"Ja e shkrova po kush do ta kendoje"

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
_http://www.kohajone.com/_ (http://www.kohajone.com/)  
“Ja  e shkrova po kush do ta kendoje” 
Nga  Ruben Avxhiu 
Librat,  politikanet dhe veshtrim mbi “Faik Konicen” e Ikonomit 
 
Panairi  i fundit i librit ne Tirane beri qe, per here te pare pas shume 
kohesh, libri te  behej qendra e debateve dhe vemendjes publike shqiptare. Ky 
ishte nje lajm i  gezueshem per ne qe besojme ende te rendesia e fjales se 
shkruar (e te lexuar)  ashtu siç ishte edhe nje burim shqetesimi se mos 
vemendja e çmuar vjen per  arsyet e sduhura.  
Kritika  se disa libra me vlere jane lene ne harrese per hir te atyre me 
tema te bujshme,  ndonese edhe ajo e leshuar shpesh per arsyet e gabuara, nuk 
eshte fare pavend,  por jo e mjaftueshme per t’u alarmuar. Sita e kohes do 
te beje te veten ne  fund. 
Po  ajo qe ia vlen te permendet eshte se sa mire qe te pakten nje liber nuk 
priti  per kohen e panairit po i shkoi ne dore lexuesit shqiptar perpara se 
te fillonte  festa e librave te bujshem. Fjalen e kam per librin “Faik 
Konica – Jeta ne  Washington” te kolegut nga “Zeri i Amerikes”, Ilir  Ikonomi. 
Ndonese  librit te Ikonomit nuk i mungon asgje cilesore qe te mos 
konkurronte denjesisht  madje lehtesisht me librat me te bujshem te ketij fundviti ne 
Tirane, vete  subjekti i librit, Faik Konica nuk do te mund te konkurronte 
per vemendjen e  medias aq mire sa subjektet e tjera. Kjo per arsye qe nuk 
kane te bejne edhe aq  shume me Konicen sesa me faktore te tjere si per 
shembull pikepyetjet e shumta  qe ende qendrojne mbi historine ende te pashkruar 
te 50 vjeteve te komunizmit,  kurioziteti sa serioz aq edhe fetishist per 
shkrimtarin me te shquar shqiptar te  koheve moderne, si dhe etja per me shume 
pergjigje e sqarimi per militantet  politike te se majtes shqiptare qe nuk 
prisnin te zbulonin se cili ishte  “kurbani” i kohes: opozita, demokracia, 
Shqiperia, apo diçka tjeter me simbolike  apo me prozaike. 
Eshte  per te ardhur keq nga ana tjeter, qe nje liber kaq i rendesishem per 
nje nga  figurat historike e themelore te bashkesie shqiptare ne SHBA eshte 
veshtire per  t’u gjetur ne tregun e librit shqip ketu ne SHBA. (Ne fakt, 
ciniku brenda meje  shton se as tregu vete i librit shqip nuk gjendet me ne 
kete komunitet, e jo me  libra te veçante.) 
Gjithesesi,  ky liber ka rendesi te madhe per shqiptaro-amerikanet, sepse 
perveç mik/armikut  te tij te me shquar, Fan Nolit, veshtire te gjendet nje 
figure me  “shqiptaroamerikane” se Konica qe te simbolizoje lidhjen 
simbiotike mes  bashkesise sone ketu ne boten e re dhe Shqiperise, atdheut nga kemi 
ardhur.  Konica ishte kryetar i Vatres dhe kryeredaktor i gazetes “Dielli” 
ne ditet e saj  me diellore, si dhe ambasadori me kohegjate perfaqesues i 
Shqiperise ne SHBA,  nje nga diplomatet me te rendesishem te historise 
100-vjeçare te shtetit  shqiptar, por edhe rilindas, udheheqes kulturor, 
shtetformues e intelektual  publik (mbase i pari i tille shqiptar) per atdheun e  
larget. 
Historia  e lidhjeve te bashkesise sone me atdheun nga kemi ardhur do te 
ishte e paplote  pa nje studim te mirefillte te ketij simboli kaq kryesor te 
kesaj lidhjeje. Ne  kete prizem, meriton te duartrokitet gazetari Ikonomi, 
padyshim nje nga me te  miret ne historine e “Zerit te Amerikes”, per kete 
dhurate te rendesishme qe i  ka bere historise sone kombetare, historise se 
diplomacise shqiptare, si dhe pa  dyshim historise sone komunitare. 
Libri  ka vlera dhe do te lexohej me kenaqesi e vemendje nga nje numer 
grupimesh  profesionistesh dhe lexuesish, te natyrave te ndryshme. 
