Nju Jork, ne moshen 30 vjeçare, vdiq Fatos Osmani, djali i vetem i veprimtarit

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Nju  Jork, ne moshen 30 vjeçare, vdiq Fatos Osmani, djali i vetem i 
veprimtarit te  çeshtjes kombetare ne SHBA, Osman Osmani



BEQIR SINA, New York



Presidenti Bill  Clinton mori pjese ne funeralin e tij ndersa Kryeministri 
i Shqiperise Dr. Sali  Berisha telefonoi familjen Osmani t'i shpreh 
ngushellimet, personalitete nga  Kosova, Shqiperia dhe komuniteti shprehen 
ngushellimet e tyre familjes  Osmani






Fatos  Osmani 1982 - 2012

MONT KISCKO NEW YORK : Vdekja eshte vdekje! dhimbja  dhe hidherimi i saj 
jane me te forta, dhe te molisin zemren edhe me shume ,  sidomos kur ajo "nuk 
njeh moshe", ose je large atdheut, large mallit tend te pa  shuar. Janari 
muaji i pare i vitit te ri, "ngjesh" njerezit aneban botes, rreth  gezimit dhe 
frymezimit, per te nisur nje vit te mbare dhe te begate. Por,  fatkeqesisht 
ja qe nuk ishte e thene per te qene i tille per familjen e njohur  ne 
komunitet - familjen Osmani nga Kosova , ne New York. Qe humbi keto dite  njeriun 
me te dashur te zemres - djalin e tyre te mrekullueshem Fatosin 30  
vjeçare. 

Êshte  shume e dhimbeshme, nganjehere edhe me shume, se çdo hidherim, edhe 
me shume nga  se e mendojme, sepse, "rrezet e perveluese", te vdekjes, se 
dikujt hyjne aq  thelle ne shpirtin dhe qenjen e familjarve, ne rend te pare 
dhe me pas te  mergimtareve edhe me shume, atehere kur secili prej nesh e 
ndane dhimbjen per  t'a pjestuar ate , me te afermin e tij, farefisin, mikun, 
shokun, dashamirin dhe  rrethin familjare. 



Mirepo,  tha ne fjalen e tij Profesor Elez Osmani, "Falenderojme krijuesin 
e Gjithesise,  qe sot jemi tubuar ne kete vend per t'a percjellur ne boten 
tjeter , ne boten e  perhershme birin tone, vellaun tone, nipin tone, 
bashkeatdhetarin, Fatos  Osmanin. Falenderojme me kete rast Allahun i cili na ka 
kriju ne formen me te  mire, na ka pajis me te menduar, dhe na ka pajis me 
durim me saber. Falenderojme  Zotin! i cili na ka mesua se si duhet qendruar ne 
momentet me te veshtira.  Falenderojme te Gjithefuqishmin i cili din ate 
çka ben, dhe kur e ben, dhe si  vepron me krijesat e tij". 



"E  di se eshte veshtire ne keto momente pikellimi, theksoi ne fjalen e tij 
para  arkivolit me trupin e te ndjerit, Prof. Elez Osmani, ndersa ishte i 
rrethuar nga  qindra njerez me fytyra te perlotura dhe te "zymta", por, tha 
ai kur mendojme me  logjiken e besimtarit, ne kuptojme qe besimtari eshte 
njeri i cili e njeh Zotin  e tij, jeton per te, pergaditet per takim me te. Ai 
eshte i bindur se vdekja nuk  nderpren lidhjen e jetes, sepse nji lidhje e 
tille, nuk eshte ne gjendje ta  nderpres askush. Pra, vdekja eshte pika e 
transferimit, dhe kalimi nga nji jete  ne jeten tjeter", u shpreh Professor 
Elez Osmani.


