100 vjetori i pavarsise se Shqiperise, Abaz Kupi, te varroset ne Kruje

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Partia  Levizja e Legalitetit, ne marreveshje me familjen Kupi, organizoje 
pelegrinazhin  e pervjeteshem tek varri i Abaz Kupit  
BEQIR  SINA, New York 
100  vjetori i pavarsise se Shqiperise, Abaz Kupi, te varroset ne 
vendlindjen e  tij, ne Kruje! 
Kew  Gradens - Queens NY :  U zhvillua pelegrinazhi i pervjeteshem tek 
varri i Abaz Kupit, ne varrezat  publike "Maple Grove Cementry" ne Kew Graden - 
Queens- New York. Dhjetra  pjesmarres, ashtu siç e kane bere tradite, 
perkujtuan Abaz Kupin, Me kete rast  ata u mblodhen per te perkujtuar 36 vjetorin 
e vdekjes se heroit tone kombetar,  burrit qe ne krye te trupave te Mbretit 
Zog, beri rezitencen, e pare historike,  duke i zbardhur ne kete menyre 
faqen, Shqiperise, me 7 prill 1939, me shprese se  ne 100 vjetorin e pavarsise 
se Shqiperise, Kupi, do te varroset ne Krujen e  Skenderbeut. 
Monarkistet, legalistet, demokratet, patriotet dhe atdhetaret ne 
komunitetin  shqiptare, me kete gjest simbolik, thane se per 36 vjet, e paten Abaz 
Kupin  frymezimin e tyre. Ata theksuan se arriten qe me ane te kesaj 
veprimtarie, te  vene ne pahe vlerat e medha dhe meritat e Kupit, ne luften per 
çlirimin e vendit  nga pushtuesit italian. Me pelegrinazhin e pervjeteshem, ata 
vlersuan dhe i bene  nderime, figures se ketij tribuni te nacionalizmit 
shqiptare, por dhe figurave  te tjera kombetare, te cilat vdiqen ne mergim, por qe 
rregjimi i Tiranes, i  atemoi, i mbuloi me pelhurin e harreses, dhe i mohoi 
me pa te drejt per me se  gjysem shekulli.  
Nenkryetari  i deges se Partise Levizja e Legalitetit ne Nuj Jork, z. Ahmet 
Hoti drejtoje  solemnitetin e 36 vjetorit te vdekjes se Abaz Kupit.  
Ne Homazhin tradicional, qe u zhvillua mesditen e se shtunes ne sallen e  
perkujtimeve te kompleksit te varrezave publike "Maple Grove Cementry" ne Kew 
 Graden(Queens), tha se "Jemi mbledhur ne ke tubim, per te kujtuar Abaz 
Kupin, i  cili eshte dhe do te mbetet, nje nga ata shqiptaret e vertet , simbol 
i  rezitences kombetare, i burrerise, dhe i nderit te familjes se tij."   
Ceremonia, u hap me intonimin e Hymneve kombetare te Shteteve te Bashkuara 
te  Amerikes dhe Shqiperise, si dhe nje minute heshtje per te nderuar te 
gjithe te  renet , per liri, pavaresi e demokraci. "Me nje nderim te veçante, 
tha  nenkryetari i deges se Partise Levizja e Legalitetit ne Nuj Jork, z. 
Ahmet Hoti  me rastin e vdekjes se tij i japim nje kujtim Mbretit Leka Zogu i 
I, burrit me  te shquar te Kombit Shqiptare". 

Lurian  Mena, njeri nder pinjollet e Meneve te Lures, besnik te Mbretit te 
shqiptareve,  mbajti fjalen kryesore te ketij perkujtimi. 

