Mjeku: Senatori i Illinois Mark Kirk, mbas nje jave ka filluar te flase
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Doctor: Sen. Mark Kirk of Illinois speaking, asking for Blackberry after weekend stroke - Mjeku: Senatori i Illinois Mark Kirk, mbas nje jave ka filluar te flase, duke kerkuar Blackberryn BEQIR SINA, New York "Te marten, tha Dr. Fessler, senatori Kirk ishte vetdijshem dhe nisi te flase duke kerkuar per telefonin e tij celular - Blackberryn, nje deshire qe mjeket nuk ia "plotesuan" theksoi Fessler, duke shtuar se ai eshte optimist, se senatori Kirk do te sherohet, shume shpejt dhe do te marre perseri aftesite e plota te tij mendore, por tha se senatori eshte me pak gjasa per te rimarre funksion te plote ne krahun dhe kemben e majte, madje edhe me rehabilitimin." CHICAGO ILLINOI : Zyra e senatorit republikan Mark Kirk, ne dekleraten e fundit per shtyp thote , se mjeku amerikan Dr Richard Fessler tha te merkuren ne mbremje se "Mark Kirik po ecen me shendetin shume mire, por, mbetet ne gjendje te rende nen regjim spitalor ne spitalin "Northwestern Memorial Hospital", ku qendron i shtruar prej 5 ditesh". "Shendeti i senatorit Kirk, po ecen ashtu siç pritej dhe ne vazhdojme te jemi mjaft optimist ne lidhje me afat-gjatesin e prognozes se tij, "tha Dr Richard Fessler, duke shtuar se Kirk" eshte duke u monitoruar nga afer nga nje ekip mjekesh te zgjedhur te atij spitali". " Kirk, pesoi nje goditje ne tru(hemoragji cerebrale) gjate fundjaves dhe kishte nje nderhyrje kirurgjikale diten e diel - nga 4 - deri ne 8-inç, duke i "hapur nje pjese te kafkes " per te cliruar presionin e gjakut nga enjtjea ne trurin e tij., thane mjeket. "Te marten, tha Dr. Fessler, senatori Kirk ishte vetdijshem dhe nisi te flase duke kerkuar per telefonin e tij celular, nje deshire qe mjeket nuk ia "plotesuan" theksoi Fessler, duke shtuar se ai eshte optimist, se senatori Kirk do te sherohet, shume shpejt dhe do te marre perseri aftesite e plota te tij mendore, por tha se senatori eshte me pak gjasa per te rimarre funksion te plote ne krahun dhe kemben e majte, madje edhe me rehabilitimin." Ne Capitol Hill - Dhomen e perfaqesueseve , te marten ne darke nje karrige u la bosh gjate fjalimit drejtuar Kombit nga Presidenti Barack Obama. Presidenti amerikan Barack Obama mbajti fjalimin e tij te trete per gjendjen e vendit, ku prezantoi nje plan te ri ekonomik karrikja bosh ishte ngjitur me ate te senatorit demokrat Joe Manchin, nga West Virginia i cili gjate nje dreke javen e kaluar me me Kirk kishin planifikuar per t'u ulur afer me njeri tjetrin ne fjalimin vjetor per gjendjen e vendit, te Presidenti amerikan Barack Obama , thane gazetaret . Presidenti Obama nuk i permendi Kirk ne fjalen drejtuar Kombit Amerikan, megjithse permendi kongresisten ligjvenesen Gabrielle Giffords, qe dha sot doreheqjen gjate nje ceremonie emocionale ne Kongresin amerikan. Ligjvenesja Giffords, u plagos rende vitin e kaluar kur nje person hapi zjar ndersa ajo po takohej me elektoratin ne shtetin e saj te Arizones. Mark Kirk, fitoi vendin e tij ne Senat ne zgjedhjet e parakohshme ne shtetin e Illinoi ne 2010, duke zene vendin e Barack Obames, pasi kishte sherbyer 10 vjet ne Kongres nga Qarku i Veriut ne Çikago. Senatori Mark Kirk, ish-piloti i luftes ne Kosove pesoi goditje ne tru Senatori republikan i Illionisit, Mark Kirk ka pesuar nje goditje ne tru dhe menjehere i`u nenshtrua nje operacioni emergjent. Nga Spitali Northwestern Memorial ne Çikago kane bere te ditur se pas operacionit, gjendja e senatorit Kirk eshte duke u permiresuar. Nje zedhenes i Kirk theksoi se senatori 52-vjeçar, ishte ankuar tek mjeku i tij se “gjate fundjaves kishte pasur disa ndjenja te çuditshme ne te majte te trupit te tij si mpirje kemben krahun e majte dhe nje shikim me shume te bardhe”. Senatori Kirk kishte arritur qe vete te shkoje nje Spitalin Northwestern Lake Forest Hospital ne qytetin Lake Forest, ku mjeket zbuluan se ai kishte marre nje goditje te lehte karotide, ne njeren prej arterieve ne anen e djathte te qafes se tij. Senatori Mark Kirk per shqiptaret, eshte i njohur si nje ish-pilot i bombarduesve "F-16", i cili, fluturoi qe nga dita e pare 24 marsi 1999, me misione ushtarake mbi Serbi gjate fushates 78 ditore, te sulmeve ajrore te NATO-s, ne çlirimin e Kosoves. Senatori republikan, Mark Kirk, e ka vleresuar shpesh here dashurine e madhe qe ka populli shqiptare per Shtetet e Bashkuara- duke treguar se sa shume pro amerikane eshte populli shqiptare. Shqiptaret e Amerikes e kane mbeshtetur vazhdimisht fushaten e tij per ç'ka edhe ai u eshte shprehur mirenjohes. Dr Richard Fessler, mjeku qe kreu operacion beri te ditur se Kirk ishte me fat pasi sipas tij goditja kishte ndodhur ne anen e djathte te trurit te tij dhe nuk ka prekur fare anen e majte te trurit, e cila eshte shume e rrezikshme per jeten ose lenien me pasoja ne te tilla raste. “Ne jemi me shume shprese qe faza e rrezikshme te kete kaluar dhe ne po marrim te gjitha masat te rimekembjes, dhe te ri-kthejme te gjitha keto funksione qe jane te paprekura", theksoi Dr.Fessler. Ish Kongresmeni Mark Kirk, kandidati nga Partia Republikane ne Illinois, i cili u fut ne gare per te zene vendin e senatorit qe la Presidenti Barack Obama, nga Partia Demokrate, duke ne garuar me kandidatin demokrat Alexi Giannoulias, mori mandatin e senatorit ne zgjedhjet e fundit. Ish - kandidati republikan nga Illioni Mark Kirk per karrigen ne Senatin Amerikane ne zgjedhjet e vitit 2008, fitoi me nje diference fare te vogel, dhe eshte aktualisht Senatori i Illionit me nje mandat 5 vjeçar. Shqiptaret e Amerikes, jane lutur per shendetin e tij dhe kane derguar ne zyren e tij mesazhe shprese per shendetin e Senatroit Mark Kirik (Cards and get-well wishes can be sent to U.S. Sen. Mark Kirk at his Chicago office, 230 South Dearborn St., Suite 3900, Chicago, IL 60604)
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 15.2 KB) - not displayed
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 79.4 KB) - not displayed