Krejt papritmas, ne  Nju Jork ne moshen 30 vjeçare, vdiq Fatos Osmani, 
djali i vetem i veprimtarit te  çeshtjes kombetare ne SHBA, Osman Osmani. 
Homazhet per te ndjerin u kryen, diten  e marte, ne Beecher Funeral Home. Qindra 
bashkatdhetare shkuan per te  ngushelluar familjen Osmani per kete humbje 
tragjike. Ne homazhet qe u  organizuan diten e marte, moren pjese shume 
bashkatdhetare, organizata, shoqata  dhe fondacione, entet fetare, drejtues te 
komunitetit etj. Familjen e  ngushelluan edhe diplomatet te Shqiperise dhe 
Kosoves. 
Rreth  ores 6 e 45 te mbremjes, ne Beecher Funeral Home, i rrethuar nga 
rojet e  sigurise ishte per ngushellim edhe fqinji me i mire i familjes Osmani, 
ne New  York, por edhe miku i madh i shqiptareve, ish Presidenti i Shteteve 
te Bashkuara  te Amerikes, Bill Clinton, i cili ngushelloi ne emer te 
familjes Clinton,  familjen Osmani per humbjen e rende. Dhe u takua duke vene 
doren ne zemer,  perzemersisht, me babain dhe nenen e te ndjerit, xhaxhallaret, 
dhe dajat e tij,  farefisin Osmani, dhe miqt e shoket e tyre, dhe pothuajse 
me te gjithe  pjesmarresit ne funeral. Siç dihet presidenti Clinton ka qene 
fqinj me familjen  Osmani. 


Profesor  Elez Osmani, duke permendur personalitetet e larta dhe figurat e 
njohura tha se  :"Ne keto dite te veshtira ne nuk ishim vetem. Ka qene e 
madhe pjesemarrja e  komunitetit tone, e shokeve tuaj, e njerezve te dashur te 
familjeve tona ne te  gjitha strukturave, dhe keta ishin gure i flladitshm 
per Osmanin dhe Zyrafetin,  per motrat dhe te gjithe neve e ne veçanti. Ai 
veçoi telefonaten e menjihereshme  te Kryeministrit te Shqiperise, Dr Sali 
Berishes, te ministrtit te diaspores te  Republikes se Kosoves Ibrahim 
Makollit, e z Daut Haredinajt dhe familjes  Hardinaj , e Dr. Rexhep Bojes-ambasador 
i Kosoves ne Arabine Saudite, e sa e sa  telefonata, dhe telegrame tjera qe 
per arsye vendi dhe kohe nuk po i permendi",  tha profesor Osmani, duke 
shtuar se "Deshiron t'a falenderoj edhe kryeredaktoren  e Kohes Ditore z.Flaka 
Surroi, e cila ka ardhur enkas nga Prishtina per te  marrur pjese ne kete 
varrim". 

"Por,  vazhdoi profesori duke shprehur edhe falemnderimin dhe respektin per 
te gjithe,  do ta permendi me kete rast dhe kojshiun e mire te, te ndjerit, 
ish presidentin  Bill Clinton, i cili me pjesemarrjen e tij ne shprehjen e 
ngushellimeve , ne  funeralin e Fatosit , sikur na e lehtesoi merzine dhe 
dhembjen tej mase.  Gjithashtu, ai permendi se ne ceremonine e vdekjes se 
Fatosit, ishte edhe  konsulli i Pergjithshem Shqiperise ne Nju Jork, Dritan 
Mishto, ish kongresmeni i  New Yorkut, Joseph J. Diogardi presidenti i Liges 
Qytetare, me bashkeshoreten e  tij Shirley Cloyes DioGuardi, deputeti i 
Republikes se Kosoves Florin Krasniqi,  e publicistit Veton Surroit, e te tjere . 
Poashtu, ai kujtoje edhe marjen pjese  te Qendrave fetare te komunitetit, 
perfaqesuesit e Federates Pan-Shqiptare  "Vatra", udheheqesit e shoqatave dhe 
organizatave te tjera, veprimtaret,  aktivistet, biznismene te shumte, 
gazetaret e komunitetit, artistet, studentet,  qe ishin freski dhe puhia me e 
lehte ne keto momente pikellimi." ka theksuar  Profesor Elez Osmani

Varrimi i te ndjerit, ku moren pjese disa qindra  njerez, u krye, diten e 
merkure, ne varrezat publike Oakwood Cementry ne Mont  Kisko te Nju Jorkut.


Ketu fjalen e lamtumires para ndarjes nga kjo  jete e mbajti Profesor Elez 
Osmani , i cili tha se :"Allahu paska urdheruar qe  ne kete moshe te njome 
te kalosh ne boten tjeter. Ne jeten e perjetshme. T'ja  dorezosh shpirtin 
Atij qe ta ka dhuruar dhe te shkosh ne perjetesi. Edhe ne  arritem qe te 
pajtohemi me kete realitet, fare qete, vetem pasi Allahu e zbriti  durimin dhe 
rahmetin e tij, mbi ne, e ne rradhe te pare mbi babain Osmanin,  nanen 
Zyrafetin, gjyshen Sheqeren, motrat Burbuqen, Luljeten, Valbonen dhe  Valerian dhe 
tere familjen, dhe keshtu, si besimtare te vertete, po te  percjellim per 
boten tjeter, atje ku edhe ne do te vijme nji dite.   