Kur flasim per nacionalistin Abaz Kupi, permendi ne fillim te fjales se tij 
-  Lurian Mena, nekryetari i Forumit Rinor te Partise, Levizja e 
Legalitetit ne  Shqiperi, tre jane tremat kryesore:Burreria,Urtesia dhe  Trimeria! 
"Natyrisht,  burreria lidhet me aktin e 7 prillit, rezistencen e 
mrekullueshme, qe Abaz Aga  ne krye te besnikeve te mbretit Zog, dhe me urdher te tij, 
i bene hordhive  fashiste.... theksoi Mena, duke shtuar se ate dite i u 
zbardh faqja shqiptareve  dhe Mbreterise se tyre, ate dite Abaz Kupi hyri ne 
histori. Mbasi, ai se bashku  ushtaret dhe oficerin Mujo Ulqinaku, i zbrapesen 
disa here italianet, duke  shkruar epopen qe pati jeohone te madhe ne 
Europe dhe  SHBA." 
Ne fjalen e tij Mena, tha se "Mbreti Zog kurre nuk ia harronte burrerine 
dhe  besnikerine qe ai tregoi ne ate lufte atij dhe Shqiperise, por, nderin me 
te  madh ate dite Abaz Kupit ia beri nacionalizmes shqiptare. Aq sa qe nga 
ai moment  aleatet tane historik, gjithmone ia njohen vlerat e luftes 
antifashiste te Abaz  Kupit, e nepermjet tij dhe zogizmit e nacionalizmit 
shqiptare, per kete tha  Mena, mjaftojme te lexojme librin e Xhulijan Emra, dhe te 
kuptojme se me sa  respekt dhe nderim ata kane trajtuar ate si nje mik i 
vertet i  perendimit. 
Me tej ai tha se "Megjithse me ndihmen e aleateve te perendimit, Kupi, 
arrin te  largohet nga Shqiperia, para pushtimit komunist, fatkeqesisht, duke 
lene pjesen  me te madhe te familjes nen kthetrat e ketij pushtimi, mbasi prej 
ketu filloi  edhe kalvari i emigrimit, te tij dhe sages se vuajtjeve te 
gruas, te birit, dhe  vajzave te tij - qe mbeten nen Shqiperine komuniste, per 
te cilen ju jeni te  gjithe deshmitare, e mund te flisni me shume, duhet 
thene se e gjithe  veprimtaria e tij dhe e familjes se tij ne emigrim, eshte e 
pershkruar nga ajo  besa dhe perkushtimi ndaj Mbreterise, gjithmone ne 
sherbim te  Shqiperise" 
Mirepo, u shpreh Lurian Mena, nekryetari i Forumit Rinor te Partise, 
Levizja e  Legalitetit ne Shqiperi, ishin bishat e kuqe, qe nuk i kursyen shpagen 
familjes  se tij te ngelur ne Shqiperi, me dekada ne interrnime dhe burgjet 
famekeqe te  diktarures, por, qe ata, pinjoll te Abaz Kupit, qe une pata 
fatin te rritem me  nje pjese te tyre ne kampin e interrnimit ne Gradishte - 
Lushnje, kurre nuk iu  perulen presekutimit te eger komunist.  
Ne emer te shoqates Vatra, foli kryetari i saj Dr. Gjon Buçaj. Ne fillim te 
 fjales se tij Dr. Buçaj, tha se eshte nder per ne vatranet, te gjithe 
atdhetaret  e patriotet, te nderojme se bashku kete figure te shquar te 
nacionalizmit  shqiptare, duke pergezuar familjen Kupi, mbreteroret dhe 
legalistetet, qe per  çdo vjet organizojne kete ceremoni perkujtimore ne SHBA. "Kupi, u 
shpreh Buçaj,  eshte bere simbol i qendreses, kundra pushtimit fashist te 
Shqiperise - prej  Italise fashiste". 

Me  pas ai tha se Vatranet, do te vazhdojne duke kujtuar gjeneral Abaz 
Kupin, ashtu  si dhe figurat e tjera me vlera kombetare, duke shprehur edhe 
respektin e  nderimin tone, per keto figura markante te çeshtjes kombetare, me 
deshiren qe  ato tani, te "riatdhesohen", pra, te marrin vendin e merituar ne 
vendlindjen e  tyre ne Shqiperi. 
Sipas, Dr. Buçajt, ne nje shtet qe tashme eshte i lire prej komunizmit, 
edhe  Legaliteti, duhet te "riatdhesohet", megjithse, Shqiperia, ende nuk eshte 
nje  vend krejt demokratik, sepse dhe vete procesi i demokratizimit, te 
Shqiperise, i  atij tranzicioni te tejezgjatur, eshte ne zhvillim e siper, por, 
me kenaqesi  mund te themi; se ai po ecen, pak me me shpejtesi, se me  
pare". 

Kryetari i Vatres Dr. Gjon Buçaj, foli edhe per bashkimin kombetar. "Duke e 
 nisur ate ne menyre institucionale dhe demokratike, e cila fillon tha ai 
qysh me  vlersimin dhe dhene vendin e merituar edhe ketyre figurave 
kombetare, dhe  unismin e sistemit shkollor, aktiviteteve sportive kombetare, me te 
gjitha  trojet shqiptare, i paraprijme bashkimit kombetare". 
Kryetari i shoqates Çameria per SHBA, zoti Edrit Mergjushi duke shprehur  
kenaqesin qe po merrte pjese ne kete perkujtimore ne nderim te gjeneral Abaz  
Kupit, e vlersoi Kupi, si nje patriot te vertete, nje atdhetar i vertet,  
qendrestar dhe simbol i luftes kundra fashizmit italian. 

"Figura  te tilla; si Abaz Kupi dhe Teme Sejko, tha nder te tjera 
Mergjushi, nga  diktatura komuniste u lane ne harrese, por, kujtimi i tyre mbeti 
gjalle dhe  eshte i pa harruar". 

