New York: Krishtlindja, mijera besimtare shqiptare ndjekin Meshen e Mesnates
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
New York: Krishtlindja, mijera besimtare shqiptare ndjekin Meshen e
Mesnates ne Kishen Katolike Shqiptare Zoja e Shkodres
BEQIR SINA, New York
Papa uron ne gjuhen shqipe: Per shume vjet Krishtlindjen!
HARSTDALE NEW YORK : Krishtlindja ( "Kershendellat" per ortodokset apo
shkurt "Kshnellat" nder besimtaret katolike) eshte, nje feste fetare e
krishtere. Me miliona njerez kryq e terthor rruzullit, te krishteret, e festojne
çdo vit me 25 dhjetor ditelindjen e Jezus Krishtit; ne kishat e Lindjes
festohet me 7 janar, per shkak te kalendarit Julian. Krishtlindja -
Kershendellat, pas Pashkeve eshte festa me e rendesishme per te krishteret ne mbare
boten.
Megjithse ne diaspore eshte festuar per çdo vjet, shqiptaret e krishtere,
ne Shqiperi, filluan te kremtojne Krishtlindjen - Kershendellat, mbas
renjes se regjimit te eger komunist. Ne Shqiperin enveriste Krishtlindja, u
festua per here te pare, plot 20 vjet me pare. Ishte koha kur Shqiperine do t'a
vizitonte Papa Vojtila, vizite e cila padyshim qe eshte nje ngjarje e
shenuar per vendin tone.
Papa uron ne gjuhen shqipe: Per shume vjet Krishtlindjen!
Papa Benedikti i XVI u ka uruar besimtareve katolike ne mbare boten festen
e Krishtlindjes. Papa ka dhene sot mesazhin e urimeve ne 65 gjuhe te
Botes, perfshi ketu edhe gjuhen shqipe. "Per shume vjet Krishtlindjen!",
nderkohe qe sheshi i Shen Pjetrit ne Rome u perfshi nga pasthirrma gezimi dhe
duartrokitje.
Ne meshen e njohur si 'Urbi et Orbi" te zhvilluar ne sheshin Shen Pjeter
ne Vatikan, Papa Benedikti ka leshuar mesazhe per paqen dhe humanizmin.
Mijera persona u mblodhen sot ne Vatikan per te degjuar fjalimin, qe u mbajt
pas meshes se Krishtlindjes.
Papa Benedikti XVI kritikoi ne fillim te mesazhit te tij te njohur te
Krishtlindjes "urbi e orbi" ("per qytetin dhe per boten") deshiren e njeriut
per te zene vendin e Zotit, per te vendosur se çfare eshte e mire dhe e keqe
dhe per te besuar krijuesin e jetes dhe te vdekjes.
New York: Krishtlindja, mijera besimtare shqiptare ndjekin Meshen e
Mesnates ne Kishen Katolike Shqiptare Zoja e Shkodres
Mbreme, ne mesnate duke lindur dita e re, 25 Dhjetori, Famullitari i
Kishes Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodres, ne Harstdale - New York, Dom Pjeter
Popaj, udhehoqi gjate gjithe celebrimit Meshen e Mesnates, e cila
simbolizon lindjen e Krishtitit. Ai premtoi nje predikim plot optimizem dhe gezim,
diçka qe u takonte te gjithe atyre besimtareve qe ndoqen ne kishe Meshen e
Mesnates.
