Faqet e Verdha Shqiptare, kremtoi 15- vjetorin e suksesit te tij ne komunitet
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Albanian Yellow Pages-Faqet e Verdha Shqiptare, kremtoi 15- vjetorin e suksesit te tij ne komunitet BEQIR SINA, New York Midtown Manhattan, NYC: Te premten me 16 dhjetor, 2011 ne nje mbremje festive ne restorantin Zana ne Manhattan, te pronarit shqiptare Shaqir Gashi, Albanian Yellow Pages kremtoi 15 vjetorin e themelimit te biznesit dhe te botimit te edicionit te pare te Albanian Yellow Pages apo siç thuhet ne shqip Faqet e Verdha Shqiptare. Per te shenuar 15 vjetorin e Albanian Yellow Pages, kryesisht ishin te ftuar afariste shqiptare dhe amerikane, te cilet per vite te tera e kane perkrahur botimin e ketij libri me vlere ne komunitetin tone. Ne kete mbremje vereje biznesmene te te gjitha profileve si avokate, mjeke, dentiste, financiere, gazetare, kengetare, udheheqes shoqatash, piktore, artiste dhe biznesmene shqiptare dhe amerikane shumica e te cileve kane qene perkrahes te ketij botimi qe nga botimi i pare. "Qellimi i kesaj mbemje eshte qe ne kete pervjetor t'i falenderojme te gjithe ata afariste, individe dhe organizata te cilet per vite te tera me reklamat e tyre apo ne forma te tjera kane ndihmuar botimin e Albanian Yellow Pages, thote botuesi i Albanian Yellow Pages z. Ismer Mjeku. Me vjen mire qe ky botim gjate gjithe ketyre viteve eshte bere nje ure lidhese ne mes shqiptareve te amerikes dhe bizneseve te tyre, tha ne vazhdim z. Mjeku. "Faqet e verdha (Yellow Pages) si koncept biznesi, u aplikua per here te pare ne Wyoming, te Amerikes ne 1886 nga Reuben H. Donelley duke krijuar me vone nje industri te tere. Sot, Faqet e Verdha, botohen ne te gjithe boten dhe madje jane te specializuara per fusha te caktuara. Komunitete te ndryshme qe jetojne ne Shtetet e Bashkuara kane Direktorite e tyre, te cilat ne kushtet te tilla i ndihmojne Komunitetet te jene me te organizuara dhe lehteson komunikimin midis tyre. Kjo ishte nje nga arsyet qe beri te mundur botimin e pare te Albanian Yellow Pages. Albanian Yelllow Pages qe nga 1997 me botimin e tij te pare eshte dhe ne internet. "Nderkohe, qe tani duke iu pershtatur arritjeve te teknologjise ne internet, se shpejti, Albanian Yellow Pages, thote se do te inaguroje Aplikacionin e njohur "Flipping Pages" (Faqet Levizese) si dhe Aplikacionin Apps per Iphone, Ipad dhe Android, qe do te jete nje lehtesi per te gjetur me lehte çdo shqiptar apo biznes shqiptare ne SHBA" shprehet, Botuesi, Z. Mjeku. Mbremja nuk ishte konceptuar me fjalime, megjithate disa nga te pranishmit uruan 15 vjetorin e Albanian Yellow Pages dhe botuesin e saj, sic ishte Gjeke Gjonlekaj dhe e Dr.Anna Kohen. Mbremja kaloi ne nje atmosfere festive e shoqeruar me muzike te lehte shqiptare e zgjedhur me mjeshtri nga Dj Sammy Z. Atmosferen e beri edhe me te hareshme kengetarja jone e madhe Merita Halili e cila kendoi disa kenge nga repertori i saj. Te gjithe mysafiret paten kenqesine te shijojne Veren e Kosoves Stone Castle, qe u promovua ne kete pervjetor. ( BOX) Disa shenime per Albanian Yellow Pages. Albanian Yellow Pages botohet 1 here ne vit. Botimi i pare eshte