Engel : Ka ardhur koha qe Tuzit t’i jepet statusi i plote i Komunes
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Interviste e posaçme per gazeten kombetare Bota Sot, me ligjvenesin demokrat nga Nju Jorku Eliot Engel, bashkekryetar i Grupit per Çeshtjet Shqiptare ne Kongresin amerikan Engel : Ka ardhur koha qe Tuzit t’i jepet statusi i plote i Komunes Johnson Avenue Bronx NY: Ne nje interviste e posaçme per gazeten kombetare Bota Sot, lidhur me takimin qe zhvilloi ai ne zyren e tij me Kryetarin e Iniciatives Qytetare dhe deputet ne parlamentin e Malit te Zi, Vasel Sinishtaj, ligjvenesi demokrat nga Nju Jorku Eliot Engel, bashkekryetar i Grupit per Çeshtjet Shqiptare ne Kongresin amerikan, foli me gazetarin tone, ne SHBA-es, Beqir Sina. "Kongresisti Engel tha se ka ardhur koha qe Tuzit t’i jepet statusi i plote i Komunes, duke qene vullnet i qytetareve shqiptare, qe perbejne shumicen ne Tuz, dhe se ky ka qene edhe premtimi i bere nga autoritetet e Malit te Zi ne takimet e tyre ne Washington . Per kete tha ai se shpejti do te bisedoje me qeverine e Malit te Zi qe kjo kerkese e qytetareve per komunen e Tuzit te realizohet sa me pare. Kolegu yne e pyeti zotin Engel sesi e vlersonte ai kete takim me Kryetarin e Iniciatives Qytetare dhe deputet ne parlamentin e Malit te Zi, Vasel Sinishtaj, ? Ligjevensi demokrat Eliot Engel tha se: : Ne patem nje takim shume te mire. Ai eshte deputet dhe qe jetone atje, ai ka pershkruar çeshtjen e shqiptareve ne shume detaje dhe si ai e sheh ai ate ne Mal te Zi, sot. Eshte e rendesishme per mua per te degjuar dhe per te biseduar me njerezit qe jetojne atje. Siç e dini une kam qene gjithmone nje ligjevenes qe i kam ndjekur me vemendje çeshtjet dhe problemet te shqiptareve ne Ballkan, dhe ne bote, kjo eshte diçka qe une mendoj se eshte mjaft domethense dhe e ben me shumekuptim per mua, diçka qe ne si kongresistet amerikan, duhet te ndjekim. Çdo gje une mund te bej per te bere jeten e njerezve, kudo ne bote me te mire, une do te doja dhe do te perpiqem ta bejne kete, kudo. Shpresoj se edhe qeveria e Malit te Zi do te bien dakord edhe me mua dhe shpresoj se ne se bashku mund te bejme disa nga keto ndryshime sa me shpejt te jete e mundur, qe te gjithe duhet te jene te barabart. Per kete arsye une e u interesova duke pyetur se : "A keni perkrahaje nga grupet te tjera brenda parlamentit te Malit te Zi, nga boshnjaket, serbet, apo pakicat e tjera? A jane serbet minoritet ne Mal te Zi dhe a trajtohen si te tille ne Mal te Zi ? .Cilat jane te drejtat e shkollimit shqip ne Mal te Zi? Cilat jane marredhenjet mes Tiranes , Prishtines dhe Podgorices, per sa u perket shqiptareve ? Cilat jane arsyet qe ne regjistrimin e fundit ne Mal te Zi numeri i shqiptareve u zvogelua aq shume ? e te tjera. Çfare duhet bere per Shqiptaret ne Mal te Zi, te cilet perbejne me shume se 5 % te popullates se pergjithshme dhe jetojne ne 100 vendbanime? Engel : Natyrisht Shqiptaret jane rreth pese per qind te popullsise. Nuk eshte e qarte pse ende ka disa probleme ne Mal te Zi me te drejtat e shqiptareve, te drejtat e pakicave. Nje nga gjerat qe mund te bejme sa me shpejt eshte komuna e tere e Tuzit. Ne vleresimin tim ajo duhet te jete komuna me te drjeta te plota . Ashtu si dhe koumnat e tjera ne Mal te Zi..Njerezit atje nuk duan qe ajo te jete e ndare. Kur isha ne Mal te Zi, gjashte vjet e gjysme me pare na u tha qe te presim per te pare se si kemi per te punuar per ta bere komune te plote. Eshte e qarte per mua se shumica derrmuese e shqiptareve nuk duan te vazhdojne me kete menyre qeverisje te kesaj komune , ata duan komunen e tyre te plote. Keshtu qe une do te bisedoje me qeverine e Malit te Zi, shume shpejt per te kerkuar qe ata te lejojne Tuzin te jete komune e plote ashtu si dhe me ka premtuar vete Podgorica. Ka ardhur koha qe Tuzit t’i jepet statusi i plote i Komunes, duke qene vullnet i qytetareve shqiptare, qe perbejne shumicen ne Tuz, dhe se ky ka qene edhe premtimi i bere nga autoritetet e Malit te Zi ne takimet e tyre ne Washington . Per kete se shpejti do te bisedoje me qeverine e Malit te Zi qe kjo kerkese e qytetareve per komunen e Tuzit te realizohet sa me pare. A mendoni sa ka diskriminim ne kete kendeveshtrim, per shqiptaret ne Mal te Zi ? Engel : Po, ne gjithashtu biseduam per diskriminim ndaj minoriteteve ne pergjithesi. Fakti qe ka shume ligje te mire ne ligjistacionin ne Mal te Zi, por per fat te keq shume prej ketyre ligjeve nuk jane duke u implementuar per te siguruar se nuk ka diskriminim kunder shqiptareve, e ve ne dyshim ate. Keshtu qe une mendoj se duhet te kete nje diskutim ne lidhje se cilat ligje duhet te zbatohen ose mund te zbatohen sa me shpejt te jete e mundur ne menyre qe pakicat te tilla si shqiptaret do te ndjehen te sigurta, dhe se kene mbrojtje nga diskriminimi./Bisedoje; Beqir SINA/
IMG_0028.JPG
(image/jpeg, 43.5 KB) - not displayed