_http://ina-online.net/diaspora/13119.html_
(http://ina-online.net/diaspora/13119.html)
_ILIRIA NEWS AGENCY - Klinton homazhe në familjen shqiptare në Nju Jork_
(http://ina-online.net/diaspora/13119.html)
Klinton homazhe në familjen shqiptare në Nju Jork
Në Nju Jork, në moshën 30 vjeçare, vdiq Fatos Osmani, djali i vetëm i
veprimtarit të çështjes kombëtare në SHBA, Osman Osmani.
Ish-presidenti amerikan ka nderuar familjen shqiptare Osmani në Nju Jork,
duke marrë pjesë në funeralin e djalit të tyre 30 vjeçarit Fatos Osmani, që
ndërroi jetë.
Fatosi, djali i vetëm i veprimtarit të çështjes kombëtare në SHBA, Osman
Osmani papritmas ndërroi jetë dhe homazhet për të tubuan qindra shqiptarë në
SHBA.
Rreth orës 6 e 45 të mbrëmjes, në Beecher Funeral Home, i rrethuar nga
rojet e sigurisë ishte për ngushëllim edhe fqinji më i mirë i familjes Osmani,
në Neë York, por edhe miku i madh i shqiptarëve, ish Presidenti amerikan,
Bill Clinton, i cili ngushëlloi në emër të familjes Clinton, familjen Osmani
për humbjen e rëndë.
Familjarët theksuan se kanë qenë të nderuar edhe nga ngushëllimet e
pranuara nga kryeministri shqiptar Sali Berisha, ministri i Diasporës i Kosovës,
Ibrahim Makolli, Daut Haradinaj, dr. Rexhep Boja, publicisti Veton Surroi
dhe personalitete tjera nga trevat shqiptare. Ndërsa, në ceremoninë mortore
kanë marrë pjesë: ish-kongresisti Joe DioGuardi, deputeti i Lëvizjes
"Vetëvendosje!" Florin Krasniqi, Shirley Cloyes DioGuardi, konsulli i shtetit
shqiptar Dritan Mishto, personalitete të Vatrës dhe organizatave tjera
shqiptare në SHBA, etj.
Varrimi i të ndjerit u bë të mërkurën në varrezat publike Oakëood Cementry
në Mont Kisko të Nju Jorkut. (B.Sina/INA)
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.