me 1998. Libri Shperndahet Falas neper tere ameriken aty ku jetojne dhe punojnê shqiptaret. Per vleren e Albanian Yellow Pages perveç mediave shqiptare kane shkruar mediat amerikane si; New York Times, Daily News, New York Post, Newsday, Republican American, The Star Ledger, etj... Libri eshte ndare ne 4 pjese: -Pjesa e pare Blue Pages: Informatat per shoqatat, institucionet fetare, kulturore, arsimore, sportive, mediatike, etj te komunitetit shqiptar ne SHBA si dhe disa Informatat per emigrantet e posaardhur se si te gjinden dhe te fillojne jeten ne SHBA. -Pjesa e Dyte: Government Information: Te gjitha informatat pe Qeverine amerikane Informatat, Senatoret dhe Kongresmenet amerikane. Informatat per qeverine e Shqiperise, Kosoves, Maqedonise dhe Malit te Zi dhe informata per shqiptaret ne shtetet e ndryshme te Evropes. -Pjesa e Trete: White Pages: Nje liste e Shqiptareve te amerikes me afro 40.000 emra ky perfshihet adresa dhe telefoni. -Pjesa e Katert: Yellow Pages: Faqet e Verdha te bizneseve shqiptare dhe atyre amerikane qe bejne biznes me shqiptaret ne Amerike. Edicioni i ardhshem botohet ne prill te vitit 2012 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 Albanian Yellow Pages-Faqet e Verdha Shqiptare, kremtoi 15- vjetorin e suksesit të tij në komunitet BEQIR SINA, New York Midtown Manhattan, NYC: Të premten me 16 dhjetor, 2011 në një mbrëmje festive në restorantin Zana në Manhattan, të pronarit shqiptarë Shaqir Gashi, Albanian Yellow Pages kremtoi 15 vjetorin e themelimit te biznesit dhe të botimit të edicionit të parë të Albanian Yellow Pages apo siç thuhet në shqip Faqet e Verdha Shqiptare. Për të shënuar 15 vjetorin e Albanian Yellow Pages, kryesisht ishin të ftuar afaristë shqiptarë dhe amerikanë, të cilët për vite të tëra e kanë përkrahur botimin e këtij libri me vlerë në komunitetin tonë. Në këtë mbrëmje vëreje biznesmenë të të gjitha profileve si avokatë, mjekë, dentistë, financierë, gazetarë, këngëtarë, udhëheqës shoqatash, piktorë, artistë dhe biznesmenë shqiptarë dhe amerikanë shumica e të cilëve kanë qenë përkrahës të këtij botimi që nga botimi i parë. "Qëllimi i kësaj mbëmje është që në këtë përvjetor t'i falënderojmë të gjithë ata afaristë, individë dhe organizata të cilët për vite të tëra me reklamat e tyre apo në forma të tjera kanë ndihmuar botimin e Albanian Yellow Pages, thotë botuesi i Albanian Yellow Pages z. Ismer Mjeku. Më vjen mirë që ky botim gjatë gjithë këtyre viteve është bërë një urë lidhëse në mes shqiptarëve të amerikës dhe bizneseve të tyre, tha në vazhdim z. Mjeku. "Faqet e verdha (Yellow Pages) si koncept biznesi, u aplikua për herë të parë në Wyoming, të Amerikës në 1886 nga Reuben H. Donelley duke krijuar më vonë një industri të tërë. Sot, Faqet e Verdha, botohen në të gjithë botën dhe madje janë të specializuara për fusha të caktuara. Komunitete të ndryshme që jetojnë në Shtetet e Bashkuara kanë Direktoritë e tyre, të cilat në kushtet të tilla i ndihmojnë Komunitetet të jenë me të organizuara dhe lehtëson komunikimin midis tyre. Kjo ishte një nga arsyet që bëri të mundur botimin e parë të Albanian Yellow Pages. Albanian Yelllow Pages që nga 1997 me