Disa mijera adhurues, besmitare katolike shqiptare, nga Kosova, Mali i Zi
Shqiperia dhe viset e tejra shqiptare, ishin duke e ndjekur ceremonine
brenda Kishes Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodres“, ne Harstdale - New York,
dhe disa qindra mije te tjere besimtare te krishtere, shqiptare kudo ne
shtetet ku jetojne shqiptaret ne SHBA, ishin duke u lutur se bashku me familjet
e tyre, ne mesnate, duke shikuar televizionet amerikane, qe po transmetonin
Meshen e Mesantes e cila perkon me ardhjen e Krishitit
"Nje falemnderim i veçante shkon per te gjithe ju besmitare, qe ndoqet
kete ceremoni ketu ne kishe, falenderim i veçante per korin e kishes,
lektoret, kujdestaret, vullnetaret, te cilet neser ndoshta behen edhe prifterinje,
kardinale dhe predikues, falenderim per te gjithe ata qe dhuruan lulet dhe
e zbukuruan kishen dhe ata qe sollen mjetet e transmetimit televizive
kishes, Zoti ju a shperblefte tha Famullitari i Kishes Katolike Shqiptare "Zoja
e Shkodres“, ne Harstdale - New York, Dom Pjeter Popaj duke e falenderuar
Zotin “per gjithçka qe ka ndodhur per ne kete vit, dhe duke kujtuar te
gjithe ata qe kaluan ne amshim familjeve te tyre u shprehim ngushellimin tone,
ashtu si lutemi qe atyre qe jane te semure Zoti t'i sheroje dhe tua
lehtesoje dhembjen".
Krishtiti Lindi, tha Dom Pjeter Popaj, "....Krishti i biri i Zotit eshte
bere njeri - eshte misheruar per ne, ne menyre te posaçme ai vjen per te na
i mbushur zemrat tona me dashuri dhe paqe dhe me bekimin e vet, qe ne
menyre te posaçme edhe ne t'i afrojme zemrat tona te pakten t'i kujtojme mekatet
tona te pendohemi per to...".
I perndershmi Dom Pjeter Popaj, duke kremtuar Meshen tha "Paqja qofte me
ju", "Lutjet tona jane me ju, qe na frymezoni, sikurse meshtaret e juaj. Dhe
dhente Zoti qe ua shperblefshim ne dite te mira. Drita e Krishtit te
shenderrise mendjet e zemerat e juaja”. Lusim qe Krishti foshnje te vije e te
rrije gjithmone me ju me familjet e juaja per shume vjet dhe me gezime
Krishtelindjet - Zoti u bekofte dhe ju falem nderit“.
Mesha e Mesnates vazhdoi me leximin e librit te shenjte, kapitujt e
lindjes se Jezusit ne Bethlehem, nga Dom Viktor Dedaj, Leke Vataj dhe Olsin
Turmalaj.
Ne nje mesazh ne FB, Kryetar i Keshillit te Kishes "Zoja e Shkodres", z.
Leonardo Berishaj, shkruan: "Fort te dashur: Per shume Mot Krishtlindjen!
Êshte urimi ky qe sot po u percjelli si Kryetar i Keshillit te Kishes "Zoja e
Shkodres".
“Jep o Zot qe bekimi, lumturia, gezimi dhe urtesia te bekojne famulline
tone te "Zojes se Shkodres", prijesin tone fetar dom Pjeter Popaj, dom Viktor
Dedaj, familjet tuaja, te gjitheve juve individualisht, me gezimin e jetes
dhe te punes, per te miren tuaj dhe te famullise se Kishes sone, "Zoja e
Shkodres". Per Shume Mot Krishtlindjen!”
Me shume se 2.000 besmitare katolike moren pjese ne Meshen e Mesnates te
Krishtlindjes, ne Kishen Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodres“, ne Harstdale
- New York, te celebruar nga Dom Pjeter Popaj.
New York: Krishtlindja, mijëra besimtarë shqiptarë ndjekin Meshën e
Mesnatës në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës
BEQIR SINA, New York
Papa uron në gjuhën shqipe: Për shumë vjet Krishtlindjen!
HARSTDALE NEW YORK : Krishtlindja ( "Kërshëndellat" për ortodoksët apo
shkurt "Kshnellat" ndër besimtarët katolikë) është, një festë fetare e
krishterë. Me miliona njerëz kryq e tërthor rruzullit, të krishterët, e festojnë
çdo vit më 25 dhjetor ditëlindjen e Jezus Krishtit; në kishat e Lindjes
festohet më 7 janar, për shkak të kalendarit Julian. Krishtlindja -
Kërshëndellat, pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët në mbarë
botën.
