BOTA SOT: Interviste me Simon Mirakaj Kryetar i shoqates antikomuniste

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
BOTA  SOT: Interviste me Drejtorin i Institutit te te Burgosurve dhe te 
Perndjekurve  Politike, dhe dhe Kryetar i shoqates antikomuniste te ish te 
perndjekurve  politike ne Shqiperi, zotin Simon Mirakaj 
 
Keto  dite per vizite ne SHBA, ishte zoti Simon Mirakaj, Drejtor i 
pergjithshem i  Institutit te Integrimit te ish te Perndjekurve Politike dhe Kryetar 
i shoqates  antikomuniste te ish perndjekurve politike ne Shqiperi. Per te 
foluri mbi  viziten e tij dhe problemet e ish te burgosurve politik dhe te 
internuarve,  integrimin e tyre dhe demeshperblimin, dhe ecurine e ketij 
procesi, qe Mirakaj e  quan ne rruge te mbare, por edhe mbi gjendjen e kesaj 
shtrese te shoqerise  shqiptare, flet gjeresisht ne nje interviste, dhene per 
gazeten kombetare Bota  Sot, me gazetarin tone ne Nju Jork - Beqir Sina,  
Me  shume se dy dekada pas renies se diktatures komuniste, çeshtja e 
demshperblimit  te ish te perndjekurve politike vazhdon te mbetet e pa zgjidhur, 
nderkohe qe  qeveria shqiptare ka miratuar disa ligje dhe eshte duke 
shperblyer me keste, ish  te burgosurit dhe ish te presekutuarit, Mirakaj thote se 
ende ka veshtersi. Por,  ai shpreson se çdo gje "do te veje ne vendin e 
duhur" Ai flet edhe pse sot ne  shtyp me pompozitet po flitet per trashegmnin e 
ish diktatorit komunist Enver  Hoxha. Mirakaj tregon se si e kan pritur 
ish-te perndjekurit perfshirjen ne  programin e PS dhe a e gjen veten kjo shtrese 
brenda ketij programi ? Ai e quan  me plot bindje kete nje hilizem, 
hipokrizi elektorale dhe propoganden e radhes  se pinjollve te komunizmit 
Per  me shume ndiqni intervisten e plote :  
Cili  eshte qellimi i vizites suaj ne SHBA ? 
Mirakaj:  Te gjith shqiptaret, sot, atyre qe aspiruan per liri e demokraci 
ju jane  mirenjohes; te gjithe atyre qe u sakrifikuan e kontibuan per 
shembjen e  diktatures komuniste ne Shqieri. Nje kontribut te madh ne rrezimin e 
komunizit  ka edhe familja Biberaj, dhe prisi i kesaj familje z. Hysen 
Biberaj - i cili u  nda nga jeta pak kohe me pare. Ndaj ketij brezi te arte 
burrash ne dote perulemi  gjithmon me respekt. Ata dote hyne ne faqet e ndriteshme 
te historise shqiptare.  Une si drejtues i nje institucjoni qe perfaqeson 
ish te perundjekur politik, e  ndjeva si obligim moral qe ti paraqes 
Presidentit te Republikes, z Bamir Toi,  kerkesen per dekorimin me medaljen e Arte 
te Shqiponjes, zotit Hysen Biberajn -  pas vdekjes. Kerkesa u more ne 
konsiderat dhe ne 26.11. 2011 ne ambasaden tone  ne Washington D.C. u ba dhe 
ceremonija dekorimit. Kjo dekorat e roozuar nga  instituti yne, u dha nga 
ambasadori jone zoti Gilbert Galanxhi te birit te Tij,  zotit Elez Biberaj. Pra, ky 
ishte qellimi kryesore i ardhjes ime ne SH.B.A.  Mirepo, viziten time e 
shfrytezova ne pjesmarrjen time ne festen e 28 Nentorit,  tek Shoqata patriotike 
Vatra, dhe takimet qe pata me bashkevuajtsit e mi ketu ne  Shtetet e 
Bashkuara te Amerikes.  
20  vjet mbas renjes se komunizmit transiscioni duket i tejzagjtur - ende 
nuk ka  perfunduar ri-shikimi i historise - vitin e ardheshem do te festojme 
100  vjetorin e lindjes se shtetit shqiptar - Shpalljen e Pavaresise te 
Shqiperise,  ne shtyp me pompozitet po flitet per trashegmnin e ish diktatorit 
komunist Enver  Hoxha, A mendoni se vertet Shqiperia komuniste eshte ndare 
nga e kaluara e saj e  erret ? 

