6 vite pa Jakup efendi Asipi-n

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFmWhH90zNkFZC=NW-mdoNZ60MFz+pjfdWc6S14KVGYisA@mail.gmail.com>
*6 vite pa Jakup efendi Asipi-n*

*Hamdi Nuhiju*



*“Jakup efendiun e kam parë në Haxh. Ai ishte një hoxhë i mirë dhe një
orator i madh”-Dr. Olsi Jazexhi, historian*

* *

*“Hoxha Jakup Asipi ishte ndër të rrallët që e kuptoi profesionin e tij
mision, që punoi dhe veproi në këtë drejtim me gjithë mendje, zemër e
shpirt. Në rrugëtimin e tij shtigjeve të këtij misioni, ai u përballë me
sfida të natyrave të ndryshme, nga më të çuditshmet. Mirëpo mënyra se si u
bëri ballë të gjitha vështirësive, ngritja e tij mbi to dhe lufta e tij e
pa kompromis për të vërtetën e bën atë personalitet të veçantë,
shëmbëlltyrë jo vetëm për të gjithë hoxhallarët, por për të gjithë ne që e
kemi njohur, e që ka dashur Allahu të kemi ymër edhe për ca kohë pas
vdekjes se tij.”-Dr.Avni Avdiu, filozof*





Shqiptarët e Maqedonisë kanë nxjerr personalitete të ndryshme gjatë gjithë
historisë. Kanë nxjerr historian, shkrimtar, politikan, poet, akademik,
filozof, mendimtar, patriot e hoxhallarë. Disa prej tyre kanë ndikuar më
shumë në popullatën e këtushme dhe jashtë këtij vendi, ndërsa disa të tjerë
më pak. Të gjithë kanë rrolin dhe rëndësinë e veçantë. Ideja, moduli dhe
kërkesa e të gjithëve, ka qenë një jetesë sa më e mirë dhe e dinjitetshme e
shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë.

Disa prej tyre janë të favorizuara nga ana e pushtetit të këtushëm
politikë, ndërsa disa të tjerë lihen në harresë siç lihen në harresë edhe
kërkesat tona ekzistenciale në këtë shtet. Për një pjesë prej tyre bëhet
shumë zhurmë mediatike, ndërsa për pjesën tjetër as edhe një minutë
përkushtim, mund, ose shkronjë.

Nuk ka dyshim se rrol prijës në reformimin e shoqërisë shqiptare në
Maqedoni ka pasur hoxha i Kumanovës, Jakup efendi Asipi.

Ne, nuk mund ta paramendojmë ekzistencën e lirisë së myslimanëve shqiptarë
të Maqedonisë pa përmendur emrin e Jakup efendi Asipit.

Ne, nuk mund ta paramendojmë triumfin e kalorësve të minbereve, pa
kryekomandantin e saj Jakup efendi Asipin.

Ne, nuk mund ta paramendojmë rrolin dhe rëndësinë e arsimimit të
shqiptarëve të Maqedonisë, pa përmendur kontributin e pamohueshëm të Jakup
efendi Asipit.

Ne, nuk mund ta paramendojmë rrolin dhe rëndësinë e mërgatës shqiptare të
Maqedonisë, pa përmendur dhe përkujtuar emrin e Jakup efendi Asipit.

Ne, nuk mund ta paramendojmë thyerjen e barrierave dhe kufijve ndër
shqiptar, midis Maqedonisë, Kosovës, e Shqipërisë, pa përmendur emrin e
Jakup efendi Asipit.

Jakup efendi Asipi lindi me 2 shkurt të vitit 1951 në fshatin Sllupçan të
Komunës së Likovës. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, nëse të mesmen
në shkollën ‘El Furkan’ në Damask të Sirisë. Fakultetin Bazat e Fesë e kreu
në Universitetin El Az`har të Egjiptit, njëri prej universiteteve më të
vjetër në botë.