Ish  gazetari i Zerit te Amerikes, zoti Gjek Gjonlekaj, duke sjellur 
kujtime nga jeta  e Kupit, kujtoje se keto vite te vedekjes se tij, jane 36 vjet, 
kur u "zhduk" si  nje meteore nga kjo bote, Abaz Kupi. Vdekjen e tij e 
lajmeruan te gjitha  radiostacionet shqiptare te asaj kohe,deri tek "Zeri i 
Amerikes" e kishin lajmin  kryesore, vdekjen e Abaz Kupit 

Sipas, Gjonlekes,"Abaz Kupi, eshte me i madh se sa e dime te gjithe ne, me 
shume  se sa e dine te gjithe shqiptaret, sepse, arkivat shqiptare te 
shtetit  shqiptare, qendruan te mbyllyra pothuajse se 50 vjet, duke mos e lene te  
studjohet aq sa duhet personaliteti i tij." 
Megjithate, zoti Gjonleka, mendon se me rastin e 100 - vjetorit te 
pavaresise se  Shqiperise, "Luani" i Krujes, e meriton te nderohet, sepse, sipas tij 
jo  rastesisht ai ka lindur dhe ka vepruar thuajse tere jeten, prej atij 
vendi; ku  ka vepruar dhe luftuar Heroi yne kombetar, i gjithe koherave 
Gjergje Kastrioti -  Skenderbeu, 

Ne fund, Gjonleka, sugjeroi, historianet dhe studiuesit shqiptare, sidomos 
ata  ne Angli dhe SHBA, qe te studion mire rolin dhe kontributin e Abaz 
Kupit, ne  luften per liri dhe bashkimin kombetar. Kthimin e Abaz Kupit ne 
Kruje, ai e  quajti si "kthmin e dyte te nje figure kaq te madhe, nga SHBA, mbas 
asaj te Faik  Konices, ne 1995, ne Shqiperi - duke shtuar se me nderimin e 
ketyre figruave,  nderohet kombi shqiptare, pra, nderohemi edhe vet ne, 
nderohet e gjithe  Shqiperia". 

Ceremonin  e perkujtimit te te figures Abaz Kupit, vijoje me fjale 
pershendetese nga te  pranishmit   

Shkrimtari Hasan Kostreci, duke folur ne kete perkujtimore, tha se ai ka 
qene i  frymezuar gjate viti 2011, me disa ngjarje, te cilat lane vend ne 
mremorien e  tij. Ne kete kontekst ai permendi edhe librin e Blendi Fevziut 
"Enver Hoxha",  duke e konsideruar ate nje ngjarje te madhe, sipas tij per te  
presekutuarit. 
"Mbasi, libri i Fevziut, per diktatorin Hoxha, u shpreh zoti Kostreci, 
ishte  libri i pare, qe mbas 20 vjetesh me fakte e demaskon diktatorin Enver 
Hoxha".  Per kete dhe rendesia e ketij libri, ishte e justifikueshme, ne 
Shqiperi,  Kosove, Maqedoni, e tjere, dhe kjo rendesi duhet t'i jepet edhe ketu ne 
SHBA,  mbasi aty jane emrat edhe te figurave te tilla si Abaz Kupi", tha 
zoti Kostreci,  i cili eshte vete autor i disa librave dhe shkrimeve me kete 
teme.   

Tubimi komemorativ u mbyll me nje falemnderim nga i biri i Abaz Kupit, 
Fatbardh  Kupi, i vetmi djale i Abaz Kupit, qe mbeti ne Shqiperi, dhe nuk pati 
fat qe t'i  hidhte nje dore dhe te atit. Djali i nacionalistit te flaket te 
luftes se Dyte  Boterore Abaz Kupi,(Fatbardhi(Bardhi) ka qene i burgosur 
politik, i cili qe  denuar vite me pare, me akuzen e ngritur kunder e tij nga 
Filip Çakulli, kur ai  ishte gjimnazist. Ai do te denohej nga ekspertiza 
letrare e Çakullit, me 8 vjet  burg, per nje hartim te tij ne gjimnaz, me titull “
Gezuar Vitin e Ri”).   

Homazhi tradicional, qe u zhvillua mesditen e se shtunes ne varrezat 
publike  "Maple Grove Cementry" ne Kew Graden(Queens) ku moren pjese anetaret e 
familjes  e Kupi,- nipa e mbesa, te aferm te tij, atdhetar, patriot, demokrat 
shqiptare ne  mergim, mbreteror dhe legalista, u zhvendos prane varrit ku 
prehen eshtrat e  gjeneral Abaz Kupit. Aty ata vendosen kurora me lule te 
freskta dhe buqeta  lulesh, ne emer te tyre. 