I  dashur Fatos, tha Professor Elez Osmani, ndonese u linde ne Amerike ne 
kete toke  te bekuar, t'i e njohe dhe e deshte edhe vendlindjen e babait tend 
- Morinen dhe  Kosoven. I vizitove dhe qendrove ne to sa e sa here, ishe ne 
Malesine e  Gjakoves, sepse prej andej vijnin dajte tuj Mulosmanajt, 
familje e nderuar dhe e  respektuar ne gjithe Shqiptarin. Kalove bjeshket e 
Nemuna, shijove bukurin dhe  madheshtin e tyre, sikurse te magjepsi dhe çdo here 
deshiroje t'i vizitoje  perseri. Shetite tere Shqiperine dhe Kosoven, jo 
vetem qe t'a pershkosh token  shqiptare, por qe t'a njohesh sa me mire 
prejardhjen tende. Kurre nuk ngurrove  qe te fluturosh per Kosove, a nuk ishe Ti! ne 
Prishtine, per te treten here  gjate vitit qe shkoi , para 3 javesh, edhe 
per 4 dite qendrove qe te merrje  pjese ne darsmen e kusheririt Burimit, sepse 
Ti i doje dhe i nderoje i  respektoje te afermit tu, ashtu si si te gjithe  
shqiptaret. 
Ne  kete ndarje te dhimbshme, I dashur Fatos, nuk mund te kalojme kete 
rradhe pa  permendur se edhe ne trupin tend te njome skalite shenjat e 
identitetit tend. Ti  ne njeren shpatull pate shkruar shehadetin qe shprehte 
perkatesine tende fetare,  ndersa, ne shpatullen tjeter, kishe vizatuar shqiponjen 
dykrenare qe shfaqte  perkatesine tende kombetare.  
Professor  Osmani, tha se "Sot, kur do te dergojme ne token e Allahut, prej 
te ciles u  krijuam, ne token e tij prej te ciles na ushqen , ne token e 
tij ne te cilen do  te kthehem te gjithe, te premtojme se ne keto momente te 
veshtira, do te  perdorim gjuhen me te bukur Kuranore vetem e vetem per t'a 
lehtesuar shpirtin  tend, tha ne fund te fjales se lamtumires Professor Elez 
Osmani.   



Pastaj  fjalen e mori Dr. Gjon Buçaj, kryetari i shoqates Vatra, i cili 
pasi shprehu  ngushlllimet ne emrin e Vatres dhe ne emrin e tij personal. Nder 
te tjera tha ai  : "Familja Osmani pranoni ngushllimet tona dhe behuni te 
fort ashtu siç keni  qene gjithmon. Ne edhe me pare ju kemi njohur si burra te 
vertet, stoik. Ju  ishit nder veprimtaret me te dalluar te kominitetit, 
mbasi e ndihmuat Kosoven  per çlirimin e saj, e ndihmuat Shqiperin ne 
demokratizimin e saj, e ndihmuat  popullin e vuajtur te Kosoves, ne momentete me te 
veshtira per gjate viteve me  ndihmat tuaja. Ne ju kishim shembull, ndaj sot 
presim nga ju qe sot ju , jo  vetem te jeni te durueshem por te na 
ngushlloni edhe neve, sepse jemi pjese me  dhimbjen Tuaj."


Nderkaq ne emrin e anetareve me te ngushte te  familjes Osmani, foli vajza 
e Osmanit, Valerija: e cila me kete rast tha se  percjelle edhe Mesazhin nga 
Nena, Babai, Motrat dhe mbare Familja  Osmani. 

