"Kjo, theksoi ai është vazhdim i Rrugës së Kombit, pjesë e asaj rruge që  
"fotografin" e saj e ka në nisjen - në anën e shqiptarëve në Shqipëri, kur 
rreth  një vit më parë Kryeministri Berisha e inaguroi atë. Ndërkohë, që 
segmenti i  inaguruar një muaj më parë, është rruga që do të lidh tani Kosovën me 
 Shqipërinë, ku ju mund të shkoni nga Prishtina në Tiranë, vetëm për 3 orë, 
nga  10 orë ose më shumë, që u merrte ky udhëtim më parë, për të shkuar nga 
Prishtina  në Tiranë dhe anasjelltas. Kjo rrugë, e cila lidh dy vendet po 
ndërtohet në një  kohë kur Kosova dhe Shqipëria, është për hapjen e kufijve 
të saj me vendet e  tjera - kohë kur në Serbi janë duke i mbyllur kufijtë e 
tyre siç janë duke bërë  bllokimin e rrugëve në veri të Mitrovicës, e cila 
është një problem për të  siguruar se edhe vendet e NATO-s , KFOR-i e tjer, 
nuk do të tolerojnë  paligjshmëri në kufi , nuk do të tolerojnë institucionet 
paralele, nuk do të  tolerojnë shkelje të ligjit, nga kushdo qoftë  ai".




Kongresmeni demokrat i New Yorkut, Eliot Engel - anëtarë  i Komitetit pë 
Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan, u shpreh se Kosova është  Kosova e të 
gjithë qytetarve të saj, nuk ka Kosovë 90 për qind dhe Kosovë 10  përqind - 
që do të thotë ndarje de facto. 100 për qind e Kosovës duhet të  qeveriset 
nga qeveria në Prishtinë, thotë Engel, duke permendur edhe faktin se  kështu 
është punuar së bashku, edhe me komunitetin ndërkombëtar, me shtetin e  
Kosovës, dhe popullin e saj. 

Zoti Engel kujtojë edhe një herë  punën e madhe që ka bërë ai me gjithë 
bashkësinë shqiptare në SHBA, duke veçuar  me këtë rast edhe zotin Harry 
Bajaraktari, që siç tha ai është një nga miqt e  tij personalë.


Në fund të fjalës së tij Kongresmeni demokrat  i New Yorkut, Eliot Engel i 
njohur tashmë si miku i madh i shqiptarëve, tha se  jam i kënaqur dhe i 
nderuar për të marrë këtë mirënjohje nga qyteti i  Manhattanit. Engel mbylli 
fjalën e tij duke siguruar që i gjithë kombi shqiptar,  kudo qoftë ai të jetë i 
lirë, pavarësishtë, se nëse ata jetojnë në Maqedoni, Mal  të Zi, e tjerë, 
sigurisht që edhe në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe këtu në  Shtetet e 
Bashkuara, ai është, i mbrojtur dhe i sigurt."
IMG_0170.JPG (image/jpeg, 41.3 KB) - not displayed
IMG_0187.JPG (image/jpeg, 35.9 KB) - not displayed
IMG_0190.JPG (image/jpeg, 36.3 KB) - not displayed
IMG_0194.JPG (image/jpeg, 33.5 KB) - not displayed
IMG_0201.JPG (image/jpeg, 38.2 KB) - not displayed
IMG_0203.JPG (image/jpeg, 33.3 KB) - not displayed
IMG_0207.JPG (image/jpeg, 49.1 KB) - not displayed
IMG_0211.JPG (image/jpeg, 38.4 KB) - not displayed
IMG_0215.JPG (image/jpeg, 42.8 KB) - not displayed
IMG_0224.JPG (image/jpeg, 37.5 KB) - not displayed
IMG_0228.JPG (image/jpeg, 33.2 KB) - not displayed
IMG_0231.JPG (image/jpeg, 38.6 KB) - not displayed
IMG_0233.JPG (image/jpeg, 40.7 KB) - not displayed
IMG_0236.JPG (image/jpeg, 37 KB) - not displayed
IMG_0239.JPG (image/jpeg, 44.1 KB) - not displayed
IMG_0245.JPG (image/jpeg, 40.3 KB) - not displayed
IMG_0258.JPG (image/jpeg, 31.1 KB) - not displayed
IMG_0269.JPG (image/jpeg, 31.3 KB) - not displayed
IMG_0270.JPG (image/jpeg, 24.2 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.