Kurora me lule te fresketa, u vendosen nga familja Kupi, Ndreca, Dani dhe 
partia  Levizja e Legalitetit. Ndersa, nen kryetari i partise Levizja e 
Legalitetit,  zoti Ahmet Hoti, lexoje nje poezi shkruar per Abaz Kupin nga nje 
bashkeqytetar i  tij - zoti Lutfi Qesja. Kujtime nga jeta e Abaz Kupit dhe 
familjes Kupi, solli  para varrit te tij edhe veprimtari i dalluar i 
komunitetit, zoti Zef  Balaj. 
"Po e mbyllim kete perkujtimore para varrit te gjeneral Abaz Kupit, tha 
kreu i  Legalisteve ne New York, Hakik Mena, duke ju falenderuar per 
pjesmarrjen, dhe ne  te njejten kohe duke bere thirrje per te punuar pa medyshje drejt 
bashkimit  kombetar, si e vetmja alternative kombetare, e cila duhet te jet 
ne projektin e  çdo formacioni politik shqiptar, e ne veçanti çeshtja e 
shenjte e Çamerise, e  cila eshte pjese thelbesore e finalizimit te bashkimit 
kombetar dhe kerkon  perqendrim me te madh energjish, sot per sot me shume se 
ne çdo treve tjeter  etnike shqiptare, duke pas parasysh faktin se çeshtja 
e Çamerise le shume per te  deshiruar ne krahasim me viset e tjera etnike 
shqiptare, e sidomos krahasuar me  ate te Kosoves, e cila ka avancuar 
kenaqshem, por qe ne legalistet e shohim te  perfunduar vetem atehere kur t'i 
bashkohet Shqiperise  Londineze." 
Familja Mulosmani, shoqeruar nga miq e dashamire te kesaj familje, beri 
homazh e  kreu nje lutje fetare ne varret e patrioteve, nacionalisteve te 
nderuar, ish-  Ministrit te Oborrit Abedin Mulosmanaj, Hysen Mulosmanaj dhe 
Skender Mulosmanaj,  te cilat ndodhen ne te njejtin kompleks varrezash. 
Abaz  Kupi (Bazi i Canes) 
Lindi ne Kruje me 1891 dhe u edukua me ndjenja patriotike. Me formimin e  
qeverise kombetare te Lushnjes, se bashku me Bajram Currin e Ahmet Zogun ai 
mori  pjese ne luften kunder malazezeve ne Koplik. Sherbeu si komandant i  
xhandarmerise ne Kruje me graden e kapitenit. Me vone u gradua major dhe 
sherbeu  ne Durres. Ne ditet e agresionit fashist italian kunder vendit tone, me 
7 prill  1939, A. Kupi udhehoqi qendresen e repartit ushtarak te Durresit. 
Me pushtimin e  Shqiperise u largua ne Turqi. Me ndihmen e nje oficeri anglez 
shkoi ne  Jugosllavi per te formuar Frontin e Rezistences me perkrahjen e 
ambasades  angleze ne Beograd. Pas pushtimit te Jugosllavise nga gjermanet, 
se bashku me  Gani Kryeziun e Mustafa Gjinishin, Kupi u rikthye ne Shqiperi 
per te organizuar  qendresen kunder pushtuesit.  
Abaz Kupi ishte nje nder organizatoret dhe pjesemarresit kryesore te 
Konferences  se Pezes te mbajtur me 16 shtator 1942 dhe u zgjodh anetar i KANC. Me 
idene e  zgjerimit dhe te forcimit te frontit te perbashket te luftes 
antifashiste, ai u  be nismetari Konferences se Mukjes te mbajtur ne datat 1-2 
gusht 1943 per te  arritur bashkepunimin midis Frontit Nacional çlirimtar dhe 
Ballit Kombetar. Kur  E. Hoxha hodhi poshte Marreveshjen e Mukjes, Abaz Kupi 
u largua nga Fronti dhe  ne nentor 1943 formoi Legalitetin. Pas kesaj 
udheheqja e PKSH urdheroi  asgjesimin fizik te Abaz Kupit. Megjithate ai iu 
shmang luftes civile te nxitur  nga komunistet. Ne fillim te nentorit 1944 u 
largua nga atdheu. Ne emigracion u  aktivizua ne komitetin "Shqiperia e Lire". 
Vdiq  ne 9 janar 1976 ne Queens, New York - SHBA. 


 
 
 
 
 
Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit në SHBA, z Hakik  Mean, 
 
Nënkryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit në SHBA, z Ahmet  Hoti, 
 
Lurian Mean, nëkryetari i Forumit Rinor të Partisë, Lëvizja e  Legalitetit 
në Shqipëri, 
 
 
 
Kryetari i Vatrës Dr Gjon  Buçaj 
 
Kryetari i shoqatës Çamëria për SHBA, zoti Edrit Mergjushi  
 
 
Ish gazetari i Zërit të Amerikës, zoti Gjek  Gjonlekaj, 
 
Nënkryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit në SHBA, z Ahmet  Hoti, 
 
Shkrimtari Hasan  Kostreci 
 
 
I biri i Abaz Kupit, Fatbardh Kupi, i vetmi djalë i Abaz Kupit, që mbeti  
në Shqipëri, dhe nuk pati fat që t'i hidhte një dorë dhe të  atit. 
 
 
 
Ndrec Gjergji veterani  legalist 
 
Bashkëvuajtësit: Fatbardh Kupi, Men Mean, dhe Esat  Çoku 
 
Kryetari dhe nën kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit , Mean, dhe  Hoti 
 
 
Veprimtari i dalluar Zef Balaj duke folur para varrit të  Abaz Kupit 
 
 
I biri i Abaz Kupit, Fatbardh Kupi, i vetmi djalë i Abaz Kupit, që mbeti  
në Shqipëri, dhe nuk pati fat që t'i hidhte një dorë dhe të  atit. 
Partia Lëvizja e Legalitetit, në marrëveshje me familjen Kupi, organizojë  
pelegrinazhin e përvjetëshëm tek varri i Abaz Kupit  














BEQIR SINA, New York
 
 
 
 
 
 











 100 vjetori i pavarsisë së Shqipërisë, Abaz Kupi,  të varroset në 
vendlindjen e tij, në Krujë!









