Presidentja,e Kosoves Jahjaga takoi Sekretaren e Shtetit, Clinton
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
_www.botasot.info_ (http://www.botasot.info)
Nënshkrimi i Marrëveshjes së SHBA- dhe Kosovës për Mbrojtjen dhe Ruajtjen
e Pronave të Caktuara Kulturore
Raport special për Bota Sot, i përgatitur nga korespondenti ynë në SHBA
Beqir Sina
WIHTE HOUSE(SHTEPIA E BARDHE) : Presidentja e Republikës së Kosovës,
Atifete Jahjaga, e cila ndodhet në një vizitë 10 ditëshe në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës, sot mbas dite takojë edhe Sekretaren Amerikane të Shtetit,
Hillari Klinton.
Me këtë rast u zhvillua edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes
dypalëshe mbi ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Departamenti i Shtetit faqja
zyrtare e Skeretares së Shtetit Hillari R. Clinton nxorii në faqen e sa të
internetit dhe tekstin e plotë të takimit si dhe fotot zyrtare nga ky takim.
Korospendenti ynë në SHBA, BEQIR SINA, ka përgatitur për gazetën Bota Sot,
këtë material marrë nga faqja e internetiti të Departamentit të Shtetit
(_http://www.state.gov/_ (http://www.state.gov/) )
Klinton takoi presidenten Jahjaga
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton dhe presidentja e Kosoves,
Atifete Jahjaga, nenshkruan ne Departamentin e Shtetit nje marreveshje per
Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Trashegimise Kulturore.
Ne komentet e saj, pasi foli per rendesine e marreveshjes, Klinton
perseriti mbeshtetjen e fuqishme per sovranitetin dhe teresine territoriale te
Kosoves. Presidenti Obama dhe une, tha ajo, jemi te perkushtuar per te
garantuar se e ardhmja qe Kosova po perpiqet te ndertoje do te kete rendesi te
madhe ne radhe te pare per popullin e Kosoves por dhe per te gjithe rajonin.
Ajo tha se shpreson qe vendimi i javes se kaluar i Bashkimit Evropian te
hape rrugen per integrimin e Kosoves ne BE. Nga ana e saj, presidentja
Jahjaga e quajti marreveshjen e nenshkruar ne Departamentin e Shtetit nje akt te
fuqishem simbolik qe flet per marredheniet e forta mes Kosoves dhe
Shteteve te Bashkuara. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara te Amerikes (SHBA) i kane
qendruar kurdohere prane Kosoves. Qendrimi yne, tha Jahjaga, eshte ndertimi i
marredhenieve te mira me te gjithe fqinjet. Kosova, tha ajo, eshte vend i
ri me nje histori te gjate dhe ka nje trashegimi te pasur kulturore.
Presidentja e Kosoves ndodhet ne Uashington per nje numer aktivitetesh.
Neser, ajo do te marre pjese ne perurimin e nje nisme te re te Sekretares
Klinton per te shtuar numrin e grave ne sherbimin publik dhe ne udheheqjen
politike te te gjitha niveleve.
Pas nenshkrimit te marreveshjes, sekretarja Klinton komentoi edhe per
gjendjen ne veriun e Kosoves. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara jane konsultuar me
Kombet e Bashkuara dhe me te tjere te cilet nuk kane raportuar per ndonje
krize humanitare ne rajon.
SHBA, tha Klinton, do t’u benin thirrje banoreve te Kosoves, veçanerisht
ne veri qe te punojne se bashku. Ne baze te Kushtetutes se Kosoves, ata
gezojne te drejta te barabarta. Sa me shpejt qe te ndodhe integrimi i te gjithe
qytetareve ne shtetin e tyre, aq me i shpejte do te jete krijimi i asaj te
ardhmeje qe presidentja deshiron per popullin e saj.
(http://www.botasot.info/reklama/Takimi_me_Hillarin_6.jpg)
Presidentja Jahjaga dhe sekretarja e shtetit, Clinton me pas dhane
deklarate per shtyp, te cilat po i botojme ne teresi:
E nderuara Sekretare Clinton,
Nenshkrimi i Marreveshjes per Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Pronave te Caktuara
Kulturore eshte nje akt i fuqishem simbolik dhe pjese e lidhjes se
fuqishme dhe miqesise ndermjet Republikes se Kosoves dhe Shtetet e Bashkuara te
Amerikes.
