Biseda fetare-77 (NAMAZI I SABAHUT)

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUF=ELQaRy1Tne=1PDh9RE4fdKqTZtcDqOMM+5hUeTwXUtw@mail.gmail.com>
Biseda fetare-77

Hamdi Nuhiju



148



“Koha e faljes së namazit të sabahut, në mëngjesin e hershëm. Kjo kohë deri
në lindjen e diellit i ngjason dhe të kujton pranverën e hershme, momentin
e ngjizjes( zënies së fëmijës) në mitrën e nënës, dhe ditën e parë prej
gjashtë ditëve të krijimit të qiejve dhe tokës. Ajo i sjell ndërmend
njeriut veprat e mëdha Hyjnore që janë në ato kohë.”( Fjalët, Stamboll,
2008,  Seid Nursi, f.63)

Namazi i sabahut edhe pse edhe më parë i reflektuar në këto shkrime, ka
rëndësinë esenciale për besimin e besimtarit. Besimtari mysliman mat pulsin
e besimit të tij, me faljen e këtij namazi në kohë dhe mat ndryshkun e
besimit të tij me mosfaljen e këtij namazi në kohën e tij.

Zakonisht myslimanët kanë probleme me kohën e namazit të sabahut, dhe të
tjerët i frikësohen zgjimit të myslimanëve në këtë kohë.

Të tjerët bëjnë plane dhe analiza të ndryshme se si myslimanët të mos e
falin në kohë namazin e sabahut dhe gati ta harrojnë tërësisht faljen e
namazit të natës në thellësi të saj. Këto janë dy vija paralele që nuk janë
të ndara, por orientimin e kanë të njëjtë. Besimtari është me besim të
plotë në Allahun xh.sh. në namazin e sabahut dhe arrin sevapin e tërësishëm
të tij, po qe se atë e fal me xhemat dhe në xhami. Ndërsa, namazi i natës e
ka sevapin dhe trajtimin gati të njëjtë, por dallon prej namazit të
sabahut, ngaqë falet vet dhe në shtëpi.

Këto dy kohë, janë kohë frike për jo myslimanët. Ndërsa kohë zgjimi dhe
vetëdijesimi për myslimanët.

Edhe ti lexuesi im besnik, edhe unë shkruesi jot besnik, shpesh herë kemi
probleme me këto dy kohë namazi. Sikur unë dhe ti të rregulloheshim në këtë
element, padyshim, edhe elementet tjera të jetës sime dhe tënde do të
shkëlqenin si yje në thellësi të natës së bukur. Por ne, i hedhim pluhur
syve të vetëdijes sonë dhe mundohemi që të arsyetojmë vetveten me vepra të
cilat bien në kundërshtim me ligjet e Allahut xh.sh.

Koha e namazit të sabahut të kujton pranverën e hershme, atë freski
shpirtërore që duhet ta përjetosh dhe ta ngjizësh në mendjen dhe shpirtin
tënd. Dobitë e pranverës askush nuk i mohon. Ndoshta stina më e bukur e
vitit është pranvera, fillimi i një rrugëtimi të begatshëm të luleve, dhe
begative të pafundme të Allahut. Pranvera është fillimi i meditimit. Njeriu
nuk humbet dhe nuk ambientohet vetëm në natën e vonshme, pa kërkuar
begatinë në ditën e hershme. Gjërat e bukura, të freskëta krijojnë tek
njeriu ndjenja të pafajësisë, të virgjinitetit të fillimit të një gëzimi,
lumturie, dashurie e begatie. Ngritja nga krevati i ngrohtë dhe i nxehtë,
për në mëngjesin e hershëm dhe takimi direkt me ujin të përkujton kërkimin
e qetësisë e begatisë së Allahut në këtë botë parajsore që e ndjen vetëm në
momentin e bërjes, jo edhe në momentin e kryerjes së nevojave të djallit të
mallkuar.

Koha e namazit e sabahut të kujtojnë edhe momentin e ngjizjes, lindjes së
fëmijës në mitrën e nënës. Nuk ka dyshim se nëna ndjen dhimbje të
paparamenduara, por në ato moment lind edhe një dashuri dhe ndjesi që nuk
përshkruhet me fjalë dhe ndjenjat nuk kanë fund për të. Momenti i ngjizjes,
siguron tek nëna, krenarinë e vazhdimësisë së njerëzimit dhe rrolit të saj
në shoqëri. A thua vallë, vetëm meshkujt janë të vlefshëm në këtë botë dhe
ne, femrat jemi aq të pavlefshme dhe të lëna anash? Perëndimi hodhi shumë
baltë mbi personalitetin e gruas myslimane si nënë. Por, Allahu i siguroi
asaj vendin e merituar në shoqëri, përmes dhembshurisë dhe dashurisë së
saj, për krijesat që vijnë në këtë botë. Momenti i ngjizjes, paralajmëron
nënën edhe për rrezikun e jetës së saj. Janë dy pikëpyetje në jetën e saj
të mëtejme. A do të jetojë ajo, apo nuk do të jetojë, ngaqë lindja e një
fëmije është një proces i vështirë dhe i komplikuar. Kësi ndjenja dhe
momente që ka nëna për fëmijën, të tilla, ka besimtari për namazin e tij të
sabahut që fal në kohën e tij.

Dita e parë prej gjashtë ditëve të krijimit të qiejve dhe tokës është një
ditë madhështore. Allahu po krijon teatrin e njerëzimit, dhe shkakun e
futjes së njeriut në Xhennet ose në Xhehenem. Dita e parë e krijimit prej
gjashtë ditëve duket sikur lulishtja e xhenneteve të pafundme që
simbolizojnë jetën e njeriut në mirësi dhe bollëk. Dita e parë e krijimit
simbolizon fillimin e jetës së besimtarit dhe rrugëtimit të tij drejtë
hartimit të kushtetutës jetësore të bazuar në drejtësi dhe harmoni
shoqërore. Për besimtarin e kohës së namazit të sabahut, të fal në kohën e
tij namazin e sabahut është njëjtë sikur fillimi i krijimit të qiejve dhe
të tokës.

Tashmë është në dorën tënde dhe timen se a do të ndryshojmë, ose jo. Më
thuaj, o miku im i shtrenjtë, kur do ta përmirësojmë jetën dhe ta
shkatërrojmë armikun tonë, përmes faljes së namazit të sabahut në kohë,
leximit të Kur`anit dhe vrapimit pas punës e jo përtacisë?

Më thuaj o mik, të lutem, kur do t`i trembim armiqtë tanë, përmes faljes së
namazit të sabahut në xhami, sikur kur falim namazin e xhumasë në xhami,
dhe vrapimit tonë për sigurimin e kafshatës së gojës për fëmijët dhe
vetveten, e jo dhënien pas lypjes?

Myslimani i fortë është më i mirë sesa myslimani i dobët. Kështu tingëllon
një hadith i Resulullahut alejhi selam.

Nuk ka dyshim, se ai që nuk e fal namazin e sabahut në kohën e tij, nuk
mund asnjëherë të jetë mysliman i fortë. Gjithmonë do të jetë në pozitën e
lypësit dhe nënshtrimit para njerëzve.

Allahu ndryshon gjendjen për të mirë, e shkruesit të këtyre rreshtave, po
edhe lexuesit të këtyre rreshtave. Amin.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.