"Fatos  -Ju jeni vellai yne, babai yne, djali yne i vetem, qe jeni duke u 
ndare nga ne  mes ketij pikellimi dhe hidherimi te madh!. Ne nuk duam asgje 
me shume per ju  vetem qe tash te pushoni ne paqe te perjetshme. Ju keni qene 
dhe gjithmone do te  jeni sa te jete jeta, ne zemrat tona, me nje male me 
kujtime te bukura dhe te  dashura.  
Ju  nuk keni qene vetem nje vella i mrekullueshem dhe i mahnitshem, por ju 
ishit dhe  idolist per niperit dhe mbesat e tua. Ata i bere te gezonin dhe 
te thirrnin per  ju shume here, Fatos Daja, Fatos Daja. Ju keni qene te 
shqetesuar me punen e  shkolles dhe te ardhmen e tyre, Ju i mernit ata ne krahe 
dhe ishit dashuria dhe  gezimi i tyre. Besmiri nuk do te harroj kurre, ate 
dashurine tuaj edhe respektin  qe ke treguar. 
Ju  keni qene gjate gjithe kesaj jete ne nje udhetim shpirteror, sa qe 
pergjithmone  ne trupin tende kishit shkruar fjalet e Allahut ne shpatullen e 
djathte duke  treguar perkushtimin tuaj per besimin tuaj fese te ciles i 
perkisje, ndersa ne  anen e majte zemren tende kishe shqiponjen me dy krena si 
shqiptare i vertet.  Fatos gjitha keto plane, endrrat dhe qellimet e Tua ne 
kete bote, qe paskeni  pasur per te gjithe ne, per te na dhan nje te ardhme qe 
edhe ne te shikojme  perpara, do te mbeten gjalle. Megjithese, Perendia 
kishte nje plan te madh dhe  tani ne po e kuptojme se ju keni rene ne krahet e 
Tij por do te qendroni dhe do  te jeni pergjithmone ne zemrat tona. 
Ju  kishte nje natyre te patrembur dhe te pathyeshem. Ndoshta, kjo ishte 
sepse ne  jemi te tille si familje. Por, tani lere kete bote qe te shkoshe ne 
shtepin e  Zotit, ne paqe, i bekuar ne kete jete te shkurter, qe e pate per 
fat. Gazeta  Bota Sot, i percjell me kete rast familjes Osmani ngushellimet 
me te sinqerta  per vdekjen e djalit te tyre, Fatosin qe vdiq papritmas ne 
moshen 30  vjeç. 
 
 
 
 
 
 
 
Nju Jork, në moshën 30 vjeçare, vdiq Fatos Osmani, djali i vetëm i  
veprimtarit të çështjes kombëtare në SHBA, Osman Osmani



BEQIR  SINA, New York



Presidenti Bill Clinton mori pjesë në funeralin e  tij ndërsa Kryeministri 
i Shqipërisë Dr. Sali Berisha telefonoi familjen Osmani  t'i shpreh 
ngushëllimet, personalitete nga Kosova, Shqipëria dhe komuniteti  shprehën 
ngushëllimet e tyre familjes Osmani

Fatos Osmani 1982 -  2012

MONT KISCKO NEW YORK : Vdekja është vdekje! dhimbja dhe hidhërimi i  saj 
janë më të forta, dhe të molisin zëmrën edhe më shumë , sidomos kur ajo "nuk  
njeh moshë", ose je largë atdheut, largë mallit tënd të pa shuar. Janari 
muaji i  parë i vitit të ri, "ngjesh" njerëzit aneban botës, rreth gëzimit dhe  
frymëzimit, për të nisur një vit të mbarë dhe të begatë. Por, fatkeqësisht 
ja që  nuk ishte e thënë për të qënë i tillë për familjen e njohur në 
komunitet -  familjen Osmani nga Kosova , në New York. Që humbi këto ditë njeriun 
më të  dashur të zemrës - djalin e tyre të mrekullueshem Fatosin 30 vjeçarë.


Êshtë shumë e dhimbëshme, nganjëherë edhe më shumë, se çdo hidhërim,  edhe 
më shumë nga se e mendojmë, sepse, "rrezet e përvëluese", të vdekjes, së  
dikujt hyjnë aq thellë në shpirtin dhe qenjën e familjarve, në rend të parë 
dhe  më pas të mërgimtarëve edhe më shumë, atëherë kur secili prej nesh e 
ndanë  dhimbjen për t'a pjestuar atë , me të afërmin e tij, farefisin, mikun, 
shokun,  dashamirin dhe rrethin familjarë.