Ikonomi  u ben nje sherbim te madh historianeve shqiptare apo edhe atyre te 
huaj qe  merren me kete periudhe te historise se Shqiperise, apo historise 
se lidhjeve  shqiptaro-amerikane me referencen e tij te pasur nga shtypi 
amerikan, me  artikujt ne vite ku permenden shqiptaret dhe Shqiperia. Çdo 
historian qe do te  kerkoje te hulumtoje ne te ardhmen do te kete te pakten nje 
baze te rendesishme  fillestare, qe do t’i lehtesoje mjaft punen kerkimore. 
(Ndonese, ritmi i shpejte  i dixhitalizmit te arkivave te shtypit po e ben 
gjithnje e me te lehte zhytjen  ne burimet e te kaluares, kjo pune pioniere 
kerkimore e gazetarit Ikonomi mbetet  nje gur i rendesishem themeli ne 
studimet shqiptare.) 
Libri  per Faik Konicen u sherben padyshim edhe politologeve dhe te gjithe 
atyre qe  ndjekin, komentojne apo analizojne jeten politike shqiptare, 
sidomos aspektin e  polemikes publike. Nuk e di nese eshte nje lloj çlirimi per 
keta njerez apo nje  arsye per t’u tmerruar fakti qe dy figura kaq te 
respektuara te se kaluares si  Noli dhe Konica jane gati po aq banale ne mos me 
shume ne dyluftimin e tyre  publik sa edhe kreret e politikes se sotme 
shqiptare. 
Vete  e kam veshtire te them se cilen nga keto dy mbresa duhet te zgjedh. 
Se nga nje  ane dua te lehtesohem kur ve re se nuk eshte problemi te 
karakteri personal i  krereve te sotem sesa eshte te nje kulture e trasheguar 
perplasjesh te ashpra e  me synime nderasgjesuese te figurave publike; ndersa nga 
ana tjeter me kaplon  tmerri kur mendoj se jeta publike shqiptare mund te 
kete kaq thelle te ngulitur  ne ADN-ne e saj karakteristikat me te shemtuara 
qe shfaq politika sot. (Debati  per kete meriton nje shkrim me vete, ne mos 
nje liber me vete: ciniku brenda  meje ka deshire te shkruaj se tema meriton “
nje biblioteke me  vete”…) 
Ne  kohen e sotme shihet si e udhes qe te sulmohet karakteri, prejardhja 
dhe familja  e kundershtarit politik, ne vend qe te kritikohet mesazhi i tij 
politik apo te  kundershtohen pikepamjet e tij. Kjo lloj retorike eshte pare 
shpesh si  trashegimi e komunizmit (nje analize e shkelqyer ne kete drejtim 
jep libri  “Shqipja totalitare” e autorit Ardian Vehbiu). Mirepo, shembujt 
domethenes qe  sjell ne kete liber Ilir Ikonomi deshmojne per rrenje me te 
thella qe mund te  jene forcuar dhe perligjur gjate komunizmit por qe nuk 
mund t’i faturohen vetem  atij. (Ne fund te fundit, ka nje arsye se pse 
komunizmi ngadhenjeu ne vendet ku  mungonte nje e kaluar e mjaftueshme dhe e 
mirefillte pluralizmi politik – e ne  veçanti ishte me i eger aty ku kjo tradite 
ishte me e  pakte.) 
Eshte  e pamundur te mos te vine nder mend ditet tona, kur lexon shkembimet 
e sulmeve  teresisht personale mes Nolit dhe Konices, te banalizuara 
sidomos nga tifozet e  tyre ne te dy krahet. “Republika” qe mbeshteste Nolin dhe “
Dielli” qe mbeshteste  Konicen jane dy paralele te gazetave te sotme 
shqiptare qe nga e majta ne te  djathte, merren me diskreditimin moral te 
udheheqesve  kundershtare. 
Ne  ate kohe “Republika” e quante Faikun dhe vellane e tij Mehmetin, si “
kelyshet,  zagaret, langojte qe i vijne rrotull kasaphanes zogolliane”. Ashtu 
si Gazeta 55  qe riboton sot shkrimet e Mero Bazes ku ofendohej Edi Rama, 
apo si “Shekulli” qe  boton sot fjalimet e Sali Berishes ku akuzohet rende 
Fatos Nano, edhe  “Republika” e asaj kohe kenaqej duke ribotuar artikujt e 
Faik Konices ku fyhej  Mbreti Zog, tashme qe Konica e kishte kthyer fleten 
dhe ishte bere ambasador i  tij ne Shqiperi. 
