Edhe Arvizu nuk eshte dakort me ambasadorin Uithers

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 
lexoni cfare tha mbreme ambasadori Arvizu, per Uithersin  se Shqiperi nuk 
ka demokraci dhe po shkon nga Rusia dhe  Ukraina.... 
Për intervistën e Xhon Uidhers 
Xhon e do shumë Shqipërinë. Por, nuk bie dakord që ka shkuarje  prapa këtu. 
Por mendoj se do ishte më mirë që përparimi është ngadalësuar në  mënyrë 
dramatike dhe në disa raste po qëndron në  vend.
Akoma me  direktiva... 
 
Nga Beqir  Sina,  New York 
Nuk  do te shkruaja per kete çeshtje, sepse eshte diçka qe eshte debatuar 
shume here  ne vite, pothuaj menjehere pas gjunjezimit te kampit komunist. 
Dhe nuk eshte  hera e pare qe Xhixho dhe Kostreci bejne kete "loje" me 
intervista te  improvizuara. Per ne ish te perndjekurit nga regjimi gjakatar 
komunist ne  Shqiperi, Zeri i Amerikes ka qene zeri i se vertetes dhe drita e 
shpreses se e  drejta do te triumfonte nje dite. Gazetaret qe punonin ne ate 
kohe tek kjo  agjensi e fjales se lire shikoheshin nga ne si lajmetaret e 
uraganit qe do te  fshinte nga faqja e dheut krimin, kriminelet dhe 
bashkepunetoret e kuq. Pra, e  thene troç, gazetaret e Zerit te Amerikes ishin kaloresit 
e se drejtes dhe  lirise. 
Mirepo  dy dekada mbasi Zeri i Amerikes e kreu ashtu si duhej detyren e 
vet, duke  frymezuar popujt e shtypur dhe ngjallur shpresat tona per liri e 
demokraci,  eshte me teper se fatkeqesi, kur Zerin e Amerikes e shohim "qe bie 
ne nivele te  tilla" dhe puneson gazetare si Keida Kostreci, alias Prifti, 
qe te vetmin talent  ka, se bashku me disa koleg te saj, te qenurit anti 
Berishe dhe anti e se  djathtes ne Shqiperi, Kosove, diaspore, e viset 
shqiptare. 
Shefi  i saj Arben Xhixho, nje “sliping sell i kuq”, nje "hakmarres", 
vetem se e  “ndersyn” Kostrecin neper intervista te tilla, duke gjetur 
politikane, gazetare,  shkrimtare ose edhe ish ambasadore “inatçore” dhe 
"hakmarres", siç e ka quajtur  sot shtypi shqiptar ish ambasadorin Uidhers. 
Mirepo,  pare me syrin profesional, kjo Keida s’ka asnje lidhje me 
gazetarine vizive, ajo  mund te jete shume e mire si gazetare e shtypit te shkruar, 
por kjo nuk do te  thote te jete edhe gazetare e ekranit. Asaj i mungon 
jashtezakonisht sharmi i  nje gazetareje te ekranit televiziv. Ashtu siç e pame 
edhe ne intervisten e  fundit, vetem se lexon ato çka i jep shefi i saj, pa 
perdorur asnjehere  instinktin e gazetarit ose "kondra pyetjen" e te 
tjera... 
Per  mendimin tim, nje pyetje ka: "Valle a nuk ka gazetare te tjere qe te 
konkurojne  per Zerin e Amerikes, te rinj qe s'kane asnje lidhje me te 
kaluaren nen regjimin  komunist? A ka ndonje gazetar nga Kosova, ose viset e tjera 
shqiptare Zeri i  Amerikes, apo vetem keta jane, ata qe deri dje "hangren" 
me Enver Hoxhen dhe sot  po hane me Ameriken!?". Dihet qe keta kurre nuk 
mund te largohen prej andej nga  i therret kushtrimi i te pareve dhe i detyron 
te dalin edhe jashte kontrollit te  intervistave, siç ndodhi edhe me Keiden. 
 
