_http://www.voal-online.ch/_ (http://www.voal-online.ch/)
_www.botasot.info_ (http://www.botasot.info)
Anita Bitri : 8 Janar 1968 - 8 Janar 2012
BEQIR SINA. New York
44 - Vjetori i ditelindjes se kengetares shqiptare qe iku si nji engjell
se bashku me nenen Hazbie dhe vajzen 7-vjeçe, Sibora
STATEN ISLAND NY : Anita Bitri u lind ne Sarande, me 8 Janar 1968 ne nje
familje intelektuale. Te gjithe admironin tiparet e bukura dhe te embla te
kesaj femije engjellor. Edhe pse ishte ne kopesht, ajo kendonte dhe
recitonte pa pushim. Qe ne ate moshe dinte shume poezi te njohura dhe imitonte
shume kenge te festivaleve. Vlen per te permendur pjesemarrja e saj ne
Festivalin e Fatosave te rrethit te Vlores, ku paraqitet si valltare ne rolin e “
bletes punetore”. Interpretimi i talentuar i Anites terhoqi vemendjen e
pjestareve te jurise, te cilet e vleresuan si kercimtaren dhe kengetaren me te
mire te ketij Festivali.
8–14 vjeç, Anita ishte pjesmarrese e rregullt e Festivaleve te Pionereve
te rrethit te Vlores
Prej moshes 8–14 vjeç, Anita ishte pjesmarrese e rregullt e Festivaleve te
Pionereve te rrethit te Vlores, duke u vleresuar edhe me çmime nderi. Per t
’u permendur jane kenget e kenduara prej saj “Kukulla ime”,”Agimi dhe
fshesa” etj…. Ishte nje femije enderrimtar dhe shume e apasionuar pas
muzikes dhe kenges. Kengetarja Vaçe Zela ishte hidhulli i saj dhe enderonte te
behej si ajo, nje kengetare e famshme. Talenti i saj i veçante per muziken
terhoqi vemendjen e profesorit te violines, zotit Robert Papavrami, i cili u
mahnit nga veshi muzikor i kesaj femije ne konkursin qe u zhvillua per
pranimin e elementeve te rinj per klasen e pare te shkolles se muzikes “Naim
Frasheri” ne Vlore. Per te paren here profesori i madh u ndesh me nje talent
te tille te dhuruar nga natyra. Anita, sipas profesorit, ishte nje nga
rastet e rralla qe kishte 99 % talent te dhuruar nga Zoti dhe i duhej vetem 1 %
pune per t’u bere gjeni ne violine. Intuita e profesorit nuk gaboi; Do te
duhej vetem nje vit pune qe Robert Papavrami dhe Anita te dilnin para
spektatorit vlonjat ne nje duet me violine, duke mahnitur sallen me
interpretimin e tyre virtuoz.
Vitet e shkolles fillore dhe 8-vjeçare u karakterizuan nga nje pjekuri e
larte artistike ne drejtim te violines, por Anita ishte edhe nje nxenese e
mire edhe ne disiplinat e tjera. Kishte nje pasion te veçante per sportin,
veçanerisht i pelqenin ushtrimet gjimnastikore dhe lojrat e topit me dore
(basketboll dhe voleiboll) dhe ne kete fushe shfaqej si nje sportiste e
lindur.
Ne vitet e shkolles se mesme Anita filloj te studionte fshehurazi dhe te
besonte ne eksistencen e Zotit dhe t’i bindej verberisht Atij.
Te gjithe habiteshin me bindjet e saj fetare, te ndaluara per ate kohe. Pa
asnje druajtje shprehej qe dhuntite e saj ishin dhurate e Zotit dhe çdo
gje e shikonte ne kendveshtrimin e tij. Ne shkollen e mesme te muzikes “Naim
Frasheri” ne vlore ku ajo vazhdoi studimet, karakterizohej si nje nxenese
shembullore, veçanerisht ne violine, qe ishte edhe instrumenti per te cilen
studionte. Pasioni i femijerise, kenga, ia kishte lene vendin violines dhe
solfexhit.
Prezantimi i Anites si kengetare ishte thjesht nje rastesi
Ne vitet 1980-1986 prezantohet para publikut vlonjat si violiniste ne
orkestrinen e shkolles se muzikes “Naim Frasheri”, mirepo duke u rritur
paisoni per kengen po e therriste, gje te cilen Anita filloi ta demostronte te
shoket e klases dhe profesoret e kantos. Te gjithe kuptuan se perveçse nje
violiniste e talentuar, ajo kishte edhe nje ze te jashtezakonshem. “Nje ze i
embel e njekohesishte i rralle”, e cilesuan profesoret e saj.
