Spahia: Ndarja nga jeta e Lekës I, hu mbje e madhe

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Spahia : Ndarja nga jeta e Lekës I, humbje e madhe

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit (PLL), Ekrem Spahia tha sot se,  
"ndarja nga jeta e Lekës I është një humbje e madhe, por vepra e tij do të  
vazhdojë të mbetet përgjithmonë një pikë referimi se si duhet të punojmë për 
të  mirën e vendit dhe të kombit". 
Përmes një deklarate për shtyp, Spahia vlerësoi nderimin dhe respektin e  
shprehur për jetën dhe veprën e Lekës I, i cili u nda nga jeta pak ditë më 
parë.  Ai falënderoi drejtuesit më të lartë të shtetit, personalitetet e larta 
të jetës  politike dhe shoqërore, legalistë të ardhur nga e gjithë 
Shqipëria e diaspora  dhe mijëra qytetarë nga gjithë viset shqiptare, që morën pjesë 
në ceremoninë  shtetërore në nderim të tij.  
Spahia theksoi se "PLL do të vazhdojë të mbetet si përherë e angazhuar për  
realizimin e dy pikave themelore të programit të saj: Shqipërinë Etnike dhe 
 Monarkinë Kushtetuese”.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.