Shtet e Bashkuara te Amerikes jane perkrahesi dhe aleati me i fuqishem i
Kosoves. Zonja Sekretare, ju dhe populli amerikan gjithmone keni qendruar
afer nesh ne periudhat me te veshtira per ne – ne arritjen e lirise dhe tani
ne procesin tone te shtet-ndertimi.
Sot Kosova eshte shoqeri shumetnike dhe gjitheperfshirese, ku te gjitha
komunitetet etnike jetojne ne paqe dhe liri. Qasja jone eshte te ndertojme
marredhenie te mira fqinjesore me te gjitha shtetet e rajonit dhe Kosova e ka
vendosur veten si faktor stabiliteti ne Ballkan.
Kosova eshte shtet i ri me histori te gjate. Ne kemi trashegimi kulturore
te pasur qe ka mbijetuar neper shekuj. Kjo e kaluar, e shprehur ne vlerat
arkitektonike, ne objektet e kulti dhe monumente fetare, deshmon se ne kemi
jetuar se bashku me shekujt dhe kemi respektuar trashegimin e njeri tjetrit
si vlere te perbashket.
Kjo marreveshje mes Republikes se Kosoves dhe Shteteve te Bashkuara te
Amerikes eshte edhe nje testament per perkushtimin tone ndaj tolerances
kulturore dhe multikulturalizmit dhe perqafimit te diverzitetit te pjesetareve te
shoqerise tone, pavaresisht perkatesise etnike, fetare apo racore.
Vlerat dhe idealet amerikane jane inspirim per ne, dhe me deshire
mirepresim zbatimin e perbashket te kesaj marreveshje per te ruajtur edhe me tej
trashegimin tone kulturore.
Ju faleminderit!
Deklarata e sekretares amerikane te shtetit, Hillary Clinton,
E mirepres Presidenten Jahjaga ketu ne Departamentin e Shtetit. Kam patur
rastin qe ta takoj edhe ne kete kaluaren, ne shtator te ketij viti, gjate
punimeve te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se dhe kam kenaqesine gjithnje
kur me jepet mundesia te konsultohemi dhe te diskutojme çeshtjet e
rendesishme per te dyja vendet tona.
Per kryesuesin Warren Miller dhe anetaret e tjere te Komisionit per
Ruajtjen e Trashegimise amerikane neper bote, dhe gjithashtu edhe ambasadorin e
Kosoves ne SHBA, kjo eshte nje marreveshje vertete e rendesishme te cilen po
e nenshkruajme sot, sepse SHBA-ja ka nje interes te posaçem per te
ndihmuar ne ruajtjen e trashegimise gjithandej ne bote, sepse shumica dermuese e
amerikaneve jane imigrante dhe pasardhes te imigranteve. Prandaj puna e
ketij Komisioni ka nje rendesi te madhe per ne.
Se pari, dua te them nje gje per Presidenten. Ashtu siç kam bere
vazhdimisht, I kam shprehur ne emer te SHBA-se mbeshtetjen e fuqishme dhe te
vazhdueshme te vendit tone per sovranitetin dhe integritetin territorial te
Kosoves. Presidenti Obama dhe une jemi te perkushtuar qe te sigurojme se e
ardhmja qe Kosova po mundohet ta krijoje eshte jashtezakonisht e rendesishme se
pari per njerezit e Kosoves por poashtu edhe per njerezit e rajonit.
Une e pershendes vendimin e BE-se me heret gjate ketij muaji qe ne
shpresojme se ndihmon ne hapjen e rruges per integrimin e vazhdueshem te Kosoves
ne BE. Kjo marreveshje te cilen po e nenshkruajme i perkushton te dyja
vendet tona per ruajtjen, pa diskriminim, te trashegimise kulturore te grupeve
kombetare, fetare e etnike qe ishin viktima te gjenocidit gjate Luftes se
Dyte Boterore.
