Biseda fetare-79 ( Namazi i iqindise)
Hamdi Nuhiju <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <CABPCUFnpzcjO63GW8gVz_GPRmBsoeHuWLJyc+kdRzsznekf-pQ@mail.gmail.com> |
*Biseda fetare-79* *Hamdi Nuhiju* 150 “Koha e iqindisë. Kjo i ngjason vjeshtës, moshës së pleqërisë dhe kohësisë Pejgamberit të fundit alejhi selam, e njohur si Epoka e Lumturisë, dhe të kujton të gjitha aktet Hyjnore dhe mirësitë e të Gjithëmëshirshmit të Vetëm në to.”( Fjalët, Stamboll, 2008, Seid Nursi, f.63) Njeriu hutohet, por nuk e humb tërësisht vetëdijen. Ai ndjek qenësinë e tij, egon, unin, epshin, deri në momentin kur të përballet me të vërtetën. Përballja nuk kërkon rikthim në gjendjen e mëparshme, e as falje për gjendjen e tanishme, ajo orientohet drejtë të ardhmes, në botën e pakuptueshme të pikave të ujit të abdesit të besimtarit. Shpirti, ndjenjat dhe egoja frymëzohen në heshtjen e abdesit. A ka abdesi fjalë, apo fjalët janë abdesi? Një moment kyç i veprimtarisë së njeriut në ndaljen e kohës dhe përkushtimit në lutjet dhe dhikret ndaj Allahut. Ejani në shpëtim, ndërsa është mesditë. Shpëtimi rrugë e zgjidhjes edhe në mesditë. Apo ndoshta kujtove që në mesditë shpëtim janë eurot, marrëveshjet tregtare e zgjerimi i bizneseve të shumta? Askush nuk i mohon ato, por shpirti kërkon që të ndalet, të anojë kah meditimi dhe jo të anojë kah eurot dhe përplasja e egos në këtë botë. Shpirti u alivanos kur e kuptoi se para kujt po qëndron. Ai po kërkon derman! Zgjidhja, e mesditës, sikur frymëmarrjet e vjeshtës është përgatitja e kauzës së shpirtit me abdesin dhe përtëritjen e besimit të besimtarit në drejtimin e Qabesë. Ti do të dalësh para Allahut. Mjaftë i kushtove kohë njeriut. Duhesh që të raportosh për shpirtin të mirat dhe të ligat e tij. Njeriu është i lodhur nga vera e gjatë dhe kërkon prehjen, shpëtimin, meditimin, soditjen, fshehjen. Ai nuk mund që të duroj dimrin pa paralajmërim. Duhet përgatitur për ftohësit dhe ngricat e dimrit. Namazi i iqindisë në këtë kohë, është porsi vjeshta flladitëse dhe paralajmëruese për rrugëtimin e njeriut në stacionin e dimrit. Lulet e vyshkura, dominimi i vetëm një ngjyre, fryma, era e lehtë, shiu, të gjitha në vetvete janë mrekulli për syrin, shpirtin dhe trupin e njeriut. Të gjitha janë parametra për qetësimin dhe frymëzimin e tij. Iqindia në këtë kohë, është porsi kjo vjeshtë me këtë shi, me këtë erë, me këtë ngjyrë të luleve të vyshkura. A mund ta duroj dot njeriu largimin e bukurisë nga vetvetja, ashtu pa parë plakjen e tij? Bukuria largohet duke u shndërruar në bukuri tjetër dhe asesi të zhduket. Këtë gjë e kupton mendja e shëndosh e njeriut e cila mediton në këtë kohë të vjeshtës. Namazi i iqindisë të përkujton edhe moshën e pleqërisë. Në pleqëri njeriu të gjitha gjërat i sheh me dyshim dhe e ka të vështirë që të vendos shpejt. Mendohet shumë, flet pak, rrudhat e tij dëshmojnë për kohën e kaluar në adhurim. Njeriu duhet që të ngutet për në xhami në kohën e iqindisë, sepse nuk guxon që ‘pleqëria’ ta marrojë atë. A mund të shohim ndonjë vepër të pahijshme nga pleqtë? Jo! Atëherë si lejojmë që ne të bëhemi të pahijshëm para Allahut dhe të mos falim namazin e iqindisë në kohë? Nga leximi i sures Hud, Pejgamberit s.a.v.s. iu thinj-ën flokët. Po nga përditshmëria jonë pa faljen e namazit të iqindisë në kohën e vet, a nuk ka ndryshket mendja, shpirti dhe zemra? A nuk e mbushim vetveten me mëkate deri në fyt për moskujdesin tonë ndaj këtij namazi? Koha e namazit të iqindisë dëshmon edhe Epokën e Artë të Pejgamberit të Fundit Muhammed Mustafasë alejhi selam. Ajo epokë në vetvete na përkujton për të gjitha sferat e shoqërisë që shndërrisnin nga njerëzit e devotshëm dhe robër të Allahut xh.sh. Ndërsa neve, ndjekësve të tij të mëvonshëm, koha e namazit të iqindisë na ikë, ose në gjumë, ose në vrapim pas dokumenteve të ndryshme, ose në biseda të kota, ose në lojëra kompjuterike, ose, osee.... Asesi të ndalet në xhami, në abdes, në namaz, në sexhde, në ruku, në drejtimin tonë kah kibla, në meditim, në lutje, në adhurim.