ASHSHA:nisi pergatitjet e saj per 100 vjetorin e pavaresise se Shqiperise

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Akademia  e Shkencave Shqiptaro- Amerikane nisi pergatitjet e saj per 100 
vjetorin e  pavaresise se Shqiperise


BEQIR  SINA, New York




Kodra  : "Kombi shqiptar eshte zgjuar, dhe me plot te drejte, per ne 
shqiptaret  Shekulli i XXI -te, eshte Shekulli i Shqiptareve"


BRONX  NEW YORK :  Me 28 janar, Akademia e Shkencave Shqiptaro- Amerikane 
me qender ne New-York ,  ka mbajtur ne lokalin Govanis, me pronar shqiptar 
Gjergj Dedvukaj, takimin mbi  organizimin e festimit te 100-vjetorit te 
Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise,  ne Vlore, me 28 Nentor 1912 nga shtetari i 
madh, Ismail Qemali. Ne kete takim  moren pjese Agron Fico , Ahmet Zherka, 
Skender Kodra, Astrit Tota, Adem Harxhi,  Ilirjana Sulkuqi, Agim Boba, 
Xhevat Limani, Mark Gecaj, Destan Dema, Prend Qeta,  Bajram Doka, Mehill Velaj, 
Rape Ruci, Genc Leka, Nelson Çabej, Ded Ivezaj dhe  Ramazan Skara. 

Ne mbledhjen e kryesise se Akademis se Shkencave Shqiptaro- Amerikane, kreu 
i  saj professor Skender Kodra, eshte shprehur se per kete qellim eshte 
ngritur  posaqerisht edhe nje komision i kesaj akademie, qe do te merret per 
pergatitjen  e veprimtarive per 100 vjetorin e pavaresise.

"Per ngjarjen me madhore te historise sone kombetare , theksoje Kodra, 100  
vjetorin e pavaresise, Akademia e Shkencave Shqiptaro- Amerikane do te mbaj 
ne  27 nentor ne New York, organizimin e nje Konference Shkencore dhe 
botimin e nje  numri te veçante te revistes "Dituria", si dhe nje Darke jubilare 
shoqeruar, ne  daten 28 me ngritjen e flamurit ne qender te New Yorkut..  

Konferenca shkencore per 100 vjetorin e  pavaresise, u tha se do te kete 
kumtesa qe do t'i kushtohen pavaresise se  Shqiperise, mbajtur nga anetare te 
kesaj akademie, perfaqesues te fushave te  ndryshme nga SHBA, Shqiperia, 
Kosova, Maqedonia, Lugina e Presheves dhe  Çameria. 


Kodra  : "Kombi shqiptar eshte zgjuar, dhe me plot te drejte, per ne 
shqiptaret  Shekulli i XXI -te, eshte Shekulli i Shqiptareve" 
Nderkohe, duke vlersuar rolin dhe kontributin e Vatres ne kete 100 vjetor, 
te  themelimit te saj, professor Kodra, solli nje deshmi qe tregonte, kur ai 
kishte  qene se bashku me disa patriot te tjere, anetare te kryesise se 
deges se kesaj  shoqate ne Brooklyn.  

Ne materialin e ruajtur me kujdes prej tij - dukej qart koha kur ai vete si 
 sekretar i kesaj dege, kishte udhehequr nje fushate mbledhje ndihmash ne 
vitin  1972, per Nene Terezen, kohe, kur ajo hapi shtepine e pare, per 
misionaret e  bamiresise ne SHBA, pikerisht ne Bronx. 

Kryetari i Akademise, professor Skender Kodra, nenvizoje se "kur vjen puna 
per  çeshtjen kombetare ne shqiptaret, jemi me te gjitha shoqatat dhe 
organizatat,  por asnjehere internacionaliste dhe komuniste, mbasi kete e kemi 
bere , vetem e  vetem, qe te jemi ne dobi te kombit, duke evituar faktoret e 
perçarjes,  shmangien e saj dhe rritjen e prestigjit te komunitetit tone ne 
interese te  kombit". 

Qellimi  i veprimtarive te 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise, 
organizuar nga  Akademia e Shkencave Shqiptaro- Amerikane ne 27 nentor ne New  
York,  u tha ne takim; do te jete qe te prezantohen vlerat kombetare te 
diaspores, roli  i saj dhe kontributet e medha qe ka dhene ajo ne mbrojtjen e 
Shqiperise nga  sumet e huaja.   

Duke marre fjalen ne kete takim Nen/kryetari i kesaj akademie Professor 
Agron  Fico, u shpreh se ashtu siç theksoi kryetari i Akademise, Prof. Dr. 
Skender  Kodra, ky aksion madhor kerkon angazhimin pasionant te te gjithe 
anetareve dhe  bashkepunetoreve te Aklademise per te arritur rezultate cilesore, 
qe do te na  nderojne para kombit.

"Une, thote  professor Fico, ne detyren e ngarkuar po parashtroj mendimet 
dhe propozimet per  organizimin e Konferences Shkencore. Duke shtuar se pari 
tha ai: Edhe pse secili  mund te jape ndihmese me kumtesa, studime dhe 
shkrime, kryesore eshte qe ato  duhet te jene ne standartin me cilesor dhe te 
denja per ngjarjen. Te jemi te  qarte edhe pse jo gjithkush eshte historian i 
mirefillte, por ama gjithsecili  per punimin e vet duhet te beje hulumtime 
dhe te sjelle fakte  shkencore.

