Biseda fetare-80 ( Namazi i akshamit)

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFmS4BOa553pD4a9D3YiQgZNmMtkLJZfzqHhs0C7ky+Y9Q@mail.gmail.com>
Biseda fetare-80

Hamdi Nuhiju



151



“Koha e akshamit. `Perëndimi i diellit`: Duke të sjell ndërmend largimin e
shumë krijesave në fundin e vjeshtës, vdekjen e njeriut, shkatërrimin e
botës në fillimin e kiametit, kjo kohë të kujton treguesit e lavdisë
Hyjnore dhe të madhështisë dhe e zgjon njeriun nga gjumi i pakujdesisë.”(
Fjalët, Stamboll, 2008, Seid Nursi, f.63)

Namazi i akshamit është një frymëzim dhe ujitje e besimtarit që udhëton në
kohë dhe jeton në tokë. Rëndësia  e tij është e pamohueshme, vlerat,
simbolikat, përplasja e mendjes me zemrën në kohën e akshamit është e
padiskutueshme. Kjo dukuri duket gjithmonë nga secili besimtar i vëmendshëm
i cili vjedh momentet më të këndshme të jetës së tij në përkushtim dhe
adhurim ndaj Allahut.

Në namazin e akshamit dielli perëndon, por mendja rilind. Zemra, shpirti
dhe trupi bëhen bashkë për të luftuar kundër djallit të mallkuar. Për të
parën herë ato strehohen në qëndrimet e palëkundshme të dhikrit dhe nga aty
fillojnë rrotullimin e ndjenjave në sexhde. Pjesë përbërëse e namazit nuk
është vetëm sexhdeja, por edhe përshëndetja-selami- në të djathtë e në të
majtë. Ndërsa ne kemi marr vetëm sexhden në praktikën e idhujtarisë moderne
dhe e aplikojmë me përpikëri para secilit njeri në këtë botë, por vjedhim
nga sexhdeja jonë në namazin e akshamit. A mund të jetë e saktë ajo sexhde
pa meditimin dhe adhurimin tonë ndaj Krijuesit? Apo ndoshta ne mund të
harxhohemi dhe të fundosemi në logjikën e mbrapshtë të konsumerizmit ndaj
çdo gjëje që ekziston në këtë botë, përveç konsumimit të vlerave të
mirëfillta.

Invazioni kulturor ndaj një vendi është më i rëndësishëm sesa invazioni
ekonomik e politik. Sepse, përmes invazionit kulturor njeriu zhvlerëson
vetveten, qenien e tij, vlerat, fenë, namazin e tij, duke filluar me
nënvleftësimin e kohës së namazit të akshamit. Ndërsa kjo kohë na përkujton
vdekjen e njeriut, kur të gjithë njerëzit e përcjellin atë për në banesën e
përhershme, ndërsa me të, në botën e përtejme shkojnë vetëm veprat e tij.
Shumë krijesa në përfundimin e vjeshtës largohen pa dëshirën tonë, por edhe
ajo kohë është e mrekullueshme. Është faza më e bukur për tu ndal me kohën
dhe për ti drejtuar duart tona në drejtim të Mëshirëplotit dhe për ti
thënë:” O Allah, na Mëshiro.” Askush nuk shpërblehet në botën tjetër në
saje të veprave të tij që ka bërë në këtë botë, po vetëm në saje të
Mëshirës së Allahut xh.sh. Kjo gjë nuk nënkupton se veprat janë të
pavlefshme për besimtarin.

Besimtarit i ikë koha e namazit të akshamit, ndërsa ka mundësi që të
zgjohet nga pakujdesia e tij në këtë botë. Koha e namazit të akshamit është
koha më e shpejtë, më e shkurtër, por edhe më mësimdhënëse për secilin
njeri. Paramendo të zhvlerësojmë jetën në këtë botë, të bëhemi të
pakujdesshëm, të mos i bëjmë gjërat me rend dhe mirë, si do të dukej jeta
jonë? Me siguri se kjo jetë do të dukej jo e drejtë dhe anarkike. Besimtari
për asnjë moment nuk guxon që të jetojë jetën e tij pa planifikim. Ai, nuk
duhet të jetojë midis t`lagëtit e t`thatit dhe të arsyetohet në këtë mënyrë
për dembelizmin dhe pakujdesinë e tij.

I lagëti dhe i thati të bën dembel edhe të pakujdesshëm edhe ndaj kohëve të
namazit. Kjo gjë më së bukuri vërehet në kohën e namazit të sabahut dhe të
akshamit. Përndryshe çfarë kuptimi do të kishte rroli i duasë-lutjes, po qe
se ne nuk do t`ia bashka ngjisim asaj edhe veprën, punën ,mundin? Ne
shpresojmë në Mëshirën e Allahut, ndërsa namazin e akshamit gati se
asnjëherë nuk e falim në kohë. Ne shpresojmë në faljen e Allahut, ndërsa
nuk gjendemi në safat e besimtarëve të namazit të akshamit. Ne shpresojmë
në Shpërblimet e Pafundme të Allahut xh.sh., po asnjëherë nuk ndërmarrin
hapim e rizgjimit të mendjes, shpirtit, zemrës dhe trupit tonë, me ashkun e
vëllazërisë myslimane në xhaminë e lagjes, fshatit, qytetit, kryeqytetit,
në kohën e namazit të akshamit.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.