Mirëpo, tha në fjalën e tij Professor Elez Osmani,  "Falenderojmë krijuesin 
e Gjithësisë, që sot jemi tubuar në këtë vend për t'a  përcjellur në botën 
tjëtër , në botën e përhershme birin tonë, vëllaun tonë,  nipin tonë, 
bashkëatdhetarin, Fatos Osmanin. Falenderojmë me këtë rast Allahun i  cili na ka 
kriju në formën më të mirë, na ka pajis me të menduar, dhe na ka  pajis me 
durim me sabër. Falenderojmë Zotin! i cili na ka mësua se si duhet  qëndruar 
në momentet më të vështira. Falenderojmë të Gjithëfuqishmin i cili din  atë 
çka bën, dhe kur e bën, dhe si vepron me krijesat e tij".




"E di se është vështirë në këto momente pikëllimi, theksoi në  fjalën e tij 
para arkivolit me trupin e të ndjerit, Prof. Elez Osmani, ndërsa  ishte i 
rrethuar nga qindra njerëz me fytyra të përlotura dhe të "zymta", por,  tha 
ai kur mendojmë me logjikën e besimtarit, ne kuptojmë që besimtari është  
njeri i cili e njeh Zotin e tij, jeton për të, përgaditet për takim me të. Ai  
është i bindur se vdekja nuk nderpren lidhjen e jetës, sepse nji lidhje e 
tillë,  nuk është në gjendje ta nderpres askush. Pra, vdekja është pika e 
transferimit,  dhe kalimi nga nji jetë në jetën tjetër", u shpreh Professor Elez 
 Osmani.


Krejt papritmas, në Nju Jork në moshën 30 vjeçare, vdiq Fatos  Osmani, 
djali i vetëm i veprimtarit të çështjes kombëtare në SHBA, Osman Osmani.  
Homazhet për të ndjerin u kryen, ditën e martë, në Beecher Funeral Home. Qindra  
bashkatdhetarë shkuan për të ngushëlluar familjen Osmani për këtë humbje  
tragjike. Në homazhet që u organizuan ditën e martë, morën pjesë shumë  
bashkatdhetarë, organizata, shoqata dhe fondacione, entet fetare, drejtues të  
komunitetit etj. Familjen e ngushëlluan edhe diplomatët të Shqipërisë dhe  
Kosovës.

Rreth orës 6 e 45 të mbrëmjes, në Beecher Funeral Home, i rrethuar nga  
rojet e sigurisë ishte për ngushëllim edhe fqinji më i mirë i familjes Osmani,  
në New York, por edhe miku i madh i shqiptarëve, ish Presidenti i Shteteve 
të  Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, i cili ngushëlloi në emër të 
familjes  Clinton, familjen Osmani për humbjen e rëndë. Dhe u takua duke vënë 
dorën në  zemër, përzemërsisht, me babain dhe nënën e të ndjerit, xhaxhallarët, 
dhe dajat  e tij, farefisin Osmani, dhe miqt e shokët e tyre, dhe pothuajse 
me të gjithë  pjesmarrësit në funeral. Siç dihet presidenti Clinton ka qenë 
fqinj me familjen  Osmani.



Professor Elez Osmani, duke permendur personalitetet e larta dhe  figurat e 
njohura tha se :"Në këto ditë të vështira ne nuk ishim vetëm. Ka qenë  e 
madhe pjesëmarrja e komunitetit tonë, e shokëve tuaj, e njerëzve të dashur të  
familjeve tona në të gjitha strukturave, dhe këta ishin gurë i flladitshm 
për  Osmanin dhe Zyrafetin, per motrat dhe të gjithë neve e në veçanti. Ai 
veçoi  telefonatën e menjiherëshme të Kryeministrit të Shqipërisë, Dr Sali 
Berishës, të  ministrtit te diasporës të Republikës së Kosovës Ibrahim 
Makollit, e z Daut  Haredinajt dhe familjes Hardinaj , e Dr. Rexhep Bojës-ambasador 
i Kosovës ne  Arabinë Saudite, e sa e sa telefonata, dhe telegrame tjera që 
për arsye vendi  dhe kohe nuk po i permendi", tha professor Osmani, duke 
shtuar se "Dëshiron t'a  falenderoj edhe kryeredaktoren e Kohës Ditore z.Flaka 
Surroi, e cila ka ardhur  enkas nga Prishtina për të marrur pjesë në këtë 
varrim".