Nga  ana e tij, “Dielli” hakmerrej duke sulmuar figuren me te shquar te 
historise  shqiptaro-amerikane, Fan Nolin me epitete qe sot tingellojne te 
pabesueshme si  “edepsez i edepsezve” dhe “karagjoz i karnevaleve qe s’beson 
as ne fe e as ne  atdhe”. 
Nje  tjeter kujtese e diteve tona, kur kundershtareve politike u mohohet 
edhe  kombesia shqiptare: (per shembull: Paskal Milo e Fatos Nano si greke, 
Pandeli  Majko si sllav apo Sali Berisha kur akuzohet se e ka gruan serbe), “
Dielli” e  pershkruante Fan Nolin “nje turk, cili sot nuk ka as njerez e as 
shtepi ne  Shqiperi”. Problemi me shqiptaret si atehere edhe sot eshte 
deshira per asgjesim  total te kundershtarit. Fjala vjen per Edi Ramen sot Sali 
Berisha nuk eshte  vetem nje kryeminister i keq, po edhe nje vrases, nje 
hajdut,  etj. 
Noli  eshte ne fakt, me i rafinuar edhe ne diten me te keqe: “Faik Beu kur 
godet, s’ka  turp as nga shpifja me e poshter, ndersa kur perkedhel nuk ka 
turp as nga  levdata me groteske”. 
Ne  nje plan tjeter, “Dielli” paralajmeron shqiptaro-amerikanet qe behen 
me Nolin se  mund t’u prishin pune te afermve te tyre ne Shqiperi. Ky 
kercenim pa doreza  eshte nje tjeter turp i kohes, qe me solli ne mend nje mesazh 
nga nje autor i  njohur ne komunitet i cili para disa muajsh me shkroi se te 
afermit e tij ne  Shqiperi e kane akuzuar se po humbasin vendet e punes per 
shkak te shkrimeve te  tij kunder kryeministrit Berisha!! 
Kjo  eshte ndoshta nje teme me vete per t’u shqyrtuar e qe shtrihet ne 
vite. Kam  parasysh histori te ndryshme qe kam degjuar per kujdesin e nje numer  
mergimtareve ketu ne komunitet per te mos folur kunder komunizmit gjate 
Luftes  se Ftohte nga frika se nga fjalet e tyre mund ta pesonin te afermit e 
tyre ne  Shqiperi. Per gjerat negative, largesia me duket se nuk ka qene 
asnjehere shume  e madhe nga atdheu pertej Oqeanit. Urrejtja e hakmarrja shpesh 
kane udhetuar  shume me shpejt se mirenjohja dhe shperblimi. 
Jane  gjithashtu po aq tipike raportet e Konices kunder Nolit prane 
Departamentit te  Shtetit, ku kerkonte qe Noli te mos lejohej te kthehej ne SHBA, 
apo te  deportohej nese kishte hyre. A nuk eshte denoncimi te miqte e huaj, 
nje nga  “virtytet” e politikes se sotme shqiptare? Edhe ky tipar duket se 
eshte perkryer  nga komunizmi po nuk ka lindur me te. 
Une  nuk besoj te librat dhe autoret e perkryer dhe sigurisht “Faik Konica”
 i Ilir  Ikonomit nuk ben perjashtim, mirepo autori e ofron punimin e tij 
me nje modesti  dhe vetepermbajtje çarmatosese. Ato qe mund te shiheshin si 
te meta te librit  nuk jane ne fakt mungesa ne punen e autorit se sa zgjedhje 
mbase te  ndergjegjshme te tij. 
Sigurisht,  qe jeta dhe veprimet e Konices ne Washington do te kuptoheshin 
me mire nese  gjurmohej me shume ne te kaluaren paraamerikane te Konices. 
Gjithashtu Konica  nuk do te mund te qendronte kaq gjate ne Washington, nese 
ai nuk do te ofronte  bashke me punen e tij diplomatike edhe perkrahjen per 
Mbretin Zog ne komunitetin  shqiptaro-amerikan. Mirepo kjo lyp kuriozitetin 
per te kuptuar se pse dhe si  arriti Konica se pari te fitonte pastaj te 
ruante pushtet mes shqiptareve ne  Boston e rrethina. Cilat ishin forcat 
vepruese aty? Si dhe pse u anuan ne menyre  te atille mes Konices dhe Nolit? 
Sigurisht,  historianet do te kerkonin edhe me shume kontekst historik per 
te kuptuar me  mire disa ngjarje e veprime, si dhe hipotezat se si mund te 
ishte vepruar  ndryshe nga ndonje tjeter diplomat ndoshta me shume teknik 
qofte edhe me pak  intelektual se Konica. 
