Ilir Ikonomi: Konica ne sherbim te italia neve? Synimi i vertete kthimi i Çameris

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
http://www.shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=66310&IDCategoria=2711  
Ilir  Ikonomi: Konica ne sherbim te italianeve? Synimi i vertete kthimi i  
Çamerise  
 


At  Gjergj Fishta, At Anton Harapi, Mustafa Kruja, Ernest Koliqi…. 
Historiografia e  periudhes se diktatures eshte treguar kategorike ne vleresimet e 
saj per ta. Ata  jane kiuslinge, tradhetare, bashkepunetore te fashizmit e 
nazizmit. Kjo analize  vijon te behet ende sot nga nje pjese e mire 
historianesh, edhe pse diktati se  si duhet shkruar historia nuk ekziston me. 
Megjithekete nje perballje disi e  ashper ka nisur t'i levize binaret e historise. 
Diskutimet, analizat dhe faktet  e reja tashme mbizoterojne opinion publik sa 
here diskutohet emri i tyre ne  debate mediatike. Libri i fundit i prof. 
Arben Putos i ringjalli keto diskutime.  Madje prof.Puto ka hulumtuar burime 
dhe ide te reja per te mbrojtur tezat e tij,  "tradhetine" e ketyre 
personazheve. Disa here ai citon ne liber duke iu referuar  figures se Konices, 
librin e Ilir Ikonomit, i cili u botua ne prill te ketij  viti dhe ngjalli shume 
kureshtje. Ne te vertete Ikonomi ka nje kendveshtrim  tjeter, krejt te 
kundert me prof. Puton.   
"Eshte  e lehte te hedhesh fyerje e t'i quash keta njerez tradhtare e 
kuislinge pa  analizuar idete dhe vizionin qe ata kishin per Shqiperine e vogel, 
ekzistenca e  se ciles ishte ne pikepyetje. Tradhetare te kujt? Çfare 
tradhtuan  ata?   
Ideja  e tyre ishte se Shqiperia duhet te lidhej me nje fuqi te madhe qe te 
mbijetonte  si shtet. Zgjedhja qe ata bene mund te mos ishte me e mira por 
ne nje pike keta  njerez ishin te vendosur: te mos lejonin qe Shqiperia te 
binte pre e  komunizmit.." keshtu thote Ikonomi nder te tjera ne kete 
interviste per  Shqiptarja.com, ndersa zberthejme disa prej linjave dhe 
personazheve me te  debatuara te kesaj periudhe te historise. 
Ne  librin e fundit te Arben Putos trajtohet veç te tjerash edhe nje moment 
i jetes  se Faik Konices, kur, siç e keni shpjeguar edhe ju ne librin tuaj 
"Faik Konica,  Jeta ne Uashington", ai beri ujdi me fashistet italiane qe te 
lante nje borxh  prej 9 mije dollaresh. Prof. Puto e quan kete nje akt "te 
ulet". Si qendron e  verteta e ketij kompromisi?   