Natyrisht,  zoti Uidhers eshte per Edi Ramen: Kujtoni letren e tij para 
vitit te ri qe edhe  vet Rama e Erjon Veliaj t'a kishin shkruar nuk do t' i 
ishin pergjigjur me mire  Kryeministrit, sesa ish ambasadori Uidhers. Sa here 
ai i ka dale ne mbrojtje  flagrante Rames, Erjon Velise dhe komunisteve te 
tjere te Tiranes, kur ishte ne  detyre e shfaqej krah Rames, njesoj si 
ambasadori Rajerson ne 1991, kur shfaqej  krah Berishes dhe fliste per Berishen 
(por keto mund te jene qendrime  personale)! 
Mendoj  se gazetarja e nje medie kaq prestigjoze dhe qe i thote vetes 
gazetare “e  madhe”, duhet te jete pak me e lire ne instinkt. Zoti Uidhers ka 
qene ambasador  dhe eshte i respektuar, se ka kryer detyren si diplomat per 
SHBA, por kjo nuk do  te thote se ai nuk ka "inatet" e veta, (njerez te gjalle 
jemi) çka edhe une nuk  mund te spekulloj, por qe te thirret ai ne ne nje 
interviste "te improvizuar"  dhe te flase enkas para 21 janarit, ne nje kohe 
qe per 21 janarin eshte  deshmitar ambasadori ne Tirane, kjo nuk shkon dhe 
nuk eshte mire, bile eshte e  tepruar. Madje, çuditerisht ai tha se media ne 
Shqiperi, sipas tij, nuk eshte e  lire.  
Vetem  per sqarim nje pyetje kisha: "A ka keto vitet e fundit ndonje 
gazetar te  keqtrajtuar, plagosur apo vrare ne detyre ne Shqiperi, apo te denuar 
si ne  Itali, Gjermani, France dhe Angli, kampionet e demokracise?   
Madje,  do te shtoja se shtypi shqiptar sot eshte ndoshta sipas meje edhe 
me i lire se  ne Amerike, pa e krahasuar ate me vendet ish komuniste, i cili 
ndryshon si nata  me diten. Ne Shqiperi ka nje problem tjeter me median, qe 
po paguan haraçet,  sepse ajo veteçensurohet per interesa financiare. Te 
gjitha mediat atje  kontrollohen nga bizneset si p.sh. Top Chanell ben 
"nonstop" lojen e Edi Rames,  ndersa Klani ruan ballancat e lajmit me qeverine. Kjo 
s'ka asgje te keqe, se  ndodh kudo ne bote. Edhe ketu ne Amerike CNN i doli 
me editorial hapur  Presidentit Barak Obama ne zgjedhjet e 2008.  
Por,  qe te thuash se nuk ka liri shtypi ne Shqiperi, kjo eshte e 
papranueshme me ato  çfare shkruhen ne Shqiperi.  
Nejse,  kjo eshte teme tjeter, por le te kthehemi tek Keida. Gazetarja ne 
fjale eshte e  dalluar si majtiste ekstreme, qe prej kohes kur ajo punonte 
tek gazeta Koha Jone  e atyre viteve, sebashku me shoqen e saj Zenepe Lluken, 
qe u bashkuan me  Komitetet e Shpetimit. Keida, pavaresisht se tani ne 
demokraci shitet si e mbesa  e nje ish te burgosuri politik i nderuar dhe i 
respektuar, ajo ka nje te kaluar  te dyshimte. Kur ky i burgosur politik ishte ne 
burgun e tmerrshem te Burrelit  per me shume se dy dekada ne nje biruce me 
xhaxhain tim qe beri 28 vjet burg,  familja e kesaj gazetareje jo vetem qe 
nuk e pa ndonjehere deren e burgut, por  babai i saj u thoshte shokeve te 
partise, se s’kishte lidhje me ate te burgosur,  qe mbanin te njejtin mbiemer. 
Mbiemri i tyre ishte vetem nje koiçidence, ngaqe  ate mbiemer e mbante, 
sipas tij i tere fshati, sepse ishte emri i fshatit nga  vinin. Po keshtu, nena 
e kesaj pseudo gazetareje ne ate kohe terrori te kuq  ishte sekretare partie 
e dy shkollave te mesme me te rendesishme te qytetit, ku  banonte.  
Po  te veshtrosh me vemendje punen e kesaj gazetareje ne Amerike, Kedia nuk 
e ka  heren e pare qe interviston politikane amerikane, duke zgjedhur nga 
ata me  bindje te majta (ketu nga ata ka plot, sic eshte tani levizja "Te 
pushtojme Uoll  Stritin/99%") madje ajo i zgjedh ata jo pa qellim, duke ditur 
bujen qe bejne ne  Shqiperi, siç eshte edhe rasti i Uidhersit. Keto behen ne 
raste te veçanta, siç  jane zgjedhjet ne Shqiperi, apo si ky tani per 21 
janarin, qe ajo dhe Edi Rama  po e shfrytezojne si nxitje per opoziten, qe te 
krijoje serish rremuje e kaos.  Ose nje precedent tjeter si ai i kasetes 
Meta-Prifti, e cila u shfrytezua per  ngjarjet e 21 janarit. Tani Edi Rama po 
therret me te madhe se "Zeri i Amerikes  tha troç, se Shqiperia nuk ka 
demokraci, ajo po shkon drejt Rusise dhe  Ukraines". Pra, o burra te shpetojme 
Shqiperine me 21 janar!   
Ne  fund nje keshille dua t'i drejtoj sot shokut Xhixho: Nuk behet gazetari 
sipas  direktivave. Mund te jesh i majte dhe familje komuniste ne palce, 
ashtu siç jeni  ju faktikisht, apo Keida, Laura, Ardita…, por duhet te jesh 
sepaku profesionist,  te pakten si i themi ne shqiptaret "sa per sy e faqe”, 
jo me trup tek Zeri i  Amerikes dhe me zemer tek "Zeri i Popullit"; me 
direktivat e Sigurimit te  Shtetit nuk mund te mbulohet e verteta. Demokracia ne 
Shqiperi mund te kete  difektet e saj dhe nuk eshte ajo qe duhej te ishte, 
por nuk eshte ama ajo qe po  na tregon ti dhe Keida, zoti Xhixho.
clip_image002.jpg (image/jpeg, 26.1 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.