Megjithse në diasporë është festuar për çdo vjet, shqiptarët e krishterë,
në Shqipëri, filluan të kremtojnë Krishtlindjen - Kërshëndellat, mbas rënjes
së regjimit të egër komunist. Në Shqipërin enveriste Krishtlindja, u
festua për herë të parë, plot 20 vjet më parë. Ishte koha kur Shqipërinë do t'a
vizitonte Papa Vojtila, vizitë e cila padyshim që është një ngjarje e
shënuar për vendin tonë.
Papa uron në gjuhën shqipe: Për shumë vjet Krishtlindjen!
Papa Benedikti i XVI u ka uruar besimtarëve katolike në mbarë botën festën
e Krishtlindjes. Papa ka dhënë sot mesazhin e urimeve ne 65 gjuhë të
Botës, përfshi këtu edhe gjuhën shqipe. "Për shumë vjet Krishtlindjen!",
ndërkohë që sheshi i Shën Pjetrit në Romë u përfshi nga pasthirrma gëzimi dhe
duartrokitje.
Në meshën e njohur si 'Urbi et Orbi" të zhvilluar në sheshin Shën Pjetër
në Vatikan, Papa Benedikti ka lëshuar mesazhe për paqen dhe humanizmin.
Mijëra persona u mblodhën sot në Vatikan për të dëgjuar fjalimin, që u mbajt
pas meshës se Krishtlindjes.
Papa Benedikti XVI kritikoi në fillim të mesazhit të tij të njohur të
Krishtlindjes "urbi e orbi" ("për qytetin dhe për botën") dëshirën e njeriut
për të zënë vendin e Zotit, për të vendosur se çfarë është e mirë dhe e keqe
dhe për të besuar krijuesin e jetës dhe të vdekjes.
New York: Krishtlindja, mijëra besimtarë shqiptarë ndjekin Meshën e
Mesnatës në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës
Mbrëmë, në mesnatë duke lindur dita e re, 25 Dhjetori, Famullitari i
Kishës Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës, në Harstdale - New York, Dom Pjetër
Popaj, udhëhoqi gjatë gjithë celebrimit Meshën e Mesnatës, e cila
simbolizon lindjen e Krishtitit. Ai premtoi një predikim plot optimizëm dhe gëzim,
diçka që u takonte të gjithë atyre besimtarëve që ndoqën në kishë Meshën e
Mesnatës.
Disa mijëra adhurues, besmitarë katolikë shqiptarë, nga Kosova, Mali i Zi
Shqipëria dhe viset e tejra shqiptare, ishin duke e ndjekur ceremoninë
brenda Kishës Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës“, në Harstdale - New York,
dhe disa qindra mijë të tjerë besimtarë të krishterë, shqiptarë kudo në
shtetet ku jetojnë shqiptarët në SHBA, ishin duke u lutur së bashku me familjet
e tyre, në mesnatë, duke shikuar televizionet amerikane, që po transmetonin
Meshën e Mesantës e cila përkon me ardhjen e Krishitit
"Një falemnderim i veçantë shkon për të gjithë ju besmitarë, që ndoqët
këtë ceremoni këtu në kishë, falënderim i veçantë për korin e kishës,
lektorët, kujdestarët, vullnetarët, të cilët nesër ndoshta bëhen edhe priftërinjë,
kardinalë dhe predikues, falënderim për të gjithë ata që dhuruan lulet dhe
e zbukuruan kishën dhe ata që sollën mjetet e transmetimit televizivë
kishës, Zoti ju a shpërbleftë tha Famullitari i Kishës Katolike Shqiptare "Zoja
e Shkodrës“, në Harstdale - New York, Dom Pjetër Popaj duke e falënderuar
Zotin “për gjithçka që ka ndodhur për ne këtë vit, dhe duke kujtuar të
gjithë ata që kaluan në amshim familjeve të tyre u shprehim ngushëllimin tonë,
ashtu si lutemi që atyre që janë të sëmurë Zoti t'i shërojë dhe tua
lehtësojë dhembjen".