Mendoj  se historia nuk ndertohet me fyerje. Aq me pak meriton fyerje nje 
figure e tille  e respektuar si Faik Konica, personalitet i nderuar deri ne 
qarqet me te larta  te Uashingtonit. Arkivat tregojne se pas pushtimit 
italian te Shqiperise ne  prill 1939, Konica u ndodh ne gjendje te veshtire, siç 
mund te ishte ndodhur  cilido tjeter ne vend te tij. Qiraja e hotelit, rroga 
dhe pensioni, qe duhet te  ishin paguar nga qeveria e Shqiperise, tashme e 
uzurpuar nga italianet, nuk po i  paguheshin me. Konica ishte nje personazh 
madheshtor, siç e pershkruante nje  gazetar i Uashingtonit. Ai nuk lejonte qe 
krenaria dhe dinjiteti i tij si  udheheqes i komunitetit shqiptar dhe si 
perfaqesues moral i nje vendi te binte  poshte per shkak te nje borxhi. Konica 
iu drejtua me leter Kryeministrit te  Italise,Benito Musolini, te cilit me 
te drejte i kerkoi te paguhej. Ne fillim  italianet ngurruan te pergjigjen, 
duke patur parasysh vrerin dhe ironine qe  Konica pat shprehur ndaj tyre 
diten e pushtimit me komentet e tij therese qe u  botuan ne te gjithe shtypin 
kryesor amerikan. Me ne fund, ne mars 1940, ata  vendosen t'ia shlyejne 
borxhin (jo thjesht borxhin ndaj tij si person por  detyrimin ndaj legates 
shqiptare). Ne arkiv gjendet nje leter italisht me  nenshkrimin e Konices, ku 
thuhet shprehimisht: "Deklaroj se mora nga ambasadori  i Italise 4,000 
(katermije) dollare, shume qe ata me detyroheshin per shkak te  nderprerjes se 
funksioneve te qeverise shqiptare." Pra, Konica nuk harron te  shkruaje se ishin 
ata qe i detyroheshin, domethene se ai nuk po u shkonte atyre  si lypes. Kjo 
eshte e verteta qe na tregojne dokumentet dhe qe e kam rrefyer me  hollesi 
dhe pa paragjykime ne librin "Faik Konica, Jeta ne Uashington".   
A  u beri Konica ndonje sherbim italianeve? 
Po.  Ne prag te luftes italo-greke, ne gusht te vitit 1940, ai publikoi nje 
brochure  proitaliane me titull "Sfondi i konfliktit italo-grek", ku ne 
thelb shprehte  pikepamjen se Epiri ka qene shqiptar dhe se Çameria iu shkeput 
padrejtesisht  trojeve shqiptare. Eshte nje pikepamje qe gjate komunizmit u 
harrua ndersa sot  eshte rigjalleruar dhe mbrohet nga historiane serioze. 
Konica gjeti nje rast te  mire per te folur boterisht dhe per te sensibilizuar 
opinionin mbi nje teme e  cila i interesonte mjaft. Ky ishte sherbimi i 
vetem i Konices per italianet,  plus ndonje shkrim tjeter neper gazeta ku pak a 
shume shprehte te njejten ide,  gjithnje me shpresen se trojet shqiptare 
mund te bashkoheshin nje dite.  Natyrisht, dikush mund te deshironte qe Konica 
te ishte hero i nje tjeter lloji,  i ngjashem per shembull me ndonje 
partisan qe perfundon nen tortura, i lidhur  kokeposhte e qe refuzon te tregoje 
shoket. Jo. Konica ishte shqiptari i madh  pragmatist dhe kete deshiroj ta 
ilustroj edhe me nje shembull. Ne fundin e  shekullit te 19 dhe ne agimin e 
shekullit te 20, kur Shqiperia nuk ishte shtet  dhe fati i saj mund te merrte 
çdo drejtim te imagjinueshem, Konica nisi nje  perpjekje prej Sizifi qe do te 
mbetet per jete ne ndergjegjen kombetare te  shqiptareve - botimin e 
revistes Albania, se pari ne Bruksel dhe pastaj ne  Londer. Ai e beri kete me 
financimin e austriakeve, te cilet besonin se krijimi  i nje shteti shqiptar do 
te frenonte ambiciet e Serbise dhe te Greqise per dalje  ne Adriatik. Ne ate 
kohe pati njerez qe e quajten Konicen agjent te austriakeve  sepse ai 
merrte para prej tyre. Dhe, ne ate kuptim, agjent duhet te kete qene.  Sot kjo 
akuze ngjan qesharake kur mendon se sa ndihme I dha Konica me ate  reviste 
perparimit te çeshtjes se madhe, krijimit te shtetit shqiptar. Ketu dua  te 
shtoj se çeshtja e parave qe mori Konica nga italianet eshte vetem nje episod  
i vogel ne jeten komplekse te ketij njeriu te famshem shqiptar. Sigurisht,  
historianet kane te drejte te kene pikepamje te ndryshme, kjo vetem e 
pasuron  luften e ideve. Por ka rendesi qe ata te merren me thelbin e figurave 
historike.  Per shembull, prirja per te zmadhuar disa veti te karakterit te 
Konices me  deshiren e dukshme per t'ia pakesuar atij shkelqimin, nuk besoj se 
ndihmon per  te rrokur thelbin e tij. Nese kuti per te matur nje figure 
kombetare eshte  sherbimi qe ajo figure i ka bere kombit, atehere mund te themi 
se veshtire te  gjesh mes shqiptareve te kohes nje atdhedashes me te madh se 
Konica. Mendoj se  pikerisht ky eshte edhe thelbi i tij.  
