Precedenti i (keq)perdorimit te Prokurorise
Halil RAMA
Perdorimi i organit te akuzes nga segmente apo individe te caktuar, pjese
ose jo e politikes, perben nje precedent te rrezikshem. Efektet negative te
(keq)perdorimit te Prokurorise, veçanerisht keto kater vitet e fundit kane
patur ndikim te drejtperdrejte ne krijimin e nje imazhi tejet negativ per
drejtesine shqiptare. Kjo e ka bazen tek keqperdorimi i organit te akuzes
nga lidershipi opozitar, duke e perfshire ate hapur ne procese te montuara
politike.
Pasi u be pale me kupolen roze ne hetimin e njeanshem te sulmit kriminal
qe kjo e fundit organizoi kunder institucioneve te shtetit me 21 janar 2011,
duke keqperdorur videomontazhin Meta-Prifti, nje vit pas atij akti
revanshist, produkt i te cilit qene kater viktima, Prokuroria e Pergjithshme, i
vjen serish ne ndihme klikes kriminale qe ka uzurpuar opoziten e sotme. Nga
kulisat e politikes se kesaj klike, njerezit e Ines nxoren pretencen
politike ndaj ish zv/kryeministrit Meta, duke kerkuar pa asnje baze e fakt juridik
penalizimin e tij. Kjo çeshtje e standardeve te dyfishta dhe vete
pretences bajate e saj s'ka dyshim se behet per qellime politike te Prokurorise.
Nje pretence e mbeshtetur ne asnje fakt, ne asnje prove, ne asnje deshmitar.
Nje pretence vetem politike e parapergatitur dhe nxjerre per konsum politik
nga lidershipi opozitar, pikerisht ne momentin qe ai derdh lote krokodili
per viktimat e puçit institucional dhe qe tashme pas nje viti, e
diskredituar para opinionit publik vendas e te huaj, po ben perpjekjet e fundit per
pseudoprotesten-homazh te 21 janarit.
Dihet se ne protesten e dhunshme te opozites ne 21 janar 2011, para selise
se Kryeministrise, humben jeten kater demonstrues, ndersa pati shume te
plagosur nga civilet dhe forcat e rendit. Ndonese e bindur per inskenimin dhe
organizimin e 21 janarit nga kupola roze me synimin per te arritur
pushtetin e pamerituar te Edvinit, mazhoranca ne vijimesi ka kerkuar nga drejtesia
shqiptare qe ajo te hetoje dhe gjykoje veprimet e gjithe aktoreve. Por
Prokuroria e Pergjithshme, pas hetimesh krejt te njeanshme le menjane
organizatoret e protestes se dhunshme (madje guxon qe edhe t'i nxjerre te lare
megjithe faktet kokeforte te implikimit te tyre te drejtperdrejte) dhe
perfshihet ne politiken e kulisave te lidershipit opozitar per te dhene konkluzione
te paargumentuara ne fakte e prova, njesoj si me procesin farse ndaj
ish-zv/kryeministrit Meta.
E diskredituar pas nje komploti dhe nje montazhi te qarte televiziv per
qellime krejtesisht politike, kupola roze perdor serish organin e akuzes si
instrument, edhe tani kur pretendon nje kurs te ri politik. I gjithe ky
revansh, e tera kjo maskarade veçse e zhyt me thelle lidershipin opozitar dhe
Prokurorine e Pergjitshme si vegel qorre te saj. Kjo per faktin se kreu i
LSI Ilir Meta dha shembullin me te shkelqyer, duke ju nenshtruar nje procesi
gjyqesor mbi bazen e nje dokumenti te prere e ngjitur 28 here, ndersa
Prokurorja e Pergjithshme arriti deri atje sa te mashtroje edhe Parlamentin me
pseudoargumenta rreth keaj çeshtjeje. Dhe ndonese verdiktin e ketij procesi
te turpshem e dha sovrani, duke rritur gati dyfish peshen elektorale te LSI
qe drejton Ilir Meta organi i akuzes vazhdoi te beje lojen e liderit te
opozites kunder Ilir Metes.