botimin e tij të parë është dhe në internet. "Ndërkohë, që tani duke iu përshtatur arritjeve të teknologjisë në internet, së shpejti, Albanian Yellow Pages, thotë se do te inagurojë Aplikacionin e njohur "Flipping Pages" (Faqet Levizese) si dhe Aplikacionin Apps për Iphone, Ipad dhe Android, që do të jetë një lehtësi për të gjetur më lehtë çdo shqiptar apo biznes shqiptarë në SHBA" shprehet, Botuesi, Z. Mjeku. Mbrëmja nuk ishte konceptuar me fjalime, megjithate disa nga të pranishmit uruan 15 vjetorin e Albanian Yellow Pages dhe botuesin e saj, sic ishte Gjekë Gjonlekaj dhe e Dr.Anna Kohen. Mbrëmja kaloi në një atmosferë festive e shoqëruar me muzikë të lehtë shqiptare e zgjedhur me mjeshtri nga Dj Sammy Z. Atmosferën e bëri edhe më të hareshme këngëtarja jonë e madhe Merita Halili e cila këndoi disa këngë nga repertori i saj. Të gjithë mysafirët patën kënqësinë të shijojnë Verën e Kosovës Stone Castle, që u promovua në këtë përvjetor. ( BOX) Disa shënime për Albanian Yellow Pages. Albanian Yellow Pages botohet 1 herë në vit. Botimi i parë është më 1998. Libri Shperndahet Falas nëpër tërë amerikën aty ku jetojnë dhe punojnê shqiptarët. Për vlerën e Albanian Yellow Pages përveç mediave shqiptare kanë shkruar mediat amerikane si; New York Times, Daily News, New York Post, Newsday, Republican American, The Star Ledger, etj... Libri është ndarë në 4 pjesë: -Pjesa e parë Blue Pages: Informatat për shoqatat, institucionet fetare, kulturore, arsimore, sportive, mediatike, etj të komunitetit shqiptar ne SHBA si dhe disa Informatat per emigrantet e posaardhur se si të gjinden dhe të fillojnë jetën në SHBA. -Pjesa e Dytë: Government Information: Të gjitha informatat pë Qeverinë amerikane Informatat, Senatorët dhe Kongresmenët amerikanë. Informatat për qeverine e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi dhe informata për shqiptarët në shtetet e ndryshme të Evropës. -Pjesa e Tretë: White Pages: Një listë e Shqiptarëve të amerikës me afro 40.000 emra ky perfshihet adresa dhe telefoni. -Pjesa e Katërt: Yellow Pages: Faqet e Verdha të bizneseve shqiptare dhe atyre amerikane që bëjnë biznes me shqiptarët në Amerikë. Edicioni i ardhshëm botohet në prill të vitit 2012
IMG_0073.JPG
(image/jpeg, 42 KB) - not displayed
IMG_0073.JPG
(image/jpeg, 42 KB) - not displayed
IMG_0001.JPG
(image/jpeg, 46.9 KB) - not displayed
IMG_0004.JPG
(image/jpeg, 43.1 KB) - not displayed
IMG_0006.JPG
(image/jpeg, 35.6 KB) - not displayed
IMG_0013.JPG
(image/jpeg, 36.9 KB) - not displayed
IMG_0019.JPG
(image/jpeg, 33.7 KB) - not displayed
IMG_0020.JPG
(image/jpeg, 35 KB) - not displayed
IMG_0016.JPG
(image/jpeg, 30.3 KB) - not displayed
IMG_0018.JPG
(image/jpeg, 35.3 KB) - not displayed
IMG_0022.JPG
(image/jpeg, 34.9 KB) - not displayed
IMG_0035.JPG
(image/jpeg, 33.3 KB) - not displayed
IMG_0038.JPG
(image/jpeg, 36.6 KB) - not displayed
IMG_0046.JPG
(image/jpeg, 33 KB) - not displayed
IMG_0051.JPG
(image/jpeg, 41 KB) - not displayed
IMG_0057.JPG
(image/jpeg, 39.2 KB) - not displayed
IMG_0062.JPG
(image/jpeg, 39.3 KB) - not displayed
IMG_0078.JPG
(image/jpeg, 37.5 KB) - not displayed
IMG_0080.JPG
(image/jpeg, 8.7 KB) - not displayed