Pas përfundimit të studimeve, me kërkesat e shumta të shqiptarëve të
Leverkusen të Gjermanisë, prej vitit 1985 e deri në vitin 1990 punoi si
imam dhe mualim. Qëndrimi i tij aq i shkurtër në Leverkusen, krijoi një
xhemat të gjerë besimtarësh, frytet e të cilit do të shihen në luftën e
2001. Duke mos mohuar kontributet e shqiptarëve të tjerë, kontributet e
këtij xhemati ( financiare dhe fizike) ishin të padiskutueshme për forcimin
e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Në atë kohë, nevojat në atdhe ishin më të mëdha për vetëdijesim sesa
nevojat në mërgatë. Jakup efendi Asipi, duke lënë edhe favoret financiare
që kishte në Gjermani, u kthye në vendlindje për të vazhduar misionin e tij
për ringjalljen dhe rilindjen e kombit shqiptar. Ai përmes ligjëratave të
tij u bë një zë i fuqishëm kundër regjimeve të Republikës së Maqedonisë,
dhe herët ra në sy të sistemit.

Sistemi përmes mekanizmave të saja u mundua që ta përdhos dinjitetin dhe
veprimtarinë e tij, por asnjëherë nuk mundi ta ndalojë nga ilimunizmi i
popullatës shqiptare në vend.

Veprimtarinë oratorike të Jakup efendi Asipit mund ta ndajmë në tre sfera:

1. Pozitën e gruas shqiptare-myslimane në shoqëri

2. Arsimimi i popullatës shqiptare-myslimane në Maqedoni &

3. Ndryshimi i pozitës ekonomike të shqiptarëve mysliman të Maqedonisë.

Këto tre rrafshe të ligjërimit të Jakup efendi Asipit kanë pasur ndikim të
madh në ndryshimin e gjendjes sonë. Përmes ligjëratave të tij të shumta në
sferën e arsimimit të popullatës ai, kërkoi nga të rinjtë tanë që të
shkollohen, ndërsa përmes rikthimit të nderit të gruas shqiptare, ai kërkoi
avancimin e gruas shqiptare-myslimane jo në kuptimin qysh e kuptojnë sot
mediumet, duke e bërë mjetë shitjesh, por në rrolin e vetëdijesimit të
brumit të popullit tonë.

Ndryshimi i pozitës ekonomike të shqiptarëve të Maqedonisë , mundëson edhe
drejtimin dhe ndërtimin e shtyllave të ekzistencës sonë si popull.

Në vitin 2000-2001 Jakup efendi Asipi ishte njëri prej propagandorëve
kryesor për thirrjen e popullatës në UCK.

Ai edhe vet ishte pjesë aktive e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare duke e
ndihmuar atë mjaftë, me lidhjet e tij në botën arabe dhe turke, për ndihmën
financiare të kësaj Ushtrie.

Përderisa Jakup efendi Asipi tërë jetën e tij e kaloi në thirrjen e
arsimimit të popullatës shqiptarë në vend, habitem se si asnjë shkollë
fillore, as e mesme, e as Fakultet nuk mban emrin e tij. Çuditem se si
është e mundur që shqiptarët e Maqedonisë ta nderojnë dhe respektojnë
Pjetër Bogdanin, një kryqtar i cili ka luftuar kundër vet shqiptarëve, në
emër të kryqit dhe nuk ka aq respekt për një njeri i cili e mori pushkën
dhe luftoi bashkë me popullatën e këtij vendi.

Përderisa Jakup efendi Asipit tërë jeta e tij i kaloi në nxitjen e
popullatës për punë, ndërtim, rregullim, çuditem se si asnjë rrugë në
Komunën e Tetovës, në Komunën e Likovës, në Kumanovë, në Shkup, Gostivar,
Strugë e Kërçovë nuk mban emrin e tij?

Jakup efendi Asipi për një kohë të shkurtër u zgjodh edhe myfti i qytetit
të Kumanovës. Megjithatë, asnjë akademi përkujtimore nuk organizohet për të
përkujtuar vlerat e tij, as nga pozita, as nga opozita, as nga organizatat
jo qeveritare islame, e as nga organizatat jo qeveritare jo islame.

Si është e mundur që një luftëtar aq i madh për të drejtat e gruas
shqiptare myslimane, si Jakup efendi Asipi, të urrehet aq shumë nga shumë
shoqata të grave në Maqedoni?

Me 7 janar të vitit 2012 bëhen gjashtë vite nga vdekja tragjike e Jakup
efendi Asipit. Gjashtë vite lihet në heshtje kjo figurë poliedrike e kombit
shqiptarë. Gjashtë vite pa vendin e merituar në shoqëri.

Të mos harrojmë, se heshtja e figurave të këtilla ndonjë ditë do të na
shndërrohet në hije e trishtueshme që na ndjek nga pas.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.