Tani e dime nga pervoja se masat e ketilla japin rezultat. Kjo do te jete
marreveshja e 24 e SHBA-se per ruajtjen e trashegimise kulturore dhe ne
vendet qe nga Estonia ne Itali, kemi pare rezultate konkrete. Dyzet vjet me
pare SHBA-ja ishte shteti I pare ne bote qe ratifikoi Konventen Boterore te
Trashegimise dhe jemi krenare qe e kemi vazhduar punen pergjate viteve.
Perkushtimi yne eshte qe te ruajme gjithe trashegimine kulturore ne Kosove: te
krishtere, myslimane, hebreje, serbe, shqiptare. Jemi te perkushtuar qe t’
ju ndihmojme ne ruajtjen e saj.
E kam pare vete nje prej thesareve kulturore, Manastirin e Graqanices, nje
objekt Ortodoks Serb qe daton nga shekulli 14, por ai eshte vetem nje nga
shume objekte te tilla. Eshte thelbesore qe perderisa Kosova po nderton nje
shoqeri plurale, nje shtet qe garanton te drejtat qytetare, te drejtat e
barabarta per te gjithe qytetaret e saj, qe te gjitha keto objekte te ruhen
per qytetaret e Kosoves dhe te Ballkanit, dhe per te gjithe te tjeret ne
bote qe ndajne keto pasuri.
Prandaj ky eshte nje hap tjeter ne rrugen drejt nje Kosove te perparuar,
te pavarur e shumekombeshe, ku institucionet demokratike jane te forta dhe
mundesite jane te shumta, dhe ku mendoj se Presidentja ka vendosur diskursin
e duhur duke dhene nje vizion se çfare mund te behet Kosova.
SECRETARJA CLINTON: Faleminderit shume zonja Presidente.
PRESIDENTJA JAHJAGA: Faleminderit.
Presidentja Jahjaga dhe sekretarja Clinton u pergjigjen edhe ne pyetjen
per lejimin e hyrjes se nje konvoji me ndihma humanitare nga Rusia ne Kosove,
per ne veri te Kosoves
PRESIDENTJA JAHJAGA: Ka rregulla dhe norma qe duhet te respektohen. Jane
edhe konventat nderkombetare dhe ligjet e Kosoves per çeshtjet e
shperndarjes se ndihmave humanitare. Ne do te respektojme te gjitha konventat
nderkombetare, Kushtetuten e Kosoves dhe vendimet e administrates ne kete proces.
SECRETARJA CLINTON: E mbeshtes plotesisht ate qe tha Presidentja. Te
shtoj se ne kemi verifikuar me OKB-ne dhe me te tjeret. Ata nuk kane raportuar
per asnje krize humanitare ose nevoje. Do te benim thirrje qe qytetaret e
Kosoves, ne veçanti ne veri, te punojne se bashku. Sipas Kushtetutes se
Kosoves ata I kane te drejtat e barabarta dhe te drejtat qytetare. Sa me
shpejte qe te integrohen te gjithe qytetaret e Kosoves ne nje shtet te perbashket
aq me e mundshme do te behej nje lloj e ardhme te cilen po e kerkon
Presidentja per te gjithe qytetaret.
(javascript:fotografia('http://www.botasot.info/img/jahjhaga-clinton-bs.jpg'))
(http://www.botasot.info/reklama/hillary-atifete-1.jpeg)
(http://www.botasot.info/reklama/hillary-atifete-2.jpeg)
(http://www.botasot.info/reklama/1klinton-takohet2.jpeg)
(http://www.botasot.info/reklama/hillary-atifete-3.jpeg)
(http://www.botasot.info/reklama/hillary-atifete-5.jpeg)
(http://www.botasot.info/reklama/1klinton-takohet44.jpeg)
(http://www.botasot.info/reklama/1klinton-takohet.jpeg)
(http://www.botasot.info/reklama/hillary-rodham-clinton-atifete-jahjaga-2011-12-14-16-21-6.jpeg)
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 16.2 KB) - not displayed
clip_image004.jpg
(image/jpeg, 18 KB) - not displayed