SHBA - Zhvillohet Kollukuiuimi: Projektit per Grate ne Sherbim Publik

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
SHBA  - Zhvillohet Kollukuiuimi: Projektit per Grate ne Sherbim Publik 
BEQIR  SINA 
Presidentja  e Kosoves Atifete Jahjaga po merre pjese ne lansimin e 
Colloquium-it -  Kollukuiuimit: Projektit per Grate ne Sherbim Publik, me ftese te 
Sekretares  amerikane te Shtetit, Hillary Clinton 
 
WASHINGTON  D.C:  Presidentja e Kosoves, zonja Atifete Jahjaga e cila po 
zhvillon nje vizite te  sukseshme, ne SHBA, sot i jep fund kesaj vizite. 
Presidentja e Republikes se  Kosoves, zonja Atifete Jahjaga e nisi viziten e saj 
zyrtare disaditore ne  Shtetet e Bashkuara te Amerikes, diten e premte, 09 
dhjetor 2011. 

Vizita  zyrtare nisi kur Presidentja Jahjaga do te mbante fjalime ne dy 
universitete  amerikane, Johns Hopkins ne Washington DC dhe Monmouth University 
ne New  Jersey. 
Vizita  e saj kulmoi dje kur ne Departamentin e Shtetit - Presidentja e 
Republikes se  Kosoves, zonja Atifete Jahjaga, takoi sekretaren amerikane te 
shtetit, zonjen  Hillary Clinton. Presidentja Jahjaga dhe sekretarja amerikane 
e shtetit Clinton  biseduan per çeshtjet aktuale ne Kosove dhe rajon, 
sidomos per proceset e  integrimeve euro-atlantike., dhe bene nenshkrimin e 
Marreveshjes se SHBA- dhe  Kosoves per Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Pronave te 
Caktuara Kulturore.

Gjate  ketyre diteve aq sa ajo ndodhet ne SHBA, do te takohet , edhe me 
zyrtare te  tjere te larte amerikane, perfshire drejtuesit e Ministrise se 
Mbrojtjes, FBI-se  dhe Kryeprokurorin amerikan Eric Holder (Attorney General).

