Rudnia Seseri:"Socialiste, u bera "krejt papritur", shkova per nenen e
semure, Rama me beri socialiste
BEQIR SINA, New York
BOSTON - MASSACHUSSTTES : Dje nje lajme dite, qarkulloi mbare shtypin e
Tiranes, lajmi se: "Tre socialiste i "lene ne dore" kryetarit te tyre
mandatet" . Ata jane: Islami, Seseri dhe Majko , nje i "debuar", nje i larguar me
deshiren e tij dhe njeri do te kandidoje per me "lart"...!?
Gazeta Bota Sot, meson se "paraljmerimi" per te lene mandatin e deputetes
se qarkut Durres, zonja Rudina Seseri, eshte dhene, prej saj tre muaj me
pare ne gazeten e Bostonit, "Boston Business Journal".
Gazeta e Bostonit bene te ditur se Seseri, thote vete qe ka hyre "krejt
aksidentalisht" ne Partine Socialiste. Ajo ben te ditur se ka shkuar ne
Tirane, per arsye personale, mbasi ka pasur nenen e saj te semure, dhe aty per
aty, ka rene ne kontakte me kryetarin e partise socialiste, i cili i ka
kerkuar ndihmen e saj ne Partine Socialiste, me kusht qe ai t'a beje ate
deputete.
Por, asyeja qe Seseri ka vendosur te lere mandatin e saj te deputetes te
fituar ne qershor 2009 eshte se "bojkoti" i parlamentit, i ka dhene shume
mundesi asaj te merret me aktivitete jo-politike, pra me ato te biznesit, ku
ajo tregon se i eshte rikthyer jetes se saj ne Shtetet e Bashkuara te
Amerikes, aty ku ka pasur nje pune te mire ne profesionin e saj si ekonomiste
para se te kthehej ne Shqiperi.
Seseri ishte paraqitur gjate fushates nga kryesocialisti Rama, si “ylli”
i ri i PS-se, me te cilen vete Edi Rama eshte mburrur atehere, kur e mori
jo pak, here para zgjedhjeve te vitit 2009, se ai ishte njeriu qe i sillte
ne Shqiperi studente shqiptare nga universitetet e huaja. Ajo ka qene shume
aktive ne debate televizive" duke u "qare", e duke u ankuar se PD-ja, nuk e
kishte lene te kthehet ne Shqiperi, dhe vetem PS-ja, dhe Edi Rama e kishin
mbeshtetur, ate te beje karjer ne Shqiperi.
Por, ja qe dje, Seseri i ja dorzoje "pa pritur e pa kujtuar" mandatin e
deputetes, kryatrit te saj Edi Rames, ende pa u "thare" boja e mandatit te
socialistes se zones elektorale te Durresit.
Ne artikullin e gazetes se New Eglandit, Boston Business Journal, "40
Under 40" Rudina Seseri , Date: Tetor 7, 2011, shkruhet se " Rudina Seseri, ka
shume te ngjare te jete e vetmia amerikane me baze kapitaliste ne
sipermarrje te medha, e cila eshte gjithashtu nje anetare e parlamentit ne vendin e
saj te lindjes, te Shqiperise. Si, nje sipermarrese kryesore ne kompanine
Fairhaven Capital, statusi i Seserit, eshte si nje deputete, e cila, thote
se berja e saj deputete, ishte "“quite accidental" "krejt nje aksident".
Seseri, i ka thene gazetes bostoniane Boston Business Journal, se ajo, u
be socialiste, per gjate nje udhetimi ne Shqiperi, ku kishte shkuar per te
vizituar nenen e saj te semure, dhe, lidhjet e saj me Partine Socialiste te
Shqiperise, politikisht, ishin ngaqe asaj ju duken se "ishn te ngjashme me
demokratet, ne SHBA".
Ne shkrimin e kesaj gazete me tej thuhet se: " Kryetari i partise(Edi
Rama) me kerkoi t'a ndihmoja dhe te angazhohesha, e pas nje kohe ne marredhenie
te tilla, ai me kerkoi te kandidoja (per deputete).
Seseri sqaron se edhe "Bojkoti i parlamentit nga partia e saj - e ka
ndihmuar Seserin ne angazhime te tjera paralele, dhe ajo thote se ka shume
mundesi qe te dorezoje mandatin e deputetit te Partise Socialiste"(çka edhe
faktikisht ndodhi dje).
Mosmarrja e saj me me plotik , dalja menjane e Seserit, sipas gazetes se
biznesit Boston Business Journal," eshte se ajo tani do te jete e
perqendruar ne disa nga kompanite e portofolit Fairhaven qe kan nis te "lulezojne",
duke perfshire Playtes Moda, ku ajo eshte anetare e bordit.
Bazuar ne Beverly, Moda Playtes, e cila eshte edhe me nje faqe e
internetit e-commerce, qe mundeson vajzat per te desinjuar e veshjet e tyre - ato
mund te percaktojne modat per rrobat e brendshme per vajzat e reja. Seseri
shkruan kjo gazete, mendon se eshte perfaqesuese e brezit te ardhshem te
e-commercit, ku ka me shume kliente dhe angazhim te konsumatoreve.
Ajo eshte edhe Bashke-kryetare e Shoqates se Kapitalit te Sipermarresve ne
New England , Seseri gjithashtu ka sherbyer si nje keshilltare per
TechStars Boston. Perveç statusit te saj politik ne vendin e saj te lindjes,
Shqiperi, ajo gjithashtu ka qene nje mbeshtetese e perkushtuar e Fondacionit
Betania ne Shqiperi, nje jetimore me gati 100 jetimet dhe femijet e braktisur
ne Shqiperi..