Prezantimi i Anites si kengetare ishte thjesht nje rastesi e pergatitur
nga Zoti. Gjate nje koncerti ku ajo merrte pjese si violiniste, nje nga
kengetaret u semure dhe keshtu, lindi domosdoshmeria te zvendesohej. Shoket e
orkestres, qe e kishin degjuar te kendonte, propozuan ate dhe efekti ishte i
mahnitshem. Prezantimi i pare u prit me duartrokitje pa fund nga publiku i
salles i elektrizuar nga zeri i mahnitshem i saj. Ky ishte fillimi i nje
karriere te gjate dhe te sukseseshme artistike, qe ka vetem nje protagoniste:
Te madhen dhe te paharruaren Anita Bitri.
Kenga e pare e Anites ne shkalle kombetare titullohet “Hartimi dhe Debora”
.
Ne anketen muzikore te Radio Tiranes per kete kenge, vleresohet per
interpretimin e saj brilant. Me pas, sukseset e saj vazhduan me kengen shume te
njohur, “Mos u nxito, mos u gabo” te Alqi Boshnjakut ne Koncertin e
Pranveres 1988, ku u vleresua me çmim te pare. Talenti i Anites nuk mund te mos
terhiqte vemendjen e kompozitoreve te njohur te asaj kohe. Flamur Shehu ishte
i pari qe do te besonte tek ajo dhe do te fillonte te bashkepunonte me te
ne disa festivale me radhe te Radio Televizionit Shqiptar. Vlen per t’u
permendur interpretimi i kengeve “Lulet e majit i çel ne janar”, “S’ka
formule ne Dashuri”, “Abrakadabra” etj. Ne keto vite triumfi Anita pranohet si
kengetare profesioniste ne trupen e Teatrit te Estrades Vlore. Me pas ajo
korr nje sukses te jashtezakonshem ne shkalle kombetare me koncertet e saj
recitale te titulluara “Anita”.
Ne çdo vit qe kalonte, Anita shihej si nje rrezik i madh per marrjen e
çmimeve, sepse nga kenga ne kenge, nga viti ne vit, konfirmohej si nje
kengetare pa te cilen festivali nuk kishte kuptim. E gjitha kjo nuk u arrit veçse
nga talenti i saj i padiskutueshem, menyra se si e interpretonte kengen,
luku plot shije dhe mbi te gjitha, per faktin se ajo pati guximin te fuse
elementet e rinj bashkekohore dhe shume moderne per kohen. Te kengetarja Anita
Bitri gjendet gjithçka qe Zoti i ka dhuruar nje artisti.
Krahas kenges Anita nuk la pas dore dhe studimet, ishte vullneti dhe
deshira e saj qe ben te mundur vazhdimin e studimeve te shkolles se larte ne
Institutin e Larte Pedagogjik “Aleksander Xhuvani” ne Elbasan, ku ne vitin
1989 diplomohet si mesuese kantoje. Profesionin e mesueses e ushtroi vetem
per pak muaj, pasi ajo qe e therriste ishte kenga. Zoti i kishte caktuar nje
mision, te lumturonte popullin e vet me zerin e saj magjik.
Koncertet recitale “Anita”, qe u zhvilluan me nje sukses te madh ne çdo
cep te Atdheut, ben qe Anita te fitonte nje popullaritet te jashtzakonshem
ne çdo qytet te Shqiperise. Pas nje shfaqjeje te suksesshme ne Tropoje, iu
be ftesa per te shkuar ne SHBA. Ne mars 1996 mberrin ne “token e premtuar”.
Gjate qendrimit ne Amerike aktiviteti artistik i Anites ka qene i
pandalshem dhe gjithmone ne rritje. Ajo ka qene perhere e lidhur me problemet e
Diaspores Shqiptare dhe ka ndihmuar shume ne rritjen e prestigjit te artit
shqiptar. Anita ishte jo vetem nje artiste e talentuar, por gjithashtu dhe nje
patriote e flakte. Vlen per t’u permendur pjesemarrja e saj ne koncertet e
bamiresise dhe aktivitete te ndryshme te Diaspores per mbledhjen e
ndihmave per luften ne Kosove. Ne kete konteks eshte pet tu theksuar koncerti i
bamiresise qe u zhvillua ne 10 prill 2000 per mbledhjen e ndihmave per
femijet e varfer te Shqiperise. Per kete koncert Anita meritoj lavderimet dhe
respektin e Presidentit te Shqiperise, zotit Meidani per kontributin e dhene
dhe gjate interpretimit te disa kengeve u shoqerua nga vete gruaja e
Presidentit. Ajo ishte njekosisht dhe nje anetare aktive e Organizates se Gruas
Shqiptare ne Amerike “Motrat Qiriazi”. Anita e shikonte pjesemarrjen ne
koncertet e ndryshme te komunitetit si dhe ato bamirese si vazhdimesi te rruges
se saj artistike. Ne kete menyre, talentin dhe zerin e mrekullueshem ja
dedikoi teresisht çeshtjes shqiptare.