Mirakaj:  Komunizimi kjo dogem u interpretuar ndryshe ne vende te ndryshme, 
ne vendin tone  ka qene me i eger se ne çdo skaj te botes. Ne Shqiperi 
interpretimi i dhe  perdorimi qe i beri ai regjim, kesaj filosofije mafioze, u 
interpretua dhe u  vendos ne perdorim per 45 vjet, ne menyren ma te eger, dhe 
ma çnjerezore. Per ne  qe e hoqem mbi kurrizin tone. Ju e dini qe ne 1988 
kur komunizmi kishte filluar  te tronditej ne Shqiperi, varet ne litar nje 
poet Avzi Nela, ne mes te qytetit  te Kukesit per te ngjallur friken ne te 
gjithe qytetin. Njerezit qe tentonin te  kalonin kufirin nuk denoheshin me me 
burg, por egzekutoheshin pa palajmerim dhe  terhiqeshin zvarre me traktor, 
ose IFA ne fshatrat kufitare. Kjo egersi e  dorzimit te pushtetit qe po i 
vinte fundi, beri qe edhe tranzicioni ne Shqiperi  te jete i tejzgjatur. Pra i 
gjith populli jo vetem klasa politike, tani po vuan  nga ky virus. Ne disa 
media te shkruara ka here pas here shkrime per diktatorin  Hoxha, libra me 
bemat e tij , shkruhet edhe per gjuetin e tij ndaj shokeve te  vet, por 
gjithmon ata me nostalgji e nxjerrin "te lare" nga mekatet e tij te  pafund. 
Gjithesesi, emeri i tij nuk ngjall me interes, tek pjesa me e madhe e  
shqiptareve, per emerin e tij ka vetem neveri. Pjesa e injoranteve dhe e te  
inkriminuarve, sigurishte, qe ka ende nostalgji, per te, por ajo kohe, sidomos  ne 
Shqiperi, ka mbaruar bashke me mbarimin e tij. Shqiptaret jane evropjan dhe  
duan demokracine perendimore. Komunizmi dihet se shqiptarve iu imponua me 
dhune.  Dhe per kete mund te them me plot bindje se nga komunizimi ne 
shqiptaret, jemi  ndare qysh ne 1992. Pamvaresisht individeve te veçante e te verber 
si tipi Puto  e kompani. 
Mirepo,  lind pyetja :"Pse po behen perpjekej per te ri-ngjallur te 
shkuaren komuniste ne  Shqiperi?, nga keta tipa - ne mos gabohem ka tre kater libra 
madje njeri i se  vejes te diktatorit komunist Hoxha , Nexhmijes, ku 
diktatori paraqitet krejt  ndryshe......... 

Mirakaj:  Keni te drejt ! Eshte me se e vertet qe ka nje vershim librash , 
esse, tregime  dhe artikuj keto kohet e fundit, ku njerez te veçante e 
"glorifikojne" emerin e  tij duke e lidhur me kete ngjarje apo nje tjeter. Librat 
a shkruara per  diktatorin qofshin edhe ato qe flasin per bemat e tij jane 
pa vlere,  pamevarsisht bujos medjatike, qe i bejne ish njerezit e tij ne 
televizione,  gazeta dhe mejtete te tjera te informimit. Rendesi, ka qe sot ne 
Shqiperi, ashtu  si dhe ne te gjithe boten :"Vlere ka dhe do te kete fjala 
liri, ajo eshte si  muzika e pa vdekshme - Enveri vdiq nje here e  
pergjithmon!." 
Libri  "Kurban” eshte botimi me i fundit, ku kryesocialisti Edi Rama nuk i 
ka kushtuar  as edhe nje faqe vuajtjeve tuaja gjate regjimit te diktatures 
ne vendin tone.  Madje ai ka edhe vende ku mundohet te denigroje figuren e 
Mbretit Zog, ashti si  veproi Enver Hoxha me propoganden e tij per 50 vjet. 
Poqe se e lexonit kete  liber, :"Cili do te ishte mesazhi qe do te percillnte 
tek shtresa e juaj me  libri "Kurban" - meqense, eshte nje liber 100 perqind 
politik ? 
Mirakaj  ; Librin "Kurban" te Edi Rames, "fatemiresishte", nuk e kam lexuar 
deri tani.  Por, do ta perkufizoja keshtu edhe pa e lexuar; se" Nje njeri 
qe nuk ka qene i  suksesshme as edhe nje here ne jete - pra ashtu si ka qene 
edhe jeta e tij , as  ne piktur, as ne sport, dhe tashme se fundi as ne 
politike, sigurisht, nuk mund  te jete i sukseshem dhe nuk diskutohet me si 
romancier. Pra, ky liber mendoj se  duhet te jete ne vazhden e deshtimeve te Edi 
Rames. 
Nje  çeshtje qe ka hapur shume debate kohet e fundit ka qene ligji i 
Lustracionit -  Pse Shqiperia ende nuk e ka miratuar nje ligj te till dhe pse 
Shqiperia ende nuk  i ka denuar krimet e komunizmit dhe mbetet e vetmi vend ne 
ish kampin komunist,  qe nuk e ka bere nje gje te tille ? 