 
 
Kew Gradens - Queens NY : U zhvillua pelegrinazhi i  përvjetëshëm tek varri 
i Abaz Kupit, në varrezat publike "Maple Grove Cementry"  në Kew Graden - 
Queens- New York. Dhjetra pjesmarrës, ashtu siç e kanë bërë  traditë, 
përkujtuan Abaz Kupin, Me këtë rast ata u mblodhën për të përkujtuar 36  vjetorin e 
vdekjes së heroit tonë kombëtar, burrit që në krye të trupave të  Mbretit 
Zog, bëri rezitencën, e parë historike, duke i zbardhur në këtë mënyrë  
faqen, Shqipërisë, më 7 prill 1939, me shpresë se në 100 vjetorin e pavarsisë së  
Shqipërisë, Kupi, do të varroset në Krujën e Skëndërbeut.






 
Monarkistët, legalistët, demokratët, patriotët dhe atdhetarët në  
komunitetin shqiptarë, me këtë gjest simbolik, thanë se për 36 vjet, e patën  Abaz 
Kupin frymëzimin e tyre. Ata theksuan se arritën që me anë të kësaj  
veprimtarie, të vënë në pahë vlerat e mëdha dhe meritat e Kupit, në luftën për  
çlirimin e vendit nga pushtuesit italian. Me pelegrinazhin e përvjetëshëm, ata  
vlersuan dhe i bënë nderime, figurës së këtij tribuni të nacionalizmit  
shqiptarë, por dhe figurave të tjera kombëtare, të cilat vdiqën në mërgim, por  
që rregjimi i Tiranës, i atemoi, i mbuloi me pëlhurin e harresës, dhe i mohoi 
me  pa të drejt për më se gjysëm shekulli. 



Nënkryetari i degës së Partisë Lëvizja e Legalitetit në Nuj Jork, z. Ahmet  
Hoti drejtojë solemnitetin e 36 vjetorit të vdekjes së Abaz Kupit. Në 
Homazhin  tradicional, që u zhvillua mesditën e së shtunës në sallën e 
përkujtimeve të  kompleksit të varrezave publike "Maple Grove Cementry" në Kew 
Graden(Queens),  tha se "Jemi mbledhur në kë tubim, për të kujtuar Abaz Kupin, i 
cili është dhe  do të mbetet, një nga ata shqiptarët e vërtet , simbol i 
rezitencës kombëtare, i  burrërisë, dhe i nderit të familjes së tij." 



 
Ceremonia, u hap me intonimin e Hymneve kombëtarë të Shteteve të Bashkuara  
të Amerikës dhe Shqipërisë, si dhe një minutë heshtje për të nderuar të 
gjithë  të rënët , për liri, pavarësi e demokraci. "Me një nderim të veçantë, 
tha  nënkryetari i degës së Partisë Lëvizja e Legalitetit në Nuj Jork, z. 
Ahmet Hoti  me rastin e vdekjes së tij i japim një kujtim Mbretit Leka Zogu i 
I, burrit më  të shquar të Kombit Shqiptarë".


Lurian Mean, njëri ndër pinjollët e Meneve të Lurës, besnik të  Mbretit të 
shqiptarëve, mbajti fjalën kryesore të këtij  përkujtimi.


Kur flasim për nacionalistin Abaz Kupi, permendi në fillim të fjalës së  
tij - Lurian Mean, nëkryetari i Forumit Rinor të Partisë, Lëvizja e 
Legalitetit  në Shqipëri, tre janë tremat kryesore:Burrëria,Urtësia dhe Trimëria!

"Natyrisht, burrëria lidhet me aktin e 7 prillit, rezistencën e  
mrekullueshme, që Abaz Aga në krye të besnikëve të mbretit Zog, dhe me urdhër të  tij, 
i bënë hordhive fashiste.... theksoi Mean, duke shtuar se atë ditë i u  
zbardh faqja shqiptarëve dhe Mbretërisë së tyre, atë ditë Abaz Kupi hyri në  
histori. Mbasi, ai së bashku ushtarët dhe oficerin Mujo Ulqinaku, i zbrapësën  
disa herë italianët, duke shkruar epopen që pati jeohonë të madhe në Europë 
dhe  SHBA."



