Politika e kufijve

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFm9S5xj_g7anKfK7bFKR8h9boJBBUgjayugOo0hjf7CgA@mail.gmail.com>
*Politika e kufijve*

*Hamdi Nuhiju*

*
*

Në botë ekzistojnë shumë lloje kufijsh. Ekzistojnë kufij gjeografik,
historik ,politik, nacional, religjioz, ideologjik, filozofik. Të gjithë
përshtaten me ngjyrën e kuqe, ndërsa asnjëra nuk tenton që ta ndryshoj  atë
ngjyrë. Të gjithë jetojnë nën hijen e kësaj ngjyre, dhe asnjëra prej tyre
nuk tenton që ta zhvendos vëmendjen jashtë sajë. Kufijtë nuk janë ligje,
por rregulla që sistemojnë ligjet.

Në gjuhën maqedonase, në aspektin terminologjik rregull dhe ligj ka shumë
pak dallim, kur kemi të bëjmë edhe me aplikimin e ligjeve në këtë copë
shteti. Po, kjo është si rezultat i manipulimit me termet dhe nxjerrjes në
pah të fytyrës së vërtet të garniturës asimiluese maqedonase. Kjo gjë, bën
përjashtim vetëm tek pjesa maqedonase e mbi popullimit të këtij vendi.

Historikisht lufta është bërë për shkak të lakmive të njerëzve, popujve,
individëve, civilizimeve. Sot, lakmia nuk është e shteteve, civilizimeve,
por e individëve dhe korporatave të tyre që dirigjojnë me tërë botën. Edhe
vet Samuel Huntington në librin e tij ‘Përplasja e civilizimeve’, e pranon
se Perëndimi është ngritur në saje të luftës dhe si vlerë të saj e ka
forcën ushtarake, ndërsa në aspektin kulturor e ka humbur luftën me
Islamin. Nuk ka nevojë të dish shumë, për të kuptuar idenë e Samuel
Huntingonit të shprehur në librin e tij. Ekspansioni i Perëndimit mbi
Lindjen, duke zhvlerësuar kufijtë gjeografik, po kërkon nga popujt që të
zhduken me dhunë edhe kufijtë ideologjik, religjioz, kulturor dhe historik.

Ideja e ndryshimit të historisë nuk ka nisur me qëllim të mirë, prandaj
edhe bëhet shumë zhurmë nëpër mediet tona, për kërkesën miqësore të
Qeverisë Turke, për ndryshimin e pjesës së historisë, ku fyhen
personalitetet historike osmane. Kjo ide, është nisur nga Perëndimi, por
nuk u bë në formë të kërkesës. Dhuna, dhe nënshtrimi ekonomik i popujve të
Lindjes, i detyroi ata që ta ndryshojnë historinë, dhe për pak vjet aty të
lundrojnë ‘shimpanzat’ e Darvinit, të shahen kalifët islam, të zhvlerësohet
rroli i Islamit në ndërtimin e identitetit të tyre dhe ruajtjes së këtij
identiteti nga asimilimi, të futet edukata seksuale dhe përdorimi i
kondomëve qysh në moshë shumë të re nga të rinjtë, duke i mësuar këto , në
prishjen e moralit, me qëllim që sa më lehtë të nënshtrohen. Tashti,
Perëndimi imponoi ndryshimin e historisë, me dhunë financiare dhe
ekonomike, ndërsa Turqia, po bënë kërkesë për fshirjen e pjesëve fyese,
ndaj rrolit historik të Perandorisë Osmane në trojet shqiptare. E para, me
të dytën kanë dallim si hëna me diellin.

Perëndimi, përmes hapjes së shkollave laike dhe zhvlerësimin e shkollave
fetare, në Lindje, po kërkon që të krijojë një gjeneratë të përshtatur me
idetë e tyre, që do të mund ta perceptojnë jetën dhe botën vetëm deri tek
karriera e tyre si administrator i ‘përhershëm’ në ‘perandorinë’ moderne
Perëndimore.