I gjithe opinioni amerikan eshte prekur nga tragjedia “Bitri” e 19
tetorit 2004 Bashke me te vdesin, e ema dhe vajza 7-vjeç, Sibora
Tashme mbetet vetem nje hidherim qe te keput shpirtin prej kesaj tragjedie
familjare. Tri jete u moren nga nje vrases i heshtur, pa ere, pa shije. Te
marten, e 19 tetorit 2004 rreth ores 8.30 te mengjesit zjarrfikesit
zbuluan nenen, vajzen dhe mbesen te helmuara nga monoksidi i karbonit. Kur
njesite e emergjences hyne ne shtepine qe ndodhet ne bulevardin Ocean Avenue, ata
konstatuan se niveli i gazit CO (monoksidit te karbonit) ne ajer ishte me
i larte se njemije per milion, nderkohe qe niveli normal konsiderohet nga 0
deri 9 per milion. "Me shifra te tilla, mjaftojne disa frymemarrje qe
njeriu te humbe ndjenjat", thoshte shefi i zjarrfikesve, Thomas Haring.; teksa
tre trupa te pa jete si ne gjume u gjenden ne ne shtepi ne ishullin e
Staten Island - New York.
Ngjarja
Nje nga viktimat ishte 38-vjeçarja Anita Bitri, nje kengetare e njohur ne
vendin e saj, Shqiperi, e cila kerkoi te fitonte fame ne SHBA. Bashke me
te, humben jeten edhe nena e saj 60-vjeçare, Hazbia dhe vajza Sibora, shtate
vjeç. Familja ishte transferuar ne Staten Island rreth dy vjet me pare, se
te vdiste per t'u vendosur ne kete rruge te qete te seksionit South Beach.
Vetem pak jave me pare, se vdeka te merrte kengetaren shqiptare, ajo kishte
humbur edhe bashkeshortin, i cili kishte vdekur pas nje semundje te
pasherueshme. Per fqinjet anetaret e familjes ishin njerez aktive dhe te dashur.
Helmimi nga kaldaja
Hetimet e policise njujorkeze : Shkaku i tragjedise ka qene kaldaja e
ndodhur ne bodrumin e shtepise ngjyre roze te kengetares shqiptare. Sipas nje
zedhenesi te Ministrise se Ndertimit, Llyse Fink, kohet e fundit ishin kryer
disa punime rikonstruksioni ne shtepi dhe si rrjedhoje ishin vendosur disa
qese plastike ne vrimen e ventilimit te kaldajes. Bllokimi i kaldajes ka
bere qe gazi CO (monoksid karboni) i leshuar nga lenda djegese qe perdoret
brenda saj te depertoje gjate nates ne shtepi duke i kapur ne befasi ne
gjume banoret e saj. "Bllokimi i kaldajes ishte nje aksident, qe solli edhe
kete tragjedi", deklaroi zedhenesi Fink. Sipas autoriteteve, monoksidi i
karbonit krijohet gjithnje ne rastet kur digjet benzine, nafte, dru ose gaz
propan. Shifrat zyrtare flasin per rreth 300 vete qe vdesin çdo vit ne kete
menyre ne SHBA. Familja vdiq me pak se dy jave para hyrjes ne fuqi te nje
vendimi bashkiak, qe u kerkon te gjitha shtepive te vendosin dedektore te
monoksidit te karbonit ne nje rreze pese metra larg nga ambjentet e fjetjes. Kjo
pajisje funksionon njesoj si dedektoret e tymit, duke leshuar alarm zanor
sapo konstatohet prania e gazit. Per fat te keq, familja e kengetares
shqiptare nuk kishte siguruar nje aparat te tille, i cili mund te kishte evituar
ne kohe tragjedine
Anita Bitri dhe e bija Sibora
1
2
2
Nëna Hazbie dhe Anita Bitri
3
3
4
5
6
7
8
(http://www.anitabitri.com/galeria/sibora/sibora/foto/6.html#)
9
Vëllai i Anitës, Arbeni, duke pritur ngushëllimet
Vëllai i Anitës, Arbeni, dhe tezja e Anitës, Engjellushe
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.