Deputeti Sinishtaj, u takua me kongresment , Piters, Levinn dhe Engel

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Kryetari  i Iniciatives Qytetare dhe deputet ne parlamentin e Malit te Zi, 
Vasel  Sinishtaj, u takua me kongresment , Piters, Levinn dhe Engel 
BEQIR  SINA, New York 
Sinishtaj: :"Besoj shume tek angazhimi i kongresmenit Gary Peters, 
kongresmenit Sander  Levin dhe natyrisht tek kongresmenit Eliot Engel qe te na 
ndihmojne ne te  ardhmen te arrihen te realizohen lirite e te drejtat e 
shqiptareve ne Mal te Zi,  per çka ata edhe jane deshmuar per politiken shqiptare 
qofte ne Shqiperi,  Kosove, Mal te Zi, Maqedoni, dhe Luginen e Presheves." 
 
Johnson  Avenue Bronx NY:  Deputeti shqiptar i Parlamentit te Malit te Zi, 
Vasel Sinishtaj, gjate vizites  ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes u takua 
me kongresistet Eliot Engel dhe Geri  Piters si dhe kongresmenin Sander 
Levinn. Sinishtaj i njohu ligjevensit  amerikan, mbi diskriminimin e shqiptareve 
ne Mal te Zi dhe kerkoi nga ata nje  mbeshtetje te fuqishme per komunen e 
Tuzit me ingerenca te plota e jo komune  urbane e Podgorices, siç e kan 
quajtur pushtetaret  malazeze. 
Kongresisti  Engel tha se ka ardhur koha qe Tuzit t’i jepet statusi i plote 
i Komunes, duke  qene vullnet i qytetareve shqiptare, qe perbejne shumicen 
ne Tuz. Kongresisti  Engel tha se do te bisedoje me qeverine e Malit te Zi 
qe kjo kerkese e  qytetareve per komunen e Tuzit te realizohet sa me pare, 
mbasi per kete ai ka  marre dhe nje premtim prej tyre. 
Kongresisti  demokrat i New Yorkut, Eliot Engel i cili per me shume se dy 
dekada merret me  mbrojtjen e te drejtave te shqiptareve ne Kosove, dhe viset 
shqiptare ne Mal te  Zi, Maqedoni dhe Luginen e Presheves, u takua diten e 
premte ne zyren e tij ne  New York, me deputetin shqiptar te parlamentit te 
Malit te Zi, Vasel Sinishtaj,  i shoqeruar nga aktivisti i njohur i 
komunitetit Luigj Gjokaj(ish kryetar i  Fondacionit Vendlindja Therret) - i cili 
ishte njekohesisht dhe intelekutor i  ketyre takimeve me kongresmenet amerikan. 
Ne  kete takim mori pjese edhe miku i kongresistit Eliot Engel, veprimtari 
i dalluar  i komunitetit shqiptare zoti Harry Bajraktari 
Kongresisti  Engel pasi degjoi nga z Sinishtaj faktetet per te drejtat e 
mohuara te  shqiptareve ne Mal te Zi, premtoi se do te angazhohet qe 
shqiptaret ne kete  pjese te Ballkanit te kene te drejtat qe u takojne si te gjithe 
popujt e tjere.  Kongresisti Eliot Engel, i cili ka vite qe me komunitetin 
shqiptare te Amerikes,  eshte duke punuar per arritjen e statusit te plote te 
Komunes se Tuzit, tha se  ka marre premtime nga Podgorica per realizmin e 
kesaj kerkese te shqiptareve ne  Mal te Zi. 
Gjate  takimit ai i premtoi deputetit Sinishtaj se do te angazhohet gjate 
ketij viti ne  koordinim me shqiptaret qe kjo komune te marri statusin e 
veteqeverisjes se  plote ashtu si edhe komunat e tjera ne Mal te Zi. Deputeti 
Sinishtaj e  faleminderoje kongresmenin Engel dhe e ftoi per nje vizite ne 
Malesi. Ftesa e  deputetit shqiptar, nga parlamenti i Malit te Zi, u prite me 
shume kenaqesi nga  kongresmeni demokrat i New Yorkut , mik i deshmuar i 
shqiptareve Eliot  Engel. 
Duke  folur per gazeten kombetare Bota Sot, deputeti shqiptar i Malit te 
Zi, Vasel  Sinishtaj tha se :"Qellimi kryesore qe takova kongresmenin Eliot 
Engel, eshte se  ky takim po kryehet ne vendin dhe momentin e duhur. Mbasi ky 
eshte personi qe ka  bere me shume se çdo tjeter per çeshtjen e tone. 
Deshirojme qe edhe ne si popull  autokton ne Mal te Zi, t'i nxjerrim ne pah ato 
shqetesimet e veta para  ligjevensve amerikan ketu ne SHBA, pas pavaresimit te 
shtetit te Malit te Zi.   