Rudnia Seseri:"Socialiste, u bëra "krejt papritur", shkova për nënën e
sëmurë, Rama më bëri socialiste
BEQIR SINA, New York
BOSTON - MASSACHUSSTTES : Dje një lajme dite, qarkulloi mbarë shtypin e
Tiranës, lajmi se: "Tre socialistë i "lënë në dorë" kryetarit të tyre
mandatet" . Ata janë: Islami, Seseri dhe Majko , një i "dëbuar", një i larguar me
dëshirën e tij dhe njëri do të kandidojë për më "lart"...!?
Gazeta Bota Sot, mëson se "paraljmërimi" për të lënë mandatin e deputetes
së qarkut Durrës, zonja Rudina Seseri, është dhënë, prej saj tre muaj më
parë në gazetën e Bostonit, "Boston Business Journal".
Gazeta e Bostonit bënë të ditur se Seseri, thotë vetë që ka hyrë "krejt
aksidentalisht" në Partinë Socialiste. Ajo bën të ditur se ka shkuar në
Tiranë, për arsye personale, mbasi ka pasur nënën e saj të sëmurë, dhe aty për
aty, ka rënë në kontakte me kryetarin e partisë socialiste, i cili i ka
kërkuar ndihmën e saj në Partinë Socialiste, me kusht që ai t'a bëjë atë
deputete.
Por, asyeja që Seseri ka vendosur të lërë mandatin e saj të deputetes të
fituar në qershor 2009 është se "bojkoti" i parlamentit, i ka dhënë shumë
mundësi asaj të merret me aktivitete jo-politike, pra me ato të biznesit, ku
ajo tregon se i është rikthyer jetës së saj në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, aty ku ka pasur një punë të mirë në profesionin e saj si ekonomiste
para se të kthehej në Shqipëri.
Seseri ishte paraqitur gjatë fushatës nga kryesocialisti Rama, si “ylli”
i ri i PS-së, me të cilën vetë Edi Rama është mburrur atëhere, kur e mori
jo pak, herë para zgjedhjeve të vitit 2009, se ai ishte njeriu që i sillte
në Shqipëri studentë shqiptarë nga universitetet e huaja. Ajo ka qenë shumë
aktive në debate televizive" duke u "qarë", e duke u ankuar se PD-ja, nuk e
kishte lënë të kthehet në Shqipëri, dhe vetëm PS-ja, dhe Edi Rama e kishin
mbështetur, atë të bëjë karjer në Shqipëri.
Por, ja që dje, Seseri i ja dorzojë "pa pritur e pa kujtuar" mandatin e
deputetes, kryatrit të saj Edi Ramës, ende pa u "tharë" boja e mandatit të
socialistes së zonës elektorale të Durrësit.
Në artikullin e gazetës së New Eglandit, Boston Business Journal, "40
Under 40" Rudina Seseri , Date: Tetor 7, 2011, shkruhet se " Rudina Seseri, ka
shumë të ngjarë të jetë e vetmia amerikane me bazë kapitaliste në
sipërmarrje të mëdha, e cila është gjithashtu një anëtare e parlamentit në vendin e
saj të lindjes, të Shqipërisë. Si, një sipërmarrëse kryesore në kompaninë
Fairhaven Capital, statusi i Seserit, është si një deputete, e cila, thotë
se bërja e saj deputete, ishte "“quite accidental" "krejt një aksident".
Seseri, i ka thënë gazetës bostoniane Boston Business Journal, se ajo, u
bë socialiste, për gjatë një udhëtimi në Shqipëri, ku kishte shkuar për të
vizituar nënën e saj të sëmurë, dhe, lidhjet e saj me Partinë Socialiste të
Shqipërisë, politikisht, ishin ngaqë asaj ju duken se "ishn të ngjashme me
demokratët, në SHBA".
Në shkrimin e kësaj gazete më tej thuhet se: " Kryetari i partisë(Edi
Rama) më kërkoi t'a ndihmoja dhe të angazhohesha, e pas një kohe në marrëdhënie
të tilla, ai më kërkoi të kandidoja (për deputete).
Seseri sqaron se edhe "Bojkoti i parlamentit nga partia e saj - e ka
ndihmuar Seserin në angazhime të tjera paralele, dhe ajo thotë se ka shumë
mundësi që të dorëzojë mandatin e deputetit të Partisë Socialiste"(çka edhe
faktikisht ndodhi dje).
Mosmarrja e saj më me plotik , dalja mënjanë e Seserit, sipas gazetës së
biznesit Boston Business Journal," është se ajo tani do të jetë e
përqendruar në disa nga kompanitë e portofolit Fairhaven që kan nis të "lulëzojnë",
duke përfshirë Playtes Moda, ku ajo është anëtare e bordit.
Bazuar në Beverly, Moda Playtes, e cila është edhe me një faqe e
internetit e-commerce, që mundëson vajzat për të desinjuar e veshjet e tyre - ato
mund të percaktojnë modat për rrobat e brendshme për vajzat e reja. Seseri
shkruan kjo gazetë, mendon se është përfaqësuese e brezit të ardhshëm të
e-commercit, ku ka më shumë klientë dhe angazhim të konsumatorëve.
Ajo është edhe Bashkë-kryetare e Shoqatës së Kapitalit të Sipërmarrësve në
New England , Seseri gjithashtu ka shërbyer si një këshilltare për
TechStars Boston. Përveç statusit të saj politik në vendin e saj të lindjes,
Shqipëri, ajo gjithashtu ka qënë një mbështetëse e përkushtuar e Fondacionit
Betania në Shqipëri, një jetimore me gati 100 jetimët dhe fëmijët e braktisur
në Shqipëri..
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.