Krishtiti Lindi, tha Dom Pjetër Popaj, "....Krishti i biri i Zotit është
bërë njeri - është mishëruar për ne, në mënyrë të posaçme ai vjen për të na
i mbushur zemrat tona me dashuri dhe paqe dhe me bekimin e vet, që në
mënyrë të posaçme edhe ne t'i afrojmë zemrat tona të paktën t'i kujtojmë mëkatet
tona të pendohemi për to...".
I përndershmi Dom Pjetër Popaj, duke kremtuar Meshën tha "Paqja qoftë me
ju", "Lutjet tona janë me ju, që na frymezoni, sikurse meshtarët e juaj. Dhe
dhëntë Zoti që ua shpërblefshim në ditë të mira. Drita e Krishtit të
shëndërrisë mendjet e zëmerat e juaja”. Lusim që Krishti foshnje të vijë e të
rrijë gjithmonë me ju me familjet e juaja për shumë vjet dhe me gëzime
Krishtëlindjet - Zoti u bekoftë dhe ju falem nderit“.
Mesha e Mesnatës vazhdoi me leximin e librit të shënjtë, kapitujt e
lindjes së Jezusit në Bethlehem, nga Dom Viktor Dedaj, Lekë Vataj dhe Olsin
Turmalaj.
Në një mesazh në FB, Kryetar i Këshillit të Kishës "Zoja e Shkodres", z.
Leonardo Berishaj, shkruan: "Fort të dashur: Për shumë Mot Krishtlindjen!
Êshtë urimi ky që sot po u përcjelli si Kryetar i Këshillit të Kishës "Zoja e
Shkodrës".
“Jep o Zot që bekimi, lumturia, gëzimi dhe urtësia të bekojnë famullinë
tonë të "Zojës së Shkodrës", prijesin tonë fetar dom Pjeter Popaj, dom Viktor
Dedaj, familjet tuaja, të gjithëve juve individualisht, me gëzimin e jetës
dhe të punës, për të mirën tuaj dhe të famullisë së Kishës sonë, "Zoja e
Shkodrës". Për Shumë Mot Krishtlindjen!”
Më shumë se 2.000 besmitarë katolikë moren pjesë në Meshën e Mesnatës të
Krishtlindjes, në Kishën Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës“, në Harstdale
- New York, të celebruar nga Dom Pjetër Popaj.
IMG_0002.JPG
(image/jpeg, 60.5 KB) - not displayed
IMG_0005.JPG
(image/jpeg, 49.2 KB) - not displayed
IMG_0011.JPG
(image/jpeg, 54 KB) - not displayed
IMG_0012.JPG
(image/jpeg, 44.8 KB) - not displayed
IMG_0014.JPG
(image/jpeg, 45.7 KB) - not displayed
IMG_0015.JPG
(image/jpeg, 47.6 KB) - not displayed
IMG_0017.JPG
(image/jpeg, 44.4 KB) - not displayed
IMG_0019.JPG
(image/jpeg, 54.5 KB) - not displayed
IMG_0022.JPG
(image/jpeg, 34.2 KB) - not displayed
IMG_0023.JPG
(image/jpeg, 45.5 KB) - not displayed
IMG_0025.JPG
(image/jpeg, 30 KB) - not displayed
IMG_0026.JPG
(image/jpeg, 38.7 KB) - not displayed
IMG_0029.JPG
(image/jpeg, 46.9 KB) - not displayed
IMG_0031.JPG
(image/jpeg, 54.1 KB) - not displayed
IMG_0032.JPG
(image/jpeg, 50.5 KB) - not displayed
IMG_0033.JPG
(image/jpeg, 7.2 KB) - not displayed