Uashingtoni, asitencë Tiranës në projektet e zhvillimit, punësimit dhe
ndërtimin e tramit
Bashkia e Uashingtonit do të ndihmojë Bashkinë e Tiranës në krijimin e
zyrës së punësimit, ndërtimin e linjës së tramit, përmirësimin e cilësisë së
jetës duke nisur me hapësirat e gjelbra dhe cilësinë ajrit si dhe do t’i
vërë në shërbim planin e zhvillimit të Uashngtonit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës z Lulzim Basha zhvilloi një takim me
kryetarin e Bashkisë së Uashingtonit z. Vincent Gray. Zoti Basha e ka njohur
homologun e tij me projektet për ta bërë Tiranën një qytet të zhvilluar dhe
miqësor për biznesin, politikat e punësimit, përmirësimin e cilësisë së jetës,
dëgjimin e zërit të qytetarëve dhe pjesëmarrja e tyre në vendimarrje.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se ai personalisht pret çdo të
premte qytetarët sikundër edhe drejtorët. Përveç këtij komunikimi të
drejtpërdrejtë, qytetarët komunikojnë me administratën e Bashkisë dhe kryetarin edhe
përmes letrave apo e-mail. Basha theksoi se është i vendosur që qytetarët të
jenë pjesë e vendimarrjes për projektet e mëdha dhe në interest të tyre,
sikundër do të dëgjohet zëri i tyre siç nisi me buxhetin dhe do të vijojë
edhe me Planin Urbanistik.
Zoti Basha theksoi se punësimi është prioriteti numër një i tij dhe për
këtë ka ndërmarrë njësërë hapash që nga lehtësirat e deri në heqjen e taksave
për katër vjet për çdo kompani që do punësojnë mbi 40 persona ndërsa së
shpejti do të hapet edhe zyra e punësimit e cila do të mbledhë online të
dhënat për punëkërkues dhe punëdhënës ku ndihma e Uashingtonit, sipas Bashës,
është e mirëpritur. Rreth 6 muaj më parë Bashkia e Uashingtonit ka nisur
zbatimin e programit “Një qytet një punësim” ku Bashkia është qendëe
informacioni . 445 kompani janë përfshirë në këtë projekt dhe në një hark kohor
katër mujor është arritur punësimi i 1000 qytetarëve. Kryetari i Bashkisë së
Uashingtonit mirëpriti kërkesën e zotit Basha për të ndarë këtë eksperiencë
me Bashkinë e Tiranës dhe për të ndihmuar në ngritjen e zyrës së punësimit
përmes të cilës mundësohet lidhja mes biznesit dhe atyre që kërkojnë punë.
Nisur nga fakti se Uashingtoni është qyteti i parë në SHBA për zhvillimin e
qendrueshëm në veçanti hapësirat e gjelbra dhe cilësia e ajrit, Kryetari i
Bashkisë së Tiranës gjeti mbështetjen e zotit Gray për projektet e Tiranës
së Gjelbër. Kryetari i Bashkisë i premtoi zotit Basha se do t’i jepte
kodin e gjelbër të ndërtesave. Gjithashtu ai i premtoi zotit Basha se do t’i
japë planin e zhvillimit të Uashingtonit si një kontribut për hartimin e
Planit Urbanistik të Tiranës dhe shtimin e hapësirave të gjelbra.
Bashkia e Uashingtonit ka rikthyer shërbimin e tramit dhe aktualisht po
punohet në një prej linjave të saj. Kjo eksperience e Bashkisë së Uashingtonit
iu ofrua edhe Zotit basha në ndërtimin e dy linjave të tramit që ka
parashikuar në Tiranë.
Prononcimi dhënë pas takimit:
Basha: Jam tepër i lumtur për takimin me kryetarin e Bashkisë Gray, ai ka
me shumë kohë në këtë post se unë por edhe ai po merret me disa çështje të
cilat janë edhe pjesë e axhendës sime si një qytet konkurues, një mjedis
kompetitiv me pak taksa por edhe për një rol kryesor të Bashkisë në tregun e
punës duke u dërguar informacion kompanive për personat e kualifikuar dhe
që janë në kërkim të një pune, e cila është pikë kryesore e axhendës sime të
punës. Duke qënë se jam tepër i interesuar në këtë çështje, kryebashkiaku u
tregua tepër i gatshëm për të ndarë me mua këtë eksperiencë të cilën po e
zbaton me sukses në Uashington. Ne gjithashtu ramë dakord që për një qytet
të zhvilluar siç është Uashingtoni i cili është numri një në SHBA, ne duhet
t'ia nisim nga Tirana e gjelbër i cili është edhe prioriteti kryesor i
imi, ndërtimi i parqeve të cilat do të planifikohen në Planin e ri Urbanistik.
Ashtu siç Kryetari i Bashkisë po bën këtu edhe ne në Tiranë do të
ndërtojmë linjën e tramit dhe jam i lumtur të ndaj me ju këtë eksperiencë shumë të
vlefshëm për Tiranën. Diskutuam edhe për çështje të tjera dhe jam i kënaqur
dhe mirënjohës që jam këtu sot për të marrë mbështetjen dhe për të nisur
një bashkëpunim mes Uashingtonit dhe Tiranës, si dhe të ftoj kryebashkiakun
e Uashingtonit në Tiranë.
Gray: Jam tepër i kënaqur që bashkë me kryebashkiakun Basha ndamë një
numër çështje me interes të përbashkët për të dy qytetet tona. Mendoj se do
nisim të bashkëpunojmë në çështje që do ti vendosim në vijimësi por ne jemi të
lumtur të ndajmë së bashku me ato që kemi për të ecur më përpara.
31 Janar 2012
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.