Per karakterin e theksuar politik te pretences se organit te akuzes
mjafton t'u referohemi qofte dhe vetem konkluzioneve te Prokurorise, ne te cilat
theksohet se "nuk ka qene e lehte per Dritan Priftin, qe te denoncoje
zevendeskryeministrin". Pa marre perbaze ekspertizen bindese te eksperteve,
Prokuroria si sherbetore e politikes deklaron Dritan Priftin si plotesisht te
besueshem! Nje konkluzion i tille per nje njeri te miredentifikuar nga
opinion publik si i semure psiqik (mjaftojne per kete deklaratat e tij
kontradiktore ne harkun kohor te 4-5 viteve te fundit) deshmon para se gjithash
mjerimin e thelle profesional dhe ligjor te organit te akuzes.
Prokuroria e Ines do te ishte disi e besueshme nese do te kishte zbardhur
megaskandalin e pasurise se ish-ministrit Dritan Prifti ne vleren e 1.8
milione eurove, pasuri kjo qe sipas kontrolleve te Inspektoratit te Larte te
Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ka rezultuar se eshte krijuar ne baze
te veprimeve te paligjshme. Por nese ILDKP para dy vitesh do te deklaronte
fare qarte se ky institucion ka krijuar dyshime te arsyeshme se nga ana e
subjektit dhe nga personi i lidhur me te, bashkeshortja znj. Meri Prifti jane
kryer veprime te kunderligjshme ne menyren e krijimit te pasurive ne
rastin e rritjes se perqindjes se aksioneve ne FORTIS 2 sh.p.k pa dhene asnje
kontribut real ne vlere apo ne natyre, perveç kapitalit fillestar si edhe ne
realizimin e kontrates se shitblerjes se aksioneve ne kete shoqeri, organi
i Prokurorise nuk nderrmori hetime serioze dhe te menjehershme per ta vene
Priftin para pergjegjesise ligjore. Asokohe vete Prifti nisi komunikimin me
batuta dhe ironizime bajate per zoterimin e disa aksioneve ne nje kompani
private, te cilat i kishte shitur ne momentin kur iu besua posti i zyrtarit
te larte, pasi aksionet private perbenin konflikt interesi. Pas nje viti
do te duhej videoja e hajduterise, qe kjo Prokurori te nise procedurat e
heqjes se imunitetit te deputeti Prifti per ta marre ate nen hetim per aferat
e tij korruptive. Vetem nje e njezeteepesta pjese e kesaj afere zbulohej
nga pamjet shokuse qe ekspertet amerikane gjeten ne te njejten video kasete
ku ish-ministri Prifti kishte pergjuar kreun e LSI-se, Ilir Meta. Ne kete
video jane pare te regjistruar dy persona, njeri nder te cilet ish-ministri i
METE-s, deputeti i Kuvendit te Shqiperise, Dritan Prifti dhe tjetri
ish-zevendes ministri i METE-s shtetasi Leonard Beqiri, te cilet ndajne mes tyre
nje shume parash prej rreth 70 mije euro. Sipas akt-ekspertimit te kryer
nga specialistet e huaj, videoja e transmetuar publikisht eshte gjysma e
permbajtjes se saj te vertete. Pjesa e fshehur e videos eshte zbuluar ne
laptopin e Dritan Priftit, te cilin ai e ka dorezuar ne Prokurori qe para nje
viti. Por kjo e fundit, kur s'ka thene asnje fjale per megaskandalin Prifti,
çuditerisht nxitoi te jape nje pretence pa asnje fakt juridik ndaj ish-
zv/kryeministrit Meta.
Perfaqesuesit e ketij organi te kapur nga falangat e krimit, kesisoj po i
sjellin nje dem te pallogaritshem drejtesise shqiptare, duke u bere pale me
pinjollet e Bllokut dhe disa monstra te njohura tashme si eksponente te
gardes se kuqe, (madje dhe me keq, si spiune te infiltruar ne radhet e
ish-Sigurimit famekeq te Shtetit diktatorial te para '90-es), qe kane marre peng
opoziten e majte shqiptare. Tentativa e tyre per te organizuar serish nje
21 janar te dyte, sipas te njejtit skenar ogurzi, ndonese me ngjyrime te
ndryshme deshmon rreshtimin ne nje prapavije me qellime te qarta kriminale.
Nje klike po aq kriminale sa dhe ajo e ish-baballareve te tyre, qe e izoluan
Shqiperine per 50 vjet perdor politikisht Prokurorine e Pergjithshme per te
permbushur qellimet e saja te mbrapshta.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.