Per  bashkepunim me fashistet apo me nazistet akuzohen edhe nje sere 
figurash si At  Gjergj Fishta, At Anton Harapi, Mustafa Kruja, Ernest Koliqi, etj. 
Sa qendrojne  keto akuza? 
Historiografia  e periudhes komuniste, qe hodhi balte ndaj figurave te 
cilat ju permendni,u  ndertua gati teresisht mbi idene se Shqiperine e nxori ne 
drite komunizmi dhe  Enver Hoxha e se te gjitha periudhat e tjera kane qene 
pa heronj te vertete  kombetare ose me heronj gjysmake. Kjo lloj historie u 
shkrua pa ndonje  rezistence sepse disidenca ne Shqiperi ishte zhdukur qysh 
ne fillimet e regjimit  te Hoxhes. Kesisoj, gjate afro pese dekadash, 
shkrimi i historise se Shqiperise  u be nen diktat. Nga ky diktat e pesuan sidomos 
figurat me te rendesishme te  kombit, te cilat u quajten tradhtare, 
kuislinge dhe bashkepunetore te  pushtuesit. Koncepti mbizoterues i asaj 
historiografie eshte ideja se lufta per  çlirimin nga pushtimi italian dhe gjerman 
perben piken kulmore ne historine e  kombit shqiptar. Se si u be ajo lufte dhe 
cili ishte thelbi i saj, kjo eshte  çeshtje me vete, por perdorimi ne 
komunizem i termave "tradhtar" dhe "kuisling"  per njerezit qe ndervepruan apo 
bashkepunuan me regjimet e pushtimit, u be e  vetmja mode te shkruari. Dhe 
eshte nje mode qe ngre krye edhe sot. Per fat te  mire, sot historia nuk 
shkruhet nen diktat dhe secili ka mundesi te beje lirisht  analizen e tij. Mustafa 
Kruja e Lef Nosi ishin dy patriote te flakte shqiptare,  te dy njerez te 
ditur. Ata figurojne si nenshkrues te dokumentit themelues te  shtetit 
shqiptar. Cilido qe lexon shkrimet e tyre veshtire te dyshoje ne  sinqeritetin, 
ndershmerine dhe perkushtimin qe ata kishin ndaj çeshtjes  kombetare shqiptare. 
Rrethanat e veshtira bene qe ata te pranonin poste nen  fashistet italiane 
dhe nazistet gjermane. Eshte e lehte te hedhesh fyerje e t'i  quash keta 
njerez tradhtare e kuislinge pa analizuar idete dhe vizionin qe ata  kishin per 
Shqiperine e vogel, ekzistenca e se ciles ishte ne pikepyetje.  Tradhetare 
te kujt? Çfare tradhtuan ata? Ideja e tyre ishte se Shqiperia duhet  te 
lidhej me nje fuqi te madhe qe te mbijetonte si shtet. Zgjedhja qe ata bene  mund 
te mos ishte me e mira por ne nje pike keta njerez ishin te vendosur: te  
mos lejonin qe Shqiperia te binte pre e komunizmit. Mendoj se kur analizojme  
fatin e tyre politik, kjo ide e tyre kurrsesi nuk mund te injorohet. 
