Biseda fetare-76
Hamdi Nuhiju <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <CABPCUFkN0SNjNuHUgP4ueDFitmtgxe2PBCsrMThVPhkdKUnwkA@mail.gmail.com> |
Biseda fetare-76 Hamdi Nuhiju 147 Pse e mendojmë botën me shkronja të arta, kur e dimë, se të gjitha arterite në këtë krizë financiare gjenden në rrezikun permanent të vjedhësve? Duam të jetojmë në akullin e mendjemadhësisë dhe vetëpëlqimit, pa soditur në vetvete-vetveten. Kujtojmë se vetëm ne jemi në këtë botë që jetojmë drejtë, mendojmë dhe veprojmë drejtë. Të gjithë të tjerët janë hije ose sindroma të hijeve që kataklizmi i botës i mban në prehër. Sa do të vezullonte bota, mendja, dhe shpirti, po të mos ekzistonte xhelozia, inati e smira? Si do të dukej mendja pa prezencën e zemrës në të? Përgjigjet lindin nga pyetjet dhe pyetjet shpesh herë dinë të ngelin pa përgjigje. Kujtuan se u treta në vrushkullin e buzëve tua. Përmes tyre, ti nxjerr duatë, lutjet tek Allahu xh.sh. për sukseset ose mbulimin e dështimeve të mia. Në dua bashkohesh edhe ti, sikur një lexues i sinqertë i rrugës së gjatë. Të gjithë njerëzit pritën me padurim ditën e shpëtimit të Musait a.s. nga Faraoni. Asnjëri prej tyre, nuk mori hapin e Musait a.s. dhe thënies së fjalës së drejtë para Faraonit të padrejtë. Asnjëri nuk mori hapin konkret dhe të guximshëm drejtë zhvendosjes së vëmendjes botërore dhe shndërrimit të shoqërisë islame nga një shoqëri e margjinalizuar në një shoqëri udhëheqëse në botë. Si mund ta akuzosh tjetrin për paaftësi, për mos veprimtari, për ngecje, për dembelizëm, kur ti vet nuk merr hapin konkret për ti ndryshuar gjërat? Si mund ta kundërshtosh guximin e tjetrit për ta shprehur fjalën e drejtë para udhëheqësit të padrejtë, kur ti vet gjunjëzohesh para padrejtësive të panumërta që bëhen ndaj teje dhe shoqërisë islame në tërësi? Ebu Hamid el Gazali, njëri prej perlave të dijes dhe shkencës botërore, thotë se njeriu duhet që të mos shikoj thanësin e thënies, por thënien e thanësit. Ne, shpesh herë, njerëzit i vlerësojmë në bazë të emrave, jo të veprave të tyre. Po qe se emri është pompoz, i fryrë, e i rritur në skenë, fjalës së tij i japim jehonë, i besojmë dhe kapemi për të, sikur të ishte e vetmja fjalë e vërtet. Edhe pse, thënës tjerë, ndoshta të margjinalizuar kanë thënie më kuptimplote se këto pompozët, thëniet e tyre i censurojmë dhe nuk i japim leje që të trokasin në dyert e mendjeve të njerëzve. Kush është njeriu që ia mbyll dyert fjalës së drejtë? Apo ndoshta, mos e mendon veten njeriu se gjendet në pozitën e ‘zotit’ që mund të jap jetë dhe vdekje edhe fjalëve? Faraoni e patë marr veten mësysh aq shumë, sa që tha, unë jap jetë dhe vdekje. Faraoni i Musait a.s. është sinonimi i të gjithë faraonëve deri në ditën e fundit. A nuk gjen edhe sot njerëz që pretendojnë se janë në pozita të tilla si të faraonit? A nuk ishte Gadafi një faraon modern i cili e poshtëroi popullin e tij aq shumë gjatë tërë sundimit të tij? Apo ndoshta Gadafi ishte një udhëheqës i mirë për popullin, pasi që populli kishte barkun e mbushur plot e përplot? Sot Evropën e ka kapur një krizë ekzistenciale. Ato i bashkuan interesat e tyre ekonomike dhe politike, po harruan se njeriu duhet bashkuar edhe interesat e tij shpirtërore. Si mund të gjej prehje shpirtërore, kur shpirti sulmohet nga secila ideologji dhe interpretohet në mënyra dhe metoda të ndryshme. Njeriu i dhënë pas materiales i nxitur prej sistemeve njerëzore, harron se mund të sharroj lehtë në këtë botë, po edhe në botën tjetër. Sot, me gjakun e popullit, po i zgjatet sundimi shumë njerëzve. Por, shumë njerëz janë zgjuar nga gjumi, nga që iu është harxhuar më gjaku i vjedhur nga këta sundues. Biseda nis në një cep të dynjasë, dhe nuk përfundon në cepin tjetër të dynjasë, porse transferohet në botën e përtejme.