Sepse  eshte ai eshte shteti qe po na frigon dhe po na merr te drejtat qe i 
kishim  fituar edhe ma pare, dhe mos realizimi i lirive dhe te drejtave qe 
jane te  garantuara me kushtetuten e Malit te Zi. Piksepari, ne kemi menduar 
te njohim  ligjevensit amerikan, per lirite e te drejtat njerezore 
qytetare, ato  individuale dhe kolektive, shqetesimet tona duke filluar prej 
momentit te  arsimimit, kultures, por edhe veteqeverisja lokale dhe arritja e 
komunes se  plote per qytetatret te Malesise me kryeqendren e saj  Tuzin. 
Keshtu  qe shtoi zoti Sinishtaj , dhe ajo qe kemi thene dhe vazhdojme ta 
themi eshte se  tek ne vazhdon nje politike diskriminuese ndaj shqiptareve, 
mbasi shqiptaret  jane specifike ne Mal te Zi, per nga gjuha kultura dhe 
tradita, te cilat ketij  populli ia ka fale perendia krahasur me popujt e tjere. 
Dhe mos perfaqesimi dhe  marrja e asaj qe quhet perfaqesim autentik, te 
formacionit afirmativ te  shqiptareve ne Mal te Zi, erdhi deri tek ulja numerit 
te deputeteve nga 5 ne 3  dhe kjo ka ndodhur vitet e fundit, deri ne 
parandalimin e perdorjes se çdo  simboli kombetar shqiptar, çka do te thote 
ndalimin e perdorimit te flamurit  tone kombetar flamurit kuq e zi. Mbasi per ne 
shqiptaret "ky flamur nuk eshte  rastesi qe eshte kuq e zi , por eshte 
indentiteti yne kombetar" qe ne do t'a  mbrojme edhe me gjak, tha ai. 
Sinishtaj  : "Keto shqetesime dhe ato qe definuam per te ardhmen ne menyren 
e bashkepunimit  per t'i arritur te gjitha keto ne jemi ne pritje se do t'i 
realizojme se bashku  me diasporen shqiptare qe kemi ketu ne Shtetet e 
Bashkuara te Amerikes, dhe miqt  e deshmuar te administrates Amerikane" 
Me  pase ai tha se "Mendoje se bindeshem kemi deshmuar per diçka qe po 
ndodh  negative ne shtetitin e pavarur te Malit te Zi me shqiptaret. Keto nuk 
thuhen  per here te pare dhe vetem ne kete takim por keto shqetesime i kemi 
bere me dije  edhe me ambasadorit te Misionit Europian atje zotit Leopold 
Mauer ju kemi thene  haptas dhe institucioneve dhe perfaqesuesve europian te 
interesuar per Malin e  Zi, por, edhe kongresmenit Gary Peters, kongresmenit 
Eliot Engel dhe  kongresmenit Sander Levinn, qe te na ndihmojne ne te ardhmen 
te arrihen te  realizohen lirite e te drejatat e shqiptareve ne Mal te  Zi. 
Se  fundi Sinishtaj tha se :"Besoj shume tek angazhimi i kongresmenit Gary 
Peters,  kongresmenit Sander Levin dhe natyrisht tek kongresmenit Eliot 
Engel qe te na  ndihmojne ne te ardhmen te arrihen te realizohen lirite e te 
drejtat e  shqiptareve ne Mal te Zi, per çka ata edhe jane deshmuar per 
politiken shqiptare  qofte ne Shqiperi, Kosove, Mal te Zi, Maqedoni, dhe Luginen e 
Presheves. Eliot  Engel, eshte nje deshmitar i gjalle i asaj qe eshte 
premtuar nga Podgorica, per  lirite e te drejtat e shqiptareve ne Mal te Zi, por 
qe edhe sot e kesaj dite nuk  eshte realizuar"..
IMG_0030.JPG (image/jpeg, 26.5 KB) - not displayed
IMG_0016.JPG (image/jpeg, 27 KB) - not displayed
IMG_0017.JPG (image/jpeg, 31.2 KB) - not displayed
IMG_0020.JPG (image/jpeg, 27.5 KB) - not displayed
IMG_0028.JPG (image/jpeg, 29.8 KB) - not displayed
IMG_0029.JPG (image/jpeg, 26.5 KB) - not displayed
IMG_0033.JPG (image/jpeg, 35.2 KB) - not displayed
IMG_0034.JPG (image/jpeg, 32.4 KB) - not displayed
IMG_0036.JPG (image/jpeg, 32.7 KB) - not displayed
IMG_0038.JPG (image/jpeg, 30.3 KB) - not displayed
IMG_0040.JPG (image/jpeg, 29.4 KB) - not displayed
IMG_0005.JPG (image/jpeg, 27.7 KB) - not displayed
IMG_0008.JPG (image/jpeg, 30.6 KB) - not displayed
IMG_0010.JPG (image/jpeg, 26.9 KB) - not displayed
IMG_0011.JPG (image/jpeg, 31.3 KB) - not displayed
IMG_0012.JPG (image/jpeg, 28.9 KB) - not displayed
IMG_0013.JPG (image/jpeg, 29.9 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.