Zhvillimet  e metejme u dhane atyre te drejte. Komunizmi, aq madheshtor sa u dukej 
 historianeve te kohes, po aq te turpshem e pati fundin. Udheheqesit 
komuniste,  te cilet u diktuan historianeve se si duhet te shkruanin, u 
diskredituan vete si  mashtrues dhe si shtremberues te fakteve historike. Ne rastin e 
Shqiperise ata  jo vetem u perpoqen te vrisnin te vertetat historike por 
vrane fizikisht edhe  vete personazhet historike siç bene me Lef Nosin. Dhe, me 
ne fund, kur thuhet se  ky apo ai intelektual i sherbeu fashizmit, ç'mund 
te thuhet per intelektualet qe  i sherbyen komunizmit? Çfare i shtyu ata? 
Perse nuk gjykuan ndryshe? Perse nuk u  bene disidente? 
Ç'mund  te thoni per Gjergj Fishten, i cili pas pushtimit te Shqiperise 
pranoi oferten e  fashisteve per t'u bere anetar i Akademise se Romes?  
Me  lejoni te bej nje paranteze, e cila vlen per rastin e Fishtes, te 
Ernest  Koliqit, te Pater Anton Harapit e te disa figurave te bujshme shqiptare.  
Shqiperia, ndryshe nga vende te tjera relativisht te medha, si Franca apo  
Norvegjia, ka patur nje specifike qe njihet rendom edhe sot me termin 
"çeshtje  kombetare". Trojet shqiptare u masakruan ne fillim te shekullit te 20 - 
Kosova,  nje djep i rendesishem i shqiptarizmit, iu dha Serbise ndersa 
Çameria iu la  Greqise. Kjo padrejtesi e madhe natyrshem beri qe ne skene te 
dilnin disa figura  te shquara per te cilat regjimet politike kalimtare, 
fashiste apo naziste,  kishin shume me pak rendesi se sa çeshtja kombetare ne 
teresi. Persa i perket  Fishtes, do te ishte naive te besohej se pranimi nga ana 
e tij i emerimit si  akademik eshte ne vetvete me i rendesishem se sa roli i 
tij ne Konferencen e  Paqes ne Paris apo se sa vepra Lahuta e Malcise, e 
cila i dha pavdekesine ne  ndergjegjen kombetare shqiptare. Ndonjehere i 
meshohet pa te drejte  proitalianizmit te Fishtes dhe harrohet thelbi i tij si 
patriot. Fishta ishte ne  radhe te pare shqiptar megjithe simpatite e tij per 
Italine. Ne nje dokument te  rralle qe kam zbuluar ne arkiv, ministri 
amerikan ne Tirane, Hugh Grant  pershkruan nje takim konfidencial, siç e quan ai, 
me Fishten ne fillim te  gushtit 1937. Gjate bisedes, e cila duket krejt e 
sinqerte, Fishta e habit  amerikanin kur i drejtohet me keto fjale: "Italia 
synon ta mbaje Shqiperine ne  nje gjendje te pakulturuar, ajo nuk deshiron qe 
Shqiperia te kete perparim dhe  ndergjegje kombetare". Granti komen- ton 
keshtu per Fishten ne kabllogramin qe  i
dergon me ate rast Departamentit te Shtetit: "Megjithese kryeson nje urdher 
 te shkelqyer katolik ne vendin e tij, ai nuk eshte besnik i Italise 
katolike por  shqiptar deri ne thua." Ky ndoshta eshte nje shembull per te kuptuar 
se synimi i  Fishtes kur pranoi titullin e akademikut, nuk ishte aspak 
bashkepunimi me  fashizmin Italian per ndonje motiv perfitimi personal. 
Perse  jane gjithnje te ashpra diskutimet e historianeve persa i perket 
vleresimit te  figurave historike?  