Sherret e Perëndimit ndaj Lindjes, nuk kanë të ndalur. Sponzoruesi kryesor
i programeve të homoseksualëve dhe përdorimit të drogave në SHBA, është
financuesi i shumë shoqërive të hapura civile, në Evropën Qendrore e
Lindore. Shumë bursist kanë fituar bursa të tyre shkollimi nga këto para të
këtyre sponsorëve dhe është e ditur se ata asnjëherë nuk do të flasin keq
për to. Madje do të janë mbrojtësit kryesor të tyre.

Ideja e kalimit të kufijve kulturor dhe religjioz i Perëndimit ndaj
Lindjes, për tu kuptuar më lehtë, na tregon në shembullin e lejimit të
homoseksualizmit në Shqipëri, si kusht i vendosur nga Mbretëria e Holandës
për futjen e Shqipërisë në NATO. Po qe se, Shqipëria, nuk do ta pranonte
kushtin e Mbretërisë së Holandës, ajo edhe për shumë vjet, do të ishte,
jashtë NATO.

Prej shteteve, që më së shumti përdor politik kufijsh është Republika e
Maqedonisë. Ajo momentalisht, po e bënë betejën e saj me dy kufijtë e saj,
verior dhe jugor. Në veri, Kumanovën ia ka lënë LSDM dhe kështu gjithmonë e
mban nën trysni të vazhdueshme ekonomike dhe financiare, që në këtë parajsë
tokësore, nuk mbin as bari më, nga privimi i kësaj toke, të mjeteve
esenciale për ekzistencë. Ndërsa në jug ,Strugë,  ku sundues është partneri
i saj i koalicionit, po dëshiron që ta marr nën kontroll udhëheqjen e atij
qyteti.

Disa vite me radhë, në Strugë, ekzistojnë probleme të shumta midis nxënësve
shqiptar me nxënësit maqedonas. Për shkak të pozitës së saj turistike,
Gruevski, po edhe garniturat e mëhershme politike maqedonase, krijojnë mos
stabilitet në këtë qytet, me qëllim avancimin dhe zhvillimin e Ohrit, e
Prespës, duke e lënën nën hije Strugën.

Disa herë janë përdhosur varrezat e myslimanëve në këtë qytet nga huliganët
maqedonas. Përderisa ky popull, pa identitet, është përcaktuar kah
Perëndimi, me të gjitha vlerat, duke i përfshirë edhe ato religjioze dhe
kulturore e tradicionale, është normale që do të veprojë si Perëndimi.
Dikush do të thotë se ortodoksizmi nuk është vlerë religjioze e Perëndimit,
pasi që Perëndimi si fe e ka katolicizmin dhe protestantizmin, po mirë,
pjesë e krishterimit është ortodoksizmi, ndërsa pjesë e krishterimit
asnjëherë nuk mundet me qenë Islami, prandaj, maqedonasit edhe në aspektin
religjioz janë të renditur kah Perëndimi. Edhe pse edhe në mesin e
intelektualëve shqiptarë, ekzistojnë tendenca për largimin e tyre nga
Islami, por, populli është i vetëdijshëm dhe di ta dallojë të mirën nga jo
e mira. Jo çdo gjë që vjen nga Perëndimi është e mirë dhe duhet pranuar.

Përdhosja e varrezave të myslimanëve në Strugë, na kujton, me dashje, ose
pa dashje, urinimin e ushtrisë amerikane mbi kufomat e muxhahedinëve afgan.
Kjo gjë pati jehonë dhe bujë të madhe nëpër mediumet Perëndimore dhe ato
Lindore, jo në aspektin e skandalit, po në aspektin e ngritjes së moralit
të ‘superioritetit’ të Perëndimit mbi Lindjen. Ndërsa, e kaluara, e tashmja
dhe nuk ka dyshim se e ardhmja islame do të dëshmojnë për njerëzoren e
myslimanëve. Në kohën e kalifit Omer r.a., myslimanët që pushtuan qytetin e
Humusit,  u futën në luftë me Herakleun, dhe ua kthyen taksën e xhizjes të
krishterëve dhe jehudëve, pasi që nuk ishin në gjendje më ti mbrojnë nga
ushtria e Herakleut. Të krishterët dhe jehudët u renditën radhë me radhë me
ushtrinë myslimane kundër ushtrisë së Herakleut, pasi që nuk donin sundimin
e tij romak, por i dëshironin myslimanët që si vlerë kryesore e kishin
drejtësinë. Lexuesi i sinqertë, mund ti kthehet historisë islame dhe të
lexojë për këtë shembull dhe nuk ka dyshim se do të gjejë me mijëra shembuj
të këtillë dhe ti krahasojë pak me atë që bërën ushtarët amerikan me
muxhahedinët afgan dhe huliganët maqedonas me varrezat e myslimanëve në
Strugë.

