Biseda fetare-81

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFkPuZ-XdxhAB_1JvSbnzJrBAdOEvSj_-ZJOifbGYF=U3w@mail.gmail.com>
*Biseda fetare-81*

*Hamdi Nuhiju*

*
*

*152*



“Gjithashtu kuptohet nga shikimi i reflektimit të dritës së diellit dhe nga
kjo që i ngjason imazhit të tij prej  çdo grimce të tejdukshme sipas
kapacitetit dhe ngjyrës së saj, dielli sikur është i pranishëm në çdo
grimcë dhe shikon kudo që hyn drita e tij. Për më tepër, gjithëpërfshirja e
diellit dhe depërtimi i tij rriten me madhësinë e ndriçimit të tij” (
Fjalët, Stamboll, 2008, Seid Nursi, f.242)

Jeta në errësirë ti verbëron ndjenjat dhe sytë. Ti më nuk sheh me dritën e
argumenteve dhe logjikës, por vepron dhe percepton në bazë të prekjes dhe
dukjes. Kujton se vetëm dukja dhe prekja janë të vlefshme dhe reale në këtë
botë, e gjithçka tjetër është e kot dhe e pavlefshme.

Jetën në errësirë e kanë jetuar shumë marksist dhe materialist modern. Ata,
ende nuk duan të dalin nga errësirat e mosbesimit në dritën e besimit. Me
këmbëngulje luftojnë për idetë e tyre se çdo gjë që simbolizon dritën,
jashtë errësirës së tyre që i thonë dritë, është e kot dhe e pavlefshme.
Sipas tyre, ne jemi në rrugën e humbur, ndërsa ata janë në rrugën e vulosur
dhe të vërtetë.

Kur ndodh transformimi i jetës nga errësira në dritë, rilind një ndjenjë e
re, një pamje e jashtëzakonshme në fytyrat e njerëzve. Paramendoni,
shkencëtarin më të madh të botës për hulumtimin e gjenezës së jetës,
shkencëtari rus Oparin, i cili pas 37 viteve kërkim të argumenteve dhe
shkaqeve për mos ekzistencën, për mos fillimin e kësaj bote nga Krijuesi,
pranon se kjo botë ka një Krijues.

Duhej që të kalonte një kohë e madhe në errësirë me hulumtimin e
argumenteve, shkaqeve, arsyeve, iluzioneve dhe pyetjeve të pakuptimta dhe
të panumërta, për të jetuar disa minuta dritë. Dhe drita e diellit është më
e bukura. Dielli merr pjesë në secilën rreze të tij. Madhështia e tij
fshihet, në fshehjen në natyrë me urdhrin e Allahut xh.sh në momentin e
fshehjes. Ai, pra dielli, nuk është i përhershëm e as zoti vet. Edhe ajo
është një krijesë që i bie në sexhde Allahut xh.sh., dhe kërkon Mëshirën e
Tij.

Mund të takojmë dy veta,njëri me besim të plotë në Allahun xh.sh., dhe
tjetri me kufër-fshehje të besimit të tij. Në fytyrat e tyre duken shenjat
e dëlirësisë dhe dritës. Po edhe tek fshehësi i të vërtetës, duke errësira
që e ka ngrysur dhe kapluar mendjen, zemrën, trupin, fytyrën dhe shpirtin e
tij. Raporti është i këtillë në dukjen e brendshme shpirtërore, ndërsa në
dukjen e jashtme, materiale, ky që fsheh të vërtetën dhe nuk e pranon,
është i rregulluar bukur. Shihen qartë shenjat e pasurisë dhe vrapimit pas
saj nga ky njeri. Ndërsa, ai me dritën e besimit, si me dritën e diellit,
shpesh herë nuk është i veshur me rroba të shtrenjta, por nuk ka aspak
dyshim se edhe ato rroba modeste janë të pastra dhe të rregulluara mirë.

Njeriu sa më i përpiktë që është në adhurimet ndaj Allahut, padyshim se
besimi i tij do të jetë më i gjithë përfshirës. Njëjtë sikur gjithë
përfshishmëria e diellit që rritet me anën e ndriçimit të dritës së tij.

Dijetari i madh bashkëkohor Muhamed Gazali, kur definon Njëshmërinë e
Allahut, apo Tevhidin-shkencën e besimit, thotë:” ‎ Në të vërtetë Teuhidi,
është shpirti i Islamit, është esenca e akides dhe boshti i adhurimeve të
shumëllojshme. Parimet e Teuhidit depërtojnë te të gjitha mësimet islame,
ashtu siç depërton uji nëpër bimët dhe ashtu siç ndërthuren nervat në
trupin e njeriut"
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.