Po  nese do te kenaqeshin te gjitha keto kerkesa, libri do te humbte mbase 
finesen e  tij dhe vepra qe do te kishim ne dore do te ishte shume me e nd
ryshme se kjo qe  kemi. Ikonomi duket se e ka shmangur qellimisht thellimin ne 
tema qe do ta  transformonin librin e tij. Mbi te gjitha mekati i 
ndergjegjshem ka te beje  vetem me planin shpjegues te jetes se Faikut dhe jo me ate 
pershkrues. Libri  mbetet gjurmimi me i mire i bere deri tani i jetes se 
Faikut si diplomat dhe  mund te mos kapercehet dot ndonjehere nga ndonje liber  
tjeter. 
Zgjedhjet  e Ikonomit per librin shpjegohen edhe me ate qe jane zgjedhje 
klasike te  gazetarit. Ndryshe nga historianet, politologet e sociologet, 
gazetari shkruan  per te gjithe. Nje ndreqje pra e mungesave te mesiperme 
rrezikon ne rradhe te  pare ta beje librin me pak te lexueshem, duke e zhvendosur 
nga me afer  bibliotekes akademike se sa rafteve te librarive. Dhe ne fakt, 
libri eshte i  lexueshem dhe interesant per kedo. Madje edhe lexuesit e 
tabloideve do te gjenin  ne te shume tema kurioze. Imagjinoj disa tituj qe do te 
benin buje ne shtypin e  Tiranes: “Kur motrat e Zogut mund te beheshin yje 
ne Hollivud”, “Orgjia e mohuar  ne banesen e Ambasadorit Konica ne 
Washington”, “Romanca e ambasadorit Konica me  yllin e kabareve te Washington-it” 
etj. 
Per  mua supriza me e kendshme ishte qe Konica kishte fituar “Kapelen e 
Humorit” nga  e permuajshmja e shquar e kohes “The Judge” (Gjykatesi). Letra e 
Konices qe i  paraprin fitimit te çmimit, ku ai reciton me disa ndryshime 
te goditura vargjet  e Shekspirit eshte nje lexim brilant. 
Qe  nje ambasador i nje vendi aq te vogel eshte permendur aq shpesh ne 
gazetat me te  medha te kohes, deshmon shume per Konicen. Ai mund te konkurroje 
denjesisht ne  kete drejtim edhe me ambasadoret me te shquar te vendeve me 
te medha, ne te  gjitha koherat, jo vetem ne vitet 30. 
Nje  nga pjeset me zbavitese eshte kur Noli tregon dekada me vone nje 
bisede me  Faikun (ata u pajtuan perseri pas “dekades se sherreve”), ne te cilin 
e qorton  per veprat qe i nis por nuk i mbaron. “Ja e shkrova po kush do ta 
kendonje”, i  thote Faiku duke reflektuar edhe nje here pakenaqesine e tij 
per prapambetjen  intelektuale ne boten shqiptare. 
Druajtja  se kush dhe si do ta lexojne vepren e tij eshte shqetesim i çdo 
autori.  Shqetesimi im ne kete shkrim eshte se disa krere te sotem te 
komunitetit qe  shumicen e kohes e kalojne duke pergojuar njeri-tjetrin se sa duke 
bere ndonje  gje me vlere per kauzat e tyre, do te gjejne justifikim dhe 
perligjje nga rasti  perplasjes mes Nolit dhe Konices. Por, kur te merzit 
banaliteti i perplasjes se  dy figurave te ndritura, imagjino çfare merzie e 
peshtirje ndjen njeriu nga  perplasja banale e figurave banale. 
Per  fat te mire, Ilir Ikonomi nuk duket se vuan nga shqetesime te tilla. 
Merita e  tij kryesore eshte se ai e ofron kete liber pa asnje poze, pa asnje 
perpjekje  per te na bindur per ndonje gje. Ikonomi ka treguar nje 
vetepermbajtje qe eshte  e rralle sot mes autoreve shqiptare, te cilet çdo liber e 
kane per veten e tyre.  Ti e merr librin ne dore dhe mendon se po lexon per 
personin ne fjale apo per  temen ne diskutim, ne fakt zbulon se po lexon per 
autorin. Aftesia per te lene  veten jashte, per te lene pikepamjet e tij 
jashte, per te ofruar Konicen pa u  perpjekur per ta zbukuruar apo per ta 
shemtuar, per ta patriotizuar apo per ta  ideologjizuar eshte edhe virtyti 
kryesor i Ikonomit si autor. Kjo ndoshta vjen  nga besimi i Ikonomit se jeta e 
Konices “flet vete”, sigurisht e gershetuar me  pjekurine dhe seriozitetin e 
tij si gazetar.
Illyria%20142.JPG (image/jpeg, 50.3 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.