Biseda fetare-78 (NAMAZI I DREKES)

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFkDzUxBhahbGObKMx8az0-WMtfeQqFjAQQ5_Y-XDbWBxA@mail.gmail.com>
*Biseda fetare-78 *

*Hamdi Nuhiju*



149



“ Koha e drekës. Kjo i ngjason dhe tregon mesin e verës, përsosmërinë e
rinisë, dhe periudhën e krijimit të njeriut në jetën e dynjasë dhe i sjell
ndërmend njeriut treguesit e mëshirës dhe mirësitë e bollshme në to.”(
Fjalët, Stamboll, 2008,  Seid Nursi, f.63)

Dreka, namazi i trajtuar edhe më herët në këto shkrime meriton një vëmendje
të sërishme dhe të përpjesëtueshme me praktikumin e saj. Paramendo filizat
e pranverës të shndërruara në lule të verës qysh zbukurojnë dhe lëshojnë
erë e aromë dynjaje. Ashtu, besimtarin e zbukuron namazi i tij me të gjitha
kushtet në të. Sidomos namazi i drekës mund të përqaset me kolosët e
mendjes që gjurmojnë në natyrë, porsi thnegla në rrugën e vetëdijes dhe
harmonisë. Njeriu i qaset këtij namazi, sikur në jetën e tij në botën, të
ishte namazi i fundit i përplasjes së syve me dritën dhe gjallërinë e
njerëzve. Të gjithë lëvizin dhe me lëvizjet e tyre dëshmojnë Madhështinë e
Krijuesit të botëve. Të gjithë heshtin dhe me heshtjen tyre krijojnë
përshtypjen e meditimit në krijesat e Zotit.

A mund ta paramendojmë hapësirën e mendimeve pa prezencën e besimit të
njeriut në to? Aq e pa para mendueshme është hutia dhe humbja pas kësaj
dynjaje e njeriut, pa ndaljen, ndërprerjen e aktiviteteve njerëzore dhe
kthimi i tij në drejtim të Qabesë. Është koha e përgjigjes sonë ndaj
ezanit. Ejani në shpëtim, minaret jehojnë dhe zemrat e besimtarëve të
lodhur nga përditshmëria dridhen. Dridhet edhe mendja e cila nuk mund ta
kuptoj dëshirën e zemrës për tu ambientuar në sferat parajsore të Allahut
xh.sh. Dëshira e besimtarit është kozmosi i ndjenjave i cili kozmos vrapon
në kroin e besimit për të marr abdesin e namazit të drekës. Pesë herë në
ditë gjymtyrët e trupit duhet pastruar. Janë njëzet e katër orë në pyetje,
dhe brenda tyre gjymtyrët e trupit, por edhe gjymtyrët e shpirtit pa
gjymtyrë pluhurosen me ndyrësirat e kësaj bote. Si mund ta lëmë takimin
tonë në xhami, ashtu të papastër dhe të ndotur nga mijëra erëra të rënda
dhe të dobëta? Si mund ta lëmë takimin tonë në xhami, me shpirtin tonë të
ndotur përmes bartjes së fjalëve, dëshirës së keqe, vetëkënaqësisë,
admirimit e pëlqimit të gjërave që nuk janë në pronësi tonë?

Të gjithë e dinë në vetveten e tyre se sa shumë gjëra kanë për ti thënë
vetvetes dhe të tjerëve për gjendjen e tyre pa gjendje dhe pa shpirt. Në
fshihemi pas skutave të kësaj bote dhe nuk duam që të na shohin të tjerët
se jemi mysliman. Nuk duam që të identifikohemi me këtë fe, e cila sipas
propagandës së mediumeve perëndimore është fe e urrejtjes dhe e dhunës. Si
mund të na shohin në pikën e ditës, njerëzit duke u futur në xhami? Ti je
në mesin e rinisë, prit të plakesh, e pastaj shko në xhami. Ky opinion
është i përgjithshëm në shumë rrethe dhe rrethana të cilat shtrëngojnë
moszhvillimin kulturor të mendjes dhe shpirtit të kombit tonë. Dhe si
rezultat i gjitha këtyre paragjykimeve, ti pajtohesh me mos faljen e
namazit të drekës në kohë dhe në xhami.