Ato duhet te shkruhen ne stadartin e gjuhes  se njesuar shqipe kombetare. 
Se dyti: Konferenca, sugjeroj te zhvillohet ne nje  dite, pra te perfshihen 
12-15 kumtesa.Kumtesat dhe studimet e tjera te botohen  ne revisten 
"Dituria", ne qofte se redaksia i gjykon te pershtatshme.Se treti:  Tematika e 
kumtesave te jete gjitheperfshirese, d.m.th. per momentet kryesore  dhe jo per 
ngjarje lokale, pavaresisht nga rendesia.Se katerti: Rekomandohet qe  secili 
nga ne eshte mire te shkruaje ne shtypin e Diaspores ose ate te  Shqiperise 
dhe Kosoves per kete ngjarje madhore.Se pesti: Kerkohet qe qysh sot  te 
mendohet dhe te filloje puna organizative: ftesat, mjedisi i konferences,  
zbukurimi i saj, koktej, masmedia etj.

Se  gjashti: Kumtesat duhet te kene keto kerkesa:a) Te shtjellojne temen aq 
sa e  gjykon autori.b) T'i dorezoje komisionit te Konferences vetem pjesen 
qe do te  lexoje 3-4 faqe.c) Kumtesa duhet te kete bibliografine dhe 
referencat e duhura/  nevojshme.Se shtati: Te respektohen afatet e dorezimit te 
materialit. Afati i  fundit te jete 10 shtatori 2012" 


Ne fund te fjales se tij Nen/kryetari i kesaj akademie Prof.Dr. Agron Fico, 
 nenvizoje se "Kjo eshte nje ngjarje e shenuar dhe kerkon pune, perkushtim  
konkret, sepse do te pasqyroje kredibilitetin tone shkencor-moral. Padyshim 
 duhet qe secili nga kryesia, bashkepunetoret tane aktive te marrin nga nje 
teme  konkrete, qe keshtu te sigurohet edhe garancia e realizmit te 
suksesshem te  saj.Pervoja jone e mire natyrisht do te na ndihmoje per te 
perballuar me  dinjitet edhe kete ngjarje teper te madhe ne historine e kombit tone" 
tha  Fico. 

Ne  diskutime u perfshine edhe Agim Boba, Genc Leka,Mark Gecaj, Adem 
Harxhi, Mehill  Velaj, Ilirjana Sulkuqi, Preng Qeta, Ahmet Zherka, Nelson Çabej, 
Rape Ruci e  tjer. Skenografi i njohur Astrit Tota, premtoi se posaçerisht me 
rastin e 100  vjetorit, ai do te pikturoi nje portret te titulluar " Ismail 
Qemali - arqitekt  i Pavaresise se Shqiperise".

Takimi u mbyll me nje diskutim te aktorit te njohur Xhevat Limani, 
regjiizor dhe  producent i cili tha se :" Natyrisht, qe per bindjet e mija - 
Akademia eshte  institucioni me i larte i dijes nje tempull hyjnor qe kan lidhje 
per te vazhduar  shpirtgjatesine e nje kombi.  
Dhe ajo qe dua te them shtoi ai eshte se shqiptaret e Amerikes nuk jane me  
diaspore, sepse Diaspore do te thote pjese e shkeputur e nje kombi, ndersa 
ne  Shqiptaret e Amerikes, jemi shume te lidhur me vendin tone, "mmarrim 
pjese me  kombin, jemi te bashkengjitur me kombin jetojm dhe shqetesohemi per  
kombin". 
Andaj edhe Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve ne Nee York 
ne  dinjitetin e vet do te jete pjesmarrese e kesaj dasme te madhe kombetare 
ne kete  100 vjetor te shtetit shqiptar - i lire dhe i pavarur te mbledhi 
rreth saj te  gjithe shqiptaret ne Nju Jork. ." Ne duhet te deshmojm dhe 
mesazhet qe do te  shkojn nga Nju Jorku, nga gjithe shqiptaret e Amerikes do te 
jemi nje dore e  ngroht per Shqiperine tone, edhe morale, edhe emocionale 
edhe  shpirterore".
IMG_0010.JPG (image/jpeg, 30.3 KB) - not displayed
IMG_0011.JPG (image/jpeg, 30.8 KB) - not displayed
IMG_0013.JPG (image/jpeg, 34.4 KB) - not displayed
IMG_0016.JPG (image/jpeg, 40.1 KB) - not displayed
IMG_0020.JPG (image/jpeg, 36.5 KB) - not displayed
IMG_0021.JPG (image/jpeg, 40.1 KB) - not displayed
IMG_0022.JPG (image/jpeg, 40.7 KB) - not displayed
IMG_0023.JPG (image/jpeg, 34.1 KB) - not displayed
IMG_0024.JPG (image/jpeg, 36.8 KB) - not displayed
IMG_0025.JPG (image/jpeg, 40.2 KB) - not displayed
IMG_0026.JPG (image/jpeg, 30.3 KB) - not displayed
IMG_0035.JPG (image/jpeg, 48.5 KB) - not displayed
IMG_0038.JPG (image/jpeg, 47.6 KB) - not displayed
IMG_0039.JPG (image/jpeg, 44.9 KB) - not displayed
IMG_0040.JPG (image/jpeg, 45.1 KB) - not displayed
IMG_0042.JPG (image/jpeg, 43.4 KB) - not displayed
IMG_0002.JPG (image/jpeg, 37.7 KB) - not displayed
IMG_0003.JPG (image/jpeg, 32.5 KB) - not displayed
IMG_0004.JPG (image/jpeg, 28.4 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.