 
Në fjalën e tij Mean, tha se "Mbreti Zog kurrë nuk ia harronte burrërinë  
dhe besnikërinë që ai tregoi në atë luftë atij dhe Shqipërisë, por, nderin më 
të  madh atë ditë Abaz Kupit ia bëri nacionalizmës shqiptare. Aq sa që nga 
ai moment  aleatët tanë historik, gjithmonë ia njohën vlerat e luftës 
antifashiste të Abaz  Kupit, e nëpërmjet tij dhe zogizmit e nacionalizmit 
shqiptarë, për këtë tha  Mean, mjaftojmë të lexojmë librin e Xhulijan Emra, dhe të 
kuptojmë se me sa  respekt dhe nderim ata kanë trajtuar atë si një mik i 
vërtet i perendimit.


 
Më tej ai tha se "Megjithse me ndihmën e aleatëve të perendimit, Kupi,  
arrin të largohet nga Shqipëria, para pushtimit komunist, fatkeqësisht, duke  
lënë pjesën më të madhe të familjes nën kthetrat e këtij pushtimi, mbasi prej 
 këtu filloi edhe kalvari i emigrimit, të tij dhe sagës së vuajtjeve të 
gruas, të  birit, dhe vajzave të tij - që mbeten nën Shqipërinë komuniste, për 
të cilën ju  jeni të gjithë dëshmitarë, e mund të flisni më shumë, duhet 
thënë se e gjithë  veprimtaria e tij dhe e familjes së tij në emigrim, është e 
përshkruar nga ajo  besa dhe përkushtimi ndaj Mbretërisë, gjithmonë në 
shërbim të Shqipërisë"



 
Mirëpo, u shpreh Lurian Mean, nëkryetari i Forumit Rinor të Partisë,  
Lëvizja e Legalitetit në Shqipëri, ishin bishat e kuqe, që nuk i kursyen shpagën  
familjes së tij të ngelur në Shqipëri, me dekada në interrnime dhe burgjet  
famëkeqe të diktarurës, por, që ata, pinjoll të Abaz Kupit, që unë pata 
fatin të  rritem me një pjesë të tyre në kampin e interrnimit në Gradishtë - 
Lushnje,  kurrë nuk iu përulën presekutimit të egër komunist. 





Në emër të shoqatës Vatra, foli kryetari i saj Dr. Gjon Buçaj. Në fillim të 
 fjalës së tij Dr. Buçaj, tha se është nder për ne vatranët, të gjithë 
atdhetarët  e patriotët, të nderojmë së bashku këtë figurë të shquar të 
nacionalizmit  shqiptarë, duke përgëzuar familjen Kupi, mbrëtërorët dhe 
legalistëtët, që për  çdo vjet organizojnë këtë ceremoni përkujtimore në SHBA. "Kupi, u 
shpreh Buçaj,  është bërë simbol i qëndresës, kundra pushtimit fashist të 
Shqipërisë - prej  Italisë fashiste".


Më pas ai tha se Vatranët, do të vazhdojnë duke kujtuar  gjeneral Abaz 
Kupin, ashtu si dhe figurat e tjera me vlera kombëtare, duke  shprehur edhe 
respektin e nderimin tonë, për këto figura markante të çështjes  kombëtare, me 
dëshirën që ato tani, të "riatdhesohen", pra, të marrin vendin e  merituar në 
vendlindjen e tyre në Shqipëri.





 
Sipas, Dr. Buçajt, në një shtet që tashmë është i lirë prej komunizmit,  
edhe Legaliteti, duhet të "riatdhesohet", megjithse, Shqipëria, ende nuk është 
 një vend krejt demokratik, sepse dhe vetë procesi i demokratizimit, të  
Shqipërisë, i atij tranzicioni të tejëzgjatur, është në zhvillim e sipër, por, 
 me kënaqësi mund të themi; se ai po ecën, pak me më shpejtësi, se më  
parë".


Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, foli edhe për bashkimin kombëtar.  "Duke 
e nisur atë në mënyrë institucionale dhe demokratike, e cila fillon tha ai  
qysh me vlersimin dhe dhënë vendin e merituar edhe këtyre figurave 
kombëtare,  dhe unismin e sistemit shkollor, aktiviteteve sportive kombëtare, me të 
gjitha  trojet shqiptare, i paraprijmë bashkimit kombëtarë".





 
Kryetari i shoqatës Çamëria për SHBA, zoti Edrit Mergjushi duke shprehur  
kënaqësin që po merrte pjesë në këtë përkujtimore në nderim të gjeneral Abaz  
Kupit, e vlersoi Kupi, si një patriot të vërtetë, një atdhetar i vërtet,  
qëndrestar dhe simbol i luftës kundra fashizmit italian.


"Figura të tilla; si Abaz Kupi dhe Teme Sejko, tha ndër të  tjera 
Mergjushi, nga diktatura komuniste u lanë në harresë, por, kujtimi i tyre  mbeti 
gjallë dhe është i pa harruar".