Përdhosja e këtyre varrezave, gati është harruar dhe heshtur nga të gjithë.
Tashmë në modë ka dalë një fyerje tjetër që bëhet ndaj shqiptarëve mysliman
të këtij vendi, në karnavalin e Vevçanit, fyhet libri i shenjtë i
myslimanëve, Kur`ani, duke u vendosur mbi të një penis i gjatë. Reagimi i
Bashkësisë Islame të Strugës, në krye me myftiun e saj, të nderuarin
dr.Ferat Polisin, ishte i menjëhershëm dhe në suaza të ligjeve të këtij
shteti. Po veshi ka qenë gjithmonë i shurdhër. Edhe kësaj here, Gruevski,
së bashku me Ivanovin, festuan në Shkup, pritjen e heronjve të tyre të
ekipit hendbollistik dhe u gëzuan shumë më fyerjet tjera të huliganëve
maqedonas ndaj shqiptarëve, nëpër tribuna. Nuk ka rëndësi se në Strugë janë
mbledhur mijëra besimtar dhe kërkojnë drejtësi nga ky shtet, Gruevski dhe
Ivanovi nuk kanë kohë për të menduar, pasi që tash festojnë. Nuk ka
rëndësi, pse fyhet libri i shenjtë i gjysmës së popullsisë së këtij shteti,
nuk ka rëndësi pse shqiptarët e Strugës, edhe pse gjenden në vendin e tyre,
ndjehen si në ndonjë vend të huaj, duke u favorizuar buxheti i ‘komunës’ së
Vevçanit më shumë sesa tërë buxheti i Komunës së Strugës.

Struga nuk sulmohet vetëm në aspektin fetar të saj, po edhe në aspektin
kulturor. ‘Mbrëmjet poetike të Strugës’, si një eveniment kulturor
ndërkombëtar, që është gati kryesor për këtë shtet, kalohet në maqedonisht,
pa as edhe një shkronjë në gjuhën shqipe. Dhe, kështu, shqiptarët do të
vrapojmë të reagojmë gjithmonë kur na fyhen ndjenjat tona kombëtare e
fetare, ndërsa ai që gjendet tek kroi, kurdo herë do të na ndal ujin, ne do
të gjendemi në pozitën e lutësit për ujë, për mbijetesë në këtë shtet pa
shtet.

Maqedonia është bërë e ngushtë për shqiptarët. Ata, jo nga dëshira, por nga
dhuna e vazhdueshme, po detyrohen që ta lëshojnë këtë vend, të ikin në
Perëndim, ose në Lindje, siç po ikin grekët, për të kërkuar pak mëshirë e
drejtësi.

Kroi i fshatit tonë, një ditë patjetër që do të kthehet në duart tona. Ka
një version të kthimit të tij, në historinë tonë islame. Në një qytet
islam, në kohët e hershme, ekzistonte një krua nën duart e një jehudi. Ai,
e shiste ujin për banorët mysliman të atij vendi, dhe asesi nuk pranonte që
ta shes kroin me gjithë ofertat e majme që ia bërën biznesmenët mysliman. U
përdor, një dredhi biznesi, nga Othman bin Affani r.a., ku hyri në ortakëri
me këtë jehudë, duke i dhënë ca para atij. E banën me rënd, një ditë do të
shiste Othmani ujë, ditën tjetër jehudi. Ditën kur duhej të shiste Othmani
ujin, ai e lëshonte pa para, ndërsa myslimanët merrnin ujë sa për dy ditë
dhe kështu iu ndaj puna jehudit, që e detyroi ta shes kroin ortakut të tij,
dhe të ikë nga ai vend.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.