Engel: Serbet dhe miqte e tyre ruse,duhet te ndalin menjehere, okupimin e veriut

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Engel: Serbet  dhe miqte e tyre ruse,duhet te ndalin menjehere, okupimin e 
veriut te Mitrovices!  
YONKERS  - NEW YORK :  (Bota Sot) Ligjevensi demokrat, nga New Yorku Eliot 
Engel tha disa jave me pare  se ngjarjet e fundit ne veriun e Kosoves jane 
shkaktuar nga grupe kriminale  serbe, te cilat, sipas tij synojne edhe 
ndarjen e Kosoves "de facto".   

Ne nje deklerat te bere me rastin e 99 vjetorit te dites se pavaresise se  
Shqiperise, zoti Engel tha se"KFOR-i duhet te marre masa per largimin sa me 
pare  te barrikadave te krijuara nga grupet kriminale. Kosova nuk mund te 
jete 100 per  qind e plote pa pjesen veriore, nuk ka Kosove 90 per qind dhe 
Kosove 10 per qind  - Kosova eshte 100 per qind” . 
Nderkohe te djelen ne nje dreke tradicionale per Krishtelindjet, duke 
biseduar  me kolegun tone ne New York, Beqir SINA, i pyetur rreth hyrjes se 
kovojit ruse  me "ndihma" ne territorin e Kosoves, vetem per serbet ne veri te 
Mitrovices,  zoti Engel; i tha gazetarit tone, se:" E pra, dhe para se 
gjithash, eshte se  okupimi i veriut te Mitrovices nga ana e serbeve dhe miqte e 
tyre ruse, duhet te  ndalet menjehere. Kosova eshte nje, dhe e pa ndare. 
Kosova nuk mund dhe nuk do  te jete e ndare. Ajo qe serbet jane duke luajtur, 
tani me veriun Kosoves, per  te,(Beogradin) eshte de-facto, nje ndarje e 
Kosoves."  
Lidhur me pyetjen se cili eshte reagimi i SHBA, per kete situate, zoti 
Engel tha  se "Per ate qe une jam i shqetesuar, dhe ate qe une jam duke e thene 
me çdo  njerin ne Washington, eshte se SHBA duhet per t'i dhene fund 
institucioneve  paralele te serbeve, ne duhet te bejme ate qe gjithe teritori i 
Kosoves te jete  i sigurte dhe i pandare, duke perfshire edhe pjesen veriore - 
Mitrovicen siper  dhe poshte lumit Iber, e cila eshte nen kontrollin e 
Qeverise ne  Prishtine." 
Pyetjes se cila do te jete zgjidhja e ketij problemi, Kongresmeni Demokrat 
Eliot  Engel shpreh bindjen e tij se :" Se Shtetet e Bashkuara, per çeshtjen 
e veriut  te Mitrovices, do te vazhdojne te adresojne deklarata te forta. 
Une shpresoj se  edhe K-FOR te dhe gjithe te tjeret nuk do te lejojne qe kjo 
gjendje te vazhdoje.  Dhe, vendet e NATO-s , KFOR-i e tjere, nuk do te 
tolerojne paligjshmeri ne kufi  , nuk do te tolerojne institucionet paralele, nuk 
do te tolerojne shkelje te  ligjit, nga kushdo qofte ai".  
Kongresmeni Demokrat Eliot Engel sherben per Komitetet per Energji dhe 
Tregti,  duke perfshire Nenkomitetin per Shendetesi,. Ai gjithashtu sherben ne 
Komitetin  e Puneve te Jashtme dhe eshte anetare Rangu i Nenkomitetit mbi 
hemisferen  perendimore, si dhe sherben ne Nenkomitetin mbi Lindjen e Mesme dhe 
ne Azine  Qendrore, dhe Nenkomiteti ne Azi, Paqesor, dhe Mjedisit Global.   
Ai eshte themelues dhe Co-Kryetari i Grupit te Sigurise Kombetare ne 
Kongres. Ai  eshte gjithashtu nje anetar i Grupit te kongresmeneve Demokrate "Task 
Force" per  Shendetin dhe sherben ne Komisionin ne te Drejtat e Njeriut. 
Prej vitit 1993  eshte anetare i Kongresit, duke sherbyer ne Distriktin 17-te, 
ne New York, per  18 vjet ne 9 mandate. Kongresisti Eliot L. Engel eshte 
edhe Kryetar i Grupit te  Kongresit per Çeshtjet Shqiptare ./Beqir  Sina/ 
 
Eliton Engel  
 
Engel: Okupimi i veriut të Mitrovicës nga ana e serbëve dhe  miqtë e tyre 
rusë, duhet të ndalet menjëherë!  