"Por, vazhdoi profesori duke shprehur edhe falemnderimin dhe respektin  për 
të gjithë, do ta përmendi me këtë rast dhe kojshiun e mirë të, të ndjerit,  
ish presidentin Bill Clinton, i cili me pjesëmarrjen e tij në shprehjen e  
ngushëllimeve , në funeralin e Fatosit , sikur na e lehtësoi mërzinë dhe  
dhembjen tej mase. Gjithashtu, ai permendi se në ceremoninë e vdekjes së  
Fatosit, ishte edhe konsulli i Përgjithshëm Shqipërisë në Nju Jork, Dritan  
Mishto, ish kongresmeni i New Yorkut, Joseph J. Diogardi presidenti i Ligës  
Qytetare, me bashkeshoreten e tij Shirley Cloyes DioGuardi, deputeti i  
Republikës së Kosoves Florin Krasniqi, e publicistit Veton Surroit, e të tjerë .  
Poashtu, ai kujtojë edhe marjen pjesë të Qendrave fetare të komunitetit,  
përfaqësuesit e Federatës Pan-Shqiptare "Vatra", udhëheqësit e shoqatave dhe  
organizatave të tjera, veprimtarët, aktivistët, biznismenë të shumtë, 
gazetarët  e komunitetit, artistët, studentët, që ishin freski dhe puhia më e lehtë 
në këto  momente pikëllimi." ka theksuar Professor Elez Osmani

Varrimi i të  ndjerit, ku morën pjesë disa qindra njerëz, u krye, ditën e 
mërkurë, në varrezat  publike Oakwood Cementry në Mont Kisko të Nju Jorkut.


Këtu fjalën e  lamtumirës para ndarjes nga kjo jetë e mbajti Professor Elez 
Osmani , i cili tha  se :"Allahu paska urdhëruar që në këtë moshë të njomë 
të kalosh në botën tjetër.  Në jetën e përjetshme. T'ja dorëzosh shpirtin 
Atij që ta ka dhuruar dhe të  shkosh në përjetësi. Edhe ne arritëm që të 
pajtohemi me këtë realitet, fare  qetë, vetëm pasi Allahu e zbriti durimin dhe 
rahmetin e tij, mbi ne, e në rradhë  të parë mbi babain Osmanin, nanën 
Zyrafetin, gjyshen Sheqeren, motrat Burbuqen,  Luljetën, Valbonën dhe Valerian dhe 
tërë familjen, dhe kështu, si besimtarë të  vërtetë, po të përcjellim për 
botën tjetër, atje ku edhe ne do të vijmë nji  ditë. 


I dashur Fatos, tha Professor Elez Osmani, ndonëse u linde në Amerikë  në 
këtë tokë të bekuar, t'i e njohe dhe e deshte edhe vendlindjen e babait tënd  
- Morinën dhe Kosovën. I vizitove dhe qëndrove në to sa e sa herë, ishe në  
Malësinë e Gjakovës, sepse prej andej vijnin dajtë tuj Mulosmanajt, familje 
e  nderuar dhe e respektuar në gjithë Shqiptarin. Kalove bjeshkët e Nemuna, 
shijove  bukurin dhe madhështin e tyre, sikurse të magjepsi dhe çdo herë 
dëshiroje t'i  vizitoje përsëri. Shëtite tërë Shqipërinë dhe Kosovën, jo vetëm 
që t'a përshkosh  tokën shqiptare, por që t'a njohësh sa më mirë 
prejardhjen tënde. Kurrë nuk  ngurrove që të fluturosh për Kosovë, a nuk ishe Ti! në 
Prishtinë, për të tretën  herë gjatë vitit që shkoi , para 3 javësh, edhe për 
4 ditë qëndrove që të merrje  pjesë në darsmën e kushëririt Burimit, sepse 
Ti i doje dhe i nderoje i  respektoje të afermit tu, ashtu si si të gjithë 
shqiptarët.

Në këtë ndarje të dhimbshme, I dashur Fatos, nuk mund të kalojmë këtë  
rradhë pa përmendur se edhe në trupin tënd të njomë skalite shenjat e  
identitetit tënd. Ti në njërën shpatull pate shkruar shehadetin që shprehte  
përkatësinë tënde fetare, ndërsa, në shpatullën tjetër, kishe vizatuar  shqiponjën 
dykrenare që shfaqte përkatësinë tënde kombëtare. 