Kohën e namazit të drekës bukur e përshkroi mrekullia e kohës Sejid Nursi,
si një kohë, mesi i verës. Po, vlimi, flluskat, dëshira, dhe padurimi janë
të bashkuara në mesin e verës. Pikërisht në atë kohë, ti merr rrugën e
abdesit dhe drejtimit kah Qabeja për ti përkujtuar të tjerëve se jeta nuk
është ashtu si e përshkruan djalli i mallkuar nëpërmjet gjuhës së
modernistëve, satanistëve e idiotëve shqiptar e të huaj. Mesi i verës nuk
është vakt i fitnes, në qoftëse ne nuk jemi të fitnes. Është vakt i namazit
të drekës dhe përgjigjes sonë ndaj thirrjes së myezinit për faljen e tij.

Njerëzit e harxhojnë kohën në biseda kote dhe nuk duan që të i përgjigjen
Allahut xh.sh. Joshen pas fitneve, dëshirave dhe vesveseve të djallit për
të mos përshëndetur jetën e tyre me sevape të panumërta të Allahut xh.sh. E
si rezultat i kësaj, koha e namazit të drekës na ikë. Ashtu si na ikë edhe
rinia e harxhuar bosh në kënaqësi të kësaj bote, në mos seriozitet, në mos
punë, humbje energjie në bastore, në sport, e vrapim pas epsheve të kësaj
bote.

Njeriu i drejtohet nefsit dhe i përkujton Allahun xh.sh. Përveç
përkujtimit, ai e qorton atë duke i treguar se falja e namazit të drekës në
kohën e tij, është e njëjtë sikur fillimi i krijimit të njeriut. Paramendo
gëzimin dhe hidhërimin e engjëjve me ardhjen e njeriut të parë në botë. Ata
iu përgjigjen Zotit me frikë dhe respekt për njeriun e parë ndaj të cilit
duhet në të ardhmen të bijë në sexhde. Njeriu në gjuhën e engjëjve është
ngatërrimtar, sepse, di të përgjasojë në engjëjt, por di edhe ti përshtatet
djajve të mallkuar. Ai nuk mund të jetë njeri në kuptimin e përgjithshëm të
fjalës.

Njeriu mund të thotë sa për të thënë, se asnjëherë nuk ka probleme me
namazin e drekës. Madje disa të tjerë që i përshtaten pamjes së jashtme të
namazit dhe jo esencës së tij, në emër të Sunnetit të Resulullahut alejhi
selam gati se asnjëherë nuk falin sunnetin e namazit të drekës. Në emër të
Sunnetit të Resulullahut alejhi selam, gati se asnjëherë nuk bëhen të
dashur me xhematin dhe pjesë e xhematit e jo pjesë e ndarë prej tij, në
dhikret e përbashkëta. Merren me gjëra të kota, ka thënë ky e ka thënë ai
dhe e zhveshin namazin e drekës nga esenca e tij. Si mund ta kuptosh
mesazhin e faljes së namazit të drekës pa qenë i përkushtuar në të? Është
lehtë ta kritikoj të tjetrin se pse nuk mban mjekër, por është shumë e
rëndë arritja e përkushtimit të besimtarit në namaz.

Lus hoxhallarët e andej urës dhe këto të këndej urës, të flasin më shumë
për esencën e namazit, për përkushtimin në të, dhe të mos merren shumë me
pamjen e jashtme të tij. Duke u marr me pamjen e jashtme, harruam esencën
dhe koha e namazit të drekës dhe të gjitha namazeve tjera po futet në
sherrin e djallit të mallkuar, e jo në begatitë e Allahut xh.sh.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.