Ndersa sot  Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga po ne kuadrin e kesaj 
vizite po merre  pjese ne lansimin e Colloquium-it - Kollukuiuimit: Projektit 
per Grate ne  Sherbim Publik, me ftese te Sekretares amerikane te Shtetit, 
Hillary  Clinton. 
Colloquiumi mbahet nen kujdesin e Sekretares se Shtetit  Hillary Klinton, e 
cila ne fjalen e saj thote :"Grate duhet te jene pjese e se  ardhmes. Dhe 
eshte e domosdoshme qe si kushtetutat jane krijuar, pasi qe partite  politike 
jane te organizuara, si zgjedhjet jane zhvilluar dhe fituar, askush nuk  
mund te pretendoje nje te ardhme demokratike nese gjysma e popullsise eshte e  
margjinalizuar apo penguar edhe ajo nga kjo pjese, "thote Sekretarja e 
Shtetit  Hillary Clinton. "Ne duhet te mbeshtesim rritjen e grave udheheqese, 
sepse  sinqerisht, ato jane me me shume gjasa qe te kene me shume njohuri te 
dores se  pare dhe te kuptuarit e perballejn me sfida te grave, anembane 
globit. Qe te  arrihet kjo, domosdoshmerisht do te kerkoje ndryshim ligjor, ajo 
do te kerkoje  vullnet politik, dhe ajo do te kerkoje ndryshime kulturore 
dhe te sjelljes.",  tha nder te tjera ne fillim te hapjes se fjales se saj 
Sekretaria amerikane e  Shtetit, Hillary Clinton.  
Ne kete konference, presidentja Jahjaga eshte ftuar nga  Sekretarja 
amerikane e shtetit, Hillari Klinton, e cila ne fjalimin e saj hyres  e ka shquar 
presidenten Jahjaga per udheheqjen e saj dhe iniciativen qe te  themeloje 
Keshillin qe do te koordinoje politikat per luften kunder korrupsionit  dhe 
krimit te organizuar ne Kosove. 
Ne  kete konference me presidenten Jahjaga ka marre pjese edhe Ministrja 
per  Integrime Evropiane e Republikes se Kosoves, Vlora Çitaku, ndersa te 
pranishme  ishin edhe ambasadorja amerikane per çeshtje te grave, Melanne 
Verveer,  drejtoresha e Fondit Monetar Nderkombetar (FMN), Christine Lagarde dhe  
udheheqese te tjera te larta qe jane ne krye te vendeve dhe qe kryesojne  
organizata te ndryshme nderkombetare. 
Ne  punimet e kesaj konference, presidentja Jahjaga ka folur per 
perfaqesimin ne  rritje te femres ne institucionet e Kosoves dhe ne sferen publike dhe 
rolin  pozitiv qe grate kane luajtur dhe luajne ne procesin e 
shtet-ndertimit ne  Kosove. Ajo ka veçuar grupin parlamentar te grave dhe ministret ne 
qeverine e  Kosoves si shembuj te kontributit te dobishem qe femra ka dhene ne 
shoqerine e  Kosoves. 
“Grate  shikojne perpara, drejt te ardhmes. Si te tilla, ato luajne nje rol 
qenesor ne  pajtimin mes njerezve dhe ne shtet-ndertim”, tha presidentja 
Jahjaga. Ajo po  ashtu shtoi se grate shpesh kane treguar solidaritet me njera 
tjetren, duke  kaluar linjat politike e edhe ato etnike per te quar 
shoqerine  perpara. 
Presidentja  e Kosoves po ashtu ka theksuar se si presidente e Kosoves ajo 
eshte betuar se do  te zbatoje me perpikeri parimet e Kushtetutes se 
Republikes se Kosoves. “Kam  vene nje norme, ne baze te ciles nuk do te nenshkruaj 
ligje ne fuqi te cilat nuk  e respektojne parimin gjinor”, tha presidentja 
Jahjaga. 
Ne  Colloquium-in - Kollukuiuimin: Projektit per Grate ne Sherbim Publik, 
perveç  Sekretares amerikane te Shtetit, Hillary Clinton, foleset e tjera 
perfshijne:  zonjen Atifete Jahjaga, Presidente e Kosoves, Christine Lagarde 
Drejtore  Menaxhuese e Fondit Monetar Nderkombetar,zonja Madeleine Albright, 
ish  sekretarja e shtetit, Irina Bokova, Drejtore e Pergjithsheme e 
Organizates  Kombeve te Bashkuara, per çeshtjet Arsimore, Shkencore dhe Kulturore 
(UNESCO),  Dr Firence Chenoweth, Ministre e Bujqesise e Republikes se Liberise, 
Helen  Clark, Administratore i Programit te Zhvillimit te Kombeve te 
Bashkuara ', Jane  Harman, ish kongresiste dhe drejtore e Qendres Woodrow Wilson, 
Kathleen  Sebelius, Sekretare amerikane e Shendetit dhe Sherbimet e Njeriut, 
dhe autoria  dhe aktivistia Gloria Steinem  
Rreth  Projektit Grate ne Sherbimin Publik

Projekti  Grate ne Sherbimin Publik eshte nje nisme e Departamentit 
Amerikan te Shtetit  dhe Shtate Motrave - Seven Sisters, dhe Kolegjet e femrave - 
Barnard, Bryn Mawr,  Mount Holyoke, Smith dhe Wellesley - per te perparuar 
ngritjen e grave ne poste  te ndikimit ne qeverite dhe organizatat qytetare ne 
mbare boten. Iniciativa  dallohet nga trashegimia e partnereve, per te 
treguar me shume kujdes per  edukimin e grave udheheqese te gjithe globin dhe 
lidhjen e tyre me njera-tjetren  nepermjet rrjeteve te fuqishme midis brezave. 
Projekti Grate ne Sherbimin Publik  parashikon nje bote ne te cilen 
udheheqja politike dhe civile te jete te pakten  deri 50 per qind me femra deri ne 
vitin 2050. Departamenti i Shtetit dhe  kolegjet efermave si Shtate Motrat - 
Seven Sisters jane te angazhuar per  ndertimin e infrastruktures dhe 
dialogut te nevojshme per te arritur kete  vizion.  
 
(javascript:fotografia('http://www.botasot.info/img/15.president-ksgov.jpg'))  
 (http://www.botasot.info/reklama/68285_Konferenca_5.jpg)  
 (http://www.botasot.info/reklama/15_12_11_123334_Konferenca_.jpg)  
 (http://www.botasot.info/reklama/15_12_11_86345_Konferenca_3.jpg)  
 (http://www.botasot.info/reklama/Konferenca_10.jpg)  
 (http://www.botasot.info/reklama/Kongresmenet_1.jpg)  
 (http://www.botasot.info/reklama/Kongresmenet_2.jpg)  
 (http://www.botasot.info/reklama/Kongresmenet_3.jpg)  
 (http://www.botasot.info/reklama/Takim_me_1.jpg)  
 (http://www.botasot.info/reklama/Takim_me_2.jpg)
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.