Professor Osmani, tha se "Sot, kur do të dërgojmë në tokën e Allahut, prej  
të cilës u krijuam, në tokën e tij prej të cilës na ushqën , në tokën e tij 
në  të cilën do të kthehem të gjithë, të premtojmë se ne këto momente të 
vështira,  do të përdorim gjuhën më të bukur Kuranore vetëm e vetëm për t'a 
lehtësuar  shpirtin tënd, tha në fund të fjalës së lamtumirës Professor Elez 
Osmani. 




Pastaj fjalën e mori Dr. Gjon Buçaj, kryetari i shoqatës Vatra,  i cili 
pasi shprehu ngushlllimet në emrin e Vatrës dhe në emrin e tij personal.  Ndër 
të tjera tha ai : "Familja Osmani pranoni ngushllimet tona dhe bëhuni të  
fort ashtu siç keni qenë gjithmon. Ne edhe më parë ju kemi njohur si burra të  
vërtet, stoik. Ju ishit ndër veprimtarët më të dalluar të kominitetit, 
mbasi e  ndihmuat Kosovën për çlirimin e saj, e ndihmuat Shqipërin në 
demokratizimin e  saj, e ndihmuat popullin e vuajtur të Kosovës, në momentete më të 
vështira për  gjatë viteve me ndihmat tuaja. Ne ju kishim shembull, ndaj sot 
presim nga ju që  sot ju , jo vetëm të jeni të durueshëm por të na ngushlloni 
edhe neve, sepse  jemi pjesë me dhimbjen Tuaj."


Ndërkaq në emrin e anëtarëve më të  ngushtë të familjes Osmani, foli vajza 
e Osmanit, Valerija: e cila me këtë rast  tha se përcjellë edhe Mesazhin nga 
Nëna, Babai, Motrat dhe mbarë Familja  Osmani.


"Fatos -Ju jeni vëllai ynë, babai ynë, djali ynë i vetëm, që jeni duke  u 
ndarë nga ne mes këtij pikëllimi dhe hidhërimi të madh!. Ne nuk duam asgjë më 
 shumë për ju vetëm që tash të pushoni në paqe të përjetshme. Ju keni qenë 
dhe  gjithmonë do të jeni sa të jetë jeta, në zemrat tona, me një malë me 
kujtime të  bukura dhe të dashura. 

Ju nuk keni qenë vetëm një vëlla i mrekullueshem dhe i mahnitshëm, por ju  
ishit dhe idolist për nipërit dhe mbesat e tua. Ata i bërë të gëzonin dhe të 
 thirrnin për ju shumë herë, Fatos Daja, Fatos Daja. Ju keni qenë të 
shqetësuar  me punën e shkollës dhe të ardhmen e tyre, Ju i mernit ata në krahë 
dhe ishit  dashuria dhe gëzimi i tyre. Besmiri nuk do të harroj kurrë, atë 
dashurinë tuaj  edhe respektin që ke treguar.

Ju keni qenë gjatë gjithë kësaj jete në një udhëtim shpirtëror, sa që  
përgjithmonë në trupin tëndë kishit shkruar fjalët e Allahut në shpatullën e  
djathtë duke treguar përkushtimin tuaj për besimin tuaj fesë të cilës i  
përkisje, ndërsa në anën e majtë zemrën tënde kishe shqiponjën me dy krena si  
shqiptarë i vërtet. Fatos gjitha këto plane, ëndrrat dhe qëllimet e Tua në 
këtë  botë, që paskeni pasur për të gjithë ne, për të na dhan një të ardhme që 
edhe ne  të shikojmë përpara, do të mbeten gjallë. Megjithëse, Perëndia 
kishte një plan  të madh dhe tani ne po e kuptojmë se ju keni rënë në krahët e 
Tij por do të  qëndroni dhe do të jeni përgjithmonë në zemrat tona.

Ju kishte një natyrë të patrembur dhe të pathyeshëm. Ndoshta, kjo ishte  
sepse ne jemi të tillë si familje. Por, tani lërë këtë botë që të shkoshë në  
shtëpin e Zotit, në paqe, i bekuar në këtë jetë të shkurtër, që e pate për 
fat.  Gazeta Bota Sot, i përcjell me këtë rast familjes Osmani ngushëllimet 
më të  sinqerta për vdekjen e djalit të tyre, Fatosin që vdiq papritmas në 
moshën 30  vjeç.
klnton.jpg (image/jpeg, 28.8 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.