YONKERS - NEW YORK : (Bota Sot) Ligjëvënsi demokrat, nga  New Yorku Eliot 
Engel tha disa javë më parë se ngjarjet e fundit në veriun e  Kosovës janë 
shkaktuar nga grupe kriminale serbe, të cilat, sipas tij synojnë  edhe ndarjen 
e Kosovës "de facto". 


Në një deklerat të bërë me rastin e 99 vjetorit të  ditës së pavarësisë së 
Shqipërisë, zoti Engel tha se"KFOR-i duhet të marrë masa  për largimin sa më 
parë të barrikadave të krijuara nga grupet kriminale. Kosova  nuk mund të 
jetë 100 për qind e plotë pa pjesën veriore, nuk ka Kosovë 90 për  qind dhe 
Kosovë 10 për qind - Kosova është 100 për qind” .



 
 
        Ndërkohë të djelën në një drekë  tradicionale për Krishtëlindjet, 
duke biseduar me kolegun tonë në New York,  Beqir SINA, i pyetur rreth hyrjes 
së kovojit rusë me "ndihma" në territorin e  Kosovës, vetëm për serbët në 
veri të Mitrovicës, zoti Engel; i tha gazetarit  tonë, se:" E pra, dhe para 
së gjithash, është se okupimi i veriut të Mitrovicës  nga ana e serbëve dhe 
miqtë e tyre rusë, duhet të ndalet menjëherë. Kosova është  një, dhe e pa 
ndarë. Kosova nuk mund dhe nuk do të jetë e ndarë. Ajo që serbët  janë duke 
luajtur, tani me veriun Kosovës, për të,(Beogradin) është de-facto,  një ndarje 
e Kosovës."  




Lidhur me pyetjen se cili është  reagimi i SHBA, për këtë situatë, zoti 
Engel tha se "Për atë që unë jam i  shqetësuar, dhe atë që unë jam duke e thënë 
me çdo njerin në Washington, është  se SHBA duhet për t'i dhënë fund 
institucioneve paralele të serbëve, ne duhet të  bëjmë atë që gjithë teritori i 
Kosovës të jetë i sigurtë dhe i pandarë, duke  përfshirë edhe pjesën veriore - 
Mitrovicën sipër dhe poshtë lumit Ibër, e cila  është nën kontrollin e 
Qeverisë në Prishtinë."


 
 
        Pyetjes se cila do të jetë  zgjidhja e këtij problemi, Kongresmeni 
Demokrat Eliot Engel shpreh bindjen e tij  se :" Se Shtetet e Bashkuara, për 
çështjen e veriut të Mitrovicës, do të  vazhdojnë të adresojnë deklarata të 
forta. Unë shpresoj se edhe K-FOR të dhe  gjithë të tjerët nuk do të 
lejojnë që kjo gjendje të vazhdojë. Dhe, vendet e  NATO-s , KFOR-i e tjerë, nuk do 
të tolerojnë paligjshmëri në kufi , nuk do të  tolerojnë institucionet 
paralele, nuk do të tolerojnë shkelje të ligjit, nga  kushdo qoftë ai". 


 


Kongresmeni Demokrat Eliot  Engel shërben për Komitetet për Energji dhe 
Tregti, duke përfshirë Nënkomitetin  për Shëndetësi,. Ai gjithashtu shërben në 
Komitetin e Punëve të Jashtme dhe  është anëtarë Rangu i Nënkomitetit mbi 
hemisferën perëndimore, si dhe shërben në  Nënkomitetin mbi Lindjen e Mesme 
dhe në Azinë Qendrore, dhe Nënkomiteti në Azi,  Paqësor, dhe Mjedisit Global. 

 
 
    Ai është themelues dhe Co-Kryetari i Grupit të Sigurisë  Kombëtare në 
Kongres. Ai është gjithashtu një anëtar i Grupit të kongresmenëve  Demokratë 
"Task Forcë" për Shëndetin dhe shërben në Komisionin në të Drejtat e  
Njeriut. Prej vitit 1993 është anëtarë i Kongresit, duke shërbyer në Distriktin  
17-të, në New York, për 18 vjet në 9 mandate. Kongresisti Eliot L. Engel 
është  edhe Kryetar i Grupit të Kongresit për Çështjet Shqiptare ./Beqir  Sina/
100_5845.JPG (image/jpeg, 31.4 KB) - not displayed
100_5848.JPG (image/jpeg, 31.8 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.