Ish gazetari i Zërit të Amerikës, zoti Gjek Gjonlekaj, duke sjellur  
kujtime nga jeta e Kupit, kujtojë se këto vite të vedekjes së tij, janë 36 vjet,  
kur u "zhduk" si një meteorë nga kjo botë, Abaz Kupi. Vdekjen e tij e 
lajmëruan  të gjitha radiostacionet shqiptare të asaj kohe,deri tek "Zëri i 
Amerikës" e  kishin lajmin kryesorë, vdekjen e Abaz Kupit


Sipas, Gjonlekës,"Abaz Kupi, është më i madh se sa e dimë të gjithë ne,  më 
shumë se sa e dinë të gjithë shqiptarët, sepse, arkivat shqiptare të 
shtetit  shqiptarë, qëndruan të mbyllyra pothuajse se 50 vjet, duke mos e lënë të  
studjohet aq sa duhet përsonaliteti i tij."





 
Megjithatë, Zoti Gjonleka, mendon se me rastin e 100 - vjetorit të  
pavarësisë së Shqipërisë, "Luani" i Krujës, e meriton të nderohet, sepse, sipas  
tij jo rastësisht ai ka lindur dhe ka vepruar thuajse tërë jetën, prej atij  
vendi; ku ka vepruar dhe luftuar Heroi ynë kombëtar, i gjithë kohërave 
Gjergjë  Kastrioti - Skëndërbeu,


Në fund, Gjonleka, sugjeroi, historianët dhe studiuesit shqiptarë,  sidomos 
ata në Angli dhe SHBA, që të studion mirë rolin dhe kontributin e Abaz  
Kupit, në luftën për liri dhe bashkimin kombëtar. Kthimin e Abaz Kupit në 
Krujë,  ai e quajti si "kthmin e dytë të një figure kaq të madhe, nga SHBA, mbas 
asaj të  Faik Konicës, në 1995, në Shqipëri - duke shtuar se me nderimin e 
këtyre  figruave, nderohet kombi shqiptarë, pra, nderohemi edhe vet ne, 
nderohet e  gjithë Shqipëria".


Ceremonin e përkujtimit të të figurës Abaz Kupit, vijojë me  fjalë 
përshëndetëse nga të pranishmit 


Shkrimtari Hasan Kostreci, duke folur në këtë përkujtimore, tha se ai  ka 
qenë i frymëzuar gjatë viti 2011, me disa ngjarje, të cilat lanë vend në  
mremorien e tij. Në këtë kontekst ai përmendi edhe librin e Blendi Fevziut  
"Enver Hoxha", duke e konsideruar atë një ngjarje të madhe, sipas tij për të  
presekutuarit.

 
"Mbasi, libri i Fevziut, për diktatorin Hoxha, u shpreh zoti Kostreci,  
ishte libri i parë, që mbas 20 vjetësh me fakte e demaskon diktatorin Enver  
Hoxha". Për këtë dhe rëndësia e këtij libri, ishte e justifikueshme, në  
Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, e tjerë, dhe kjo rëndësi duhet t'i jepet edhe këtu  
në SHBA, mbasi aty janë emrat edhe të figurave të tilla si Abaz Kupi", tha 
zoti  Kostreci, i cili është vetë autor i disa librave dhe shkrimeve me këtë 
temë. 





Tubimi komemorativ u mbyll me një falemnderim nga i biri i Abaz Kupit,  
Fatbardh Kupi, i vetmi djalë i Abaz Kupit, që mbeti në Shqipëri, dhe nuk pati  
fat që t'i hidhte një dorë dhe të atit. Djali i nacionalistit të flakët të  
luftës së Dytë Botërore Abaz Kupi,(Fatbardhi(Bardhi) ka qenë i burgosur 
politik,  i cili qe dënuar vite më parë, me akuzën e ngritur kundër e tij nga 
Filip  Çakulli, kur ai ishte gjimnazist. Ai do të dënohej nga ekspertiza 
letrare e  Çakullit, me 8 vjet burg, për një hartim të tij në gjimnaz, me titull “
Gëzuar  Vitin e Ri”). 




Homazhi tradicional, që u zhvillua mesditën e së shtunës në varrezat  
publike "Maple Grove Cementry" në Kew Graden(Queens) ku morën pjesë anëtarët e  
familjes e Kupi,- nipa e mbesa, të afërm të tij, atdhetar, patriot, demokrat  
shqiptarë në mërgim, mbretëror dhe legalista, u zhvendos pranë varrit ku 
prehen  eshtrat e gjeneral Abaz Kupit. Aty ata vendosën kurora me lule të 
freskta dhe  buqeta lulesh, në emër të tyre.


Kurora me lule të freskëta, u vendosën nga familja Kupi, Ndreca, Dani  dhe 
partia Lëvizja e Legalitetit. Ndërsa, nën kryetari i partisë Lëvizja e  
Legalitetit, zoti Ahmet Hoti, lexojë një poezi shkruar për Abaz Kupin nga një  
bashkëqytetar i tij - zoti Lutfi Qesja. Kujtime nga jeta e Abaz Kupit dhe  
familjes Kupi, solli para varrit të tij edhe veprimtari i dalluar i 
komunitetit,  zoti Zef Balaj.