Mirakaj  : Shqiperia eshte e vertete i vetmi vend i Europes juglindore, qe 
se ka aprovuar  e ende ligjin e Lustracjonit. Eshte partija socjaliste ajo 
qe nuk e votoj  projekt-ligjin, e paraqitur nga maxhoranca. Gjykata 
Kushtetuse e cila udhehiqej  atehere nga ish gjyqetare te kohes se komunizmit, kishte 
ne perberjen a saj edhe  njerez te inkirminuar, qe kish marre pjese ne 
krime ose kishin miratuar vete  vendime per, pushkatime, burgosje, dhe 
interrnime. Andaj e hodhi poshte Ligjin e  Lustracionit. Mazhoranca, me ardhjen ne 
pushtet, ka ngritur Insitutin e  Studimeve e te Denimeve Krimeve te 
Komunizmit. Jam i bindur se ky ligje, shume  shpejt edhe ne Shqiperi do te gjeje 
zbatim ashtu si ne gjitha vendet  post-komuniste. 
Si  e priten ish-te perndjekurit perfshirjen ne programin e PS dhe a e gjen 
veten  kjo shtrese brenda ketij programi ? A mund t'a quani ju kete hilizem 
apo  hipokrizi elektorale ? 

Mirakaj:  Perfshirja ne programin e Partise Socialiste te shtrese sone, "se 
ajo do t'a  zgjidh çeshtjen tone", s'eshte gje tjeter vetem nje hypokrizi. 
Nje lloj  propogande e ketyre specialisteve te ketyre lloj dekleratave. 
Partia Socialiste  dhe vete kreu i saj, ne te gjitha ligjet si ne ate te 
Rezolutes Evrojane, per  denimin e krimit te komunizmit, te ligjit te Lustracjonit 
e te demshperblimit,  ka votuar kundra. Ne kurre nuk mundet ti besojme 
socialisteve te Rames. Ish te  perndjekurit kane mbshtetur e dote mbeshtesin te 
djathten, qe eshte ne krye me  maxhorancen me Partine Demokratike. 
Pamvaresisht gjendjes se tyre jo te mir  ekonomike, shtresa e ish te presekutuarve, 
kan nje ideale dhe principe,  perendimore, dhe kete ideal ne keto 20 vjet, te 
pakten e kan gjet te misheruar  tek forca me e madhe politike ne vend Partia 
Demokratike. 
Sa  vlen kjo per shtresen tone madje do te thoja brezin e shqiptareve qe 
nuk e  arriti diktaturen dhe nuk u njoh me krimet e diktatorit, kur ai ende 
nuk eshte  denuar, qofte edhe moralisht, per ato krime?   

Mirakaj:  Jane bere shume shkrime nga ish te burgosorit dhe ata qe 
perjetuan kalavarin e  vuajtjeve te atij regjimi, qe shkruajn e flasin per ferrin 
komunist si At Zef  Pllumbi, Vizar Zhiti, Agim Musta, Uran Kostreci, Bedri 
Qoku, e te tjere. Eshte  detyre e Institutit te sapo krijuar qe keto shkrime te 
futen ne libra shkollore  per t'u studjuar, dhe edukuar e mesuar brezin e 
ri me gjemen e madhe qe hoqi  populli yne nen regjimin e Enver Hoxhes. 
Aktualisht  ne Shqiperi, veprojne disa shoqata te ish- burgosurve politik 
dhe ish te  presekutuarve politik, dhe njeri prej tyre jeni edhe ju si 
drejtori i Institutit  te ish-te Perndjekurve Politike dhe kryetar i shoqates 
antikomuniste te ish  perndjekurve politike. Sa ka qene e efekteshme puna e juaj 
per realizmimin e te  drejtave tuaja ? 