Sepse  komunizmi krijoi nje perçarje te madhe mes shqiptareve dhe kjo nuk 
mund te mos  linte gjurme ne shume fusha. Sot praktikisht kemi perplasjen e 
dy vizioneve per  historine: njeri qe i mban figurat dhe ngjarjet historike 
peng te paragjykimeve  ideologjike dhe tjetri qe kerkon zhdeformimin e 
fakteve, zbulimin me çdo kusht  te realitetit, i cili u mbajt i fshehur per kaq 
dekada. Ky vizion i dyte kerkon  nje perfytyrim te sakte, te ndershem dhe te 
balancuar per ato figura qe u  perpoqen sinqerisht te çojne perpara historine 
shqiptare. Per fat te keq,  komunizmi zuri gati gjysmen e periudhes qe nga 
shpallja e pavaresise. Kjo do te  thote se jane shkruar shume te paverteta 
te cilat sot perplasen fort me faktet  qe vazhdojne te rishfaqen fuqishem 
ndonese me veshtiresi dhe  mundime. 
Pra,  mendoni se ka ardhur koha per rishikimin apo rishkrimin e  historise? 
Per  fat te mire sot ne Shqiperi ka vend per shprehjen e lire te te gjitha  
pikepamjeve dhe mendoj se kjo eshte nje fitore e madhe qe shqiptaret kane  
arritur nen sistemin politik properendimor, i cili zevendesoi ate te Hoxhes. 
 Eshte nje premise e mire dhe ne te vertete historia eshte duke u 
rishkruar. Ky  do te jete nje proces i natyrshem, pa sforcime. Nje brez i ri 
njerezish te  pandikuar nga ideologjia dhe nga paragjykimet po hedhin drite mbi disa 
tema  tabu, siç eshte edhe kjo per te cilen po flasim. Komunizmi masakroi 
disa nga  figurat me te nderuara te kombit shqiptar duke i zhytur shtate 
pashe nen dhe.  Figurave te tjera po aq te nderuara si Fan Noli u dha lejen e 
qytetarise por  njekohesisht i deformoi siç deshi per t'i perdorur ne 
interesin e vet. Mjaft  njerez te brezit te sotem njohin vetem historine qe u shkrua 
ne ate periudhe.  Detyra e historianeve sot eshte te kerkojne faktet dhe te 
bejne analizen e  balancuar te tyre. Te arrish ne perfundime duke 
interpretuar vetem gjerat qe te  interesojne, kjo eshte e pandershme. Eshte po ashtu 
e pandershme te mbulosh  faktet qe mund t'ia zbehin shkelqimin nje figure qe 
ti mendon se duhet ngritur  ne piedestal.  
Kthehemi  edhe njehere tek Konica. Libri juaj "Faik Konica, Jeta ne 
Uashington" u prit me  jehone te madhe ne kohen e botimit. Si vijoi rruga e tij me 
vone? Si ishte  perballja me lexuesit ne panairin e fundit? 
Eshte  e vertete qe libri u prit mjaft mire kur u botua ne prill te ketij 
viti nga  shtepia prestigjoze "Onufri". E quaj veten me fat por edhe te 
habitur nga  vemendja qe iu kushtua. Dhe me beri pershtypje se vemendja e medias 
ndaj librit  nuk ishte e sforcuar. Me pas pati nje numer shkrimesh pozitive. 
Do te deshiroja  te kishte edhe kritika sepse asnje liber nuk eshte i 
persosur, por me vjen keq  qe ne Shqiperi zhanri i kritikes thuajse nuk ekziston. 
Gjithsesi, mendoj se  shume njerez vleresuan faktin qe libri bazohej 
thuajse teresisht mbi material te  pakundershtueshem arkivor dhe shume pak mbi 
memuare qe mund te krijojne  perfytyrime subjektive te lexuesit. Aty nuk ka 
perpjekje as per ta hymnizuar dhe  as per ta denigruar Konicen. Libri u paraqit 
edhe ne panairin e sivjetem por  sigurisht, ai nuk u shkrua per panair. 
Konica qendroi aty, krahas shume librave  te tjere, i qete dhe pa buje. 
/Intervsitoi  gazeta Shqiptarja.com/
clip_image001.jpg (image/jpeg, 162.1 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.