 
"Po e mbyllim këtë përkujtimore para varrit të gjeneral Abaz Kupit, tha  
kreu i Legalistëve në New York, Hakik Mean, duke ju falenderuar për 
pjesmarrjen,  dhe në të njëjtën kohë duke bërë thirrje për të punuar pa mëdyshje drejt 
 bashkimit kombëtar, si e vetmja alternative kombëtare, e cila duhet të jet 
në  projektin e çdo formacioni politik shqiptar, e në veçanti çështja e 
shenjtë e  Çamërisë, e cila është pjesë thelbësore e finalizimit të bashkimit 
kombëtar dhe  kërkon përqëndrim më të madh energjish, sot për sot më shumë se 
në çdo trevë  tjetër etnike shqiptare, duke pas parasysh faktin se çështja 
e Çamërisë lë shumë  për të dëshiruar në krahasim me viset e tjera etnike 
shqiptare, e sidomos  krahasuar më atë të Kosovës, e cila ka avancuar 
kënaqshëm, por që në legalistët  e shohim të përfunduar vetëm atëhere kur t'i 
bashkohet Shqipërisë  Londineze."


 
Familja Mulosmani, shoqëruar nga miq e dashamirë të kësaj familje, bëri  
homazh e kreu një lutje fetare në varret e patriotëve, nacionalistëve të  
nderuar, ish- Ministrit të Oborrit Abedin Mulosmanaj, Hysen Mulosmanaj dhe  
Skënder Mulosmanaj, të cilat ndodhen në të njëjtin kompleks varrezash.


 
Abaz Kupi (Bazi i Canës) 
Lindi në Krujë më 1891 dhe u edukua me ndjenja patriotike. Me formimin e  
qeverisë kombëtare të Lushnjës, së bashku me Bajram Currin e Ahmet Zogun ai 
mori  pjesë në luftën kundër malazezeve në Koplik. Shërbeu si komandant i  
xhandarmerisë në Kruje me gradën e kapitenit. Më vonë u gradua major dhe 
shërbeu  në Durrës. Në ditët e agresionit fashist italian kundër vendit tonë, më 
7 prill  1939, A. Kupi udhëhoqi qëndresën e repartit ushtarak te Durrësit. 
Me pushtimin e  Shqipërisë u largua në Turqi. Me ndihmen e një oficeri anglez 
shkoi në  Jugosllavi për të formuar Frontin e Rezistencës me përkrahjen e 
ambasadës  angleze në Beograd. Pas pushtimit të Jugosllavisë nga gjermanët, 
së bashku me  Gani Kryeziun e Mustafa Gjinishin, Kupi u rikthye në Shqipëri 
për të organizuar  qëndresën kundër pushtuesit.  
Abaz Kupi ishte një nder organizatoret dhe pjesëmarrësit kryesore të  
Konferencës së Pezës të mbajtur më 16 shtator 1942 dhe u zgjodh anëtar i KANC.  
Me idenë e zgjerimit dhe të forcimit të frontit të përbashkët të luftës  
antifashiste, ai u bë nismëtari Konferencës së Mukjes të mbajtur në datat 1-2  
gusht 1943 për të arritur bashkëpunimin midis Frontit Nacional çlirimtar dhe  
Ballit Kombëtar. Kur E. Hoxha hodhi poshtë Marrëveshjen e Mukjes, Abaz Kupi 
u  largua nga Fronti dhe në nëntor 1943 formoi Legalitetin. Pas kësaj 
udhëheqja e  PKSH urdhëroi asgjësimin fizik të Abaz Kupit. Megjithatë ai iu 
shmang luftës  civile të nxitur nga komunistet. Në fillim te nëntorit 1944 u 
largua nga atdheu.  Në emigracion u aktivizua në komitetin "Shqipëria e Lire". 
Vdiq në 9 janar 1976 në Queens, New York -  SHBA.
IMG_0002.JPG (image/jpeg, 38.2 KB) - not displayed
IMG_0005.JPG (image/jpeg, 36.4 KB) - not displayed
IMG_0006.JPG (image/jpeg, 33.3 KB) - not displayed
IMG_0009.JPG (image/jpeg, 39.7 KB) - not displayed
IMG_0013.JPG (image/jpeg, 40.2 KB) - not displayed
IMG_0024.JPG (image/jpeg, 37.1 KB) - not displayed
IMG_0025.JPG (image/jpeg, 38.8 KB) - not displayed
IMG_0029.JPG (image/jpeg, 40 KB) - not displayed
IMG_0032.JPG (image/jpeg, 40.1 KB) - not displayed
IMG_0036.JPG (image/jpeg, 43 KB) - not displayed
IMG_0043.JPG (image/jpeg, 27.2 KB) - not displayed
IMG_0046.JPG (image/jpeg, 41.6 KB) - not displayed
IMG_0049.JPG (image/jpeg, 38.4 KB) - not displayed
IMG_0054.JPG (image/jpeg, 33.5 KB) - not displayed
IMG_0055.JPG (image/jpeg, 37 KB) - not displayed
IMG_0057.JPG (image/jpeg, 34.3 KB) - not displayed
IMG_0060.JPG (image/jpeg, 36 KB) - not displayed
IMG_0062.JPG (image/jpeg, 12.2 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.