Mirakaj:  Eshte me se e vertete, qe ekizistojne disa shoqata. Por duhet te 
pranojme se  jemi ne pluralizem. Mendoje se qe te gjith kan nje qellim te 
perbashket.  Integrimin e ish te perndjekurve politik sa me shpejte ne 
shoqerine shqiptare.  Perpjekjet tona kan qene e dote jene te vazhdushme ne drejtim 
te shkollimit e te  punsimit te nxerrjes se vlerave per njerzit qe kane 
vlera, dhe qe diktatura ja u  mohoj, pavaresisht moshes se tyre sot.. 
Si  po vijon procesi i demshperblimeve te perndjekurve politik? 
Mirakaj:  Demshperblimi po ecen mire deri tani. Ka veshtersi, por gjithmon 
ky ligj ka pas  permiresime ne menyre qe te ju vi sa me shpejt ne ndihme te 
perndjekurve  polititk tek ne. 
Pak  kohe me pare u tha qe ne mars pritej fillimi i kestit te dyte te  
demshperblimeve, pse po ndodh kjo vonese?   
Mirakaj:  Kesti i dyte apo dhe kestet e tjera dote fillojne sipas 
parashikimit te ligjit.  Kemi kerkuar qe kesti i dyte per ish te burgosurit qe jane 
gjalle te fillojne sa  me shpejt qe te jete e mundur.  
Po  perveç demshperblimit financiar çfare mund te na thoni per 
demshperblimin si te  pastrehe per ish te perndjekurit?   
Mirakaj:  Per sa i perket strehimit, ai i ka kaluar Bashkive, tani, por 
sigurisht qe ne do  te kerkojme te kene perparsi ish te perndjekurit, kur te 
plotesojne kriteret qe  kerkon ligji. 
Mendoni  se qeveria aktuale ka pasur vemendjen e duhur ndaj ish-te 
perndjekurve dhe ndaj  procesit te demshperblimit te tyre? 

Mirakaj:  Do te thoja se Qeveria deri tani ka bere ma te miren e mundushme, 
dhe besoj se  do te vazhdoj te beje te njejten gje edhe ne te ardhmen. 
Gjithmon ka vende per  perimisim, por kur ka vullnet, e ky vullnet nuk i ka 
munguar mazhorances me  perjashtim te disa aleateve te majte brenda kualicionit 
te  saj. 
Atehere  se fundi :"Kur do te kemi nje Shqiperi te paster, nje Shqiperi 
dinjitoze, nje  Shqiperi qe t'a meritojme te jemi vend anetar i Bashkimit 
Europian, te jemi te  barabarte me kombet e tjere ?." 
Mirakaj:  Shqiperia, nuk ka nevoje vetem per pastrimin e ajrit dhe mos 
ndotjen e tij-  Shqiperia ka nevoje shume per "pastrimin" politik , largimin e 
mire te kuptimit  te fjales nga e kaluara e erret komuniste. Ne do te jemi te 
barabart me kombete  e tjera kur te qarmatosemi fillimisht menderisht. Kjo 
do te te thote kur te  fitojme te festojme fitoren edhe kure te humbasim te 
pranojme humbjen. Keshtu  fiton Shqiperia e keshtu do jemi me dinitoz per ne 
B.E.  / BEQIR  SINA/ 
 
Simon  Miraka ne Nju Jork, duke biseduar me nje grup shqiptaresh te 
Amerikes emigrant  politik dhe kundershtar te papajtuar me komunizmin ne hapjen e 
Ekspozites  fotografike kushtuar persekutimit komunist ne Shqiperi ne Kishen 
Katolike  Shqiptare Zoja e Shkodres - Harstdale - New York - me 6 maj 2007 

Simon  Mirakaj, Donika Konti bashkeshorti i saj Engjelli dhe Leke Mirakaj 
me nje  bashkevujates tjeter
hawaii%20part%201%20592.jpg (image/jpeg, 29.9 KB) - not displayed
clip_image002.jpg (image/jpeg, 66.9 KB) - not displayed
clip_image003.jpg (image/jpeg, 63.3 KB) - not displayed
clip_image005.jpg (image/jpeg, 11.4 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.